Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shqiptaret, pijedashes!  (E lexuar 79 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 124
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11591



Shiko profilin
« më: 29-06-2009, 08:21:52 »

Nje pjese e mire e shqiptareve jane pijedashes, nderkohe qe nje perqindje, relativisht e larte, eshte me shume se sa kaq.

Te dhenat e fundit te Ministrise se Shendetesise japin shifra te cilat jane ne rritje vit pas viti. Te rinj, adoleshente, mosha e dyte apo mosha e trete, ne total rreth 7 per qind e shqiptareve konsumojne alkool duke e kaluar masen normale.

Me te gjitha impaktet negative serioze sociale dhe shendetesore, konsumi i alkoolit vazhdon te ndjeke nje kurbe ne rritje.

Te dhenat e rendisin alkoolin etilik ne substancen psikoaktive me te konsumueshme ne vendin tone. Nderkohe qe rreth 60 mije qytetare kane shqetesime serioze te shendetit, si pasoje e konsumit te tepruar te alkoolit ne kohe.

Konkretisht, studimet dhe anketimet e fundit te Institutit te Shendetit Publik dhe institucioneve shendetesore, japin shifra veçanerisht alarmante te abuzimit te alkoolit dhe rrjedhojave te ketij abuzimi.

Teper domethenese, nder te tjera, Ministria e Shendetesise konsideron shifrat vijuese: rreth 7 per qind e popullsise i perket kontingjentit te konsumatoreve eksesive, tejkalues te alkoolit dhe rreth 2 per qind e saj vuan varesine etilike.

“Nje situate tille, duke perbere padyshim nje shqetesim te natyrshem, rrjedhojat e se ciles disbalancojne ndjeshem substraktin social ne teresi dhe shendetin publik ne veçanti, sjell nevojen e marrjes se masave parandaluese dhe trajtuese te ketij kontingjenti. Ne kete kuader u prezantua edhe projekti i pare ne fushen e alkoologjise klinike”, sqaron zyrtarisht ministrja e Shendetesise.

Sherbimi i alkoologjise

Sherbimi i alkoologjise, i cili do te prese pacientet e alkoolizuar dhe do te japi asistence mjekesore e sociale, do te çelet brenda muajit qershor. Lajmi eshte konfirmuar nga Ministria e Shendetesise. Alkoologjia klinike eshte nje projekt i dizajnuar nga Shkolla Evropiane e Alkoologjise dhe Psikiatrise Ekologjike dhe Karitasit Dioçezan te Udines (Itali), i cili parashikon ngritjen e nje sherbimi alkoologjik ne Shqiperi.

Mbas nje bashkepunimi te institucioneve italiane me Ministrine e Shendetesise, konfirmohet se deri ne fund te muajit do te inaugurohet klinika trajtuese e varesise alkoolike.

Sherbimi ndodhet prane klinikes psikiatrike ne QSUT dhe ka nje kapacitet 10-12 shtreter. Perzgjedhja e pacienteve me varesi alkoolike, per te cilet gjykohet i nevojshem trajtimi ne kushte spitalore, perben momentin e pare te nderhyrjes trajtuese spitalore dhe qe realizohet permes anamnezes, ekzaminimit fizik dhe atij laboratorik.

TCH
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • kush thote se dashuron me shume, dhe kush ben te kunderten ne fakt?!
  • Dot femrat apo meshkujt
  • 3 (27%)
  • -
  • Dot apo te dyja palet
  • 8 (72%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor