Sponzorizimi mund te bëhet me kompani serioze dhe me ato qe vërtetë na krijojne kushtet e mira për mbajten e një ditë te tillë.Sigurisht edhe unë ne emër te websitit tim ( ZeriKosovar.com ) e perkrahi punën e sponzorizimit dhe hedhjen e reklamave të tyre tek faqja për një afat te caktuar.
Puna tjetër është qe duhet ta zgjerojme sa me shum grupin, unë qe jam nga Kosova.. te gjithë WebMasterat Kosovare , qe duan të mbahet një gjë e tillë le të shkruajnë ne këtë teme..dhe nëse organizohemi mirë nga Shqipëria , atëherë aj grup qe jemi nga Kosova mund te nisemi me një autubus..dhe te vime si grup.Gjithesesi unë mund te jem mbledhesi i njerëzve pasi edhe vet e mendova një inciative te tillë, them prap qe kush është nga Kosova dhe deshiron te jet prezent ne një eviniment te tillë le të shkruaje këtu.Gjithesesi ata mund te marrin edhe një shok/shoqe te vet qe mund tju beje shoqeri deri ne mbrritjen ne Tiranë.Pasi qe te mbrrijme ne Tiranë ( flas për njerëzitë nga Kosova qe duhen te informohen me shumë ) do të kemi njerëzitë organizatore nga Tirana ( flas për Jonin ) ku do të na presin dhe do ta bëjmë një sheti rreth qytetit mbase edhe ne Durrës.Ditën kur do të mbërrijmë , po atë dit mund të mbahet "Webmasters day" dhe atë ditë do të qëndrojmë një nat ne Tiranë do të fleme ne ndonjë hotel ku deri aty mesiguri do të na orientoje Joni.
Kjo është një përmbledhje e shkurter për njerëzitë qe duan te vine nga Kosova.
Gjithesesi shpenzimet e autubusit,akomodimit ne Tiranë për 2 ditë duhen te paguhen nga vet ne.
Për punën tjetër..rreth organizimit ne Tiranë , vendit , mediave mund të flas Joni me gjeresissht.Joni me dha një lajm te mirë qe mund te therras media dhe mund te vin, gjë qe do të ishte spektakolare për një vend si ne , ku mund te mbahej një ditë e tillë dhe sigurisht do të ishte një reklame e mirë për webfaqet tona..dhe një njohje live me njerëzitë qe i kan këto webfaqe do të ishte akoma me e mirë pasi mund te vendoseshin edhe partneritete aty

dhe me e mira qe mund te krijonim ide të reja për website të reja dhe perfituese për te gjithë ne.
Organizimi mesiguri do të na marrë një kohe relativisht te gjatë ( 3 jave ) deri ne caktimin e vendit , akomodimit , mediave e gjerave te tilla.
Sigurisht qe do të ishte shum mirë..qe ata qe duan te marrin pjesë ne këtë ditë te tillë qe te shkruajnë këtu..dhe ta bëjnë te ditur pjesmarrjen e tyre ne "Webmasters day".
Shpresoj qe numri te rritet pasi çdo dit e me tepër shkruajnë webmastera te ndryshëm këtu..dhe mbase do të ishte edhe me mirë qe këta webmastera te perhapnin një lajm te tillë ose te vendosnin një lajm ne webfaqet e tyre për një gjë te tillë.Sigurisht Joni me vonë do të na tregoj me shum rreth ideve te tij dhe organizimit nga Tirana.
Shkurt për mua nuk ka problem nisja nga Kosova dhe mbledhja e njerëzve nga Kosova, pra ata qe duan te marrin pjesë ne një dit te tillë lirisht te shkruajnë këtu..
Pra mendoj se një ditë e tillë sigurisht do të na ndihmone te gjithëve dhe do ishte një hap i drejtë rret webfaqeve shqiptare.