Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Myzeqeja dhe Myzeqaret !  (E lexuar 1256 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 24-11-2006, 13:54:54 »
Citoje

Pak histori

Ne historine e toponomastikes shqiptare, Myzeqeja ze nje vend te rendesishem. Unaza e bukurise ne universin e larmishem te natyres se kesaj fushe, padyshim, qe eshte Manastiri i Ardenices, qe gjendet ne piken me dominuese te kesaj hapesire.

Myzeqeja te kujton familjen princerore te Muzakajve, e cila ka qene sundimtare e kesaj krahine gjate shekujve te XIV dhe XV. Mendojme se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotem i fushes se madhe te Myzeqese. Tek ky mendim te shpie edhe nje dokument venedikas i 28 prillit 1412. Ne kete dokument, emri i kesaj fushe eshte Muzakia. Ky toponim, nder me te medhenjte ne Shqiperi, arriti deri ne ditet tona ne saj te autoritetit dhe ndikimit qe ka patur familja princerore e Muzakajve, e cila ka luajtur nje rol te rendesishem ekonomik gjate mesjetes. Edhe ne nje dokument tjeter venedikas te 13 qershorit te vitit 1382 permendet per here te pare "Kulla e Pirgut" ne jug te Karavastase. Ishte Nikolla Muzaka ai, qe e pa te nevojshme ndertimin e nje fortifikimi te tille per te mbrojtur skelen lumore me te njejtin emer, Skela e Pirgut te Myzeqese. Ne periudhen e sundimit te gjate sllav te Uroshit te II, kjo fushe njihet me emrin Fusha e Savres. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqender ka qene Bashtova me keshtjellen e saj veneciane. Kujtojme se kjo keshtjelle ne mesjete gjendej ne te majte te lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, keshtjella dhe disa fshatra te Myzeqese mbeten ne anen e djathte te lumit dhe sot e kesaj dite jane nen juridiksionin e Kavajes. Nepermjet skeles lumore te pirgut ne ato kohe eksportohej drithe ne drejtim te Raguzes nga anijet e huaja dhe ato te sundimtareve vendas.

Ne nje relacion te ambasadorit te Napoleonit prane Ali Pashe Tepelenes, Pukevil, thuhet: "Ne Karbunare te Myzeqese eshte duke u degjeneruar raca me e mire e mezave te Ballkanit, te cilet ne ato kohe bliheshin nga frengjejt (europianet) dhe transportoheshin nepermjet Skeles lumore te Pirgut".

Pra, nepermjet saj hynin ne Myzeqe mallrat e huaja, ekzistonin dogana dhe nepunes te rregullt.

Kesaj periudhe i perket ndertimi dhe lulezimi i nje qendre mjaft te rendesishme per kohen, sic ishte Manastiri i Ardenices, veper e Perandorit bizantin Androniku i II Paleologu. Ky dhe fakte te tjera na bejne te mendojme qe Myzeqeja ne ato vite ishte me nje rendesi te vecante. Shtrirja gjeografike e Myzeqese perputhet me territorin e dikurshem te principates se Muzakajve. Toponimet, homonimet, folklori, kenget, legjendat ne teresi ruajne ende te dhena te kesaj krahine ne vitet, qe sundonte kjo principate.

Banoret autoktone te Myzeqese kane jetuar ne te dy brigjet e lumit Seman, duke perfshire edhe dy brigjet e deges se tij, Devollit te dikurshem, qe kalonte prane fshatrave te hershem te Myzeqese. Keto fshatra figurojne edhe ne regjistrimin e pare turk te vitit 1431. Nder ta jane: Zhelizhani, Krutja (Hirvati), Shakuj, Kemishtaj, Kamcishte, Babunje, Kravasta, Libofshe, etj. Shtrati i lumit te vjeter vazhdon deri ne afersi te Babunjes e Karavastase dhe derdhej ne Adriatik. E gjithe kjo zone nga vendasitquhej me emrin "Dheu i Bute" ose "Balta e Bute". Banoret e kesaj treve jane quajtur "lale".

Lalet, si banoret me te hershem te Myzeqese, dallohen nga banoret e tjere, qe kane zbritur gjate periudhave te ndryshme historike ne Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra, qe ruajne ende si: veshja karakteristike, e folura e bute, nga menyra e te kenduarit epiko-lirike, takia prej liri ne forme konike, qe eshte pothuajse unikale ne Shqiperi. Ata dallohen edhe si bujq te apasionuar.

Perse quhen vendasit autoktone "lale"

Myzeqaret jane nje popullsi shume tolerante, mjaft te sjellshem dhe te zgjuar. Ata jane nje komunitet i tille, qe e perqafojne shume shpejt qyteterimin dhe te rene. Jane njerez qe dine te falin dhe nuk e njohin as gjakmarrjen dhe as hakmarrjen. Shume fshatra si Lumthi, Goricaj, Metaj, Daullas, Agim, Ndernenas, Kemishtaj, Karavasta, Zharrnec, Xeng e shume fshatra te tjere jane shembuj te shkelqyer te qendrimit korrekt qytetar, ku nuk ka precedente penale. Por edhe ne Libofshe, Bubullime, Krutje, Fiershegan precedentet penale jane te rralle.

Perse banoret autoktone te Myzeqese quhen "lale"?

Lalet e Myzeqese perbejne ate pjese te popullsise te kesaj treve, qe nuk iu nenshtruan dallgeve te islamizimit. Fjala "lale" ka edhe nje kuptim te vetin leksikor, te cilen e shpjegon Vaso Pasha ne studimin e vet "E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret". Sipas tij, ne gjuhen shqipe fjala "lale" do te thote vella i madh. Ne disa vende kjo fjale nuk iu largua kuptimit te pare. Filloi te perdorej si emertim per te treguar popullsine qe nuk u islamizua. Vec kesaj, emri "lale" ka arritur deri ne kohet tona si shprehje e nje mesazhi besnikerie, qe perjeteson dhe nderon qendrimin, qe mbajten banoret e ketushem ndaj princit te mesjetes, Lale Muzakes dhe te birit, Teodor Muzaka. Ata qene nder te paret qe dhane shembullin e mosnenshtrimit ndaj procesit te islamizimit pas vdekjes se Skenderbeut. Ata shtegtuan si arbereshe ne Itali si kunder edhe shume te tjere qe u vendosen ne More te Greqise. Ndersa banoret, qe nuk munden te largoheshin nga trojet e veta, ne Myzeqe, perballuan mjaft privacione ekonomike, politike, qytetare. I vetmi "mekat" i tyre ishte mosndryshimi i fese. Lalet e Myzeqese nuk e ndryshuan etnografine e tyre, pra, menyren e veshjes, folklorin e vet. Ata nuk e njollosen poezine e tyre gojore me kenge dylberash e ashikesh sipas kultures qe impononte pushtuesi osman. Kjo shprehet edhe ne nje kenge, qe ende ruhet e kendohet ne Myzeqe, ne te cilen shprehet protesta e popullit dhe mllefi kunder perpjekjeve te pushtuesit turk per asimilim. Ja c(thuhet ne vargjet e kesaj kenge:

O sec m(u hodhe moj pertej lumi-to,

Thelle kishte gjer ne gjunje-to,

Jarina nina, o te keqe - no,

Kur me ke takijen,

C(ma do festen- no (kesule me xhufke, qe mbanin turqit)

Jane te njohur vargjet e poetit arberesh, Gavril Dara, i cili tek poema "Kenga e Sprasme e Bales" shkruan vargjet:

"Mori bije, bije e Lales

Moj e bukur dhe trishtuar,

Pse me con ne motne e shkuar...".

Keto vargje jane jehone e pese shekujve dhe tregojne per familjen e Lale Muzakes.

Emigrimi i laleve

Duhet theksuar se lalet e Myzeqese si dhe shume bashkekombas nuk jane larguar vetem pas vdekjes se Skenderbeut, por ne menyre biblike jane zhvendosur nga trojet e veta edhe ne kohen e sundimit sllav, madje edhe ne kohen kur Shqiperia ishte province e Perandorise Bizantine. Ne More gjendet nje krahine, qe eshte e populluar prej laleve. Prijesi i tyre ne kohen e kryengritjes antiturke te grekerve ishte Ali Farmaqi, "vllam" me Kollokotronin nga gjysherit e tyre.

"Ne vitet parakryengritese, te dy keta kapedane kishin shtruar planin e clirimit te Morese. Ne qeverisjen e lire do te kishte nje keshill qeveritar prej 12 keshilltaresh myslimane dhe 12 keshilltaresh te krishtere. Flamuri do te kishte nga njera ane gjysmen e henes dhe nga ana tjeter, kryqin. Duhet thene gjithashtu se greket nuk jane sjelle mire me keta banore, vetem nisur nga motive fetare. "Shume here lalet e Morese kane dhene e marre bese nga Kollokotroni per hir te miqesise qe ky i fundit kishte me Ali Farmaqin dhe kane luftuar dhe e kane mbrojtur krahinen e Lales gjate kohes qe Valiu i Morese ishte i biri i Ali Pashe Tepelenes, Veliu" - shkruan ne librin e tij te mrekullueshem "Arvanitasit dhe prejardhja e grekerve", studjuesi dhe arvanitologu i shquar grek me origjine nga Vithkuqi, Aristir Kola. Ky autor guximtar shkruan gjithashtu se "lalet myslimane te Morese, pasi u vendosen para kryengritjes greke neper Eube, pas kryengritjes u kthyen ne krahinen e tyre Lale te Morese dhe u bene te krishtere. Ata ndryshuan emrat, por mbiemrat shqiptare i ruajten si Kurti, Vrioni, Alizoti, Kryezoti, Papulja, Hundgjati, Kryeziu, etj.

"Mbiemri "Bello" (Bellojani" ka prejardhje arbereshe,- shkruan arvanitologu Kola.

Prane Avlonarit te Eubese ekziston nje fshat me emrin Lala... Shume lale jane vendosur edhe ne qytetin e Verias - shkruan P.Aravantinos ("Kronografia e Epirit", vell 2, faqe 32)

Por nje gje eshte e pakontestueshme: keta banore te shperndare ne periudha te ndryshme historike, e qe kane patur fate te ndryshme, jane me origjine nga barku i pasur e i bute i fushes se Madhe te Myzeqese.

Veprimtaria e myzeqareve per ceshtjen kombetare

Kujtdo qe ka qene ne Myzeqe, i ka rene ne sy natyra e gjere e ketyre njerezve; deshira per te perqafuar shume shpejt progresin; etja per t(u arsimuar dhe respekti per varret e te pareve. Nuk eshte e tepert te thuhet se komuna e Libofshes ne Myzeqe ka varrezat me te bukura publike, mbase nder me te bukura ne mbare Shqiperine dhe nje nga shkollat e para shqipe ne vend. Po ashtu, vetem nga komuna e Bubullimes kane dale rreth 200 mesues, pa permendur ketu kuadro te tjere te fushave te ndryshme.

Aktualisht treva e Myzeqese se Madhe shtrihet nga jugu me lumin Seman, nga veriu me lumin Shkumbin, nga lindja fillon me kodrat e Daresise dhe ne perendim me detin Adriatik ku gjenden komunat e Libofshes dhe Divjakes. Ajo perfshin nje popullsi prej afro 200 mije banoresh; me nje potencial intelektual te admirueshem ne te gjitha fushat e me nje potencial ekonomik te madh dhe prandaj eshte quajtur historikisht "hambari i Shqiperise".

Myzeqeja eshte krahina qe ka nxjerre shume personalitete politiko-shoqerore dhe kulturore-sportive. Nga Myzeqeja kane dale dhe kane ushtruar veprimtari ne dobi te Shqiperise dhe ceshtjes kombetare mjaft patriote si: Llazar Bozo, Rrahman Ruci, Besim Nuri, Ibrahim Karbunara, Ahmet Shehu,Sil Keqi, Nas Lepuri, Zoi Ndreko etj. Nga Libofsha e Myzeqese ishte Naun Grigor Prifti (Doko), fanolist i shquar dhe mik idealesh me Avni Rustemin. Ky personalitet politiko-shoqeror, pas triumfit te Legalitetit, si mjaft te tjere emigruan jashte shtetit dhe arriti te behet rektor i Universitetit te Tbilisit ne Gjeorgji.

(Mbase eshte i dyti rektor shqiptar, pas Hasan Tahsinit, qe e meritoi kete detyre te nderuar jashte atdheut te vet!). Patriotet myzeqare organizuan dhe siguruan punimet e Kongresit Historik Antiimperialist te Lushnjes ne vitin 1920.

Si rezultat i nje pune dhe aktiviteti te parreshtur, patriotet e Krahines se Myzeqese hapen konvikte dhe shkolla per femijet e popullit pa dallime fetare si ne Manastirin e Ardenices dhe shkollen e pare shqipe te krahines me 1908 me Jovan Kristo Ndrekon mesues te pare. Vecanerisht gjate LANC-it spikati patriotizmi i myzeqareve. Shume djem te Myzeqese u bene kuadro drejtues te Levizjes Partizane dhe mbi 220 vete rane deshmore per liri. Ne malet e Skraparit, Korces, madje dhe te Jugosllavise u derdh gjaku i djemeve te Myzeqese. Edhe pse kane kaluar mbi 60 vjet nga renia heroike duke luftuar me nazistet gjermane, ende eshte i ngrohte dheu qe mbuloi eshtrat e deshmoreve te njesitit partizan te komanduar nga Mihal Jano, atje, ne fshatin e larget malor te Cemerrices te Vithkuqit. Ende eshte i ngrohte dheu qe mbuloi eshtrat e Gjergj Kondakciut, Servet Kembores, Mihal Davidhi, Loni Dhamo dhe te shokeve te tij partizane ne fshatin Faqekuq te Skraparit te masakruar nga gjermanet dhe bashkepunetoret e tyre. Permendoret e ngritura per nder te tyre jane kujtese per kedo dhe kurdohere.

Lushnja dhe mbare Myzeqeja mburren me historianin Koli Xoxe nga Divjaka; me politikanet dhe specialistet kurajoze Miti Bozo e Themije Thomai; mburren me emrin e kengetares se famshme Vace Zela, qe eshte kthyer ne nje embleme te muzikes se lehte shqiptare. Krenohen me emrat e artisteve te famshem te skenes dhe ekranit, si Margarita Xhepa, Kristaq Dhamo, Ilia Shyti; krenohen me veprat artistike dinjitoze te Vath Koreshit, Jakov Xoxes, Faslli Halitit; me Piktorin e Popullit, Vilson Kilica, etj.

Ne Lushnje punoi dhe drejtoi sektore shume te rendesishem te ekonomise, per disa vite, profesori dhe akademiku i shquar, Mentor Permeti. Ushtruan profesionin e mjekut intelektuale te tille te respektuar si dr. Ihsan Cabej nga Gjirokastra, Vasil Kuli nga Shkodra, Hilmi Deliallisi nga Tirana, Ali Ypi, Mergim Korca dhe shume specialiste te tjere te talentuar nga e gjithe Shqiperia.

Ismail Kadareja dhe myzeqaret

Nisur nga gjithcka qe nenvizova me siper, mendojme se qeverite tona duhet te jene me te kujdesshme ne politiken e investimeve per kete krahine. Sidomos kjo ne drejtim te administrimit te tokave bujqesore, te kanalizimeve te saj, vaditjes. Qeverite, te jene me me sens per politikat e kuadrit. Te pakten ne keto 15 vjet te vendosjes se shtetit demokratik nuk eshte interesuar kurrkush per ngritjen ne pergjegjesi te kuadrove nga Myzeqeja e Madhe. Ne te gjitha kabinetet qeveritare, ne institucionet qendrore apo ne strukturat te tjera te shtetit tone nuk gjenden njerez ne funksione drejtuese nga kjo krahine, kur dihet se ka shume kuadro te afte nga i gjithe spektri politik. Por krahinarizmi, sektarizmi dhe nepotizmi nuk bejne gje tjeter vecse e deformojne imazhin e demokracise. Asnje politikan apo drejtues politik nuk duhet te spekuloje me ndjenjat e myzeqareve e me tolerancen e tyre.

Myzeqaret ne pergjithesi jane shume realiste, e shikojne jeten me syte e tyre dhe jo me syte e konvencionalizmave te vjetra. Vleresimin me te mire per ta e bejne vetem ata njerez qe kane jetuar mes tyre. Shkrimtari yne i mrekullueshem, Ismail Kadare, ka jetuar disa vite ne disa fshatra te Myzeqese, ku njohu psikologjine e ketyre banoreve. Ai njohu sinqeritetin dhe ndershmerine e Rrapi Plakes nga Vidhishta; njohu mikepritjen e Zoi Gremit, Miti Semes, Uan Zakes, ne fshatin Agim. Njohu Kov Zariun, Sila Veruarin, Gaq Guxon, Llazi Balluken, Llazi Cakon ne fshatin Ndernenas. Ai bisedonte per problemet e veprimtarive arsimore, kulturore, sportive me te rinjte e atehershem Fan Como, Petraq Zariu, Zarik Domi, etj. Ai fjeti ne odat e familjeve te Stroneve, te Celikeve, te Petrove ne fshatin Seman. Prandaj dhe ne librin e vet "Qyteti i Jugut", ben kete vleresim te bukur dhe realist per myzeqaret:

"Per myzeqaret jane te huaja arroganca, brutaliteti, vaniteti; etja per t(u dukur, per t(u kapardisur; mania per t(u mburrur, llafet e kota. Bisedojne zakonisht me ze te ulet, pa shkaktuar zhurme e pa bere qerasje plot buje (ku ne te vertete, shpesh here ka me shume birre se raki).

Ka njerez qe mendojne se keto tipare te karakterit te myzeqareve i ka lindur shtypja e eger e se kaluares. Madje disa mendojne se keto cilesi kane te bejne me peruljen dhe bindjen e tyre shekullore. Te mendosh keshtu, do te thote te arsyetosh ne menyre teper mendjelehte dhe snobiste.

Realizmin e tij, mungesen e paragjykimeve e te thashethemeve, disa e quajne naivitet, duke mos kuptuar se keto cilesi jane cilesi te njeriut te se ardhmes..."

Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A është e drejtë që brenda shtetit shqiptar të ekzistojnë standarte të dyfishta për pensionet?
  • Dot Po, e drejtë
  • 3 (27%)
  • -
  • Dot Jo, e padrejtë
  • 8 (72%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor