Forumi KulturorBota e KinemaseYjet e Kinemasë Botërore (Moderatore: CrYsTaL TeaRs, BabyDance)Meryl Streep, një mbretëreshë 60-vjeçare
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Meryl Streep, një mbretëreshë 60-vjeçare  (E lexuar 74 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« më: 05-03-2009, 12:33:38 »

Një jetë e suksesshme, ku epiqendra ka qenë gjithmonë familja dhe fëmijët

Meryl Streep, një mbretëreshë 60-vjeçare


është aktorja më e famshme e Hollivudit, me dhjetëra kandidime çmimesh


Streep e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara dhe ka qenë gjithmonë e kënaqur nga zgjedhja që ka bërë. Edhe pse është një nga artistet femra më të famshme e më të vlerësuara të industrisë kinematografike amerikane, ose të Hollivudit, ajo thotë se për të Hollivudi është po aq i huaj sa edhe për ata që nuk e kanë parë kurrë. "Unë punoj prej 30 vitesh në industrinë e fi lmit, në Hollivud, por ai nuk ka të bëjë aspak me atë çka jam në të vërtetë". Streep nuk e thotë këtë, sepse mund të ndihet superiore apo fodulle, por sepse vërtet ngjan fare pak me personazhet kryesore të Hollivudit. Ka 4 fëmijë dhe një bashkëshort me të cilin ka ndarë 30 vitet e fundit të jetës. Pikërisht ky model jetese nuk është aspak në përputhje me jetët e yjeve të tjerë. Zakonet e hollivudianëve, ato të përditshmet dhe të karrierës nuk janë vërtet pjesë e botës së saj. Veprimet dhe zgjedhjet e Streep kanë qenë gjithmonë të matura dhe pa eksese. Marrim veshjen, për shembull. Në një ditë të zakonshme atë do ta gjesh me xhinse e bluza pambuku. Nuk mungojnë kurrë syzet me ngjyrë, asnjëherë të ekzagjeruara apo të stërmëdha, pavarësisht modës. "Jetoj shumë thjesht dhe nuk kam blerë kurrë veshje me tepri". Të jesh përballë një personazhi si Streep nuk mund ta bësh kurrë pa u ndërgjegjësuar se para kujt ndodhesh. Ajo është aktorja që ka marrë më shumë kandidime "Oskari" se çdo aktor tjetër, ka fi tuar 2 statuja, 23 kandidatura për "Globin e Artë", 6 fi tore, 11 kandidatura për çmimin "Bafta", një fitore. Asnjë aktor tjetër nuk i afrohet për nga arritjet profesionale. Më pas vijnë fi lmat, ata dramatikët si "Zgjedhja e Sofi së" dhe "Kramer kundër Kramer" që i dhuruan "Oskarin". Për rolet e saj ajo është përgatitur gjithmonë me një seriozitet dhe skrupulozitet të jashtëzakonshëm. Për shembull për fi lmin "Muzika e Zemrës" mori shumë mësime violine dhe ia doli të sillte një personazh të mrekullueshëm. Këtë vit ajo mbush 60 vjeçe, edhe pse në ballë e fytyrë i numërohen vetëm pak rrudha. Në një intervistë të kohëve më parë, kishte deklaruar se plakja i dukej një akt suprem modestie dhe mençurie. A ndihen edhe sot kësisoj? "I jam shumë mirënjohëse Zotit që jam gjallë. Di shumë njerëz që nuk kanë mundur ta arrijnë moshën time. Ndiej mirënjohje. "Streep ka 32 vjet që është bërë pjesë e ekranit që nga debutimi i saj në " Xhulia e Fred Zinneann" me Xhejn Fondën në vitin 1977. A e ka çuar ndonjëherë ndër mend pensionin? "Jo, vërtet. Në biznesin tonë mund të presësh telefonatën për punë edhe në moshë shumë të shkuar. Nuk ka kurrë pension". Sigurisht që kjo nuk vlen për të gjithë aktoret dhe sa për Streep, ajo ka të drejtë. Telefoni i saj nuk do të reshtë kurrë së rëni. Së fundi, ajo po përjeton një tjetër sukses të sajin "Mama Mia" një muzikal. Ky fi lm i dha një tjetër kandidim për "Globin e Artë". Ky fi lm është konsideruari si fi lmi që ka korrur më shumë sukses e para, duke tejkaluar edhe fi timet e fi lmit që mbante rekordin: "Titanik". A ishte ky sukses një surprizë për Streep "Jo për sa i përket Britanisë së Madhe, ndërkohë që nuk prisja që të kishte sukses të jashtëzakonshëm edhe në Los Anxhelos". Ky fi lm së bashku me fi lmin "Seksi dhe qyteti" risollën sërish femrën dhe botën e saj në plan të parë. "Pjesa më e madhe e vendimeve që merren në industrinë kinematografi ke bëhet nga meshkujt. Ata vendosin për fi lmat duke u nisur nga ajo çka ata duan të shohin ose më mirë nga ajo çka kanë dashur të shohin në moshën 14-vjeçare". Sipas saj, dominimi mashkullor e ka bërë botën njëngjyrëshe dhe kjo nuk ndodh vetëm në kinematografi . "Bota mashkullore vendos kudo në politikë, biznes dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Hollivud. Njerëzit mendojnë se nuk ndihen mirë me gratë në krye të punëve, kjo ndodh në spitale, korporata, universitete". Megjithatë, këto 5 vitet e fundit, Meril ka luajtur tre fi lma që kanë pasur femrën në qendër të tyre, madje femrën në pozicione të rëndësishme. Në njërin syresh, ajo ishte senatore "Kandidati Mançurian", në një tjetër shefe e CIA-s dhe në fi lmin e fundit me Tom Kriuz një reportere e zonja dhe e guximshme. Po vetë a e ka çuar ndonjëherë nëpër mend ndjekjen e karrierës politike? "Jo, jo. Nuk kam dashur kurrë të merrem me politikë. Zot i madh jo". Dhjetëvjeçari i fundit ka qenë një ndër më të bukurit dhe më intensivët e karrierës së saj profesionale dhe mbi të gjitha shumëllojshmëria e zhanreve ka qenë e madhe. Ka pasur fi lma me kartonë, fi lma sentimentalë, komedi e dramë. Duke parë gjithë këtë prodhimtari e kuptojmë fare mirë se përse Meril ka ende shumë plane për të ardhmen. "Mendoj se rolet për gratë e moshës sime janë më të egra, më ekstreme. Protagonistet e komedive janë gjithmonë gra të reja. Por unë gjithmonë e kam menduar veten si aktore karakteresh dramatikë. Edhe kur isha më e re kam marrë role të vështira dhe shpesh të çuditshëm që jo çdo lloj aktoreje do t‘i preferonte. "Si shembull për këtë ajo citon fi lmin e vitit 1988 "Thirrje në errësirë" një tjetër kandidaturë për "Oskar". Aty ajo luante rolin e një nëne të akuzuar për vrasjen e foshnje së saj. "Jam shumë e interesuar për jetët e njerëzve dhe veçanërisht në jetët e vështira e dramatike". Edhe fi lmi i fundit ka të bëjë me një personazh të tillë. Streep interpreton Motër Aloizën, një nënë-superiore e një manastiri në Bronks në vitin 1964. Kur motra e re, James, vë re një sjellje jo të denjë mes një prifti të manastirit dhe nxënësit të vetëm të zi të shkollës, ajo vendos të akuzojë priftin për abuzim. Në këtë moment nis një betejë e vërtetë mes të dyve, një betejë ku përfshihet morali, meditimi, besimi dhe mëkati. Bëhet fjalë për një nga interpretimet më të mira të Streep, sipas vetë vlerësimit të saj dhe i ka të gjitha shanset për të qenë një fi lm shumë i vlerësuar. "Personazhi im ka një këndvështrim shumë bardhezi për botën. Ajo nuk e ushtron pushtetin përmes bindjes, por përmes frikës. Thellë-thellë nuk mendon se kjo është mënyra më e mirë për të bashkëpunuar me njerëzit, por e ka bindur veten se është më e efektshmja për t‘i mbajtur ata të nënshtruar". Motër Aloiza përfaqëson gardën e vjetër të murgeshave pedante që ushtronin disiplinë në formën e dhunës dhe që ishin të dëshpëruara për epokën që po u mbaronte. Për Streep, personazhi që interpreton është shumë më i komplikuar se kaq. Edhe pse murgesha e bën në mënyrën më të keqe të mundshme detyrën e saj, ajo brenda vetes niset nga qëllimi që po bën gjënë më të drejtë për edukimin e mbarë të brezit të ri. Pasioni i parë i Streep ka qenë kënga. "Kam pasur një mësuese të mrekullueshme që na bëri të gjithë në klasë të binim në dashuri me të dhe me muzikën. Prej saj për shumë kohë ëndërroja të bëhesha këngëtare lirike. Streep kujton se adoleshenca i kaloi shumë e qetë. Ajo jetonte me prindërit e saj dhe dy vëllezërit më të vegjël. Vetëm në moshën 15 vjeçe nisi pak nga pak të dalë nga guaska. Me kalimin e kohës nisi të lyente fl okët dhe të ëndërronte. Studimet e mëtejshme i vazhdoi për muzikë për t‘u përqendruar më pas përfundimisht te drama me të cilën u lidh përfundimisht dhe pazgjidhshmërisht. Shumë gjëra ndryshuan në jetën e Streep që nga ditët e para të adoleshencës me përjashtim të një vlere të cilës ajo i është falur gjithmonë: familjes. Ajo u martua me një aktor, Xhon Kazalen, i njohur për një rol të tijin në fi lmin "Kumbari", por kjo martesë mbaroi në fatkeqësi, pasi Kazale vdiq shumë shpejt nga kanceri. Streep ishte pranë tij deri në momentin e fundit. Më pas, krejt rastësisht u njoh me njeriun me të cilin jeton edhe sot e kësaj dite që është edhe babai i fëmijëve të saj. Ai quhet Don Gummer, është skulptor dhe ishte një mik i vëllait të saj. Gjashtë muaj pas njohjes, ata u martuan dhe janë ende sot së bashku. Cili është suksesi i martesës së tyre: "I kemi dhënë njëri-tjetrit lirinë për të jetuar jetët tona dhe për të kultivuar pasionet. Im shoq është i pasionuar pas golfi t, ndërsa unë pas fi lmave dhe kinemasë". Streep ka 4 fëmijë Henri, 29 vjeç, Mamie, 25, Grejs, 22 dhe Luiza 17. "Jetën e kam kaluar duke rritur fëmijët dhe duke bërë fi lma. Vetëm gjatë 18 muajve të fundit kam luajtur në 6 fi lma, por familja ka precedencën. Gjithmonë mendoj për familjen kur duhet të marr një vendim që ka të bëjë me karrierën time, megjithatë kam pasur edhe shumë fat".

G. Shqip
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor