Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Webmasters day??  (E lexuar 536 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
AlbDigital
ZeriKosovar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 15-07-2008, 20:39:25 »
Citojeni

Me iku ne mendje tani qe pse të mos organizohet një ndeje ku mund te takoheshim te gjith webmasteret shqiptare ne një vend??
Ose mbase edhe ndikimi i mediav-e ne këtë sektor do të ishte i mirepritur , ku do të mund te shpaloseshin për publkun e gjerë shqiptare websitet me te vizituara shqiptare, me te bukurat dhe me efikaset.
Personalisht do të me pelqente shum një takim dhe një shpalosje e ideve të ndryshme edhe ne mënyrën live.

Pse të mos bëhej një gjë e tillë, dhe te quhej Webmasters Day  perqeshje ,
P.s ne Kosovë para 2viteve.. u mbajt edhe Software freedom day  qe mbahet ne gjith Botën, për Linux  qe ishte inciative e grupit Albalinux ku edhe me anën e mediave publiku u njoftua me shum për sistemin Linux.

Si mendoni për një webmasters day?
E identifikuar

Kli$$i
ZemerShqiptare
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-07-2008, 10:57:24 »
Citojeni

Si  ide ne parim është e lezetshme, por e vështirë për tu bërë....ose ose vetëm n.q.s. del dikush qe i fton te gjithë , se ne te kundërt do jetë tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur
E identifikuar

[Joni]


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 18-07-2008, 22:11:06 »
Citojeni

boh , un jam dakort shumë...vetëm duhet te shohim sa mund te vijnë...se nuk bëhet me 20 veta..po të jen mbi 100 e rregullojm pastaj...
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 18-07-2008, 23:42:50 »
Citojeni

Edhe mua me pëlqen idea, por them se është akoma herët për një hap te tillë. Mbase nga '09 kushtet do jenë me te mira dhe interneti do jetë zhvilluar me shumë e një takim i tillë do ishte shumë me vend.
Sidoqoftë siç thashë idea është shumë e mirë dhe duhet realizuar medoemos. Ne këtë mënyrë do terhiqnim edhe vemendjen e mediave e do kishin goxha reklame offline luj syun
E identifikuar

armenito
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 19-07-2008, 14:44:57 »
Citojeni

Jam plotësisht dakord me M A X  !
E identifikuar

안녕하세요 어떠세요? 알바니아어 의학 저널
Να είστε περήφανοι για την Αλβανική
http://www.medalb.org
AlbaniaTalk

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 20-07-2008, 15:18:55 »
Citojeni

Mos harroni me ftoni dhe mua, se po nuk qesh un Kush do bëhet Tape?
PS: Femrat i bie un perqeshje
E identifikuar
Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 21-07-2008, 13:41:41 »
Citojeni

Ide goxha e mirë po shpresoj të mos mbeten vetëm fjale. Hë se po të merret me seriozitet kjo punë besoj se del mirë, vetëm na duhet mbështetje!
E identifikuar

albi2
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 21-07-2008, 23:57:20 »
Citojeni

Edhe mua me pëlqen si ide dhe madje edhe mund te jap kontributim tim modest monetar për organizimin e dickaje te tillë. Gjithshtu nëse kjo gjë bëhet vërtetë serioze shumë firma do të sponsorizonin me kenaqesi ne kembim te një "reklame" për ca kohe
E identifikuar

[Joni]


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 22-07-2008, 00:13:20 »
Citojeni

albi2 , mundet te sponsorizojn por jo reklam ne faqen tënde e timen vetëm...duhet te bëhemi ca veta qe te na sponorizojn tamam...un nesër ose pasneser do dal te shikoj për vend te saktë...them te shoh njeher te mumja (te piramida) sa e japin ata...se aty kemi edhe internet e të gjitha...
E identifikuar

AlbDigital
ZeriKosovar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 22-07-2008, 00:30:40 »
Citojeni

Sponzorizimi mund te bëhet me kompani serioze dhe me ato qe vërtetë na krijojne kushtet e mira për mbajten e një ditë te tillë.Sigurisht edhe unë ne emër te websitit tim ( ZeriKosovar.com ) e perkrahi punën e sponzorizimit dhe hedhjen e reklamave të tyre tek faqja për një afat te caktuar.
Puna tjetër është qe duhet ta zgjerojme sa me shum grupin, unë qe jam nga Kosova.. te gjithë WebMasterat Kosovare , qe duan të mbahet një gjë e tillë le të shkruajnë ne këtë teme..dhe nëse organizohemi mirë nga Shqipëria , atëherë aj grup qe jemi nga Kosova mund te nisemi me një autubus..dhe te vime si grup.Gjithesesi unë mund te jem mbledhesi i njerëzve pasi edhe vet e mendova një inciative te tillë, them prap qe kush është nga Kosova dhe deshiron te jet prezent ne një eviniment te tillë le të shkruaje këtu.Gjithesesi ata mund te marrin edhe një shok/shoqe te vet qe mund tju beje shoqeri deri ne mbrritjen ne Tiranë.Pasi qe te mbrrijme ne Tiranë ( flas për njerëzitë nga Kosova qe duhen te informohen me shumë ) do të kemi njerëzitë organizatore nga Tirana ( flas për Jonin ) ku do të na presin dhe do ta bëjmë një sheti rreth qytetit mbase edhe ne Durrës.Ditën kur do të mbërrijmë , po atë dit mund të mbahet "Webmasters day" dhe atë ditë do të qëndrojmë një nat ne Tiranë do të fleme ne ndonjë hotel ku deri aty mesiguri do të na orientoje Joni.
Kjo është një përmbledhje e shkurter për njerëzitë qe duan te vine nga Kosova.
Gjithesesi shpenzimet e autubusit,akomodimit ne Tiranë për 2 ditë duhen te paguhen nga vet ne.

Për punën tjetër..rreth organizimit ne Tiranë , vendit , mediave mund të flas Joni me gjeresissht.Joni me dha një lajm te mirë qe mund te therras media dhe mund te vin, gjë qe do të ishte spektakolare për një vend si ne , ku mund te mbahej një ditë e tillë dhe sigurisht do të ishte një reklame e mirë për webfaqet tona..dhe një njohje live me njerëzitë qe i kan këto webfaqe do të ishte akoma me e mirë pasi mund te vendoseshin edhe partneritete aty  buzeqeshje dhe me e mira qe mund te krijonim ide të reja për website të reja dhe perfituese për te gjithë ne.

Organizimi mesiguri do të na marrë një kohe relativisht te gjatë ( 3 jave ) deri ne caktimin e vendit , akomodimit , mediave e gjerave te tilla.

Sigurisht qe do të ishte shum mirë..qe ata qe duan te marrin pjesë ne këtë ditë te tillë qe te shkruajnë këtu..dhe ta bëjnë te ditur pjesmarrjen e tyre ne "Webmasters day".

Shpresoj qe numri te rritet pasi çdo dit e me tepër shkruajnë webmastera te ndryshëm këtu..dhe mbase do të ishte edhe me mirë qe këta webmastera te perhapnin një lajm te tillë ose te vendosnin një lajm ne webfaqet e tyre për një gjë te tillë.Sigurisht Joni me vonë do të na tregoj me shum rreth ideve te tij dhe organizimit nga Tirana.
Shkurt për mua nuk ka problem nisja nga Kosova dhe mbledhja e njerëzve nga Kosova, pra ata qe duan te marrin pjesë ne një dit te tillë lirisht te shkruajnë këtu..

Pra mendoj se një ditë e tillë sigurisht do të na ndihmone te gjithëve dhe do ishte një hap i drejtë rret webfaqeve shqiptare.
E identifikuar

[Joni]


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 22-07-2008, 18:17:47 »
Citojeni

unë personalisht jam angazhuar pak ne këto pune , megjithëse jo dhe aq shumë se kam pasur disa probleme te tjera për te zgjidhur...kam ber disa pika qe mund te jen si me kryesoret po qe do i diskutojmë bashke të gjitha këto ndo1 nga këto ditë...kryesorja është vendi ku do të zhvillohet , siç thash edhe me lart një vend i mirë është piramida , te një nga lokalet , ose te qendrori ose te mumja (aty kemi edhe wireless)vetëm duhet te pyes sa $$ kërkojnë ata dhe ne çfarë ditë mund ta bëjmë...nëse zgjidhet ky problem ,te tjerat jan të gjitha te zgjidhura... buzeqeshje , kerkoj edhe diçka , bashkepunimin e te gjithë webmasterave me reklamimin dhe njoftimin e evenimentit...jam i mendimit të mos jetë Webmasters Day po Web Day qe të flasim edhe për gjuhët e programimit , edhe për teknologjit e reja qe aplikojm e qe duhet te aplikojm etj...
E identifikuar

Kli$$i
ZemerShqiptare
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 22-07-2008, 18:37:03 »
Citojeni

Për mendimin tim me ideale do ishte qe kjo nismë te ishte ne doren e 2 ose maksimumi 3 personave.
Ata ta bënin te gjithen edhe me pas te ftonin personat qe mendojnë se janë te denjë te marrin pjesë ne një "konference" te tillë edhe n.q.s. dikush nga te ftuarit do ksihte dëshirë te bënte një fjalim në lidhje me çka do flitet aty(qe e vendosin organizatoret) do ishte akoma me mirë.


Gjithsesi ishalla ju vafte mbarë, se nuk është e keqe si iniciative kjo....besoj se te mirat e kësaj i dinë te gjithë
E identifikuar

Konjaku
Nuk dehem kurre
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 23-07-2008, 15:30:11 »
Citojeni

Unë dëshiroj te jap përkrahjen time dhe me gjith qejf nëse do të organizohej diçka e tillë do të mund ta organizoj edhe një grup nga Maqedonia jam i gatshëm për një gjë te tillë. Po përsëri shpresoj të mos jenë vetëm fjale... buzeqeshje
E identifikuar

Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 24-07-2008, 00:46:03 »
Citojeni

jam i mendimit të mos jetë Webmasters Day po Web Day qe të flasim edhe për gjuhët e programimit , edhe për teknologjit e reja qe aplikojm e qe duhet te aplikojm etj...

Për këtë është One Web Day, qe mbahet çdo vit me 22 shtator. Por kjo nuk është vetëm për webmasterat. Këtë vit, tema do të jetë pjesëmarrja ne demokracine online.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
HekurrThyesi
Pagan
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 24-07-2008, 01:01:01 »
Citojeni

Iniciative e lezecme çuna, un quhem Aleksander (Shoku i jonit), personalisht po angazhohemi për këtë dit, themi qe nga mesi i gushtit do jet e sigurt e organizuar, mbase dhe me herët..Me von do ju lejm dhe numra kontaktimi, për disa sipermares nga kosova, ndoshta dhe nga maqedonia, gjithsesi këtu jemi, besoj se do dali diçka me te ver8 e bukur ! buzeqeshje
E identifikuar

Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |