Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kameleonet.  (E lexuar 51 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 09-07-2008, 20:33:24 »
Citojeni

I perkasin familjes se Chamaeleonidae.
Bejne pjesë ne klasen e reptileve
Deri sot njihen rreth 160 lloje te ndare ne dy nenfamilje  : Kameleonet e vërtetë Chamaeleoninae dhe Brookesiinae
Me origjinë, Kameleonet rrjedhin nga Afrika Lindore, Perendimore dhe Madagaskari.
Sot kameleonet i gjen ne çdo pjesë te kontinentit afrikan,sidomas ne Madagaskar dhe ne rajonet bregdetare. Gjithashtu sot janë te perhapur dhe ne Indi, Sri lanka, Turqi dhe ne Gad Arabik.
Mendohet qe ne kohët kur toka sundohej nga klima e ngrohte, kamaleonet te kenë jetuar dhe ne territoret e Gjermanise. Këtë e kanë treguar fosilet e gjetura. Megjithatë ende nuk është e qartë, te këtë qenë ky, një lloj i veçantë  apo një shtegtar i ardhur nga jugu.
Amjentet e jetesës për dy nenfamiljet janë të ndryshme.
Kameleonet e vërtetë janë banorë te shkurreve dhe pemeve. Ngjyra e trupit të tyre u përshtatet ngjyres se ambjentit ku ata jetojne.
Nuk mungone dhe lloji i kameleoneve, te cilët preferojne tokën si banese të tyre. Ne sahara jetojne shumë kameleone nëpër oaze dhe shkretetire.
Chamaeleo schubotzi është një lloj i veçantë kameleoni, i cili preferon për te jetuar  zonet extreme te ftohta. Ky kameleon është gjetur ne lartesite 4500 m te malit Kenia ne Afrken Lindore
Kameleonet e ndryshojnë shpesh strukturun e tyre trupore. Për këtë arsye është shumë e vështirë te percaktosh llojin e tyre. Forma e tyre ndryshon sipas moshes dhe gjinise.
Karakteristike e kameleoneve është dhe shikimi i tyre. Levizja e syve te kameleoneve është e pavaruarur nga njeri-tjetri. Aty shohin dy figura të ndryshme, një për secilin sy.
Syte e kameleoneve sherbejne dhe për komunikim. Ndryshimi i ngjyres se syve sherben si njohje dhe pergatitjen për ciftezim.
Tipike për kameleonet është dhe gjuha e tyre. Mendohet te këtë një fuqi 0.42169 Newton. Gjuha është mjeti i tyre gjuajtes. Procesi i gjuajtjes zgjat më pak se një sekende.
Duhet theksuar qe edhe ndryshimi i ngjyres është një karakteristike e veçantë për  kameleonet. Për te ndryshuar ngjyren kameleonet vënë ne levizje disa muskuj te vegjel, te cilët bëjnë te mundur shperndarjen e pigmentevengjyrozes . pergjegjes gjithashtu janë dhe tre qelizat e specializuara  te cilat ndodhen nën lekure, ne tre shtresa njera mbi tjetrën. Melanophoren, Xanthophoren dhe Guanophoren janë pergjegjese secila për ngjyra të ndryshme.
E para mundeson ngjyren e verdhe e te kuqe, e dyta përmban pigmente te erreta   ndërsa e treta është pergjegjese për ngjyren blu.
Kameleonet ushqehen me insekte por exemplaret e medhenj ushqehen edhe me zogj.
Disa lloje si Furcifer pardalis, Bradypodion fischeri, Chamaeleo jacksonii dhe sidomos  Chamaeleo calyptratus ushqehen edhe me fruta dhe perime.
Kameleonet shumohen me vezë. Femra mund te arrije te beje nga 5 deri ne 35 vezë. Egzistojne pak lloje qe sjellin ne jetë direkt te vegjelit, ovovivipar.
Furcifer labordi është kameleoni, gjithashtu dhe katerkembeshi me jeteshkurter ne toke. Ai jeton vetëm katër muaj. Pas dy muaj jetë ai është i pjekur ne organet gjenitale. Shumë shpejt gjen një patner dhe shumohet. Ky lloj kameleoni jeton ne pjesen jugperendimore te Madagaskarit.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 10-07-2008, 14:24:13 »
Citojeni

Një skuader studiuesish te universitetit te Oklahomas ne USA, kanë vezhguar jo shumë kohe me pare jetën dhe ciklin e ciftezimit te 400 kameleoneve. Ky grup ka arritur ne  përfundim se kameleonet qe kanë kryer maredhenje sexuale  shumë te shpeshte ngordhin  me herët se ajo pjesë qe bëjnë seks normal.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |