Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
WebmasterWebmasterWebmasterat ShqiptareGjerat qe një webmaster nuk duhet te beje!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjerat qe një webmaster nuk duhet te beje!  (E lexuar 846 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-02-2007, 15:12:55 »
Citojeni

Mund te këtë shumë gjëra qe një ndertues apo mirembajtes faqesh nuk duhet te  beje, por unë po përmend disa prej tyre.

 1) Asnjëherë mos bëj një faqe teresisht apo ne pjesë me te madhe ne flash, n.q.s. ajo faqe nuk është personale. Një faqe e ndertuar për publikun e gjerë nuk duhet te jetë ne flash për disa arsye: së pari sepse makinat e kerkimit nuk do kapin asgjë ne atë faqe. E dyta qe ka po aq rëndësi sa e para është fakti se teknologjia flash është tepër e rëndë dhe duhet marrë ne konsideratë qe shumë persona ende përdorin linja interneti te ngadalta, apo kanë kompjutera jo shumë te fuqishem. Ne një faqe edhe vetëm një banner flash është shumë, por kaq do ishte e pranueshme.

 2) Mos vendosni kurr qe ne faqe të parë një radio apo çfarëdo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gjë qe unë urrej me shumë, kur sapo hyn diku te hapet ndonjë radio e shpifur. Mos harroni se shijet tuaja nuk janë dhe shijet e te tjerëve dhe me e rendesishmja: shpesh windows media player e ngrin një faqe qe është ne ngarkim e sipër. Ai vizitor qe deshiron te degjoje radio apo çfarëdo gjë tjetër e luajtur me Windows media mund ta gjeje vete ne faqe dhe duke e klikuar e hap. Unë personalisht një faqe qe me hap radion direkt e mbyll dhe nuk  vazhdoj ta vizitoj me.

Këto janë dy keshillat e pare, here tjetër do vazhdoj me tej.
E identifikuar

Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-02-2007, 02:45:18 »
Citojeni

Kjo e radiove qe hapen vete, është me te vërtetë irrituese dhe e padrejte. Sidomos për ata qe përdorin lidhje interneti me transfer te limituar te te dhenave.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 08-02-2007, 00:47:01 »
Citojeni

Mos vendosni kurr qe ne faqe të parë një radio apo çfarëdo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gjë qe unë urrej me shumë, kur sapo hyn diku te hapet ndonjë radio e shpifur.

Njesoj edhe për mua. Ma shpifin faqet qe, sa i hap, me ngjallin bokset e kompjuterit me ndonjë kenge te Sinanit apo te Gilit... 
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Qerkinaj
Qerkinaj
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 09-07-2007, 02:40:30 »
Citojeni

Mund te këtë shumë gjëra qe një ndertues apo mirembajtes faqesh nuk duhet te  beje, por unë po përmend disa prej tyre.

 1) Asnjëherë mos bëj një faqe teresisht apo ne pjesë me te madhe ne flash, n.q.s. ajo faqe nuk është personale. Një faqe e ndertuar për publikun e gjerë nuk duhet te jetë ne flash për disa arsye: së pari sepse makinat e kerkimit nuk do kapin asgjë ne atë faqe. E dyta qe ka po aq rëndësi sa e para është fakti se teknologjia flash është tepër e rëndë dhe duhet marrë ne konsideratë qe shumë persona ende përdorin linja interneti te ngadalta, apo kanë kompjutera jo shumë te fuqishem. Ne një faqe edhe vetëm një banner flash është shumë, por kaq do ishte e pranueshme.

 2) Mos vendosni kurr qe ne faqe të parë një radio apo çfarëdo lloj stream qe hapet automatikisht sapo hap faqen. Nuk ka gjë qe unë urrej me shumë, kur sapo hyn diku te hapet ndonjë radio e shpifur. Mos harroni se shijet tuaja nuk janë dhe shijet e te tjerëve dhe me e rendesishmja: shpesh windows media player e ngrin një faqe qe është ne ngarkim e sipër. Ai vizitor qe deshiron te degjoje radio apo çfarëdo gjë tjetër e luajtur me Windows media mund ta gjeje vete ne faqe dhe duke e klikuar e hap. Unë personalisht një faqe qe me hap radion direkt e mbyll dhe nuk  vazhdoj ta vizitoj me.

Këto janë dy keshillat e pare, herë tjetër do vazhdoj me tej.


Përshëndetje ke premtu qe do na thuash edhe  Keshillat e tjera dhe nuk do të ndalesh vetëm me këto Dya qe ke përmend ti. Të lutem naj trego te tjerat se ndoshta ndonjë nga to do të na mbetet ne kokë
Nderime
 GQ
E identifikuar

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 17-07-2007, 10:01:25 »
Citojeni

Keni te drejtë buzeqeshje
Dy këshilla te tjera:

1)
Kjo vlen me shumë për forumet. Një faqe nuk duhet te jetë gati asnjëherë i mbyllur për vizitoret. Qe një faqe te jetë e mbyllur dhe te jetë e vizitueshme vetëm nga te rregjistruarit, atëherë do duhet të kesh para për ta reklamuar atë nëpër faqe të ndryshme dhe qe ta reklamosh duhet te paguash goxha para. Por duke qenë se shumica e webmasterave nuk i kanë këto  burime financiare, ose nuk duan te shpenzojne për diçka te tillë, atëherë dhe mbyllja është gjeja me e keqe qe mund te bëjnë.
Siç thashë qe një faqe te bëhet popullore, ajo duhet te jetë e hapur për publikun. Por nëse e mbyll atë, atëherë nuk do mund te marrësh publikun e duhur- dhe kjo për disa arsye:
Së pari sepse faqja nuk do të indeksohet ne makinat e kerkimit, qe janë burimi kryesor i trafikut ne ditet e sotme. Një faqe qe nuk shihet nga vizitoret nuk mund te shihet as nga robotet e kerkimit dhe si rezultat nuk mund te indeksohet.
Së dyti një vizitor pasi ky hyrë ne një faqe dhe sheh qe për të parë seksionet qe i interesojne duhet te rregjistrohet, ne 90 % te rasteve do të ike ne një faqe tjetër dhe nuk do të kthehet gati kurrë me. Kjo sepse njerëzitë i duan gjërat e thjeshta dhe te shpejta dhe nuk kanë dëshirë (ose thjeshtë përtojnë) t'i hyjne procedurave te merzitshme te rregjistrimit. Për me shumë qe sot ka një numer tepër të madh forumesh dhe komunitetesh virtuale.
Pra shkurt, nëse nuk ke para me shumicë, nuk duhet kurrë ta besh një faqe te mbyllur për vizitoret.

2)
Reklamat. Ka gati 6 muaj qe ne faqet shqiptare kanë hyrë ne masë reklamat, sidomos ato nga Google ads. Kjo është mirë, sepse me së fundi dhe shqiptarët po i hyjne rrugës se berjes para ne internet, por unë personalisht shoh një defekt të madh, qe për mendimin tim është dhe gabim i madh.
Reklat duhen, por ama ashtu si duhet - "Gjella me krip, por kripa me karar" - thotë populli.
Një faqe e tejngarkuar me reklama është e  bezdisshme dhe jo e kenaqshme për syrin, por edhe lodhese. Prandaj dhe një vizitor (te paktën unë kështu e bëj) do të largohet menjehere sapo te shoh qe qe ne koken e faqes në vend te ndonjë logo do të shohe reklama sa gjysma e faqes. Po ashtu dhe futja e reklamave ne çdo qosh duke ngaterruar permbajtjen e faqes me reklamat bën qe vizitoret te largohen dhe të mos denjojne fare te klikojne diku.
Duhen ndare qartë reklamat nga permbajta e faqes dhe mbi të gjitha nuk duhet te këtë një mbingarkese me blloqe publicitare, sepse nëse dikush sheh një reklame interesante për te ai do ta klikoje kudo qoftë, por presupozohet se një vizitor vjen ne një faqe për informacione interesante dhe jo për të parë reklamat.

Shpresoj qe t'i vlejne dikujt këto këshilla.
E identifikuar

doni86


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 16-02-2008, 05:01:59 »
Citojeni

faleminderit shum max për keshillat.....do me duhen meqë jam i ri ne kte fushe buzeqeshje
E identifikuar
Steganos


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 16-02-2008, 06:36:50 »
Citojeni

Shqipetaret kanë zbuluar Google Adsense edhe varda për te bërë Lekë. Se shpejti te tërë këta qe mbushin faqet kot me kot ti kapin targen Adsense se do i thonë Good Bye.
E identifikuar

Alb4nian

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 02-05-2008, 11:14:33 »
Citojeni

Mbi tegjitha faqja te jet online 100% nëse faqja ndalet për 24 ore humb shumë e mos të flasim për jave ose muaj.

Për permbajtjen e faqes nuk do të bëja analiz te madhe, sepse pjesa me e madhe e shqiptareve qe surfojne nëpër faqe nuk zgjedhin shumë e shumë, ata kan nevoj për mp3, dvd ose radio.

Do te theksoja edhe un se stermbushja e faqes me bannera nuk sjell gjë pos humbje deri ne 0. Un për vete kam vendosur një banner në fund te indeksit, dhe nga një banner nëpër pjeset me te shfletuara te faqes sime. Dhe kjo me mjafton qe te kem fitime e të mos humb vizitoret.
E identifikuar
Stilltoni

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 23-06-2008, 01:04:07 »
Citojeni

Un do të keshilloja te bëjnë kujdes me google ads. Nga eksperienca ime dhe te tjerve këshilloj qe mos bëjnë klikime vete ne reklamat pasi google është me dinak. Të len sa te besh ca ca dollar e kur ti mendon se ja hodhe ai ta blloko e nuk te jep as sqarim. Për me tepër nuk te lejon me hap llogari tjetër me emrin tuaj.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |