Keni te drejtë

Dy këshilla te tjera:
1)
Kjo vlen me shumë për forumet. Një faqe nuk duhet te jetë gati asnjëherë i mbyllur për vizitoret. Qe një faqe te jetë e mbyllur dhe te jetë e vizitueshme vetëm nga te rregjistruarit, atëherë do duhet të kesh para për ta reklamuar atë nëpër faqe të ndryshme dhe qe ta reklamosh duhet te paguash goxha para. Por duke qenë se shumica e webmasterave nuk i kanë këto burime financiare, ose nuk duan te shpenzojne për diçka te tillë, atëherë dhe mbyllja është gjeja me e keqe qe mund te bëjnë.
Siç thashë qe një faqe te bëhet popullore, ajo duhet te jetë e hapur për publikun. Por nëse e mbyll atë, atëherë nuk do mund te marrësh publikun e duhur- dhe kjo për disa arsye:
Së pari sepse faqja nuk do të indeksohet ne makinat e kerkimit, qe janë burimi kryesor i trafikut ne ditet e sotme. Një faqe qe nuk shihet nga vizitoret nuk mund te shihet as nga robotet e kerkimit dhe si rezultat nuk mund te indeksohet.
Së dyti një vizitor pasi ky hyrë ne një faqe dhe sheh qe për të parë seksionet qe i interesojne duhet te rregjistrohet, ne 90 % te rasteve do të ike ne një faqe tjetër dhe nuk do të kthehet gati kurrë me. Kjo sepse njerëzitë i duan gjërat e thjeshta dhe te shpejta dhe nuk kanë dëshirë (ose thjeshtë përtojnë) t'i hyjne procedurave te merzitshme te rregjistrimit. Për me shumë qe sot ka një numer tepër të madh forumesh dhe komunitetesh virtuale.
Pra shkurt, nëse nuk ke para me shumicë, nuk duhet kurrë ta besh një faqe te mbyllur për vizitoret.
2)
Reklamat. Ka gati 6 muaj qe ne faqet shqiptare kanë hyrë ne masë reklamat, sidomos ato nga Google ads. Kjo është mirë, sepse me së fundi dhe shqiptarët po i hyjne rrugës se berjes para ne internet, por unë personalisht shoh një defekt të madh, qe për mendimin tim është dhe gabim i madh.
Reklat duhen, por ama ashtu si duhet - "Gjella me krip, por kripa me karar" - thotë populli.
Një faqe e tejngarkuar me reklama është e bezdisshme dhe jo e kenaqshme për syrin, por edhe lodhese. Prandaj dhe një vizitor (te paktën unë kështu e bëj) do të largohet menjehere sapo te shoh qe qe ne koken e faqes në vend te ndonjë logo do të shohe reklama sa gjysma e faqes. Po ashtu dhe futja e reklamave ne çdo qosh duke ngaterruar permbajtjen e faqes me reklamat bën qe vizitoret te largohen dhe të mos denjojne fare te klikojne diku.
Duhen ndare qartë reklamat nga permbajta e faqes dhe mbi të gjitha nuk duhet te këtë një mbingarkese me blloqe publicitare, sepse nëse dikush sheh një reklame interesante për te ai do ta klikoje kudo qoftë, por presupozohet se një vizitor vjen ne një faqe për informacione interesante dhe jo për të parë reklamat.
Shpresoj qe t'i vlejne dikujt këto këshilla.