Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi Muzikor"Zeri YT!" Hit ParadeKëngë kushtuar Pavarësisë së Kosovës


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Këngë kushtuar Pavarësisë së Kosovës  (E lexuar 1826 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 21-02-2008, 08:11:06 »
Citojeni

Hit-parade, në krye të listës qëndron kënga e Vagabondit,
në bashkëpunim me Hysni Zelën me titull “Kosova e Pavarur”




Një numër i madh këngëtarësh ka nxjerrë këngë të shoqëruara
me videolip kushtuar Pavarësisë së Kosovës.Por vetëm disa syresh kanë arritur të kuptojnë se çelësi i suksesit qëndron në ngjarjen e shumëpritur. Të vetëdijshëm se kënga do të ishte e suksesshme, ata kanë nxituar të hedhin në treg krijimet e tyre muzikore të shoqëruar me klip. Nuk ka rëndësi nëse kënga është bërë me pasion apo thjesht për arsye komerciale, ajo çka vlen për t’u theksuar është se këngët janë më të shkarkuarat në “YouTube”, por jo vetëm. Në krye të listës qëndron kënga “Kosova e Pavarur” nga Vagabondi dhe Hysni Zela. Mesa duket, repisti ka ditur të prekë ndjenjat e çdo shqiptari. Komentet nëpër forume janë të shumta dhe kënga dëgjohet pa pushim në “You Tube”. “Është për t’u dridhur trupi dhe lotët rrjedhin spontanisht tek dëgjon fjalët
e kësaj kënge”, shprehen disa syresh.Në një prononcim për gazetën “Korrieri”, Vagabondi rrëfen për arsyet se pse zgjodhi të bëjë një këngë në këtë çast kaq vendimtar: “Ideja për të bërë
një këngë për Kosovën, është një projekt që e kam menduar prej kohësh, por duke qenë se nuk kishte ardhur ende çasti i shumëpritur, e kisha lënë në sirtar. Me afrimin e “ditës së madhe”, nisa punën për të bërë një këngë që tashmë transmetohet nëpër stacionet e ndryshme muzikore”. Ndërkaq, pyetur nëse kënga e tij është burimi një suksesi të pashmangshëm apo më tepër se aq, Vagabondi përgjigjet:“Gjatë qëndrimit tim në Amerikë, kam pasur shumë shokë kosovarë që ishin në pritje të Pavarësisë së Kosovës.Kështu që me kalimin e kohës, edhe unë u bëra pjesë e kësaj dhembjeje”.Ndjenja kombëtare tek repisti shqiptar është gërshetuar në mënyrë të mrekullueshme me vokalin e Hysni Zelës, i cili interpreton edhe pjesën më kulmore të këngës. Vagabondi
paraqet dy anët e medaljes; nga njëra anë retrospektiva e ngjarjeve të dhembshme që ka kaluar Kosova dhe ana tjetër, lumturia që solli festa, ku gjithë shqiptarët hedhin valle e këndojnë.Përpos të gjithave, këngëtari pohon se i është dashur një kohë e gjatë për të realizuar tekstin, i cili duhet të
ishte sa më i rimuar. Ndërkaq, ideja e bashkëpunimit me këngëtarin polifonik,Hysni Zelën, i ka lindur rastësisht
gjatë një takimi që ka pasur me këtë të fundit. Orkestrimi i këngës mban firmën e Gramoz Gazhelit. Ajo çka vlen për t’u përmendur, është fakti se shpeshherë tekstet e këngëve të
tij prekin çështje dhe plagë të thella sociale. Kështu, vetëm pak kohë më parë ka nxjerrë një këngë për nënat shqiptare dhe vuajtjet e tyre.Por nuk kanë ndenjur më mbrapa edhe artistët kosovarë. Vetëm pak ditë para shpalljes së Pavarësisë, një
grup rroku nga Kosova ka nxjerrë një video-projekt, kushtuar presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.Për momentin kënga me titull “Presidenti” është lançuar në stacione të
ndryshme muzikore dhe rezulton shumë e kërkuar. Muzikën dhe tekstin e kanë bërë tre anëtarët e grupit, ndërsa kompozimi është bërë nga Nexhat Macula. Gjatë klipit shfaqen imazhe nga Rrugova dhe axhenda e tij e ngjeshur.Mes artistëve kosovarë janë edhe
Memli dhe Bubulina Krasniqi, dy emra të njohur të muzikës kosovare, me shumë fansa edhe në Shqipëri.Ishte krijuar përshtypja se pjesëtari i grupit kosovar “Ritmi i rrugës”,
Memli Krasniqi, ishte shkëputur nga muzika, për shkak të angazhimeve të tij politike, tashmë si deputeti më i ri i Parlamentit të Kosovës.Por jo! Prej disa muajsh ai është
duke u përgatitur për një klip të ri, që për herë të parë do e sjellë si një bashkëpunim me të motrën, Bubulina Krasniqin. Nuk mund të kalonin në heshtje një moment kaq të rëndësishëm, siç është pavarësia e Kosovës.Një tjetër artist që ka menduar
ta gëzojë masën e gjerë të popullit është edhe Ilir Shaqiri. Kënga për të ka qenë thjesht pasion, por më vonë u kthye në mision.Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Për 26 vite me radhë, zëri i
tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare. Disa këngë të tij si: “Jam
Evropë”, “Jam shqiptar” etj, janë bërë hite dhe kushtrim për Kosovën dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen
ndaj pushtuesit serb. Pothuajse në të gjitha këngët e tij i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit, ku mijëra kosovarë, të detyruar për
shkak të pushtimit serb, kanë braktisur vendlindjen. Ndër këngët që ka më për zemër është krijimi i parë mbi vargjet e Naim Frashërit, e cila u krijua në një kohë të vështirë për Kosovën.
Fjalët e Naimit dhe muzika që krijoi ai mbi këto vargje, hyjnë thellë në shpirtin e shqiptarëve.

Vagabondi & Hysni Zela - Kosova e Pavarur

Shkurte Fejza - Pavarsia

Remzije Osmani - Lum e Lume Kosovë

Gazeta Korrieri
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 25-02-2008, 20:00:47 »
Citojeni

 Afrim_Muqiqi_-_Prej_Kosove_ne_gurbet
 Dava_Gjergji_-_Fjala_e_pare_eshte_Pavaresia
 DoNNy_-_Per_Pavarsi
 Edona_Llalloshi_-_Therret_prizereni_mori_shkoder
 Gazmend Rama - Pavarsia 
 Gold AG Ft. Drenusha Latifi - Bashk e kallim - Pavarsine
 Gold_ft_Drenusha_La tifi_-_Bashk_e_kallim_Pavarsin
 King Records - Pavarsia
 Luljeta_Krasniqi_-_Me_fat_Pavarsia
 Mahmut_Ferati_-_Per_Pavarsin 
 MEDA - Festa e Pavaresis 
 Mera_Zymberi_-_Pavarsia 
 Nikolle_Nikprelaj_-_Pavaresise 
 NiT_BronX_-_Urime_Pavarsija
 SeLA_a_k_a_BosZMaN_-_Urime_Pavaresia 
 Shkurte_Fejza_-_Pavaresia 
 Shyhrete_Behluli_-_Pavaresia 
 UniKKatiL Ft. Presioni - Nentori   
 Veli Sahiti-Xhavit Avdyli -Kenge për Pavaresine
 Vz - Për Pavarsi
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |