Anesti, më vjen keq qe mendoni se ju janë hequr shkrimet. E akuzoni padrejtesisht Dalberin ne këtë rast sepse ai siç thash edhe diku tjetër, edhe me mesazh privat, ka bërë vetëm zhvendosjen e dy temave, asgjë me shumë.
Ua rikujtoj edhe një here pikën #5 te rregullores:
http://www.zeriyt.com/rregullorja.htm5. -= Diskutimet dhe postimet në forumin e Zëri YT! -=
Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe mendimin e tyre. Anëtarët e Zëri YT! janë të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin poshtëë shqiptarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptarë në përgjithësi, që prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë integritetin e Zëri YT! dhe stafit të tij.Dua te jem e qartë, postimet te cilët bien ne kundërshtim me këtë pikë te rregullores, moderohen tek Forumi Teologjik pa paralajmerim. Kjo nuk vlen vetëm për
Forumin Islam, po edhe për gjith nenrubrikat tjera te
Forumit Teologjik.
Nëse një teme e hapur, apo një postim shpreh urrejtje ndaj besimtaret e njeres apo tjetres fe, ka qëllim përçarjen dhe denigrimin, përmban shprehje ofenduese dhe raciste, nuk mund ta lejojmë se temat dhe postimet e tilla sjellin vetëm sherre pas vehtes.Jemi te perpjekur te promovojme fryme paqedashese mes besimtareve te komuniteteve të ndryshme, prandaj temat dhe postimet duhet mos bien ne kundërshtim me rregulloren e Forumit.
Nëse keni ju apo dikush tjetër akoma pakenaqesi në lidhje me këtë pergjegje qe e shkruajta tani, mund ti ndjekni linqet e mesiperme dhe te postoni atje sugjerimin tuaj në lidhje me ndryshimin e rregullores.
Gjithë te mirat!