Robert Belushi, djali i dinastise mberrin ne TiraneSi i ati dhe i biri! Eshte rasti i Robert Belushit, djalit te Xheims Belushit. Edhe ai ka ndjekur rrugen e kinematografise. I ardhur ne Shqiperi per te dyten here pas thuajse 14 vjetesh, tashme Robert vjen ne cilesine e aktorit, ne filmin “Perkedheljet e Zimit“, pjesemarres ne Festivalin Nderkombetar te Filmit te Shkurter qe po mbahet keto dite ne Tirane.
“Jam i kenaqur qe jam ketu per festivalin. Eshte nje event kulturor shume i rendesishem zhvillimi i nje festivali nderkombetar te filmit. Kinematografia eshte mjeti qe perdor nje gjuhe shume demokratike ne te gjithe boten”, shprehet Belushi.
Para se te niste aktrimin, Robert Belushi ka studiuar per regjisure. “Fillimisht mendoja te behesha regjisor. Frekuentova nje shkolle per filma. Fillova te aktroj pasi u largova nga shtepia e tim eti dhe nisa te jetoja vetem. Kam bere disa filma dhe shume teatre. Tani qe merrem me aktrim kam edhe me shume gjera te perbashketa per te folur me tim ate”, vijoi pasardhesi i dinastise me origjine shqiptare.
Ne fakt kane nje raport te vecante ate e bir. Robert tregoi per bisedat e tyre mbi origjinen shqiptare dhe shakate e te atit. “Me flet shume per prejardhjen tone shqiptare. Per paraardhesit tane. Ndonjehere ben shaka dhe thote se eshte rom. Ai punon shume. Une mendoj se shqiptaret ne pergjithesi jane popull punetor dhe kjo duket edhe tek im ate. Eshte njeriu me punetor qe njoh. Ai eshte im ate. Eshte heroi im”, shton Robert.
Me nje sens te holle humori qe e karakterizoi gjate gjithe intervistes, Robert Belushi rrefeu si e sheh ai Shqiperine dhe lidhjen me token e paraardhesve te tij. “Kam qene ketu para 14 vjetesh. Ndonese me gjatesi kam mbetur njesoj si atehere, jam rritur dhe i perceptoj gjerat ndryshe. Shqiperia eshte me e zhvilluar, me moderne. Tirana me duket madje edhe me e madhe se dikur”, perfundon ai.
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=137132