Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarZeriyt.ComCilat janë temat e lejueshme .


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Cilat janë temat e lejueshme .  (E lexuar 83 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 19-05-2008, 13:36:10 »
Citojeni

Cilat janë temat e lejueshme qe mund te debatohen Forum?
Nes jemine rubrikën e" komunitetit"dhe hapet njen teme për dhuneshmerine e shqipetareve jo vetëm ne Shqipëri por dhe ne vende të ndryshme a nuk perfindon ajpo përfundimisht,a nuk shkon ajo drejtë diskutimit folozofike mmbi kodet qe i janë shtruar përpara këtyre njerëzve për tu edukuar e përfundimisht kemi marrë këtë rezultat edukativ?A ka me problem te rëndësishëm se ky dhe si është e mundur qe dikush tjetër si Dalber vjen dhe heq temën e cila nuk cenon idetë e tia islamike.Fundja ne përpara na duhet njeriu dhe jo besimi.Me këto kopetenca te te tjerëve Moderatori i rubrike mbetet megisht ne goje.

Nëse Diskutojme për veshjet,natyrisht qe do teketedebate si për te qenë te zbuluara te mbuluara dhe normale,por është e pamundur qe tema te vazhdoje dri ne mbajtejn e fereexhese apo nxjerrjen e kerthizes ne klase. dhe këtu fesht vejen një tjetër dhe te heq shkrimin pa pranuar repliken.Përsëri moderatori s'ka fuqi.

Nëse falsim për martesa mes besimeve të ndryshme përsëri tema shkon drejtë konflikteve mes kulturave fetare.Natyrisht ne mënyrë demokratike dhe brenda normave te etikës.Përsëri nderhyhet ne mënyrë arbitrare.
E nëse diskutojmë një çështje te mprehte si World fact book për Kosovën qe nuk e quan popullsine shqeipetare autoktone por serbet.Ti futesh këtij diskutimi del përsëri qe problemi është fetar.Pasi shqipetare te konvertuar u asimiluan nga turqit dhe kështu humben pronesine e kishave qe ishin te paktene vetmja deshmi historike për te dhëna demografike te këtij populli.Edit Durham kudo qe ajo dhkoi i thanë se ne Kosovë popullsia është turke ,ne Vlore turke dhe greke ne Permet po kështu ne Korce e njeta gjë.E me te drejtë ajo i tha- po unë shoh shqipetare këtu?E pra kush do ti çoje në vend këto probleme Zonja Durham apo ne? E dhe këtu goditet pushtuesi Turk dhe ndonjë qe e dashka dhe vlersoka me shumë pushtuesin se shqipetaret, s'të le të diskutosh.
Nëse do të hapim një teme për rromanin "Të jetosh ne ishull"Unë personalisht e shoh me shumë këtë rroman ne sensin politik pasi ai Blushi kërkon kredo politike tek pronari itij Greqi apo Sorros,ne një moment te një gjendje kaotike qe është krijuar brenda se majtes.Por rromani mer dhe një vështrim te dytë ku evidentohet dhuna e pushtuesit dhe qëllim përçarës i tij qe shqipetaret te grindeshin me njëri-tjetrin dhe ai te qeveriste rehate duke marrë taksat.Mjafton ti integrosh këto dy  libra si_"Historia e Ballkanit" dhe "të jetosh ne ishull"Del ne pah dami qe ky pushtues i solli popullit tonë.Shqipetaret kurrë nuk kanë luftuar me kombet e tjera për fenë paei ne mesjete kur u zhvilluan këto lutra ato ishin te te njejtit besim me kundershtarin.E sot te abuzosh është mëkat është te tradheosh te perdhosesh gjakune derdhur ne shekuj.E ketufeshttevjen një tjetr ose i njejyi dhe te heq shkrimin.
Pashe disa video për shije të tyre ne muzikë.U trmba ato i kendonin vdekjes e ne jemi dhe duam ti kendojme jetës.
Atëherë te dashur Forumiste diskutoni për futbollin,për dashurickat pa vlerë,diskutoni për politike pa u perpjekur qe te ndryshoni softet qe keni instaluar ne trurin tuaj,qe te kuptioni drejtë realitetin këtu dhe atje ku ndodheni.Do te thotë se forumi është i censuruar nge islamikedhe juve ju lejojne për tu marrë me tema boshe pa snje vlerë.Mirupafshim.
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 19-05-2008, 15:08:54 »
Citojeni

Të gjitha temat janë te lejuara nëse vendosen ne forumet perkatese dhe nëse nuk bjen ndesh me rregullorene forumit qe te gjithë e kanë pranuar duke bërë regjistrimin ne këtë forum. Nëse keni kundërshtime apo sugjerime rreth kësaj rregulloreje mund te jepni mendimet tuaja ne temën e "sugjerime" apo atë te "ankesave"

Për ankesat mund te ndiqni linkun e mëposhtëëm;

http://www.zeriyt.com/zeriytcom/ankesa-t14231.0.html


Për sugjerime linku tjetër;

http://www.zeriyt.com/zeriytcom/sugjerimet-tuaja-për-zëri-yt-t22223.0.html
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 19-05-2008, 16:43:39 »
Citojeni

Anesti, më vjen keq qe mendoni se ju janë hequr shkrimet. E akuzoni padrejtesisht Dalberin ne këtë rast sepse ai siç thash edhe diku tjetër, edhe me mesazh privat, ka bërë vetëm zhvendosjen e dy temave, asgjë me shumë.


Ua rikujtoj edhe një here pikën #5 te rregullores:
http://www.zeriyt.com/rregullorja.htm


5.  -= Diskutimet dhe postimet në forumin e Zëri YT! -=

Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe mendimin e tyre. Anëtarët e Zëri YT! janë të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin poshtëë shqiptarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptarë në përgjithësi, që prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë integritetin e Zëri YT! dhe stafit të tij.


Dua te jem e qartë, postimet te cilët bien ne kundërshtim me këtë pikë te rregullores, moderohen tek Forumi Teologjik pa paralajmerim. Kjo nuk vlen vetëm për Forumin Islam, po edhe për gjith nenrubrikat tjera te Forumit Teologjik.

Nëse një teme e hapur, apo një postim shpreh urrejtje ndaj besimtaret e njeres apo tjetres fe, ka qëllim përçarjen dhe denigrimin, përmban shprehje ofenduese dhe raciste, nuk mund ta lejojmë se temat dhe postimet e tilla sjellin vetëm sherre pas vehtes.

Jemi te perpjekur te promovojme fryme paqedashese mes besimtareve te komuniteteve të ndryshme, prandaj temat dhe postimet duhet mos bien ne kundërshtim me rregulloren e Forumit.

Nëse keni ju apo dikush tjetër akoma pakenaqesi në lidhje me këtë pergjegje qe e shkruajta tani, mund ti ndjekni linqet e mesiperme dhe te postoni atje sugjerimin tuaj në lidhje me ndryshimin e rregullores.

Gjithë te mirat!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |