Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi Muzikor"Zeri YT!" Hit Parade10 videot me te keqija ne Shqipe


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 10 videot me te keqija ne Shqipe  (E lexuar 3262 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 30-04-2007, 03:48:16 »
Citojeni

10 Video Me Të Keqija Ne Shqipe!       

Ciljeta –Tekila

Kenga titullohet “Tekila” po shumë mirë mund te quhej edhe “Cica” se vetëm cica sheh ne video.Ciljeta njihet për fizikun seksi,por ndonjëherë pak është me mirë. Kjo video është një reklame perfekte kundra alkolit,sepse po pive shumë tekila si Ciljeta ,mund të përfundosh me një video te tillë e te vrasesh veten pastaj.

Sinan Hoxha – Me hirë a me pahir

Sinani njihet për videot e tij shumë cool,por “Me hirë a me pahir” nuk është një prej tyre.Gjashte veta ne një makine,porsi kinezet, ndalojnë ne mes te shkembinjve dhe…KERCEJNE! WOW! Unë mendova se do bënin ndnje gjë tjetër,pasi duket me tepër si skenar i dobët i një filmi porno.KAMON! E rëndësishme është qe, ajo vajza me bluze blu dhe fund te bardh,po bën kokrren e qejfit.Ne fund “Me hirë a me pahir” vajzat marrin makinen dhe i lënë muzikantet sebashku me Sinanin vetëm.Kendo ti Sinan këndo…

Gjyste Vulaj - Sexy Boy

Me lejo te te puth një here Ne video Gjyste është përherë kameleon.Një here princeshe,një here turiste,një here ne vaske,një here me mikrofon ne mes te detit e një here mbi deve,por ne gjetem dy “me te mirat” për TOP10. “Me lejo te te puth njëherë” e tregon Gjysten diku ne Egjipt apo diku ne zone duke kërcyer me vendas.Shumë ide e gjetur.Po momenti me cool është kur vesh ferexhen me pantallona te shkurtra. Vetëm Gjystja dhe Jean Paul Gaultier i mendojnë këto stilime.
Nga Afrika ne Amerikë ne “Sexy Boy” ajo kercen ne Times Square me një MIME duke treguar qe është femër seksi dhe kërkon një djalë seksi.Qekur MIME janë seksi? Pjesa me e bukur ne video është kur një familje i shikon nga pas te habitur, duke u munduar te marrin vesh se c’po ndosh.

Bleona Qereti - O bo bo ci bëra vetes

Sikur ta dinte Bleona qe do perfundonte ne listen tonë dhe kendoi “Bo bo ci bëra vetes!” E çuditshmja ne këtë video është se,Bleona kercen ne mes te disa djemve ne klub gjatë tërë kohës,por mërzitet dhe i gerthet te dashurit se po ja dredh ai? Regjizori i videos duhet ti ktheje leket Bleones.Aha..kujtov e se ma hodhe budalla.Qy Qy!

Sabiani - Egoist

Mirë këngën,po videon përse duhej Sabiani,t’ja vidhte Azisit? Ne e pelqyem këngën “Egoist” deri ne momentin kur pame videon.Sabiani rreth ,Sabiani qan,Sabiani vuan,Sabiani këndon,Sabiani mafioz,Sabiani i burgosur…ufff. Ajo vajza duket qe nuk ka provuar shpulle ne jetën e saj,se po të gjuajti një burrë, nuk perdridhen floket ne ere moj motër,te iken koka tek muri.Apo thuaj te Pastaj…edhe te FORT qe këndon kenge pendimi nuk kisha pare.Hajde gangsta hajde! Pjesa me fiksim, kur ne burg ka telefonin tek kembet.Jo për gjë,po ne burg aty ta lënë telefonin,tek kembet.Duhet te këtë qenë burg bullgar.

Etno Engjujt - Albanian

E di qe do me urreni, qe e kam vendosur këtë video ne listen tonë,por ka aq shumë gjëra gabim ne këtë video sa nuk mundja dot pa e përmendur.Kenga është shumë e bukur,qoftë muzika,qoftë teksti por ka me qindra figura te shndritshme ne historinë shqiptare për tu rradhitur ne një video,përpara Eliza Dushkut apo fragmentit nga “Wag The Dog”.Mbi të gjitha! Kur këndon një kenge për krnarine shqiptare,vishu si shqiptar e jo si rrepist nga getot e Kalifornise dhe Nju Jorkut.Kaq!
 
Aurora - Prishtina

Ka 1001 objekte për tu treguar ne Prishtinë,por regjizori i videos na tregon vetëm dritat naten.Si Nju Jorku! Qy!Qy! Po nga ora 5-8 qe e presin rrymen qysh po tu dukna? Pjesa me fiksim,kur marrin ne telefon kryetarin e bashkisë.E sheh Prishtinen? Një zile dhe kenge me bashkiakun.E me qe jemi tek bashkiaku, me thoni qe nuk po bën rrep ky! HAHAHAHHAHA! Pale kur thotë “Kur do e bëjmë Prishtinen si Lubjanen?”. A pse po e don me e ba Prishtinen si Lubjana a s’po të pëlqen me qenë Prishtinë a? Beeee…Prishtinë.Ncuq Ncuq

Anjeza Shahini - Image Of You

Me vjen keq për Anjezen.Nuk është aspak faji i saj qe perfundoi ne një video skandal e cila pati dhe rastin qe për here të parë ne historinë e muzikes shqiptare ti prezantohej një publiku prej qindra milionesh. E gjithë videoja është xhiruar me një kamer,kercimtaret kercejne mbi një podium derrasash te shekullit te shkuar,kercimtaret kercejn kuturu dhe Anjeza perpak sa nuk rrëzohet kur tenton te bashkohet me ta.E veshur si një nene 70 vjeçe ironikisht ajo këndon “Imazhi yt” OH! Pjesa me fiksim, kur kenga mbaron dhe te gjithë ikin sikur sa ra zilja e orës se mesimit.

Luiz Ejlli - Zjarr e ftohte

Një tjetër video ne Eurosong, një tjetër skandal. Luiz Ejlli te vazhdoj me këngën se aktor nuk është. Ben disa levizje e shikime “seksi” ky ne këtë video qe e thyen ekranin e televizorit.Qe prej komunizmit nuk i kishim pare brezaret ne klip muzikor,por ja…na e nxorri mallin.Ketej i këndon vajzes,këtej vap brezaret.Regjizori e di kuptimin,mos më pyesni mua.Vajza me kanë balte ne dorë…ncuq ncuq,kanë mendu evropianet se akoma nuk ka hy qelqi apo plastika ne Shqipëri.Pastaj…te gjithë adoleshentet kur bien ne dashuri,ulen tek oxhaku dhe i mbajnë ison katër burra me fustanelle. Ua mami,porti i Durresit!

Adrian Gaxha-Brilante

E vetmja “Brilante” ne këtë kenge është Adrian Gaxha,sepse ne ekran ai del 99% te kohës edhe pse kenga i kushtohet ASAJ BRILANTES.Adriani kercen,Adriani ndërron 101 veshje,Adriani i buzeqesh një femre-tabaka e cila është e mbuluar me fruta.Dhe nëse ju mendoni se ajo është brilantja?Gabim! Kur cohet e shkreta me fruta dhe lule ne kokë,duket si ndonjë e cmendur.Vrapo Adrian vrapo se te hengri!!! Kush ngeli brilante? Adriani prapë.Keni inat!

albaniac
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 12-05-2007, 08:52:08 »
Citojeni

Etno Engjejt kanë vidio dhe kenge te përkryer..
Personalisht nuk shoh asgjë te keqe qe ata janë vesh si rrepista..Kjo se ul te qenin krenar për vendin apo të flasësh për krenari kombëtare.
Thjesht është nderthurur modernja me traditen.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
sweetkiss

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 01-12-2007, 20:04:45 »
Citojeni

PER MENDIMIN TIM VIDEOJA ME E KEQE SHQIP ESHTE G-BANI ME VAJZAT TEPER VULLGAR DHE I NDYRE.SWEETKISS
E identifikuar
diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 14-12-2007, 11:09:34 »
Citojeni

Sa shoh Sinanin me vidion e fundit, Sabianin me ca femra lepirse, Gjystem me abuzimin, e fik televizorin me shpejt e ve një CD   te ma heq peshtjellimin e stomaqit. Po e shoh se jan shtuar ha-rra-bet kështu se dhes me telebelan. Na e shpifen MOOOO ekranin.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 14-12-2007, 13:09:17 »
Citojeni

për atë këngën e Sabianit jam plotësisht dakort
E identifikuar

* ~ Xha Milo ~ *
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 14-12-2007, 13:24:25 »
Citojeni

Gjyste Vulaj - Sexy Boy

Kenga me skandal qe kam dëgjuar ndonjëherë, si kenge ashtu dhe video.
E identifikuar

Men are like parking spots, the good ones are taken and the free ones are handicapped.

☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺

Marriage is give and take. You'd better give it to her or she'll take it anyway.
diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 20-12-2007, 12:56:27 »
Citojeni

Vidiot nuk i ndolojme dot por te programohen një kanal te veçantë  sepse kur shohim Tv jemi me fëmijë përreth, me prinder, miq etj.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 21-12-2007, 00:10:20 »
Citojeni

Vidiot nuk i ndolojme dot por te programohen një kanal te veçantë  sepse kur shohim Tv jemi me fëmijë përreth, me prinder, miq etj.

Ti je duke pare Tv për qejfin tënd kur tak...

Del Gjyste Vulaj duke bërë kalendarin e saj, kështu me fal videoklipin e saj
 buzeqeshje buzeqeshje
E identifikuar

beautiful girl

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 06-01-2008, 09:24:24 »
Citojeni

për qilin nuk kam diskutime se është një femër e bukur dhe nuk ankohem , për sinan vllasaliun nuk besoj, por për gjysten besoj:D
E identifikuar
beautiful girl

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 06-01-2008, 09:26:24 »
Citojeni

po edhe për bleonen po qa more bleona nuk ka faj . është një femër shum e bukur.  nuk kam diskutime as koment:P
E identifikuar
m@ster
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 14-02-2008, 20:59:33 »
Citojeni

10 Video Me Të Keqija Ne Shqipe!       

Ciljeta –Tekila

Kenga titullohet “Tekila” po shumë mirë mund te quhej edhe “Cica” se vetëm cica sheh ne video.Ciljeta njihet për fizikun seksi,por ndonjëherë pak është me mirë. Kjo video është një reklame perfekte kundra alkolit,sepse po pive shumë tekila si Ciljeta ,mund të përfundosh me një video te tillë e te vrasesh veten pastaj.

Sinan Hoxha – Me hirëë a me pahir

Sinani njihet për videot e tij shumë cool,por “Me hirëë a me pahir” nuk është një prej tyre.Gjashte veta ne një makine,porsi kinezet, ndalojnë ne mes te shkembinjve dhe…KERCEJNE! WOW! Unë mendova se do bënin ndnje gjë tjetër,pasi duket me tepër si skenar i dobët i një filmi porno.KAMON! E rëndësishme është qe, ajo vajza me bluze blu dhe fund te bardh,po bën kokrren e qejfit.Ne fund “Me hirëë a me pahir” vajzat marrin makinen dhe i lënë muzikantet sebashku me Sinanin vetëm.Kendo ti Sinan këndo…

Gjyste Vulaj - Sexy Boy

Me lejo te te puth një here Ne video Gjyste është përherë kameleon.Një here princeshe,një here turiste,një here ne vaske,një here me mikrofon ne mes te detit e një here mbi deve,por ne gjetem dy “me te mirat” për TOP10. “Me lejo te te puth njëherë” e tregon Gjysten diku ne Egjipt apo diku ne zone duke kërcyer me vendas.Shumë ide e gjetur.Po momenti me cool është kur vesh ferexhen me pantallona te shkurtra. Vetëm Gjystja dhe Jean Paul Gaultier i mendojnë këto stilime.
Nga Afrika ne Amerikë ne “Sexy Boy” ajo kercen ne Times Square me një MIME duke treguar qe është femër seksi dhe kërkon një djalë seksi.Qekur MIME janë seksi? Pjesa me e bukur ne video është kur një familje i shikon nga pas te habitur, duke u munduar te marrin vesh se c’po ndosh.

Bleona Qereti - O bo bo ci bëra vetes

Sikur ta dinte Bleona qe do perfundonte ne listen tonë dhe kendoi “Bo bo ci bëra vetes!” E çuditshmja ne këtë video është se,Bleona kercen ne mes te disa djemve ne klub gjatë tërë kohës,por mërzitet dhe i gerthet te dashurit se po ja dredh ai? Regjizori i videos duhet ti ktheje leket Bleones.Aha..kujtov e se ma hodhe budalla.Qy Qy!

Sabiani - Egoist

Mirë këngën,po videon përse duhej Sabiani,t’ja vidhte Azisit? Ne e pelqyem këngën “Egoist” deri ne momentin kur pame videon.Sabiani rreth ,Sabiani qan,Sabiani vuan,Sabiani këndon,Sabiani mafioz,Sabiani i burgosur…ufff. Ajo vajza duket qe nuk ka provuar shpulle ne jetën e saj,se po të gjuajti një burrë, nuk perdridhen floket ne ere moj motër,te iken koka tek muri.Apo thuaj te Pastaj…edhe te FORT qe këndon kenge pendimi nuk kisha pare.Hajde gangsta hajde! Pjesa me fiksim, kur ne burg ka telefonin tek kembet.Jo për gjë,po ne burg aty ta lënë telefonin,tek kembet.Duhet te këtë qenë burg bullgar.

Etno Engjujt - Albanian

E di qe do me urreni, qe e kam vendosur këtë video ne listen tonë,por ka aq shumë gjëra gabim ne këtë video sa nuk mundja dot pa e përmendur.Kenga është shumë e bukur,qoftë muzika,qoftë teksti por ka me qindra figura te shndritshme ne historinë shqiptare për tu rradhitur ne një video,përpara Eliza Dushkut apo fragmentit nga “Wag The Dog”.Mbi të gjitha! Kur këndon një kenge për krnarine shqiptare,vishu si shqiptar e jo si rrepist nga getot e Kalifornise dhe Nju Jorkut.Kaq!
 
Aurora - Prishtina

Ka 1001 objekte për tu treguar ne Prishtinë,por regjizori i videos na tregon vetëm dritat naten.Si Nju Jorku! Qy!Qy! Po nga ora 5-8 qe e presin rrymen qysh po tu dukna? Pjesa me fiksim,kur marrin ne telefon kryetarin e bashkisë.E sheh Prishtinen? Një zile dhe kenge me bashkiakun.E me qe jemi tek bashkiaku, me thoni qe nuk po bën rrep ky! HAHAHAHHAHA! Pale kur thotë “Kur do e bëjmë Prishtinen si Lubjanen?”. A pse po e don me e ba Prishtinen si Lubjana a s’po të pëlqen me qenë Prishtinë a? Beeee…Prishtinë.Ncuq Ncuq

Anjeza Shahini - Image Of You

Me vjen keq për Anjezen.Nuk është aspak faji i saj qe perfundoi ne një video skandal e cila pati dhe rastin qe për here të parë ne historinë e muzikes shqiptare ti prezantohej një publiku prej qindra milionesh. E gjithë videoja është xhiruar me një kamer,kercimtaret kercejne mbi një podium derrasash te shekullit te shkuar,kercimtaret kercejn kuturu dhe Anjeza perpak sa nuk rrëzohet kur tenton te bashkohet me ta.E veshur si një nene 70 vjeçe ironikisht ajo këndon “Imazhi yt” OH! Pjesa me fiksim, kur kenga mbaron dhe te gjithë ikin sikur sa ra zilja e orës se mesimit.

Luiz Ejlli - Zjarr e ftohte

Një tjetër video ne Eurosong, një tjetër skandal. Luiz Ejlli te vazhdoj me këngën se aktor nuk është. Ben disa levizje e shikime “seksi” ky ne këtë video qe e thyen ekranin e televizorit.Qe prej komunizmit nuk i kishim pare brezaret ne klip muzikor,por ja…na e nxorri mallin.Ketej i këndon vajzes,këtej vap brezaret.Regjizori e di kuptimin,mos më pyesni mua.Vajza me kanë balte ne dorë…ncuq ncuq,kanë mendu evropianet se akoma nuk ka hy qelqi apo plastika ne Shqipëri.Pastaj…te gjithë adoleshentet kur bien ne dashuri,ulen tek oxhaku dhe i mbajnë ison katër burra me fustanelle. Ua mami,porti i Durresit!

Adrian Gaxha-Brilante

E vetmja “Brilante” ne këtë kenge është Adrian Gaxha,sepse ne ekran ai del 99% te kohës edhe pse kenga i kushtohet ASAJ BRILANTES.Adriani kercen,Adriani ndërron 101 veshje,Adriani i buzeqesh një femre-tabaka e cila është e mbuluar me fruta.Dhe nëse ju mendoni se ajo është brilantja?Gabim! Kur cohet e shkreta me fruta dhe lule ne kokë,duket si ndonjë e cmendur.Vrapo Adrian vrapo se te hengri!!! Kush ngeli brilante? Adriani prapë.Keni inat!

albaniac

Bo ma Shpife fare vetëm nji budallik të madh ke Thene se te tjerat i ke ne rregull.Si mer ta mban goja me kritiku Etno Engjujt qe jan nder raperat me te suksesshem shqiptar?Perzotin qe tani te urrej :p
E identifikuar

Web: www.Mendimiyt.com - Kontakt: Mendimiyt@Gmail.Com
rina167

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 02-03-2008, 16:06:40 »
Citojeni

Etno Engjujt - Albanian

E di qe do me urreni, qe e kam vendosur këtë video ne listen tonë,por ka aq shumë gjëra gabim ne këtë video sa nuk mundja dot pa e përmendur.Kenga është shumë e bukur,qoftë muzika,qoftë teksti por ka me qindra figura te shndritshme ne historinë shqiptare për tu rradhitur ne një video,përpara Eliza Dushkut apo fragmentit nga “Wag The Dog”.Mbi të gjitha! Kur këndon një kenge për krnarine shqiptare,vishu si shqiptar e jo si rrepist nga getot e Kalifornise dhe Nju Jorkut.Kaq!
 
albaniac

Tani po qe fillova te te urrej !! (kushdo qe e ka shkruar ket pjesë). Si mund ta fusesh emrin e etno engjujve ne ket mes!
Po ndoshta vërtetë nuk ja vlen te diskutoj këtu, sepse vet fakti qe etno engjujt janë ne këtë liste tregon se sa din!
E identifikuar
DONAAAAAA
« Përgjigjja #12 më: 18-04-2008, 21:05:07 »
Citojeni

un sjam dakord fare për faktin qe e kini sgjedhur GJYSTEN për videoklipe me te kqija...
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 19-04-2008, 15:54:27 »
Citojeni

Ndalni more njeher zgerdhihet

A nuk thonë te gjithë kritikat na çojnë përpara se na bëjnë te mendojmë dy here? Ather ç'të keqe ka nëse ka kritika?

Për mu Hallall ai qe e ka be këtë artikull.

Ps: Sapo kame pare dejavu ku po kritikohej me te madhe arti shqiptar ndoshta jam influencuar ca nga aty perqeshje zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Trendafili
Zemerthyer..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 02-06-2008, 08:46:18 »
Citojeni

Mua Gjyste Vulaj ma shpif jetën...Një shoku i burrit tim bëri ditelindjen e femijve dhe e kishte ftuar si këngëtare...mirë erdhi ajo ishte e veshur mirë kur e takuam për here të parë ishte ok...vazhdoi ditelindja dhe kur erdhi ajo te gjithë i kemi fshirë sytë me dorë a është ajo a jo? Kishte veshur një minifund(te bardhe) dhe asgjë poshte tij dhe kishte veshur një kanatjere me kerthize jashtë dhe pa rripa habitem fare..sa here mundohej te kercente duke kenduar ne te gjithë ishim te habitur nga paturpsia e saj qe kishte për trupin e vete....kurse burri i saj i binte pianos duke qesh si malugat budall.......është histori e gjatë veçse e vetmja kengtare qe u shpif jetën shumicës këtej nga ne.. merzitje
E identifikuar

Vetëm...
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |