Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ushtritë e shteteve fqinje dhe ajo shqiptare  (E lexuar 2209 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
h75
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 14-09-2010, 20:43:33 »

Shkruan: Besnik Hysa

Ushtria greke- e themeluar më 1828. Anëtare e NATO-s nga viti 1952. Në kuadër të BE-së paraqet shpenzuesin më të madh ushtarak të parave, Në dekadën e fundit ka harxhuar për çështje ushtarake 50 miliard euro. Kriza ekonomike që ka përfshirë kohëve të fundit shtetin grek është pasoj kryesore e këtyre shpenzimeve. Në vitin 2008 shpenzimet ushtarake kanë qenë 3.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Sipas Institutit Ndërkombëtar për Hulumtime Paqësore nga Stokholmi ky shtet me 11 milion banor gjatë viteve 2005-2009, është radhitur i pesti në botë për kah importimi i armëve. Shpenzimet ushtarake e radhisin në vendin e 24 në botë.

Edhe pse para bankrotit me përkrahjen e disa vendeve të BE-së, Greqia investon miliarda euro për anije ushtarake, nëndetëse dhe aeroplan luftarak. Synimet e saj janë që të jetë superfuqi Evropiane tankiste duke pasur në dispozicion dhe duke porositur nga gjermanët sasi të reja të tankeve të llojit ‘’Leopard 1’’ dhe ‘’Leopard 2’’. Sipas shënimeve të OKB-së, Greqia aktualisht ka 1612 tanke. Krahasuar me numrin e banorëve ka numrin më të lartë të ushtarëve në Evropë, gjithsej 133.000 ushtarë. Frika nga Turqia, problemi i Qipros dhe çështja e kufirit në detin Egje, janë të mjaftueshëm për një konsenzues të përgjithshëm të shpenzimeve ushtarake, në mes popullit grek dhe partive të ndryshme politike. Për popullin grek shërbimi ushtarak është i obligueshëm me tendencë jo të zvogëlimit por të rritjes së kapaciteteve ushtarake. Industrinë ushtarake e kanë po ashtu mjaft të zhvilluar. Populli grek për ushtrinë e tyre bazohet në thënien ‘’ata që nuk ushqejnë ushtrinë e tyre, ushqejnë të huajën’’.

Ushtria serbe- e themeluar më 1808, paraqet trashëgimtarin më të madh të ish-APJ-së. Serbia ka 7,5 milion banor. Edhe pse ishte për 10 vite në luftë dhe në fund pati përballje me fuqinë më të madhe ushtarake të kohës NATO-n, ajo prapë parqet forcën më të madhe ushtarake regjionale në krahasim me shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Është palë negocuese e marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës më 1999 për vendosjen e KFOR-it në Kosovë. Bashkëpunon në programin ‘’Partneriteti për Paqe’’ me NATO-n, lidhur me anëtarësimin ka një qëndrim neutral karshi saj për shkak të bombardimeve të NATO-s. Kemi bashkëpunim të rregull me NATO-n dhe KFOR-in, dhe ‘’NATO na trajton si partner serioz ‘’ ishin fjalët e kryeshefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneral-nënkolonel, Millivoje Milletiq, pas problemit që u shkaktua për pushkët e FSK-ës, gjatë organizimit të sivjetmë të ‘’Epopesë së UÇK-ës’’ në Prishtinë.
Pas vitit 1999 industria e saj ushtarake e fuqishme doli e padëmtuar dhe menjëherë vazhdoi me përsosjen e armatimit dhe teknikës ushtarake siç janë: autoblinda ‘’Llazar’’, sistemi artilerik vetëlëvizës „Nora-B/52” raketahedhësi shumë-tytësh ’’Pllamen’’, raketahedhësi ‘’Sora 122mm’’, raketahedhësi ‘’Bumbar’’, fluturakja e vogël pa pilot ‘’ Vrabac’’,gjenerata e re e tankut М-84А në atë të modernizuar М-84АB1, si dhe pushka ‘’M-21’’ sipas standardeve të NATO-s. Përparësi janë duke i dhënë modernizimit të aviacionit luftarak.
Ajo vazhdon të eksportoj armatim në Lindje dhe Perëndim me vlerë afro 1 miliard dollar. Damon Wilson, nënkryetar dhe drejtor i programit për siguri ndërkombëtare në Këshillin Atlantik të SHBA-ve u shpreh se Serbia ka marrëdhënie të mira me SHBA-të: ’’Viteve të fundit, marrëdhëniet më të forta në mes Uashingtonit dhe Beogradit janë ato ushtarake’’. Sipas Amnesty International në periudhën 2004-2007, Serbia ka qenë eksportuesi më i madh i armëve në Izrael, kurse Iraku ka qenë më shumë i interesuar për artilerien serbe. Panairi ndërkombëtar i armatimit në Beograd paraqet panairin më të madh në Ballkan. Përmes shitjes së armatimit qeveria serbe dëshiron ta kopjoj programin francez Eureka që kishte pasur sukses në ngritjen ekonomike të shtetit.. Në Nish brenda aeroportit ‘’ Konstatini i Madh’’ janë të stacionuara fluturaket e Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme e cila përfaqëson siç thuhet qendrën rajonale për situata emergjente civile.
Populli serb ushtrinë e tij e përmend në afro 2000 këngë dhe poezi, dhe pas kishës gëzon respektin më të madh si institucion. Në janar të vitit 2011 parashihet profesionalizimi i plot i saj. Ushtria Profesionale do të i ketë 30.000 pjesëtar nga ta 45% ushtar profesionist (16.000), 25 %nënoficer dhe 15% oficer dhe civil. Në çdo 1000-1500 ushtar vjen një gjeneral. Në rast lufte parashihet trefishimi i saj në numër. Nga marsi i vitit 2011 obligimi ushtarak nuk do të jetë i detyrueshëm, por kjo nuk do të thotë se provokimet ndaj rekruteve shqiptar në Kosovën Lindore do të pushojnë. Krahas rëndësisë ushtarake në kontrollimin e Korridorit 10 që ka ‘’ Bondstili serb’’ afër qytetit të Bujanocit me një vlerë 20 milion Euro, rolë tjetër ka në ndryshimin e strukturës etnike. Pasi që në këtë bazë do të vendosen 1000 ushtar profesionist ata do të sjellin edhe familjet e tyre të cilët pas një viti qëndrese sipas ligjit aktual serb e fitojnë të drejtën e votës në komunën e Bujanocit. Risi në ushtrinë serbe paraqet edhe inkuadrimi i femrës si pjesëtare e forcave të armatosura dhe aktualisht numri i tyre sillet rreth 500.

Rrezikun më të madh doktrina ushtarake serbe e sheh nga shqiptarët. Në çdo dokument që ka të bëj me sigurinë kombëtare serbe, shqiptarët cilësohet si armik numër një i shtetit serb. Edhe pse e larguar nga Kosova, pjesëtarët e saj janë aktiv në forma të ndryshme përmes strukturave paramilitare si, ‘’Garda e Car Llazarit , SNP 1389 dhe Obraz“, derisa rreth kufijve të Kosovës përqendrimi i ushtrisë serbe me teknike të rënd luftarake me pamje PATKOI është tejet i madh.

Ushtria maqedonase- e themeluar më 1992 pas pavarësimit dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Në tetor të vitit 2006, ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe është njëra nga ushtritë e para profesionale në rajon. Maqedonia ka 2.1 milion banor me një buxhet ushtarak 167 milion dollar. Ushtria ka 13.000 pjesëtar nga ata 8000 janë ushtarë. Forcat rezervë kapin shifrën 60.000. Nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) ndan 6% dhe radhitet si e dhjeta (10) në botë për shpenzime ushtarake. Industrinë ushtarake nuk e ka të zhvilluar. Përveç armës antitank M80 ‘’Zola’’ që e prodhon, gjithçka tjetër varet nga importi, kryesisht nga Ukraina, Serbia, Rusia dhe SHBA-të.
Gjatë luftës së UÇK-ës, Ukraina nga kontingjenti i saj në Kosovë ia dhuroi 4 helikopter luftarak Mi-8MT dhe më vonë edhe 2 helikopter Mi-24V Hind-E, pastaj në ndihmë i doli Greqia me 2 helikopter UH-1H Huey. E interesuar që të bëhet anëtare e NATO-s, por për shkak problemit të emrit që ka me Greqinë, çështja e anëtarësimit mbetet ende pezull. Për hapësirën ajrore si dhe aeroplan luftarak do të mbështet nga NATO.
Qëllimi i ushtrisë maqedonase është që të i siguroj kufijtë tokësor nga shqiptarët. Në këtë ushtri marrin pjesë edhe shqiptarët e Iliridës, por roli dhe numri i tyre është nënçmues. Pozita e shqiptarëve në ushtrinë maqedonase është e njëjtë me atë të shqiptarëve në ish- APJ-së. Mospërfillja e tyre gjatë stërvitjeve, mos aftësimi profesional, mos gradimi në hierarkinë ushtarake me pretekst të ndryshme janë çështje që dihen botërisht.
Edhe ushtria maqedonase si ajo serbe në paqe merret me pastrim etnik ndaj shqiptareve. Ministria e Mbrojtjes maqedonase ka nxjerr vendimin për ndërtimin e banesave kolektive për personelin ushtarak të armatës në qytetet shqiptare të Tetovës dhe Kërçovës. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Zoran Konjanovski, planifikohen të ndërtohen rreth 200 apartamente në Tetovë dhe 300-500 të tjera në Kërçovë. Ndërtimi i këtyre banesave në Tetovë dhe Kërçovë është pjesë e programit qeveritar të quajtur “ Armata – shtëpia ime e vërtetë”, i cili parasheh ndërtimin e rreth 4550 apartamenteve në një numër të madh të komunave të vendit, (gjithsej shtatë ). Shkupi do të pësojë kolonizimin e radhës me sllavë etnikë të sjellë aty nga të katër anët e vendit, pasi sipas fjalëve të ministrit “interesi më i madh për banesa paraqitet për kazermën “Ilinden” të Shkupit”. Nëse ky projekt realizohet, në vitin 2011, Kërçova do të pasurohet me 3000 maqedonas tjerë.

Ushtria malazeze- me shpërbërjen e federatës nga Serbia më 2006 dhe fitimin e pavarësisë formohet ushtria e Malit të Zi. Ka 680.000 banorë. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është hequr më 2006, ndërsa ushtria është profesionale. Ka një ushtri prej 3127 pjesëtarësh nga ta 2500 ushtar janë aktiv, apo 410 oficer, 898 nënoficer, 782 ushtar me kontratë dhe 310 civil. Buxheti ushtarak në vit përfshin 40,8 milion dollar, apo 2% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP). Për shkak të detit e ka trashëguar tërë marinën luftarake nga Serbia. Për hapësirën ajrore synon vetëm helikopter. Anëtare e ‘’Partneritetit për Paqe’’ me synim anëtarësimi në NATO. Sikurse që janë të diskriminuar në çdo pore të jetës edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë ushtri është vetëm simbolike për të mos thënë kurrfare, edhe pse ata përbëjnë 7% të popullsisë së përgjithshme.

Ushtria shqiptare- e themeluar më 1912. E aftësuar vetëm për mbrojtje të kufijve të shtetit shqiptar por kurrë për mësymje. Ushtria shqiptare merret si ushtri e dështuar pasi që nuk mundi të siguroj çlirimin, mbrojtjen dhe ribashkimin e shqiptareve në Ballkan gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Shqipëria ka 3.1 milion banorë. Buxheti ushtarak në vit sillet 254 milion dollar me shpenzime të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) rreth 2.01% në vit. Rritja e GDP-së erdhi si pasoj dhe kusht kryesor i anëtarësimit në NATO më 2009, kurse më parë ishte 1.49% dhe në botë zinte vendin e 102 për kah shpenzimet ushtarake. Numër aktiv në ushtri ka 14.259 pjesëtarë që do të stërviten sipas standardeve të NATO-s. Llogaritet se integrimi në NATO pas anëtarësimit do të i merr Shqipërisë 5-10 vite.
Ushtria shqiptare është duke e shkatërruar armatimin e së kaluarës si tepricë teknologjike të blerë në Lindje gjatë viteve të 60-a dhe 70-a të shekullit të kaluar si dhe ka për synim modernizimin e saj me teknologji Perëndimore. Kjo shitje pa kritere po keqpërdoret nga pushtetarët shqiptar për interesa personale dhe partiake. Industria ushtarake prodhon vetëm ca armë të lehta këmbësorie dhe lloje të eksplozivëve. Vlerësohet se gjatë reformimit Turqia e ka furnizuar me armatim të panevojshëm për të, me një vlerë prej 100 milion dollar. SHBA-të, në shtator të këtij viti ia dhuruan 3 anije të tipit “Arch Angel”. Janë anije të reagimit të shpejtë me një vlerë 5.3 milion$ dhe kjo shumë jepet nga fondi i koalicionit kundër terrorizmit të SHBA-ve, dhe do të përdoren për këtë qëllim nga Forcat e Rojës Bregdetare Shqiptare. Nga gjinitë ushtarake, Shqipëria e sheh të panevojshme posedimin e aeroplanëve luftarak dhe tërë hapësirën dhe mbrojtjen ajrore e ka vënë në dispozicion të NATO-s. Kohëve të fundit ka blerë 5 helikopter nga Franca të tipit AS 532 AL COUGAR që paraqet investimin më të madh gjatë 30 viteve të fundit, e që do të dorëzohen deri në vitin 2013.

Nga të dhënat mund të shohim se ku jemi ne shqiptarët me ushtrinë dhe ku janë fqinjët tanë. Krahas të metave tjera siç janë ato politiko-ekonomike, shqiptarët kanë të meta dhe dallojnë shumë nga fqinjët e tyre edhe në fushën e mbrojtjes. Ushtria e shtetit shqiptar për dallim nga shtetet fqinje, nëse marrim për krahasim, numrin e popullsisë, armatimin, industrinë ushtarake, zhvillimin e gjinive ushtarake dallon me një shpërpjesëtim të madh nga to. Dallimi vjen si pasoj e copëtimit territorial shqiptar dhe të jetuarit në 6 shtete të ndryshme. Jashtë shtetit shqiptar kemi 3-4 milion shqiptar të cilët nuk kanë ushtri e me këtë janë të paaftë për vetëmbrojtje. Lidhur me FSK-ën, në bazë të Ligjit, në pikën për misionin dhe funksionin e kësaj trupe, thuhet se ‘’Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të jetë e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitetet sulmuese ajrore.’’. Te popujt që nuk kanë kapacitete mbrojtëse, vijnë të tjerët që të i ‘’mbrojnë’’. Jo rastësisht trojet shqiptare i ngjajnë një kazerme ushtarake, në të vërtet nuk ke vend në botë me prani kaq të madhe të ushtrive të ndryshme të cilat thirren në mbrojtjen e tyre. Nëse na del e vërtet thënia popullore ‘’ kali huaj të lë në gjysmë të rrugës’’shqiptaret si një popull i tërë për shkak të statusit të koklavitur politik dhe mos aftësimit me artin luftarak, janë më të pambrojturit dhe më të rrezikuarit në Evropë.
Veçoria e përbashkët e ushtrive të fqinjëve tanë duke filluar nga ajo greke, serbe, maqedonase, malazeze është se në të kaluarën jo të largët që të gjitha kanë qenë të përfshira dhe kanë një traditë të gjatë për vrasje masive, pastrime etnike ushtarake, dëbime të dhunshme dhe masakra ndaj popullit shqiptar. Të kujtojmë vetëm sanxhakun e Nishit, pastaj Çamërinë, masakrën e Tivarit e mos të flasim për përjetim tjera brenda trungut shqiptar.
Është e ditur botërisht së gjatë stërvitjeve dhe ushtrimeve ushtarake në ushtritë e lartpërmendura shqiptarët përdorën si gogol apo element i urrejtjes për motivim në kryerjen e aksionit ushtarak me fjalët ‘’në anën e kundër kemi armikun terrorist dhe fundamentalist islamik shqiptar ....bëhuni gati për detyrën ...asgjëso armikun shqiptar’’. Ju kujtohen fyerjet e fundit nga parade ushtarake në Athinë. Thirrjet e ushtareve ishin "Elinas genise, dhen ginese pote, to ima su tha hisume, guruni albane", që e përkthyer në shqip do të thotë: "Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun për ty do derdhim o derr shqiptar". Pak muaj më parë po e njëjta ushtri na bënte të fala se nga zorrët tona do të bëj litar.
Gjithmonë ka ekzistuar por edhe sot ekziston një koalicion i heshtur ushtarak i fqinjëve kundër ne shqiptarëve. Ata që gjatë historisë na kanë masakruar në mënyrë kolektive mbi 4 herë, në një rast të volitshëm nuk do të ngurrojnë edhe herën e pestë. Por për të luftuar, ushtarin duhet ta mbushim me urrejtje ndaj armikut. Gjëja ma e mirë për një gjë të tillë arrihet përmes propagandës.

Marrë nga Albaniapress.com
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Duhet te hyje Shqiperia ne UE?
  • Dot Po!
  • 30 (61%)
  • -
  • Dot Ndofta.
  • 5 (10%)
  • -
  • Dot Nuk e di.
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Jo.
  • 9 (18%)
  • -
  • Dot E Pamundur
  • 2 (4%)
  • -
  • Numri total i votave: 49
  • Shiko temen