Ka kohe qe flitet për problemet mes ciftit Cruis.
Aktorja e njohur Katie Holmes ndjehet shumë e kontrolluar nga bashkshorti i saj Tom Cruis dhe ajo nuk ka me nerva për te ndjekur rregullat e tij.. Revistat e thashethemeve "Star" dhe "In Touch" njoftojne se Katie i ka kërkuar Tomit një periudhe ndarje tre vjeçare si provë për lidhjen e tyre. Katie kërkon te largohet bashke me Surin nga Los Angelos për ne New York e te punoje ne Broadway. Një thashethem bën te ditur qe Tomi nuk e lejon këtë largim te saj aq me tepër kur bëhet fjale për te mare dhe Surin me vete.
Megjithe problemet mes tyre cifti nuk ka harruar te organizoje një Mega Party për vogelushen e tyre Suri qe te premten e kaluar mbushi dy vjeç.

Revista amerikane "OK" njofton se Katie i kishte filluar pergatitjet për këtë party shumë kohe me pare.
Një mik i saj ne „Dawson’s Creek“ shprehet se Katie është e mahnitshme,ajo kujdeset për çdo detaj. Ajo planifikon dhe realizon.
Të ftuar ne këtë Party kanë qenë dhe miqte e tyre me te ngushtë si dhe familjet.
Nuk kanë munguar dhe dy fëmijët e adoptuar nga Tomi dhe ish bashkshortja e tij Nikol Kidman, Isabella (15) dhe Connor (13)
Organizimi ka qenë perfekt. Ne shtepi mungonin vetëm lulet pasi Suri është alergjike ndaj tyre.