Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Albwebmaster.ComAlbwebmaster.ComDesign & Layout (Moderator: Terenc)Doni Të Keni Një Faqe Të Plote .. Ja Gjithçka Kerkoni


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Doni Të Keni Një Faqe Të Plote .. Ja Gjithçka Kerkoni  (E lexuar 1238 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
NightMares
King Of A World Made Of Dreams

Shiko profilin
« më: 01-05-2005, 14:23:25 »
Citojeni

doni te krijoni një faqe te juajen por nuk keni atë çfarë nevojitet për ta krijuar .. apo keni një faqe te juajen ne web dhe doni ta rinovoni dhe te sillni shumë gjëra të reja ne te ... gjithçka një person , firmë organizate mund te kerkoj ose te këtë nevojë për te krijuar mirembajtur një faqe interneti ndodhet ne Millenium WebArchive CD`s
Dy disqe ku mund te gjeni mbi 6000 faqe te gatshme ndermjet tyre flash , php , psd dhe sigurisht html te thjeshtë dhe komplekse ... javaskripte programe, clipart,fotografi ,programe për sigurimin e faqeve të internetit , për kontrollin e html për disegnimin e faqeve komplet flash dhe akoma me shumë ...
Të gjitha këto për vetëm 30 Euro.

P.S. Për te gjithë ato qe mund te ken vërejtje për çmimin ose çdo gjë tjetër le të shkruajnë këtu mendimet e tyre po duhet te dini një gjë se duke i marrë veç e veç cmimet e shumë prej gjerave qe janë brenda atij disku kapin një vlerë prej rreth 3000 Eurosh dhe janë dashur 3 vjet pune për te bërë një koleksion kaq të madh

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Someone Wanted To Live Forever
But Someday He Got Old
And The Ather DAy He Wanted To Die
Thats What Life IS ....
If You Have A Dream Live It
If You Hate Someone Kill HIM
If You Love Someone Than ...
ladio
Made in Albania
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 13-06-2005, 00:08:50 »
Citojeni

Jam shumë i sigurt qe çfarë ofroni ne këtë CD nuk janë të gjitha punët tuaja, kështu qe nuk me duket e arsyeshme qe ti shisni. Nuk e di pse te ka marrë 3 vjet për ti mbledh se ato mund ti marrësh brenda 1 jave nga një program P2P duke mos paguar asnjë qindarke. Nejse... ndoshta i hyjne ne pune ndonjerit qe s'di ku ti marri.
Personalisht jam për përdorimin e programeve ilegale vetëm për aq kohe sa të duhet për ti mësuar se si ti përdorësh. Ne qoftë se deshiron te besh Lekë nga përdorimi i një programi duhet qe ta blesh (ose gjej ndonjë qe bën pakashume te njëjtën pune por është falas).

cheers
E identifikuar

"The only true wisdom is in knowing you know nothing."
[Socrates]
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 16-06-2005, 17:53:20 »
Citojeni

Një gjë nuk kuptoj këtu.....?

tjetri propozon diçka, pak a shumë te dobishme për një pjesë te vizitoreve, përse duhet ti bëhet gjyqi i moralit, se ku e ka marrë ai këtë qe po shet.
ndërsa për çmimin unë do të thoja se është pak shtrenjte 30€, sepse ashtu siç e bëri llogarine autori "qe po ti blesh nji nga nji elementet qe ka disku brenda bëjnë 3000€", po kështu po i them se po ta shesesh diskun 300 here  nga 10€  bën 3000€ pra kjo është relative dhe jo bindese si argument, megjithatë secili ka te drejtë te shesi çdo produkt me çmimin qe do.

Përsa i përket kohës mendoj se është e vërtetë qe munde te këtë harxhuar 3vjet, duke i mbledhur ose 3minuta duke i teleshkarkuar, kjo nuk ka shumë rëndësi , kryesorja është qe po propozon një gjë qe munde te jetë me interes, për ata qe nuk kanë kohe ose nuk dinë te kërkojnë.

pra sugjerimi im është ta shesesh me çmimin e një cd-je qe shitet ne Shqipëri një program, qe te te shitet me shpejtesi.

p te isha unë do të shkoja dhe pak me larg se kaq do ta shisja 2,50 + posten, por kjo është vetëm mendimi im ti bëj si të duash.
E identifikuar
informacione
unaa
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 27-06-2005, 17:59:53 »
Citojeni

FareTop ke shumë te drejtë plako. Sa kohe qe ka njerëz qe i duhen ato por nuk dinë si ti gjejne je ne rregull. Sepse po tja japësh falas 100% qe ata do ja shesin te tjerëve ne rastin me të parë qe do i vi ne dorë.
E identifikuar

ladio
Made in Albania
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 01-07-2005, 04:59:00 »
Citojeni

FareTop,

Nuk është e drejtë qe te shesesh punën e tjetrit qe ka derdhur mund e djerse. E di qe shumica mund te jetë kundër mendimit tim por kur u merr ndonjëri ndonjë foto nga faqja e web tuaj (qe ndoshta nuk ka qenë e juaja) filloni e qaheni nëpër forume. Ne qoftë se ty kjo te duket normale atëherë shko e bleje CD-ne se nuk te ndaloi njeri.
E identifikuar

"The only true wisdom is in knowing you know nothing."
[Socrates]
GrifshA
{^_^}
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 01-07-2005, 18:37:25 »
Citojeni

hmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmmmmmmmm. Përse o njerëz duhet qe nga çdo gjë e shkruar te bëni një konflikt?
Ska hiç lezet! jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim
E identifikuar

---------------------------------------------------------
No Where On Your Birth Certificate Did It Say Life Would Be Fair!
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 03-07-2005, 20:13:21 »
Citojeni

FareTop,

Nuk është e drejtë qe te shesesh punën e tjetrit qe ka derdhur mund e djerse.

këtë qe thua e ke për te shitur moral apo, ashtu vepron gjithnjë ?
Ku jeton ti mor plak ???
zbrit mor ne toke dhe jeto me realitetin, sepse kush është e drejtë ose jo këtë e dimë te gjithë, nuk është nevoja te përsëritet.

Përse duhet te hyshe ne këtë lloj debati(ose memire unë përse) kur te gjithë pa te te perjashtuar edhe ty , bëjnë te njëjtën gjë duke mare imazhe scripte programe tampleta....etj nga te tjerët për ti perdorur.

ke quan ti te ndershme se po na çudisni me këtë moralin shqiptar(ose me saktë moral shqipkar)
qe te gjithë sitet shqiptare kanë vënë kenge të ndryshme ne sitet e tyre dhe kur i pyesni për te drejtën e autorit, genjejne si lopa  qe e kanë mare me shkrim e me firmë licencen për ti publikuar.

te tjerët po shkojnë deri ne irak për ti vjedhur naften duke bërë dhe lufte, jo më për gjëra te tilla qe nuk bëhet fjale fare qe ti diskutosh aq me tepër nga ne shqiptarët, qe nuk kemi se çar humbin. Ne nuk kemi te drejtë, ndërsa ata te tjerët kanë te drejtë ?
apo për ty ata janë engjej dhe nuk bëjnë gjëra te tilla?

megjithatë ti mbaj etiken, sepse mendimet e mia nuk kanë për qëllim te te ndryshojnë rrjedhen e jetës tënde, por hiqni dorë nga ky lloj diskutimi vetëm e vetëm qe te shisni pordhe se e respektoni te drejtën e autorit, e te tjera broçkulla si këto.
te paktën tjetrti ka kurajon dhe te ka thënë cope, qe nuk janë te tijat por i ka mbledhur dhe ka harxhuar kohe për këtë, dhe vlera e shitjes është për kohën dhe sistemimin (qe është pune e tije).

pyetja fundit -> ti personalisht ke perdorur ndonjë program te krakuar ose te mare ilegalisht nga interneti apo nga ndonjë shok??? përgjigjen mos na i thuaj se te gjithë e dinë,  jo jo e ke gabim  jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim

Ki kurajo e ballafaqohu me te vërtetën dhe mos kujto, se meqenëse nuk te ka pare njeri, munde te genjesh dhe predikosh mbi etiken e moralin për një gjë qe ti e praktikon vete. thiri trunit o plak se je largë nga ajo qe mendon, mos i merr te tjerët për qorra.

e di shumë mirë, qe postimi im do të te çoj nervat dhe reaksionin tënd pothuajse e kam parasysh, por pak rëndësi ka, ti vazhdo si te te doje qejfi ose kundershtoje këtë qe të thashë duke u bërë akoma me qesharak, ose me kurajo thuaj qe kjo nuk është e mirë, por edhe unë si gjithë te tjerët e perdor këtë lloj praktike sepse kam nevojë.


(para se te përgjigjesh ki parasysh qe nuk kam asgjë personale me ty, pra thjeshtë është një reaksion i çastit)

« Ndryshimi i fundit: 03-07-2005, 20:37:05 nga FareTop » E identifikuar
ladio
Made in Albania
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-07-2005, 23:16:03 »
Citojeni

FareTop,
e shoh qe te paska bërë shumë reaksion ai mesazhi im i meparshem, po ta dija nuk do e kisha shkruajtur. Sidoqoftë unë nuk e shkurajta mesazhin as për te ofenduar dike e as për te shit *** ty e te tjerëve dhe as për te nisur lufte këtu. Respektoj mendimin e cdokujt (edhe pse shumë shajne e cirren...). Fundja ne nuk po zihemi por po diskutojmë edhe ne qoftë se unë mesoj diçka nga ky diskutim do jem shumë i kënaqur. Asnjeri nuk është perfekt dhe unë hyj ne këtë grup.
 
Përsëri ne teme: Para se te besh diçka duhet të mendosh. Ne qoftë se ai zotria (NightMares) ka ngel pa lek edhe ka harxhuar gjitheeeee atë kohe për te mbledh të gjitha ato programe/skripte (çfarëdo qofshin) për ti shitur edhe për te bërë biznes, mendoj se do kishte qenë me mirë te mirrte një libër (qoftë edhe ilegalisht ne qoftë se s'ka lek me e ble) edhe te mesonte diçka edhe te na bënte ndonjë skript ose program te vogël. Kjo besoj se nuk do ti mirrte as 6 muaj, për një vit do bëhej profesionist ne një gjuhe programuese. Nuk besoj se do jesh kundra kësaj.

Sa për veten time (meqë ti e paske merak ta dish) kam perdorur programe ilegale. Ne qoftë se më duhet një program apo libër (DHE nuk gjej ndonjë gjë te tillë te tipit FALAS/FREEWARE) edhe nuk kam lek për ta blere unë e gjej ne internet (siç i gjen çdokush). Ne qoftë se dua te bëj biznes atëherë nuk perdor programe ILEGALE sepse e di shumë mirë qe me ato Lekë qe fitoj e blej një kopje origjinale. Plus tani qe edhe Linux është bërë shumë User Friendly dhe FREE kam heq dorë nga windows (edhe pse e perdor me raste festash). Gjithmonë kur kam një zgjidhje me te mirë e marr. Siç të thash edhe unë kam pas edhe kam disa programe ilegale ne comp tim por me thënë te drejtën po ta krahasosh numrin e tyre para 2-3 vjetësh ka rënë ne 75% dhe shpresoj qe me kalimin e kohës të mos kem asnjë software te tillë. Rrofte linux dhe FREEWARE!!!

Qe ta mbyll edhe te rrish edhe ti rehat, filozofia ime është ne qoftë se ke mundësi ta blesh diçka ose me e mira te gjesh diçka falas (jo ilegale) merre. Po qe se ke Lekë bleje, po qe se të duhet patjetër edhe s'ke leket merre ilegale edhe sa të kesh mundësinë ta blesh bleje. Mos e merr diçka ilegale edhe shite te marrësh fitim. Kaq!

(Mos i merr këto qe thash për ofendim, thjesht mendimi im. Ne qoftë se shikon diçka gabim ma thuaj, do me bëhet qejfi dhe do mundohem te ndryshoj.)

Befsh qejf
cheers


E identifikuar

"The only true wisdom is in knowing you know nothing."
[Socrates]
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 09-07-2005, 03:29:24 »
Citojeni

nuk paske kuptuar asgjë nga ajo qe te kam thënë.
nuk flitet se meqenëse ti e ke zgjidhur problemin me linux dhe me programe falas atëherë ke te drejtë ti gjykosh te tjerët për keq sepse ata përdorin programe ilegale. aq me tepër qe është një gjë qe ti e ke bërë vete me pare,
unë një gjë nuk kuptoj me ty ose dhe me te tjerë qe bëjnë te njëjtin diskutim, juve ju vjen keq qe dikush fiton Lekë duke shfrytezuar punën e një te huaji?
sepse po të ishte ndryshe për pune principi dhe morali, ta thashë dhe me lartë jeni te dy njësoj sepse qe te dy perdorni ilegalisht punën e tjetrit.
pra gjeje vete përgjigjen n.q.s. ke apo nuk ke te drejt ti besh moral tjetrit.

E identifikuar
ladio
Made in Albania
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 09-07-2005, 22:51:19 »
Citojeni

FareTop,
unë kam bërë hartim po edhe ti nuk me paske kuptuar fare. "Të përdorësh punën e dikujt" - "ta shesesh punën e dikujt" janë komplet ndryshe për mendimin tim. Megjithatë unë po e mbyll me kaq.

cheers
E identifikuar

"The only true wisdom is in knowing you know nothing."
[Socrates]
Tetova08

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 15-05-2008, 14:30:29 »
Citojeni

 :DKjo çka thua ti bën mrekullira... por ama kushton!!! Mendova se ishte falas po ja që s'është... gjithësesi FLM.

Respect
E identifikuar
Terenc
TERENCI SHKODER
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 12-06-2008, 02:16:15 »
Citojeni

Me vjen keq qe temat hapen por nuk diskutohen nga antari qe reklamon pershtjellim.
NightMares e kam shok dhe besoj ka harru passwordin në forum zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

FILMA SHQIPTARE, TE HUAJ, ALBUME MUZIKORE, LIBRA E SHUME GJERA TE TJERA MUND TI GJENI TEK
www.alb-warez.net
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |