Forumi KulturorBota e KinemaseYjet e Kinemasë Botërore (Moderatore: CrYsTaL TeaRs, BabyDance)Ledger, më i suksesshëm pas vdekjes
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ledger, më i suksesshëm pas vdekjes  (E lexuar 78 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 29-10-2008, 11:51:27 »

Aktori, Heath Ledger shpallet si një nga burrat më të pasur në botë, pas vdekjes. Prej kohësh flitet se aktori do të fitojë edhe çmimin “Oscar” për interpretimin e Joker në “Batman – The Dark Knigh”.
Aktori që u nda nga jeta në fillim të vitit 2008 është futur edhe në klasifikimin e “Forbes” si një nga më të pasurit...të vdekur. Ledger pozicionohet në vendin e tretë pas Elvis Presley dhe dizenjuesit të Snoopy Dog, Charles Schultz.

Ky klasifikim i pazakontë, mes shakasë dhe makabritetit është bërë tashmë një traditë e revistës “Forbes” e cila e nxjerr cdo vit me rastin e Halloween.

Vendi i parë për fitime pas vdekje i takon prej vitesh, rrokstarit nga Memphis, Elvis Presli, që në vitin 2007 ka fituar 52 milionë dollarë, mes të drejatve, në lidhje me imazhin e tij.

Në vendin e dytë ngjitet krijuesi i Snoopy, Charles Schultz, vdekur në vitin 2000 në moshën 77-vjecare. Falë një kontrate të pasardhësve të tij dhe “Warner Bros”, Schultz fiton cdo vit 33 milionë dollarë.

Në fund në vendin e tretë renditet aktori i mallkuar i Hollywood, Heath Ledger, që vdiq  në janarë në moshën 28 vjecare.
Shpërblimi i tij vjetorë arrin rreth 20 milionë dollarë, një pjesë e madhe e të cilave i dedikohen suksesit të filmit ''The dark knight”, që u cilësua si suksesi më i madh në historinë e kinemasë amerikane pas “Titanic”.

Mes njerëzve të njohur në kalsifikim përfshihet edhe fizikani Albert Einstein që pozicionohet në vendin e katërt me18 milionë dollarë, producenti Aaron Spelling me 15, shkrimtari për fëmijë Theodor Geisel ne vendin e gjashtë me 12 dhe John Lennon në të shtatin me 9 milionë dollarë.

Tre vendet e fundit të top ten janë të zënë nga Andy Warhol, Marilyn Monroe dhe Steve McQueen.

TCH
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor