Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lorik Cana  (E lexuar 3705 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« më: 28-04-2007, 18:05:01 »

Lorik Cana pistave të manekinizmit
       
Javët e fundit mbi disa vitrina nepër rrugët e Marsejës së zhurmshme dhe të kryeqytetit botëror të modës, Parisit, është shfaqur me një “look” krejtësisht tjetër nga ai i futbollistit, shqiptari Lorik Cana. Mesfushori i Olimpikut të
Marsejës pozon për markës së njohur belge të veshjeve Bikkembergs, që njihet për vlerat dhe kualitetin e produkteve të saj. Pak i ambientuar të jetë në qëndër të vëmendjes jashtë futbollit, zgjedhja e këtij lojtari pak të mediatizuar më parë mund të na çudisë, për më tepër kur në fushatat e mëparshme të publicitetit për Bikkembergs, lojtarët e përzgjedhur quheshin Fabrizio Ravanelli apo Ludovik Zhyli. Lorik Cana bëhet kështu lojtari i parë i Ligës 1 franceze që shërben si manekin. Lind pyetja: Çfarë kriteresh shtynë Bikkembergs-in të fokusohet mbi ndërkombëtarin shqiptar?

Nga zyra e Bikkembergs-it, përgjigjja vjen e menjëhershme. “Ne propozojmë tre linja veshjesh dhe për secilën nga ato, ne kemi një gril-seleksion shumë të detajuar, thekson Rodrigo Urbano, rekrutuesi i ambasadorëve të markës. “Yjet e njohur që i afrohen apo sapo kanë kaluar të tridhjetat, fotografohen për linjën tonë shik”, - shton ai. “Zhyli është aktualisht ai që mban flamurin. Për koleksionin tonë të dytë, pak më shumë aksesibël, ne kemi zgjedhur një lojtar për çdo vend që prezanton një kompromis të mirë ndërmjet “look”-ut të tij, imazhit të tij dhe performancave sportive. Në Itali, Marco Andreolli fotografohet për ne dhe për kompaninë tonë të pare në Francë, Lorik Cana i korrespondonte të gjitha kritereve.


* 4374.jpg (8.53 KB, 200x250 - E shikuar 30 Herë.)

* 223797283_small.jpg (18.98 KB, 311x400 - E shikuar 91 Herë.)
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24140



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 30-04-2007, 03:10:57 »

Lorik Cana: Engjëlli im është një vajzë nga Gjakova

Dashuria e tij është tepër sekrete. Me gjithë dëshirën për të zbuluar diçka për të fejuarën e tij, ai e fsheh me skrupulozitetin më të madh. Gjithsesi tregon se po kalon një periudhë shumë të bukur qëkur është lidhur me një vajzë nga Kosova para një viti e gjysmë. "Po prej një viti e gjysmë kam marrëdhënie serioze me një vajzë shqiptare nga Gjakova, nga vendlindja ime", ka thënë Lorik Cana në një intervistë të kohëve më parë për mediat shqiptare. Duket se gjithçka shkon drejt një fundi me kurorë përderisa mesfushori i Marsejës dhe ekipit kombëtar pohon se është vajza e jetës së tij. "Në këtë vendim ka shumë gjëra që më kanë shtyrë, pasi duhet dhe koha për ta njohur. Unë e kam zgjedhur, sipas dëshirës sime, pasi kam dashur të jetoj me një shqiptare. Besoj se ajo është personi me të cilën do të jetoj gjithë jetën", tregon Loriku. Vajza vjen nga viset e legjionarit, prandaj sipas tij, marrëdhënia e tyre po shkon më së miri. "Disa herë ajo më ndjek edhe në stadium, sigurisht jo shpesh, pasi nuk jeton në Francë. Këtë vit ajo do ta bashkohet me mua. Gjithsesi e konsideroj engjëllin tim", thotë Lorik Cana. Ndërkohë, verën e 2005-ës Lorik Cana preferoi të kalonte disa ditë pushime së bashku me ish-të dashurën e tij braziliane, Karla, në brigjet e bregdetit Jon. Ndonëse një tip shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private, objektivët e paparacëve mundën të fotografonin çaste nga pushimet e mesfushorit kuqezi me top-modelen e pasarelave pariziene. Pas ndarjes me Karlën në shtypi kosovar u përfol një lidhje e re e futbollistit me një vajzë kosovare. Ndërkohë që shtypi shqiptar, duke iu referuar edhe websiteve kosovare të internetit përfoli edhe një lidhje të Lorikut me bukuroshen Zanfina Ismajili, lidhje e cila u kundërshtua nga të dy protagonistët.

Lorik Cana

Skeda


Emri:
Lorik
Mbiemri:
Cana
Datëlindja:
27.07.1983
Vendlindja:
Prishtinë, Kosovë
Gjatësia:
1.85 cm
Pesha:
78 kg
Pozicioni:
Mesfushor
Skuadra:
Marsejë, Francë
Karriera
2000-2002:
Lausane Sports, Zvicër
2002-2005:
Paris SG, Francë
2005-2007:
Marsejë, Francë
Gjendja civile
I fejuar me një vajzë nga Gjakova
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24140



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 03-06-2007, 15:21:01 »

Lorik Cana: Ju tregoj të dashurën time Hana nga Kosova



Intervista/"50 pyetje nga “Tirana Observer”"

Nëse ka ndonjë futbollist të Kombëtares që i shkon për bukuri shqiponja në stemën e fanellës, ky është Lorik Cana. Më shumë se një herë komentatorët e kanë krahasuar nervin dhe shpërthimin e tij me të shpendit që simbolizon vendin tonë. Djaloshin nga Gjakova e "kapim" mes futbollistëve të Kombëtares në Durrës dhe falë një leje speciale nga trajneri Oto Bariç i vjedhim ca minuta të mira për t'u rrëfyer. Sot është ndeshja me Luksemburgun dhe në mos nuk do të shënojë gol, të gjithë e dimë një gjë: Cana do jetë si gjithnjë më i miri në fushë. Dhe djaloshi elegant e simpatik ia nis shtruar. Flet me një shqipe jo shumë letrare, por që vdes për ta përdorur. Më pas kthen kokën sa majtas e djathtas, si të ishte në fushën e lojës dhe befas ka frikë se ndonjë sulmues kundërshtar i shpëton barrikadës së tij. Janë instinkte, s'ke ç'i bën. Në një intervistë me 50 pyetje nga "Tirana Observer", Cana rrëfen ato që kurrë s'i ka treguar më parë. Që nga puthja e parë që në moshën 13 vjeç e deri tek dashuria e parë të cilën po për herë të parë e bën publike. Është vajza kosovare Hana me të cilën ai është fejuar. Por që si çun i turpshëm që është, deri tani e ka mbajtur të fshehtë për median. Pa na tregon edhe për fillimet e karrierës së tij që zënë fill që në moshën 10 vjeç, atje në Prishtinën e largët prej vendit ku jeton tani, ku kishte ëndërruar të bëhej futbollist i madh. Askush nuk e di se Marseja bëri të madh Lorikun apo Loriku ia shtoi famën Marsejës. Ama një gjë e dimë të sigurt: Shqiponja Lorik Cana është nga futbollistët më të mirë në kontinent. Duke plotësuar atë parashikim të famshëm të Igli Tares: Shumë shpejt kontinenti do të flasë shumë për një futbollist të madh shqiptar me emrin Lorik Cana.

1. Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Shumë gjëra kanë mbetur në kujtesën time, kujtime të cilat unë i kujtoj me nostalgji. Ndërsa në lidhje me kujtimin më të hershëm, pak e vështirë për ta kujtuar në këto momente, pasi kujtimet janë të shumta. Por, ajo që unë e kujtoj si të ishte dje, kur luaja futboll në Prishtinë. Isha vetëm 4 vjeç dhe më pëlqente të kaloja ditën jashtë me shokët duke luajtur.
2. Çfarë ke mësuar për herë të parë dhe kush ta mësoi?
Për herë të parë, nga ajo që unë mbaj mend akoma, është si të lexoja orën. Këtë ma ka mësuar vajza e xhaxhait, e cila kalonte pothuajse gjithë ditën me mua dhe asnjëherë nuk lodhej edhe pse unë me shumë vështirësi e kuptoja orën. Po kështu, kam mësuar të ec, të flas, të luaj futboll etj. Ndoshta ajo që unë kam mësuar për herë të parë nuk më kujtohet saktësisht, por të njihja orën, kjo po që më kujtohet.
3. Kush ka ndikuar më shumë kur ishe fëmijë?
Kur je fëmijë ndikohesh nga të gjithë. Por, normalisht kur je fëmijë, ndikimi më i madh vjen nga familja. Di që babai më ka qëndruar pranë dhe nuk më ka braktisur në asnjë moment. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë personi që ka ndikuar në jetën time. Gjithmonë jam përpjekur të ndjek shembullin më të mirë të personave që më rrethonin, sidomos të atyre që ishin më të rritur.
4. Cila ka qenë këshilla më e mirë e nënës apo babait tuaj?
Puno shumë, për të arritur atë që ti dëshiron, kjo ka qenë këshilla që babi më jepte gjithmonë dhe unë kurrë nuk e kam harruar në asnjë moment. Por dua të them gjithashtu, se këshillat e prindërve kanë qenë të shumta dhe të gjitha të domosdoshme për të ecur përpara. Ata me durim dhe mençuri më kujtonin çdo ditë se si duhet t'i bëja ballë sfidave të jetës.
5. Kush ju ka nxitur më shumë në jetë?
Familja pa diskutim, por edhe persona të tjerë të ndryshëm më kanë dhënë një shtysë për të ecur përpara. Di që babai ka qenë për mua shembulli më i mirë dhe gjithmonë më ka qëndruar pranë, duke më shtyrë edhe në to moment që unë ndjeja pasiguri në vete.
6. Çfarë nuk ke mësuar në shkollë?
Në shkollë unë kam mësuar të lexoj dhe të shkruaj, po kështu dhe shumë gjëra të tjera, që vetëm mësuesja mund t'i mësonte një fëmije.
7. Çfarë të është dashur të mësoje vetë?
Shumë gjëra më është dashur t'i mësoja vetë. Por mbi të gjitha dashurinë, kjo është ajo që unë kam mësuar vetë.
8. Ku ke punuar për herë të parë dhe cila është puna më e keqe që ke bërë?
Unë nuk kam punuar kurrë më parë, përveçse në sport. E vetmja gjë që kam bërë ka qenë të studioja. Kështu që nuk mund të them se cila ka qenë puna ime e parë apo puna më e keqe që kam bërë ndonjëherë.
9. Kur vendose t'i hyje karrierës dhe çdo të bëje në mungesë të saj?
Futbolli ka qenë hobi im që i vogël. Kur kam qenë 10 vjeç, kam filluar të luaj. Në mungesë të karrierës aktuale, do të bëja historianin, sepse më pëlqen shumë.
10. Çfarë ke blerë për herë të parë me paratë që ke siguruar vetë?
Me rrogën e parë që unë kam marrë, i kam blerë mamit një dhuratë, të cilën ajo e ruan akoma.
11. Çfarë makine ke pasur për herë të parë, e bleve vetë?
Për herë të parë unë kam blerë një makinë tip "Mercedez", dhe e kam blerë me paratë e mia.
12. Çfarë bën kur je nervoz?
Kur jam nervoz, mundohem të rri i qetë, të qetësohem, kjo mendoj është metoda më e mirë për të kaluar këtë situatë.
13. Çfarë të bën të mos rezistosh?
Çfarë më bën të mos i rezistoj... kuzhina kosovare, asaj nuk i rezistoj dot.
14. A je tip inatçi?
Po jam shumë tip inatçi.
15. Çfarë gatuan vetë?
Asgjë nuk di të gatuaj, nuk kam gatuar kurrë në jetën time.
16. Çfarë ha zakonisht dhe cili është ushqimi më i preferuar? Çfarë pije të pëlqen mbi të tjerat?
Zakonisht unë ha gjithçka që hahet, por kuzhina kosovare në përgjithësi më pëlqen shumë. Pije mbi të tjerat më pëlqen, uji... dhe vera.
17. Kë ke mik më të ngushtë?
Miq kam shumë, por më të ngushtë kam një shok nga Zvicra, është me origjinë spanjolle.
18. Cili është huqi juaj më i keq?
Zakoni im më i keq është se i jap makinës me shumë shpejtësi. (qesh)
19. Çfarë zakonesh të mira ke?
Zakone të mira unë kam shumë, sepse jam vetë i mirë (qesh). Por ajo që unë vlerësoj tek vetja, është se mendoj shumë për të tjerët.
20. Çfarë të bën për të qarë?
Dhuratat, një festë, një darkë romantike, shumë gjëra më bëjnë për të qarë.
21. Çfarë të zemëron?
Histori e dhimbshme e popullit shqiptar, kjo po që më zemëron shumë.
22. Çfarë të bën të buzëqeshësh?
Motra ime e vogël, më bën shumë për të qeshur sepse unë e adhuroj atë.
23. A do të doje të kishe një emër tjetër?
Jo nuk do të doja të kisha një emër tjetër. Emri më pëlqen, ky që kam më pëlqen.
24. Sa shpesh lexon?
Dy herë në ditë lexoj. Nuk më pëlqen shumë të lexoj.
25. Si ndjehesh kur udhëton me makinë?
Shumë mirë, më pëlqen të udhëtoj me makinë.
26. Sa orë gjumë bën natën? Çfarë bën kur të del gjumi dhe e ke të pamundur të flesh përsëri?
Fle 9 deri 10 orë. Kur zgjohem, pi diçka ose shikoj televizor.
27. Çfarë ëndrrash sheh?
Ëndrra shikoj, por nuk më kujtohen. Pasi është e vështirë të mbash mend ëndrrat apo jo.
28. Si përgjigjesh në telefon?
Thjesht me një "alo".
29. Çfarë thotë mesazhi i sekretarisë juaj telefonike?
Nuk e kam telefonin me mesazh sekretarie.
30. Cili është veprimi që bëni pothuaj përditë?
Lutem, kjo është ajo që unë bëj çdo ditë.
31. Cila është dita më e mirë e pushimit?
E hëna, dita e parë e javës.
32. A e ke ndjerë ndonjëherë se ta kanë hedhur?
Jo, nuk e kam ndjerë që ma kanë hedhur, të paktën nuk e kam kuptuar.
33. A i mban me kujdes paratë?
Jo, paratë nuk i mbaj me kujdes, pasi harxhoj shumë.
34. E do punën që bën?
E adhuroj punën që bëj, është më e mira për mua. Unë e kam pasion futbollin dhe kam luajtur që i vogël.
35. Çfarë dhuntish mendon se ke?
Dhunti... besoj që kam shumë, por nuk jam unë personi i duhur që duhet të flas për veten.
36. Si e vë në provë veten?
Me punën time, kështu e vë në provë veten unë.
37. A je në provë tani?
Shumë në provë.
38. Kur has në pengesa si kundërvepron?
Mundohem t'i kaloj me të qeshur dhe me durim.
39. Ku do të arrish pas një viti?
Mendoj shumë më lart se tani.
40. Kur mendon të tërhiqesh?
Vetëm kur të kem probleme fizike për të luajtur në fushë, atëherë do të tërhiqem.
41. Kë ke dëmtuar gjatë rrugës tënde?
Asnjë... nuk besoj të kem lënduar njëri gjatë rrugës sime.
42. Kur ke puthur për herë të parë? Kë dhe si ndodhi?
Kur kam qenë 13 vjeç, kam puthur për herë të parë shoqen time në Zvicër. Ishim në një festë dhe aty unë dhashë puthjen e parë.
43. Me kë je dashuruar për herë të parë? Sa zgjati kjo dashuri?
Dashuria... unë jam dashuruar me herë të parë me të fejuarën time aktuale. Hanën nga Kosova, të cilën e dua shumë.
44. Kë personazh të njohur shqiptar apo të huaj do të ftoje në një mbrëmje?
Po të ishte gjallë, do të ftoja Nënë Terezën, për mua ajo është figura dhe shpirti më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.
45. Të pëlqejnë Krishtlindjet?
Nuk më pëlqejnë. Është një festë që unë pothuajse nuk e festoj.
46. Cila është shprehja steriotipe që të pëlqen më shumë?
Fjalë që dhe unë e përdor më shumë është ... ishalla.
47. Kush është kënga, libri, filmi, këngëtari, artisti yt më i preferuar?
Filmi më i mirë për mua është "Gladiatori", normalisht dhe aktori që luan në atë film. Ndërsa këngët për mua janë të gjithë të mira ashtu si dhe librat, nuk kam një të preferuar.
48. Cila është ajo gjë që nuk mund ta bëje kurrë?
Të vrisja një njeri, këtë nuk mund ta bëj kurrë.
49. Ku do të jetoje po të ishte plotësisht i lirë për të zgjedhur?
Në Gjakovë, Kosovën nuk do ta braktisja kurrë.
50. Cili është personazhi yt më i dashur në filmat vizatimorë?
Tomi e Xheri, këta janë dy personazhet më të dashur të filmave vizatimorë, që unë akoma i shikoj.

Top-modeli futbollist

Në një intervistë me 50 pyetje nga "Tirana Observer", Cana rrëfen ato që kurrë s'i ka treguar më parë. Që nga puthja e parë që në moshën 13 vjeç e deri tek dashuria e parë të cilën po për herë të parë e bën publike. Është vajza kosovare Hana me të cilën ai është fejuar. Por që si çun i turpshëm që është, deri tani e ka mbajtur të fshehtë për median. Pa na tregon edhe për fillimet e karrierës së tij që zënë fill që në moshën 10 vjeç, atje në Prishtinën e largët prej vendit ku jeton tani, ku kishte ëndërruar të bëhej futbollist i madh. Askush nuk e di se Marseja bëri të madh Lorikun apo Loriku ia shtoi famën Marsejës. Ama një gjë e dimë të sigurt: Shqiponja Lorik Cana është nga futbollistët më të mirë në kontinent

Jeteshkrimi

Emri: Lorik
Mbiemri: Cana
Datëlindja: 27/07/1983
Vendlindja: Prishtinë, Kosovë
Gjatësia: 1,86 cm
Pesha: 84 kg
Pozicioni: Mesfushor
Skuadra: Olimpik Marsejë
Nr. i bluzës: 19
Karriera: Lausane Sport, Paris-SG

Me kombëtaren
Debuton me ekipin kombëtar në ndeshjen Zvicër - Shqipëri, 3 - 2 në qershor 2003.
Ndeshje me kombëtaren, 25, gola 1

Jeta
I lindur në Prishtinë, më 1983-in Lorik Cana emigroi me familjen e tij në Zvicër në vitin 1990, ku aktivizohet me të rinjtë e sport-klub "Lozanës". Në moshën 17-vjeçare, ai i bashkohet klubit të Paris Saint Germain, ku shumë shpejt do të integrohet në formacionin bazë të kësaj skuadre. Cana nuk arriti të luajë në sezonin 2001-2002, për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në gju. Kthehet në ekip, në prill të 2003-it nën drejtimin e Luis Fernandezit në ndeshjen PSG - Nantë 1-1. Ndërsa në merkaton e verës 2005 futbollisti kaloi tek skuadra e Marsejës me të cilan sapo ka rinovuar një kontratë e cila përfundon më 2011.

Sezonet
Sezoni më i mirë për Lorik Canën tek PSG ka qenë 2003-2004, nën drejtimin e boshnjakut Vahid Halilhodziç, ku ai u aktivizua në 32 ndeshje si titullar, duke shënuar edhe një gol. Cana dha një kontribut të madh edhe në fitimin e Kupës së Francës në atë sezon përballë Chateauroux. Ndërsa me Olimpik Marsejën i mbarë mund të quhet sezonin që sapo u mbyll për faktin se Cana u aktivua rregullisht, shënoi edhe dy gola dhe Marseja arriti të zinte vendin e dytë që të çon në Kupën e Kampioneve.

A e dini se në moshën 16-vjeçare, Lorik Cana ka pasur një ofertë trevjeçare nga Arsenali, por nuk arriti t'i bashkohej kësaj skuadre, për shkak të vizës së hyrjes për në Britaninë e madhe duke qenë një ekstrakomunitar.

Pergatiti Roland Qafoku
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24140



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 29-02-2008, 12:15:36 »

Evertoni rrit ofertën, jep 14 mln euro për Lorik Canën

Evertoni nuk heq dorë nga Lorik Cana, pasi ka bërë një tjetër ofertë në adresë të mesfushorit shqiptar, duke vënë në "pjatë" 14 milionë euro.

Anglezët i kanë bërë një tjetër ofertë zyrtare Olimpikut të Marsejës për kapitenin e tyre dhe ndryshe nga hera e parë, këtë radhë, menaxherët e klubit nga Liverpuli kanë kontaktuar edhe me vetë futbollistin. "Përgjigja ime ka qenë negative, pasi ashtu siç e kam thënë edhe më parë, nëse do të largohesha nga Marseja, këtë do ta bëjë vetëm për një klub të madh të arenës evropiane", ka thënë futbollisti. Një nga skuadrat që i pëlqen Canës, përveç Milanit, është edhe Bajerni i Mynihut dhe duke qenë se aty luan një nga shokët e tij, Frenk Riberi (ish-marsejez), nuk përjashtohet mundësia që të bëhet ai ndërmjetësi i fillimit të tratativave. Pas ndeshjes Marsejë-Psg, pak ditë më parë, Cana, Riberi dhe portieri i dytë i Marsejës janë parë të darkojnë së bashku. Kohët e fundit nuk ka pasur asnjë interesim konkret nga ana e bavarezëve, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë një të tillë në një të ardhme të afërt. Problem mbetet vetëm deklarata e presidentit të Bajernit, Franc Bekenbauer, i cili tha se verën e ardhshme nuk do të ketë blerje të shtrenjta dhe ndërkaq Marseja nuk do të privohej nga Cana për më pak se 15 milionë euro. Ndërkaq, 10 milionë euro ishte oferta që i bëri klubi anglez Olimpikut të Marsejës për kapitenin e saj, Lorik Cana. Marseja iu përgjigj negativisht drejtuesve të Evertonit, duke e mbullur menjëherë këtë çështje, ndërkohë që lojtari synon të shkojë ndonjë klub të madh në Evropë.

Gazeta Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24140



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 26-03-2008, 09:23:47 »

Lorik Cana ndahet nga “Miss Gjakova”

Kishin vendosur të jetonin të dy në Marsejë, por duket se nuk ka shkuar aq mirë kjo aventurë. Prej gati dy muajsh, Lorik Cana
dhe Hana, ish-”Miss Gjakova”, figurojnë të ndarë. Një burim pranë futbollistit të kombëtares tha për “Bluetooth”, se mesfushori kuqezi tashmë mund të konsiderohet deri diku me statusin e beqarit. Deri diku, sepse flitet se Cana prej disa javësh ka gjetur një dashuri të re, ndonëse nuk e ka bërë ende publike. Bëhet fjalë për një vajzë franceze, emri dhe të dhënat e së cilës nuk dihen. Po kështu, sa u përket motiveve të ndarjes nga Hana, nuk përjashtohet që ato të kenë qenë për shkaqe pune, nisur nga fakti se bukuroshja nga Gjakova punonte pranë një institucioni bankar dhe i duhej të linte shumë gjëra për të shkuar të jetonte në Francë.

Bluetooth

Fotografi nga Lorik Cana

 
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila skuader do e fitoj Champions Ligen Arsenali apo Barcelona ?
  • Dot Arsenal
  • 9 (42%)
  • -
  • Dot Barcelona
  • 12 (57%)
  • -
  • Numri total i votave: 21
  • Shiko temen

* Sponsor