Forumi InformatikSistemet OperativeWindows OSMicrosoft konfirmon edhe zyrtarisht, Windows 7 këtë vit
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Microsoft konfirmon edhe zyrtarisht, Windows 7 këtë vit  (E lexuar 69 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 15-05-2009, 06:57:20 »

Microsoft konfirmon edhe zyrtarisht, Windows 7 këtë vit
Prodhuesi i sistemit operativ Windows u ka dhënë fund spekulimeve nëse Windows 7 do të vjen në treg gjatë këtij apo vitit tjetër. Do të vjen këtë vit.

Microsoft ka njoftuar që Windows 7 të lëshohet në shitje para sezonit të festave të këtij fundviti. Kjo nënkupton se sistemi operativ në shitje me pakicë dhe i parainstaluar nëpër kompjuterë do të mund të paraqitej para muajit nëntor, kur fillon zyrtarisht sezoni i blerjes së festave të fundvitit në Amerikë.

Windows 7 do të duhej që brenda tre muajsh të arrij statusin RTM (release to manufacturing), që do të thotë se atëherë do të fillohet me shitje tek partnerët afaristë të cilët do t’i instalojnë në kompjuterët e gatshëm dhe të fillojnë shumëzimin e disqeve si dhe vendosjen e numrave serik. Periudha RTM zakonisht zgjat tre muaj dhe pas kësaj sistemet operative do të fillojnë të dalin në shitje me pakicë.

Acer, prodhuesi me kalibër botëror i kompjuterëve, ka njoftuar se pret të fillojë më shitjen e sistemit të ri operativ Windows 7 më 23 tetor të këtij viti.

http://www.telegrafi.com/?id=8&a=1277
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa eshte procesori i kompjuterit tuaj?
  • Dot deri 1.5 gh
  • 5 (11%)
  • -
  • Dot deri 2 gh
  • 8 (17%)
  • -
  • Dot deri 2.4 gh
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot deri 2.8 gh
  • 9 (20%)
  • -
  • Dot mbi  2.8 gh
  • 20 (44%)
  • -
  • Numri total i votave: 44
  • Shiko temen

* Sponsor