Kush mund te ma tregoje si dergohet foto me mp? Mundesisht sot

Një mënyrë e mirë është te përdorësh
ImageShack; ngarkoje foton aty dhe kopjo linkun e fundit ("Direct link to image") qe shfaqet mbas ngarkimit te fotos.
Pastaj vendose linkun ne mesazhin privat, zgjidhe/selektoje linkun dhe shtyp butonin
Insert Image (Vendos Imazh). Linku do të rrethohet me një kod te posacem:

Kodi img bën qe, në vend te linkut, aty te shfaqet fotoja qe ke vënë. Perdor butonin
Rishiko (djathtas butonit
Dergoje, poshtëë kutise ku ke shkruar mesazhin) për të parë se si do të dalë fotoja ne mesazh.
Nëse fotoja është me e madhe se sa lejohet nga kodi i forumit, pamja e saj zvogelohet, si ne figuren me sipër. Por fotoja origjinale ruhet dhe atë mund ta shikosh pasi të klikosh me butonin e djathte te miut te fotoja dhe, nga menuja qe del, te zgjedhesh
Save Picture As... (ne Internet Explorer) apo
Save Image As... (ne Firefox) për ta ruajtur foton ne kompjuter.