Përshëndetje,
Ne pune jam duke bërë një sistem për commissioning për shitje te produktit tonë edhe mendova qe përveç se opsioneve te tjera te vendos edhe një forum qe ata qe e përdorin sistemin te diskutojnë. Këtë sistem e kam programuar me Python dhe PostgreSQL. Do kisha qejf te gjeja ndonjë forum shumë te thjeshtë te shkruajtur ne Python dhe mundesisht te perdori PostgreSQL (po edhe MySql nuk është problem se ja pershtas kodin për Postgres). E gjitha kjo sepse nuk po kam kohe ti futem ta shkruaj vete nga e para.
Ne qoftë se i ka zënë syri ndonjerit ndonjë gjë te tillë do ia dija për nder.. përndryshe te perveshim menget edhe...

cheers
ladio