Versioni më i ri i sistemit operativ nga Microsoft zyrtarisht do të duhej t’i paraqitej një publiku të caktuar në mesin e janarit të vitit të ardhshëm, mirëpo si edhe shumë herë para kësaj, i njëjti për disa ditë tani është duke u shpërndarë nëpërmes kanaleve të torrentave.
Me disa versione eksperimentale të Windows 7 shfrytëzuesit “po luajnë” qëmoti, mirëpo gjykuar sipas shkrimeve të portaleve të shumta të internetit, versioni i cili është përcaktuar për 13 janar është më i qëndrueshmi deri më tani.
Windows Beta 1 (Build 6.1.7000.0.081212-1400) gjoja është aq i besueshëm dhe i qëndrueshëm sa që si i tillë mund të paraqitet edhe në versionin final. Një pamje në detaje të mundësive që ai ofron mund t’i lexoni në faqet e ZDNet
http://blogs.zdnet.com/hardware/?p=3222Si edhe shumë herë deri më tani, pa marrë parasysh sa janë munduar në taborin e Microsoftit që të fshehin produktet e veta nga shpërndarja ilegale me anë të internetit, edhe Windows 7 i ri është gjetur në shumë faqe të torrentave.
http://www.microsoft.com/windows/windows-7http://www.telegrafi.com/?id=8&a=905