Me sa vura re SMF paska një mangesi fatale ne këtë aspket, nuk ka asnjë opcion për te bërë restore database, ose për te futur anetaret dhe postimet.
Backup (kopje) mund te besh nga Paneli i Administrimit --> Mirëmbajtja e Forumit (Admin --> Forum Maintenance), ose ne phpMyAdmin. Ndërsa për importimin e bazes se te dhenave përdoret phpMyAdmin ose ndonjë program tjetër i ngjashem i instaluar ne server.
Meqë ti po e kalon forumin ne server tjetër, ka mundësi qe hosti i ri te te ofroje mundësinë qe ta bëjnë ata kalimin e bazes te te dhenave nga serveri i vjetër te i riu. Por edhe po nuk e bene ata, s'është shumë e vështirë ta besh vete.
Do te te keshilloja qe paraprakisht të kërkosh nga hosti i vjetër qe te te dergojne, përveç
dump-it qe te japin normalisht, edhe skedaret fizike për tabelat e bazes se te dhenave; zakonisht, informacioni për secilen tabele ruhet ne 3 skedare me prapashtesat .frm, .MYD dhe .MYI (te duhen te tri skedaret për secilen tabele).