Forumi KulturorBota e KinemaseYjet e Kinemasë Botërore (Moderatore: CrYsTaL TeaRs, BabyDance)Xhek Nikolson, i pavdekshmi i kinemasë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Xhek Nikolson, i pavdekshmi i kinemasë  (E lexuar 237 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 24-02-2008, 14:49:44 »

Xhek Nikolson ka lindur në Nju Xhersi në vitin 1937. E ëma, Xhuni Nikolson, ishte një artiste kabaresh, por Xhek u rrit nga prindërit e saj. Debutimin e parë si aktor e bëri në vitin 1958 dhe që nga ai moment ka qenë 12 herë kandidat për çmimin "Oskar", ndërkohë që ka fituar tri syresh. Jeton në Beverli Hills, Los Anxhelos.
Tri javë më parë ishte në Londër për premierën e filmit të tij të fundit, "The bucket list". Pikërisht aty dëgjoi për vdekjen e të riut Heath Ledger. Ndaj këtij fakti të trishtë reagoi me dy fjalë të vetme: "E kisha paralajmëruar". Ishin fjalë të cilat i kishte shqiptuar në emër të statusit të shkuar si një nga aktorët më "çamarrokë" të Hollivudit dhe statusit aktual të burrit të mençur e me përvojë, që pavarësisht historive të jetës kishte mundur që t‘i mbijetonte si të mirës, ashtu edhe të keqes. Në filmin e fundit, Xhek luan përkrah të famshmit Morgan Freman. Ata janë dy të sëmurë mendorë që vidhen nga spitali psikiatrik për të realizuar gjërat që i kishin ëndërruar gjithmonë, para se të vdisnin. Në sekuencat e filmit, një sy i vëmendshëm do të vinte re se aktori 70-vjeçar, në njëfarë mënyre, duket sikur luan edhe vetveten. Dy muaj pas fillimit të xhirimeve, Nikolson bëri një operacion të vështirë në gjëndrat e pështymës. Kaloi tre muaj në shtrat për të marrë veten para se të riniste punën. "Më parë, gjatë jetës sime nuk kam qëndruar kurrë më shumë se 3 javë në shtrat dhe nën një kurë intensive ilaçesh. Nisa të mërzitem, e ndërsa rrija shtrirë mendoja për fundin e njeriut", rrëfen aktori, ndërsa thith pafund nikotinën, miken e pandarë të mushkërive të tij. Pikërisht përvoja e trishtë spitalore reflektohet edhe te loja aktoriale e Xhek në filmin e tij të fundit. "Kam qenë më vetvetja se në asnjë film tjetër. Përvoja e një sëmundjeje të rëndë ishte një minierë floriri për mua dhe për rolin tim. Nga ana tjetër, doja që të interpretoja me forcë për ta lënë brenda këtij filmi Xhekun e sëmurë dhe me mbarimin e tij doja që edhe sëmundjes sime t‘i kishte ardhur fundit. Dua të jetoj dhe që të tregohem i sinqertë periudha spitalore ia vlejti për një gjë: kur vinin pranë shtratit tim zonjat e bukura të Hollivudit e më sillnin lule, më vinte t‘u thosha që të më bënin shoqëri gjatë gjithë kohës", rrëfen Nikolson. Aktori i shquar ka qenë një nga "dashnorët" më të zjarrtë të qytetit të filmave dhe ka pasur histori me gratë më të bukura dhe karizmatike të kinematografisë, përfshi Anxhelika Huston, Xhanis Dikinson dhe Xhoni Miçell. Madje, në një rast i çuditi të gjithë kur u përfol për një flirt me Lara Flyn Boyle, 33 vjeçe, më e re se ai në moshë. Për këto, por edhe për bëma të tjera, ai për vite me radhë pati reputacionin e djalit të egër e të mbrapshtë të Hollivudit. Nga ana tjetër ishte një ndër yjet më të shndritshme të tij me tre "Oskarë" nën sqetull. Ndryshe nga personazhi që interpretoi së fundi, lista e tij ka vetëm dëshira të realizuara. "Është një nga privilegjet e profesionit tim. Kam vërtet shumë pak gjëra të cilat nuk i kam eksploruar në jetë. Një aktori i duhet të takohet me njerëz, të përballet me situata dhe rrethana, të bëjë një jetë në vende të ndryshme dhe mbi të gjitha të fitojë mirë, shumë mirë. Unë nuk njoh ndonjë profesion tjetër, përveç aktrimit që mund të të ofrojë një punë dhe një jetë të tillë. Edhe vetë shefi i "General Motors", ose kushdo që pretendon se është i pasur e i fuqishëm nuk mund të pretendojë kurrë se ka një jetë më të mirë e më interesante se aktorët e Hollivudit, por edhe aktorët e tjerë në përgjithësi", thotë Nikolson. Filmi që e katapultoi Nikolsonin në rrugën e famës ishte "Easy Rider" në vitin 1969. Kishte shpenzuar një dhjetëvjeçar të tërë në përpjekjet thuajse të dështuara për të rënë në sy. Fillimisht kishte marrë pjesë në role të vogla kinematografikë, më pas kishte lëvruar edhe televizionin, por me shumë pak sukses. Në filmin e mësipërm, Nikolson luan së bashku me Peter Fondën dhe Denis Hoper. Personazhi i tij është ai i një vetmitari në kërkim të lirisë në Amerikën konformiste. Kohë më vonë kur e kandiduan për "Oskar" si aktorin më të mirë jo protagonist, Xhek rrëfeu se ndërsa e luante filmin nuk e kishte pasur idenë se ai do të kishte pasur një sukses kaq të madh dhe se do t‘i kishte dhënë famën e shumëpritur. "Menjëherë pas përfundimit të filmit, bëra një turne sentimental me një mikun tim në vendet ku ai kishte kaluar rininë. Në atë periudhë doja t‘i largohesha një marrëdhënieje të vështirë dashurie. E lamë Hollivudin dhe morëm për nga Meksika. Një natë vendosëm të qëndronim jashtë në breg të detit, në rërë dhe të darkonim aty. Bisedat që kemi zhvilluar atë natë nuk do t‘i harroj kurrë, pasi ishin të parat që dëgjoja në jetën time për vlerën që kanë gjërat e vogla në jetën e njeriut. Filmi që sapo kisha interpretuar më dukej fare i parëndësishëm, e ndërkohë, ndërsa unë vija vërdallë me shokun tim, ajo gjë e vogël dhe e parëndësishme ishte bërë në Hollivud një legjendë. Këtë e mora vesh vetëm kur u ktheva. Kur u nisa për në udhëtim isha një aktoruc i panjohur dhe xhepshpuar. Në kthim isha shndërruar befas në një mit dhe në një nga aktorët më të kërkuar të Hollivudit", rrëfen me nostalgji Nikolson. Ai ka marrë pjesë në rreth 60 filma, përfshi klasikë të tillë si "The Shining", "Terms of Endearment in Chinatown", "The Cuckoo‘s Nest" etj. Gjatë karrierës së tij i qëlloi të luante edhe me të famshmit e kinemasë si Marlon Brando, apo Tom Kruiz e Deni De Vito. Ka sjellë në jetë 5 fëmijë, edhe pse vetë me humor thotë se numri i pasardhësve të tij mund të jetë edhe 9000 dhe ka vënë kurorë vetëm një herë me Sandra Knight në vitin 1962. Çifti u divorcua 6 vjet më vonë. Në gjithë këtë karrierë profesionale të ngarkuar e shumë të suksesshme dhe këtë jetë personale shumë të vrullshme, Nikolson ka qenë shumë besnik ndaj makinës së tij. Që prej 30 vitesh përdor të njëjtin automjetet, një "Mercedes-Benz 600". Veç kësaj ka një CD të Bob Dylanit që nuk e heq kurrë nga makina. Është origjinalja e albumit të vitit 1962, shitur vetëm në 1400 kopje. "Më pëlqen që të mbaj përjetë gjërat e mia të vjetra, ato që më kanë ushqyer shpirtërisht kur isha askush. Të tjerat shkojnë e vijnë". G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor