Tava e dheut,apo sic quhet ndryshe edhe fergesa,eshte nje tradite tipike Tironce.
Sapo mu kujtua dhe vendosa te hap kete teme.
Receten ma tha mami

Receta:
Per te pergatitur Tave dheu duhen:
1-Tavat e dheut(kryesore,mami im i ka ngrejt prej Shqiperie)
2-Gjize(ju ne U.S.A beheni me djalle te thermuar ose gjize Ruse)
3-melci(te prera copa-copa)
4-Qepe(te thata)
5-Vaj
6-piper(te zi , jo te kuq)
7-kripe
8-gjalpe
Tani duhen me u bashku bashke keto

Ok ja fillojme.
Ne tigan skuqet vaji deri sa te nxehet mire e mire,pastaj shto melcite dhe gjalpin,kripen,piperin(mos harroni dhe pak uje).Me pas hidhni gjizen a djathin,varet me ca do e beni... po patet dafine hidhini dhe nja dy gjethe se shije i jep,nuk i ben keq
Mos harroni tavat,se pa tavat s'keni gje ne terezi.
Rrijini ne koke,se mos ju digjet,se s'do shume te zjeje 10 minuta do.

Hajt pra ju befte mire,po kini kujdes ju ketej,me ate gjizen e Rusit,se behet bajate,mos i hidhni shume...