Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vallet Popullore  (E lexuar 20560 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 07-01-2006, 19:36:18 »

Vallet popullore


Janë pjesë e kulturës artistike popullore, që perfshin kercimet tradicionale ne raste festash e argetimesh popullore. Ndahen ne dy gjini: lirike dhe epike.

Vallet lirike zënë vend të madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashke. Llojet e tyre janë vallet rituale ("Lule manushaqe", Kolonje etj); vallet e dasmes ("Nusja jonë arberore", Lunxheri – Gjirokaster etj); vallet erotike ("Kercimet e Logut", Malesia e Madhe – Shkodër etj); vallet humoristike ("Vallja e nuses se Fajes" nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime ("Ojna e lepuri", Hotolisht- Librazhd etj).

Vallet epike karakterizohen nga forca, burreria, trimëria, karakteri luftarak, madheshtia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose se bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosovë Valle dyluftimi etj) dhe valle trimerie (Valle te Jugut etj).






Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike ("Valle bishtore e Labinotit" çermenike – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike ("Kercim burrash" Hasi i Rrafshit-Kosovë etj)

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft vecori krahinore. Vallet e Toskerise, Myzeqese, Laberise dhe çamerise i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina te tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojne edhe unitete koreografike mbi bazen e vecorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqerimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zones qytetare te Shqipërisë se Mesme dallohen për shoqerimin vokalo-instrumental. Ne krahinat lindore te Shqipërisë qendrore (çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malesia e Tiranës dhe e Krujes, Martaneshi e Mati, nëntë Malet e Dibres) bien ne sy vallet e burrave dyshe te shoqeruara me curle e loder. Krahinat malore te Shqipërisë se Mesme e Veriore, duke përfshirë Kosovën dhe vise te tjera shqiptare, dallohen për kercimet e grave që luhen nga një, dy ose me shumë valltare te shkeputura njera nga tjetra me një kercim te lirë. Ne pasurinë koreografike te trevave Veriore tërheqin vemendjen dhe vallet me emertime te veçanta te cilat janë krakteristke sidomos ne Lume, Malësi te Gjakoves, Malësi te Madhe, krahina e Rrafshit te Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj

Vecantia e valleve verehet ne motivet, formacionin dhe trajten. Motivet (mbi bazen e fakturave te dyhapeshit, te trehapeshit dhe te katerhapeshit) paraqiten ne tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe, dhe c) katershe. Sipas formacionit ndahen ne valle masive dhe kercime solistike. Ne vallet masive verehen tre tipe: a)vallet ne rreth te mbyllur, b) vallet ne gjysmë rrethi; c) vallet ne dy vija përballë njera – tjetres. Kercimet solistike ndahen ne pesë tipe: kercime njeshe, dyshe, treshe, katershe dhe kercime ne grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kercimit njepjeseshe dhe dypjeseshe.

pregatitur nga Ramazan Bogdani
« Ndryshimi i fundit: 07-01-2006, 20:27:07 nga Aida »
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 07-01-2006, 19:37:43 »

Vallja e Shotes

Nje nder vallet me te njohura ne Kosove. Fjala "shote" perdoret me perkedheli per vajzat e reja, te shkatheta e te pashme. Vallja luhet ne disa variante: dy gra a vajza, nje grua e nje burre (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Eshte valle lirike. Luhet net e gjitha tubimet festive dhe me shume gjate festimit te dasmes. Shoqerohet ne forma te ndryshme vokale-instrumentale

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 07-01-2006, 19:38:45 »

Vallet Labe te Burrave

Shoqerohen vetem me kenge polifonike dhe pergjithesisht emrat i marrin sipas vargut te pare te kenges. Nga permbajtja bejne pjese ne vallet epike te trimerise. Patosi epik qe i karakterizon shprehet permes strukturash karakteristike te kercimit dhe interpretimit. Kercimi me origjinal i ketyre valleve eshte ne dy grupe, ne dy gjysmerrathe qe komunikojne ne forme dialogu. Mbizoteron trehapeshi popullor i dyzuar. Kercimi lidhet kryesisht me valltarin e pare, perçorin e valles (ne fakt ata jane dy) Ai pergjithesisht e nis kercimin shtruar, me nje force te brendshme, pas levizjeve te para burrerore vjen perplasja e herepashereshme e kembeve nga toka, uljet gjysme te thella mbi njeren ose mbi te dyja kembet, rrotullimet e vrullshme, perkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve qe shoqeron me iso luan me hapa te thjeshte por te rende, ne pershtatje me karakterin e valles.


[attachment deleted by admin]
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 07-01-2006, 19:42:00 »

Vallja çamiko

Valle burrash e krahinës së çamerise. Ka fuqi te madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo qe ka terhequr vemendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe te huaj, te cilet kane folur per perhapjen e saj edhe tek greket. Njihen disa variante qe praktikohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise se Jugut, me emertime, kompozicion koreografik dhe shoqerim vocal-instrumental te ndryshem. Me e popullarizuara luhet si "Vallja e Isuf Arrapit" dhe "Vallja e Osman Takes". Keto emra, gojedhena popullore i lidh me figura kapedanesh te Ali Pashe Tepelenes. Jane valle epike. Edhe kur kercehet dyshe ose ne grup, rolin kryesor e luan valltari i pare. Nje nder figurat e tij me origjinale eshte kjo: ben ecje te lehte, ngrihet mbi njeren kembe, rrotullohet dhe ne kete moment e perkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemene ose token, nderkohe valltaret e tjere kalojne mbi trupin e tij.


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 07-01-2006, 19:43:12 »

Vallja Dardhare

Valle grash me perjardhje nga fshati Dardhe i Korces. Per origjinalitetin, pasurine dhe interpretimin eshte bere e njohur ne mbare vendin. Grate valltare e luajne ne formacion gjysmerrethi, te kapura per duarsh zinxhir, duke u zhvendosur ne varg nga e djathta. Shoqerohet me kenge. Nje variant ka emertimin e vargut te pare te tekstit: "25 gersheta" (sipas tradites grate ne Dardhe i mbanin floket e gjate dhe i zinin gersheta). Valltaret kercejne dhe njekohesisht kendojne, njera ia thote kenges, nje e dyte ia pret, ndersa te tjerat ne grup mbajne ze. Zakonisht ajo qe heq vallen luan edhe rolin e marreses se kenges, njekoheshisht "heq kemben dhe kengen".
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 07-01-2006, 19:44:16 »

Valle Luftëtari nga Dukagjini




Vallja e shqiponjës





Vallja peshkatarit Ulqin

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 07-01-2006, 19:52:58 »

Valle nga Drenica




Tetove, Iliride





Dasmë Shqiptare në Tetovë, Iliridë



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 07-01-2006, 19:59:31 »

Foto tjera  buzeqeshje






















E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 08-01-2006, 06:04:06 »

Vallja që e shpëtoi Osman Takën nga litari



Historia e valles


Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut i ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.

Tirana-Observer.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
ALMA SELMANI
« Përgjigju #9 më: 10-11-2010, 22:03:07 »

si quhet vallja qe luhet nga burrat dhe grate bashke por pjesen me te madhe e luajne burrat dhe e ciles krahine ose zone eshte/
E identifikuar
DiniL
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 10-11-2010, 22:09:10 »

si quhet vallja qe luhet nga burrat dhe grate bashke por pjesen me te madhe e luajne burrat dhe e ciles krahine ose zone eshte/
Kukafshet zgerdhihet, po te jepje me shume .::Info::. mund te ndihmoja buzeqeshje, jo per gje por ja them per valle zgerdhihet
E identifikuar

se anche i baci si potessero mangiare
ci sarebbe un po' più amore e meno fame
flutur
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 21-02-2013, 09:25:35 »

Mund te jete vallja e KUKSIT
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a ju pelqej ?
  • Dot po
  • 3 (100%)
  • -
  • Dot jo
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen