erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
online
Gjinia: 
Postime: 4918
|
 |
« më: 18-11-2006, 14:40:54 » |
|
-Kidman ka arritur të fitoj brenda një viti, rreth 14.5 milion dollarë. Në revistën People, për aktoret më të paguara, ajo u radhit pas Julia Roberts me një shumë prej 16 milion-17 milion dollarësh për çdo film. Për veprat t saj të bamirësisë është shpallur Ambasadoria e UNICEF të Australisë, që në vitin 1994. Jep ndihmesën e saj për fëmijët me probleme mendore në Australi dhe mbarë botën, dhe në vitin 2004 nderohet me çmimin e “Qytetares së Botës”
“Qytetarja e Botës”, Nicole Kidman
Nicole Mary Kidman ka lindur në 20 qershor të vitit 1967 dhe është 39 vjeç, në Honolulu, Hawai. Ajo është vajza e dr.Anthony David Kidman dhe Janelle Ann MacNeille, të cilët janë respektivisht nga Skocia dhe Irlanda por që kanë lindur në Australi. Familja e saj u zhvendos sërish në Australi kur ajo ishte vetëm katër vjeç, kur i ati i saj nisi punën në Universitetin e Teknologjisë në Sydney. Kidman, ka dhe një motër tre vjet më të vogël se ajo të quajtur Antonia. Që në moshën katër vjeçare ajo ka nisur të marrë mësime baleti, për të vazhduar më pas studimet në Teatrin Australian të Sidney, për të rinj. Shkollën e mesme e vazhdoi në North Sydney Girls High School, edhe pse e braktisi atë kur nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji.
Përsa i përket karrierës së saj kinematografike, ajo është shfaqur fillimisht në ekran në vitin 1983 në moshën 15 vjeçare në videoklipin e Pat Wilson, me këngën Bop Girl. Në fund të po këtij viti ajo siguroi dhe rolin e saj të parë në serialin televiziv Five Mile Creek, si dhe role në katër filma të tjerë. Gjatë viteve 1980 është shfaqur në shumë seriale dhe filma australian, ku përmendet Emerald City (1988) apo Bangkok Hilton (1989). Një nga sukseset e saj të hershme është roli në filmin e Ron Howard “Far Away”, në vitin 1992, përkrah Tom Cruise, i cili do të shndërrohej shumë shpejt edhe në bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Ajo ka fituar një çmimin e Academy Award, për rolin e Virginia Woolf në filmin “The Hours (Orët) në vitin 2002. Filmi i dytë në vitin 1995, To Die For, një komedi satirike, e cila bëri që të fitonte simpatinë e kritikëve. Ajo ka fituar Golden Globe Aëard si dhe pesë çmime të tjera për aktoren më të mirë për rolin e Suzanne Stone Maretto. Kidman dhe Cruise janë shfaqur si një çift të martuarish në Eyes Wide Shut, të vitit 1999, në filmin e Stanley Kubrick.
Në vitin 2002, ajo ka siguruar një nominim për çmimin Academy Award, për rolin e saj në Moulin Rouge (2001).
Paralelisht me sukseset e saj në industrinë e filmit, Kidman u shndërruar edhe në figurën përfaqësuese të parfumit Chanel Nr.5. Pikërisht nga shfaqjet e saj në reklamat e shumta për këtë produkt, ajo u shndërruar në aktoret që paguheshin më shume, duke fituar 3.71 milion dollarë. Gjatë kësaj kohe, Kidman është radhitur edhe në vendin e 45 përsa i përket Figurave më të Famshme dhe të fuqishme, në listën e botuar nga Forbes, në vitin 2005. Ajo ka arritur të fitoi brenda një viti, 2004-2005, rreth 14.5 milion dollarë. Në revistën People, për aktoret më të paguara, ajo u radhit pas Julia Roberts me një shumë prej 16 milion-17 milion dollarësh për çdo film.
Kidman ka eksperimentuar edhe në fushën e këngës, duke u shfaqur me Robbie Ëilliams në videoklipin e këngës “Something Stupid”.
Përsa i përket jetës së saj personale, Kidman është takuar me bashkëshortin e saj të parë Tom Cruise në shesh-xhirimin e filmit Days of Thunder (Ditët e Bubullimës), në vitin 1990. Gjatë asaj kohe Cruise ishte i martuar me aktoren Mimi Rogers me të cilën u divorcua. Kidman dhe Cruise u martuan gjatë Krishtlindjeve të vitit 1990, në Telluride, Colorado. Çifti adoptoi dy fëmijë, vajzën Isabella Jane dhe djalin Connor Anthony, ndërsa kanë jetuar në Los Angeles, Australi, Colorado dhe Neë York City. Cruise u nda nga Kidman kur ajo ishte tre muaj shtatzënë, para përvjetorit të 10 të martesës së tyre. Si pasojë e kësaj ajo e humbi fëmijën, ndërsa divorci përfundoi në vitin 2001.
Në vitin 2003, gjatë xhirimeve të Cold Mountain, u përhapën thashetheme për një lidhje të mundshme ndërmjet Kidman dhe bashkëprotagonistit të saj Jude Laë, gjë që u cilësua dhe si shkaku për divorcin e saj me Cruise. Por Kidman e përgënjeshtroi duke hedhur në gjyq revistën britanike që publikoi këtë histori, ndërsa i dhuroi lekët që fitoi nga ky gjyq një shtëpie fëmije në Rumani, në qytetin ku u xhirua dhe filmi. Pasi fitoi çmimin Oscar, ajo u përfol sërish për një marrëdhënie me aktorin e ri Adrien Brody, gjë e cila nuk u konfirmua asnjëherë. Ajo është takuar me këngëtarin Leny Kravitz në vitin 2003, me të cilin është shoqëruar deri në vitin 2004. Nicole u takua më pas me këngëtarin e muzikës country Keith Urban gjatë një mbrëmjeje në Hollivud për nder të australianëve, në janar të vitit 2005. Çifti e kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në 25 qershor të vitit 2006, në kishën e Cardinal Cerretti Memorial, në Manly, Sidnej.
Kidman ka qenë aktive dhe në arenën politike, ku ka shprehur hapur mbështetjn e saj ndaj Israelit, në konfliktin që ky i fundit ka pasur me Libanin në vitin 2006, iniciativë kjo në të cilën kanë marrë pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur si Michael Douglas, Dennis Hopper, Sylvester Stallone, Bruce Willis, Danny DeVito, Don Johnson, James Woods, Kelly Preston, Patricia Heaton dhe William Hurt.
Përsa i përket veprave të saj të bamirësisë, ajo është shpallur Ambasadoria e UNICEF të Australisë, që në vitin 1994. Ajo ka dhënë ndihmesën e saj për fëmijët me probleme mendore në Australi dhe mbarë botën, ndërsa në vitin 2004 është nderuar nga Kombet e Bashkuara me çmimin e “Qytetares së Botës”.
|