Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarTë NdryshmeUshqimi dhe Kuzhina (Moderatore: Borebardha, Belinaa)Sa ndihmojne dietat,ne ruajtjen e peshes


Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sa ndihmojne dietat,ne ruajtjen e peshes  (E lexuar 7066 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Alda
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 03-11-2004, 10:08:44 »
Citojeni

Edhe une karrotat perdor, nga ato ha derisa te lodhem....se per tu ngopur as qe behet fjale...ato dhe te tresin...por te pakten e shtyn me ato derisa te vije momenti te hash diçka prej "verteti".
Nuk ka nevoj mi zemer te shkosh ne palester, bli nje litar kercimi, dhe bej kercime perdite, po jo shume pernjehere...ne fillim 100...pastaj 200...e keshtu me rradhe
Tre dite te dhembin pak muskujt e pulpave...por sa te mesohen eshte puna....
Eshte diçka qe nuk te ha me shume se 10 minuta, dhe eshte dore me nje....ate 1kg e humb per me pak se nje jave
(kuptohet po nuk e shoqerove me te ngrene te tepert)
Une per vete se sa here shtoj ndonje kg, me litar bej...se dhe un skam kohe per palester, per vrap....skam ndonje park afer.....mjafton te kesh vullnet per litarin...
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
CL


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 16-05-2005, 01:30:45 »
Citojeni

Meqe e gjeta temen,e s'po hapi te re!
Me thoni si me ia ba mos me hanger shume!Marova tu hanger!
Me gjeni diete a me beni dicka!
merzitje
Jam gjithmone e uritur............. .....
S'e di pse po nejse!


 merzitje edhe un kam te njejtin problem , nuk arrij ta kontrolloj veten ne te ngren
haj pa menu fare dhe se ndaloj dot  dhe vej re se kam fillu te mos kem te njejten pesh kohet e funit . Na thoni noi diet ekzakte qe nuk lejon per me shtu pesh  merzitje
E identifikuar
ThuPka
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 17-05-2005, 17:26:01 »
Citojeni

hmm gjeja e pare esht guximi motra,
po nuk pate guxim esht e kot sepse do fillosh te hash fsheurazi nqs thua mbaj diete dhe se mban dot zgerdhihet
por edhe nje gje se trupit nuk i ben mir te bier nga pesha direkt, dieta me e mir esht te besh ushtirme aerobike tre her ne jav 30 min dhe te largosh buken dhe makaronat , gjerat me lyr dhe brumrat dhe embelsirat  un kur kam mbajt diet me pare me kan then te pija nje got uj te ngroht ne mengjes te vjen cik ligsh po mesohesh , dhe te ndihmon shum se nuk te shkon mendia per buk ,nuke  di por mua me ndihmoi per vete,
te gjitha kto jan shum te lehta por duhet guximi, po patet ate kto te tjerat sjan  asgje,  luj syun shpresoj tju kem ndihmuar noi cik edhe pse do thoni "po kto i dim ne " zgerdhihet
E identifikuar
Hajduti_i_Zemrave
Avokat I Popull
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 18-05-2005, 14:11:18 »
Citojeni

te me falni qe sjan ne shqip po nuk kam patur kohe ti perkthej


I segreti della dieta mediterranea



Un recente studio ha confermato nuovamente che le persone che seguono scrupolosamente la "dieta mediterranea" vivono più a lungo degli altri Europei(1).

Vediamo dunque che cos'Ú esattamente la dieta mediterranea e in che modo ottiene il suo spettacolare effetto.



La dieta mediterranea non Ú uno specifico programma dietetico, ma un insieme di abitudini alimentari tradizionalmente seguite dai popoli della regione mediterranea. Vi sono almeno 16 stati che si affacciano sul Mar Mediterraneo e le abitudini alimentari variano da Paese a Paese a seconda della cultura, delle tradizioni etniche e della religione. Ma vi sono alcune caratteristiche che li accomunano…(2).



·  Un elevato consumo di frutta, verdura, patate, fagioli, noci, semi, pane e cereali

·  Uso dell'olio d'oliva per cucinare e per condire

·  Moderate quantità di pesce, ma poca carne

·  Piccole/moderate quantità di formaggio grasso e yogurt intero

·  Consumo moderato di vino, di solito ai pasti

·  Alimentazione basata su prodotti locali, stagionali, freschi

·  Stile di vita attivo



Protezione dalle malattie croniche

In un recente studio (1) Ú stata classificata la dieta di più di 22.000 abitanti della Grecia a seconda del rigore con cui seguivano la tradizionale dieta mediterranea in stile greco.

Durante i 4 anni dello studio, Ú stato scoperto che più la dieta delle persone era vicina a quella tradizionale, minori erano le probabilità di morte per malattie cardiache o cancro, con una protezione leggermente superiore contro la malattia cardiaca rispetto al cancro.



Nel complesso, durante il periodo dello studio, nelle persone che seguivano più rigorosamente la dieta mediterranea Ú stato rilevato un 25% di probabilità di morte in meno rispetto agli altri. Questo suggerisce che chi si attiene a una stretta dieta mediterranea viva più a lungo.



Gli ingredienti segreti

Da quando le statistiche sulla mortalità hanno indicato che le popolazioni mediterranee vivono più a lungo degli altri Europei, gli scienziati hanno cercato di dedurre quali componenti della dieta mediterranea siano responsabili dei suoi notevoli vantaggi. Ecco alcuni dei candidati individuati finora…



Olio d'oliva

L'olio d'oliva Ú il primo indagato poiché viene usato quasi esclusivamente nella cucina mediterranea al posto del burro, della margarina e degli altri grassi. L'olio d'oliva Ú una ricca fonte di grassi monoinsaturi, che proteggono contro la malattia cardiaca, forse perché sostituiscono i grassi saturi nella dieta. L'olio d'oliva Ú anche una fonte di antiossidanti tra cui la vitamina E. Ma Ú importante ricordare che l'olio d'oliva viene usato per preparare piatti a base di verdure, salsa di pomodoro, insalate e per friggere il pesce.



Frutta e verdura

È stato dimostrato che un elevato consumo di frutta e verdura fresca svolge un'azione protettiva contro la malattia cardiaca e il cancro, probabilmente grazie agli antiossidanti contenuti in questi alimenti (3). I pomodori sono stati esaminati con particolare attenzione perché sono un ingrediente essenziale della cucina mediterranea. Sono effettivamente una fonte importante di antiossidanti e il processo di riscaldamento determinato dalla cottura, per esempio nella preparazione della salsa di pomodoro, Ú altamente benefico perché incrementa la disponibilità di licopene, uno dei principali antiossidanti di questi ortaggi.



Pesce grasso

È stato anche suggerito che il pesce, in particolare quello grasso come la sardina, abbia notevoli proprietà salutari (4).

Il pesce grasso Ú una fonte di grassi polinsaturi omega-3 e sembra che i derivati complessi a catena lunga di questi grassi giovino particolarmente alla salute del cuore per le loro proprietà antinfiammatorie e vasodilatorie, che favoriscono una corretta circolazione del sangue.



Vino con moderazione

In tutta la regione mediterranea si beve vino con moderazione, di solito in concomitanza con i pasti. Per gli uomini, per moderazione si intendono due bicchieri al giorno, per le donne uno.

Il vino, in particolare quello rosso, contiene un'ampia gamma di composti vegetali che hanno proprietà salutari chiamati fitonutrienti. Tra questi, i polifenoli, che sono potenti antiossidanti, proteggono contro l'ossidazione delle LDL (lipoproteine a bassa densità) e contro le altre conseguenze patologiche del processo di ossidazione. Altri fitonutrienti ricoprono una funzione nell'inibizione dell'aggregazione delle piastrine, nella vasodilatazione, ecc.



Effetto combinato

Nello studio greco (1) si Ú notato che i singoli componenti o gruppi di alimenti della dieta mediterranea non fornivano alcuna protezione rilevante. In pratica, Ú probabile che questo tipo di dieta sia così sano grazie a una combinazione di tutti i diversi ingredienti. Non solo, Ú anche probabile che altri fattori, quali un atteggiamento più rilassato nei confronti del cibo, l'abbondanza di sole e una maggiore attività fisica contribuiscano a creare in questa regione uno stile di vita complessivamente sano.



I tempi cambiano

Ma i tempi cambiano ed Ú diminuito il numero delle persone con uno stile di vita tale da permettere di seguire la dieta tradizionale. Il Professor Lluis Serra, Presidente della Foundation for the Advancement of the Mediterranean Diet (5) ritiene che la tendenza sia al tempo stesso un'opportunità e una minaccia. "In seguito ai cambiamenti sociologici intervenuti, vi sono meno probabilità che le persone dedichino tempo alla cucina, ma allo stesso tempo si tratta di una grande opportunità per il settore della ristorazione, soprattutto perché la gente mediterranea adesso Ú consapevole del fatto che il suo stile di vita tradizionale Ú molto sano" commenta.
E identifikuar

~`~`~`~`~` Albanian DeeJay Forum ~`~`~`~`~`~
Hajduti_i_Zemrave
Avokat I Popull
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 18-05-2005, 14:11:38 »
Citojeni

 32 Gabimet me te medha gjate dietes


Eshte e rendesishme te dini se cilat jane zakonet e demshme per shendetin ne menyre qe te jeni ne gjendje te percaktoni veshtiresite tuaja. Shikoni nese e gjeni veten ketu poshte… 1. Te mbash diete NUK eshte nje menyre te ngreni te cilen mund ta perdoresh gjate gjithe jetes. 2. Eshte e gabuar te mendosh se do te hash supe me lakra gjate gjithe jetes. 3. Nuk duhet te fiksoheni pas numerimit te kalorive. 4. Nuk duhet te peshoheni me shume se nje here ne jave. 5. Mos mendoni se nuk duhet te pini uje. 6. Gaboni nese mendoni se te jesh me diete do te thote te pish pije freskuese me sheqer. 7. Nukk duhet te konsumoni ushqime te konservuara me shpesh sesa ushqime te fresketa. 8. Nuk duhet te hiqni vlerat ushqyese te perimeve duke i gatuar me shume sec duhet. 9. Nuk duhet te mbani nje qendrim negativ. 10. Duhet te keni ne mendje nje plan. 11. Duhet te jeni te ndergjegjshem per vlerat ushqimore dhe demet qe mund t'ju shkaktojne ushqimet qe konsumoni. 12. Nuk duhet te mbaroni te gjithe pjaten edhe pasi te keni ngrene shume. 13. Nuk duhet te hani ushqimet qe mbetene gjate nje vakti. 14. Nuk duhet te hani cdo gje qe mundeni ne kokteilet per te cilat keni paguar ne menyre qe te mos ju ikin leket kot. 15. Mos rrini pa ngrene mengjes. 16. Nuk duhet te rrini pa ngrene gjithe diten, duke menduar se kjo eshte e vetmja memnyre per tu dobesuar. 17. Nuk duhet te mendoni se struktura juaj eshte e tille qe ju te jeni te shendoshe. 18. Nuk duhet te mendoni se nuk jeni te afte te ndryshoni. 19. Nuk duhet te mendoni se nuk jeni terheqes dhe interesant. 20. Duhet te jetoni cdo dite sa me mire dhe mos prisni ta beni kete "kur te jeni dobesuar". 21. Nuk duhet te mendoni se pilulat, pudrat dhe perberjet e tjera jane te magjishme. 22. Duhet ti shihni ushtrimet si nje pjese e rendesishme e dites. 23. Nuk duhet ti jepeni alkolit. 24. Eshte mire te beni sport dhe jo ta shikoni ate. 25. Nuk duhet te shikoni televizor me shume se nje ore ne dite. 26. Nuk duhet te dorezoheni dhe te pranoni faktin qe do te jeni gjithmone te shendoshe. 27. Nuk duhet te hani dhe ushqimin e te tjereve kur ngrini tavolinen. 28. Nuk duhet te provoni ushqimin kur gatuani. 29. Nuk duhet te gatuani biskota, torta apo kek pervec rasteve te vecanta. 30. Nuk duhet te hani embelsirat qe ruani per miqte. 31. Duhet te konsumoni perime dhe/ose fruta ne cdo vakt. 32. Nuk duhet te konsumoni rregullisht fast food.
E identifikuar

~`~`~`~`~` Albanian DeeJay Forum ~`~`~`~`~`~
CL


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 18-05-2005, 16:51:43 »
Citojeni

hmm gjeja e pare esht guximi motra,
po nuk pate guxim esht e kot sepse do fillosh te hash fsheurazi nqs thua mbaj diete dhe se mban dot zgerdhihet
por edhe nje gje se trupit nuk i ben mir te bier nga pesha direkt, dieta me e mir esht te besh ushtirme aerobike tre her ne jav 30 min dhe te largosh buken dhe makaronat , gjerat me lyr dhe brumrat dhe embelsirat un kur kam mbajt diet me pare me kan then te pija nje got uj te ngroht ne mengjes te vjen cik ligsh po mesohesh , dhe te ndihmon shum se nuk te shkon mendia per buk ,nuke di por mua me ndihmoi per vete,
te gjitha kto jan shum te lehta por duhet guximi, po patet ate kto te tjerat sjan asgje, luj syun shpresoj tju kem ndihmuar noi cik edhe pse do thoni "po kto i dim ne " zgerdhihet

eh mi shpirt , po qe per ushtrime sboj gjo un
e filloj 3 dit , pastaj ja var fare
E identifikuar
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 09-06-2005, 15:19:23 »
Citojeni

Dieta verore, si të nxihemi me fruta dhe perime


Portokalli, e kuqe, e verdhë dhe pak e gjelbër. Ja ngjyrat e dietës për këtë stinë, karota, radhiqe, speca, dhe pjepër. Mjaftojnë këto për një nxirrje të shëndetshme të lëkurës, duke marrë një dozë të mirë vitaminash. Karota mbetet mbretëresha e kësaj stine, e cila ndihmon në nxirrjen e lëkurës, falë betakarotemit që ajo përmban, por edhe specat, pjepri, qershia, luleshtrudhja, nuk ngelen pas. Mos harrojmë sasitë e mëdha të ujit që ndodhen tek këto fruta, bëjnë të mundur që organizmi të zëvendësojë shumë mirë humbjen e lëngjeve, ndërkohë që perimet që mund t'i përdorim në këtë stinë, për furnizimin e trupit me potas, kalcium dhe hekur. Karotat janë të pasura me vitamina A, përgjegjëse për shëndetin e syve dhe lëkurës, luleshtrydhet, përvec se njihen për praninë e antioksidantëve, janë të pasura me vitamina C që mbrojnë organizmin nga alergjitë tipike të stinës. Të gjitha perimet me gjethe të gjelbër paksa të errëta, përmbajnë dukshëm acid folik, sasi të konsiderueshme të vitaminës B, të cilat ndikojnë në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, të cilat kanë veprojnë në palcën e kockave dhe janë të efektshme për mbrojtjen e ngjyrës së flokëve nga rrezet e diellit. Domatet përvecse janë ortake të mira të dietave ushqimore, pasi përmbajnë 17 kalori në 100 gram, i dhurojnë organizmit një ndihmesë të mirë me fibra, vitamina, kripëra minerale, veçanërisht me fosfor, kalcium dhe magnez.

E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
Bruna Isolana
Gone With the Wind!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 14-06-2005, 10:11:46 »
Citojeni

Hihihihi, une sa degjoj fjalen diete stresohem me teper dhe me shtohet oreksi. zgerdhihet

Jo o lal; un mendoj se jeta duhet shijuar. Hani popull, kenaquni me ushqimin qe ju ka dhene Zoti por ama me karar. Se c'na kan pa syte ketej neper amerike, pupupupu. Po deshet mos me besoni, po ca njerez i cojne ne kopshtin zologjik per ti peshuar (per Zotin s'ju genjej).

Balance ne cdo gje! luj syun
E identifikuar

Se jeta eshte vetem 1 cast...
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 27-09-2005, 07:32:56 »
Citojeni


Putkisto, si të dobësoheni pa dietë

Përmirëson trupin, zgjat muskujt dhe i bën ata më fleksibël, duke i dhënë trupit një pamje më të bukur dhe të lehtë. Dhe gjithçka arrihet pa shumë mund. Metoda e re e fitnesit, që është edhe një domosdoshmëri për periudhën e vjeshtës dhe dimrit, quhet Putkisto, një teknikë e re që ndërthur bashkë jogën me stretching.

Vjen nga Finlanda dhe ka çmendur të gjithë Britaninë e Madhe, Putkisto është medota ideale për t'u dobësuar pa qenë e nevojshme t'i nënshtrohesh dietave të shumta apo qëndrimit për orë të tëra në palestër.

E ideuar 20 vjet më parë nga Marja Putkisto, nga ka marrë edhe emrin, ajo është një teknikë e veçantë ushtrimesh. Nuk është aspak e lodhshme dhe mund të praktikohet nga të gjitha moshat dhe çdo ditë. Mjaftojnë 20 minuta në ditë për të tonifikuar muskulaturën, për të ulur tensionin dhe për të përmirësuar sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe si pasojë edhe pakësimin e celulitit.

Është një teknikë e ndërmjetme midis jogas dhe stretching dhe bazohet shumë edhe në frymëmarrje. Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt dhe të thellë, gjatë ushtrimeve, arrihet një energji dhe ekuilibër që ndihmon në forcimin e muskujve. Ushtrimet që kanë emra enigmatikë si 'salamandra'

'ngritja e diellit', 'lepuri'apo 'macja'mund të realizohen edhe në kushtet e shtëpisë, madje, edhe nga ata që nuk janë mësuar të stërviten.

Kjo teknikë ndihmon në vendosjen e një ekuilibri midis trupit dhe mendjes, duke ndihmuar në njohjen e një pjese të organizmit tonë. Me pak fjalë, është një metodë gjimnastike e përshtatshme për të gjithë, femra dhe meshkuj, nga mosha 8 deri në 80 vjeç
E identifikuar

Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 28-09-2005, 05:50:29 »
Citojeni

Keni degjuar per cajin per dobesim cfar mund te thoni per te ?
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
AngelDeviled
Corporate Business Casual
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 28-09-2005, 07:51:10 »
Citojeni

Une s'e pi dot te nxehte ama... E di qe eshte i shendetshem per trupin, s'e dija se ben mire per diete.
Une qe thoni ju e gjeta dieten kete vere... 2 muaj pune, mezi te del koha per nje vakt, kam rene 8 lbs!
zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 28-09-2005, 13:02:33 »
Citojeni

Une kam shtuar 2 kg dhe nje shoqe e imja me rekomandoji ate caj ,por kishte nje te keqe duhet te qendrosh ne banjo mor aman qesh me te madhe
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
chendressa

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 03-01-2006, 22:55:12 »
Citojeni

edhe un kam k'te qaj .. por se perdor fare ,, pasiqe e bleva degjova se eshte shum i demshem ... demton shum keq organizmin prandaj edhe nuk e perdor ... por qe t'rrim ne banjo  inati .. un perdor nje gje tjeter qe ma kan propozuar ... uj me lemon ... provoje ( sigurisht pa sheqer )

e tani kush din t'me thot mua nje diet .. me pak ushtrime ...... si bej dot  merzitje
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 06-05-2006, 12:31:01 »
Citojeni

Erdhi stina e fitnessit!

 

Ditë të ftohta, shi, humori ndryshon dhe një fetë tortë me çokollatë dhe krem nuk duket dhe aq e tmerrshme… palestra të duket kaq larg… derisa të vijë sërish pranvera dhe menjëherë do të të duhet të rikuperosh format e trupit, sepse vera nuk është aq larg sa e mendon

 

Motivimi yt duhet të jetë në nivele optimale. Një bluzë e gjerë apo një fund i trashë mund të mbulojnë kilet e tepërta derisa të vijë vera tjetër. Ditët e errëta, të ftohta dhe tmerrësisht të shkurtra të grishin të qëndrosh pjesën më të madhe të kohës brenda në shtëpi, mbuluar me batanije dhe sigurisht duke u përtypur gjatë gjithë kohës, me televizorin që nuk fiket për asnjë moment. Si t'ia bësh për të mposhtur mefshtësinë e ditëve dimërore? Shumë e thjeshtë, të paktën me fjalë. Mbani parasysh disa sekrete të vogla për të qenë gjithmonë e motivuar, për të evituar neglizhencën e mbajtjes së dietave dhe për një aktivitet fizik të rregullt. E para gjë që duhet bërë është të sillni pak nëpërmend sikletin që keni ndjerë ditën e parë të plazhit verës që shkoi. Pjesa më e madhe e njerëzve provojnë një ndjenjë pasigurie dhe fillojnë menjëherë të pendohen që e lanë veten pas dore gjatë periudhës dimërore. Vetëm pak ditë dietë dhe pak minuta vrap në javët e fundit e bënë menjëherë të dukshëm ndryshimin.

Mbaj gjithmonë një peshë reale

Me reale kemi parasysh që t'i lësh hapësirë edhe ndonjë teprimi të vogël me ushqimin. Por mos lejo në asnjë mënyrë që t'i largohesh peshës që ke arritur. Peshohu herë pas here dhe mbaj me vete gjithmonë fletushkën e peshës tënde. Duke e pasur gjithmonë para nuk do të të lërë rehat dhe do të stimulojë dëshirën për t'u dobësuar.

 

Vendos objektiva

çfarë kërkon të arrish gjatë dimrit? Ulje të peshës? Rritje të masës muskulare? Apo dobësimin në ato pjesë të trupit që kanë qenë gjithmonë pika jote e dobët? Duhet të kesh mirë të qartë se çfarë kërkon, është shumë e rëndësishme për të mos humbur kohë gjatë rrugës.

 

Regjistrohu në palestër

Një trajner i përgatitur, një ambient ku të gjithë stërviten dhe bëjnë ushtrime dhe rezultatet që arrin dita ditës, janë të gjithë faktorë që kushtëzojnë pozitivisht formën tënde fizike. Por për fat të keq, të qëndrosh në shtëpi nuk është e njëjta gjë...

 

Një palestër pranë shtëpisë

E rëndësishme është që të mos kesh probleme kur vjen puna për të shkuar në palestër pa munguar asnjë ditë. Trafik, shi, ftohtë… janë të gjitha armiqtë e betuar të palestrës gjatë dimrit. Prandaj regjistrohu në një palestër pranë shtëpisë apo punës që të mos të të shkaktojë probleme me largësinë.

 

 

Vendos një ditë për qejf

Që do të thotë që një ditë në javë ty të lejohet të shkelësh dietën me të dyja këmbët dhe të hash çfarë të duash. Kjo ndihmon të mbash nën kontroll dietën e ditëve të tjera, duke u bëtë qejfin edhe kapriçove të tua të parezistueshme. Një ditë e tillë në javë nuk ndikon në formën fizike, me kusht që ditët e tjera dieta të mbahet e rregullt.

 

Kujdes në supermarket

Kur bën pazarin mbaj gjithmonë parasysh objektivat e tua. Në xhiron e supermarketit qëndro larg zonave të nxehta, larg vitrinave të tortave dhe pijeve alkoolike. Mos e tepro me këto të fundit. Janë të parat që e hedhin në erë dietën e mbajtur me aq vështirësi.

 

Dobësohu në grup

Stërvitu bashkë me shoqet e tua. Kështu, kur njëra nuk ka pikë dëshire të shkojë në palestër një ditë, patjetër që do të jetë tjetra e devotshme që do të shtyjë edhe të tjerat për të shkuar ose për të vazhduar dietën. Është mirë të bashkëpunosh dhe të dobësoshesh në grup.

 

Mos e bëj tragjike

Nëse për ndonjë arsye apo për një tjetër i ke harruar objektivat e tua dhe dieta nuk respektohet më, mos e dramatizo situ atën. Nuk ka asgjë të paarritshme. Fol me trajnerin tënd ose me miket e tua dhe rifillo aty ku e pate lënë. Dimri është i gjatë…
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 10-06-2006, 08:04:24 »
Citojeni

Ha më shumë në mëngjes dhe në drekë
Ka ndonjë mënyrë për të asimiluar më pak kalori pa ulur hyrjet e energjisë? A është e mundur në praktikë të dobësohesh pa mbajtur dietë, por thjesht duke nxitur metabolizmin për të djegur më shumë? Po, ja të gjitha dinakëritë e shmangies së kalorive.

Shpejto metabolizmin
Mënyra jonë e të ushqyerit ndikon në metabolizëm, në kaloritë e konsumuara nga organizmi në gjendje qetësie ose në kohën që asimilon dhe transformon në energji ushqimin. Shih faktorët që shpejtojnë (ose ngadalësojnë) metabolizmin, dhe mund të influencosh në mënyrë të ndjeshme tendencën e trupit për të shtuar ndonjë kile.
Gjithmonë para orës 14.00
Në pjesën e parë të ditës metabolizmi është më efikas. Aftësia për të djegur kalori është në maksimumin e saj në orët e para të mëngjesit deri në orën 14.00. Prandaj bën mirë të hash mëngjes shumë të pasur (me drithëra, bukë dhe reçel), një vakt të vogël para drekës (fruta, kos frutash, lëngje), ose një vakt të plotë në mesditë (një pjatë e parë e lehtë dhe një e dytë po e lehtë me garniturë zarzavatesh, të pagatuar ose të pjekur). Linjat e trupit nuk do të ndryshojnë me kusht që edhe në darkë të hash diçka të lehtë një pjatë supë me zarzavate me mish ose peshk.
Sa më shumë vakte, aq më mirë
Sa herë që ha, organizmi vihet në lëvizje për të tretur ushqimin, duke e ndarë në përbërës të ndryshëm për ta tretur. Një punë për të cilën është e nevojshme një sasi e caktuar energjie. Ja përse sa më shumë vakte të hash aq më mirë është. Studime të ndryshme kanë treguar se nëse e njëjta sasi ushqimi nëse hyn në organizëm në 4-5 vakte gjatë ditës, ka një konsum kalorish më të mirë.

Po, mishit dhe peshkut, nëse preferon proteinat
Zgjidh mirë
Nëse do të dobësohesh, prefero mishin dhe peshkun, jo vetëm se janë mesatarisht me pak kalori, por edhe sepse i japin një marsh më shumë metabolizmit falë përqindjes së lartë me proteina.
Më shumë tule nëse..
Është llogaritur që ushqimet e pasura me lyrna dhe karbohidrate kanë një aftësi të vogël (sa një e treta) për të aktivizuar proceset e djegies. Për këtë arsye transformohen më lehtë në tule. Kjo nuk do të thotë që duhet të heqësh dorë nga brumërat dhe buka, por përpiqu të zvogëlosh sasinë dhe të hash më shumë në pjesën e parë të ditës, kur organizmi është në gjendje të konsumojë më shumë.
Më pak drithëra të zinj
Brumërat dhe buka e zezë, të konsumuara duke u alternuar me njëra tjetrën, ndihmojnë punën e stomakut dhe kufizojnë thithjen e yndyrnave dhe sheqerit, pra janë të dobishëm për të mbajtur trupin në formë. Por kujdes mos e teproni! Studimet e fundit kanë treguar se një dietë shumë e pasur me fibra mund të jetë pengesë për metabolizmin. Orizi, brumërat dhe buka do të përfundonin, pas njëfarë kohe, duke djegur më pak kalori në krahasim me të njëjtat ushime të përpunuara.
Kurrë nën 1000 kalori: jo dietave drastike
Bëj një kafe të mirë. Kërkime të ndryshme kanë demonstruar se marrja e kafeinës (e pranishme në pije si kafeja, kola dhe çaji) stimulon metabolizmin
2/3 filxhan në ditë
Më saktë 2 ose tre filxhanë kafe do të ishin të mjaftueshëm për të rritur termogjenezën (procesin e djeguies) në 5 % duke i lejuar organizmit të djegë disa dhjetëra kalori më shumë në ditë.
Mos ekzagjeroni
Nëse ndjek një regjim tepër të fortë në tavolinë, organizmi regon, trupi kursen energji, metabolizmi bie në gjumë, djeg përherë e më pak. Kështu kur i futesh përsëri të ngrënit shëndoshesh. Është llogaritur që ata që ndjekin dieta drastike (nga 800-1000 kalori në ditë) mund të arrijnë të konsumojnë deri në 20 përqind më pak kalori.
Metodat më të mira të gatimit? Zgarrë, furrë dhe zjerje.
Është e vërtetë që gatimi redukton pak pasurinë me minerale e vitamina të disa ushqimeve, por lejon të ulë edhe kuotën e yndyrnave, dhe e gjithë kjo favorizon prurjen kalorifike finale.
Mish i zjerë, brinjë qengji, fileto zgare, fileto derri, sapo dalin nga tenxheret, piastrat apo furrat, rezultojnë më të dobët, sepse dhjamrat shkrihen dhe mbeten në ujë ose në lëngun e pjekjes.
Me ndihmën e nxehtësisë mishi formon një lloj shtrese mbrojtëse.Nëse shpon sipërfaqen me pirun përpara se ta vësh në furrë, dhjamrat nuk do të mbeten brenda mishit, por do të treten.
Edhe me zjerjen ushqimi mund të bëhet më i lehtë sepse yndyrnat mbeten në ujë. Por kujto: humbja e yndyrnave është më e madhe sa më e gjatë të jetë koha e gatimit dhe sa më i ftohtë të jetë uji ku vendoset në fillim mishi. Nëse mishi vihet në ujë që zjen, temperatura e lartë çon në një koagulim të shpejtë të proteinave, që bëhen barrierë për daljen e dhjamrave.
Një këshillë e fundit : nuk ka kuptim ta lehtësosh mishin me këto truke të vogla, nëse konsumon edhe lëngun.
Në dimër konsumo më shumë
Thuhet që në mot të ftohtë është e ligjshme të hash pak më shumë, sepse me teperaturat bazë konsumon më shumë kalori . Eshtë e vërtetë? Po. Nën 15 gradë në fakt organizmi i jep nxehtësi ambjentit rrethues dhe prandaj duhet të prodhojë më shumë energji për ta mbajtur konstante temperaturën e trupit. Djegia rritet edhe kur bën shumë nxehtë (mbi 30 gradë).Në këtë rast sepse trupi duhet të eliminojë djersitjen. Morali: lejoji vetes pa u shetësuar shumë, ndonjë kalori më tepër nëse ke në plan të bëj një shëtitje në mal ose një vrap në park Dhe nëse mendon të bësh një leksion gjimnastike në palestër kjo duhet të pasohet me një sauna të kënaqshme.
Gjysëm kile më pak në muaj duke hequr 100 kalori në ditë
Është e mundur të dobësohesh thjesht dhe pa sforco? Po. Mjaft të lehtësosh menunë e përditshme me 100 kalori që në fund të kesh gjysëm kile më pak pa bërë as sforcon më minimale. Nuk të besohet? Bëj ndonjë llogari: ki parasysh që gjysëm kile dhjam trupor është gati 3500 kalori
Prandaj, nëse çdo ditë kursen 100 kalori brenda muajit do të arrish të heqësh 3100, pra gati gjysëm kile tule.
Ju duket pak? Nuk është kështu, nëse do të dobësohesh, por edhe të mbash rezultatet e arritura. Sipas studimeve të fundit është shumë më e shëndetshme dhe e sigurtë të dobësohesh ngadalë, dhe të rimarësh veten nga rreziku për t'u shëndoshur përsëri siç ndodh menjëherë pas një diete tepër të fortë dhe të shpejtë.
Ja disa nga truket e thjeshta për të zbritur shigjetën e peshores pa e ndjerë .
Mëngjes
Jo, një tasi të madh plot me qumësht të plotë (200 ml, 130 kalori) Por më mirë një gotë qumësht i skromuar (100 ml, 30 kalori)
Po, bukës me marmalatë (një lugë 75 kalori), por pa shtuar gjalpë (një lugë 175 kalori)
Në vend të një racioni korosan (40g, 200 kalori ) Një tas me corn flakes (30 gr, 100 kalori)
Zgjidh një kos të hollë natyror (një vazo 55 kalori ) sesa një kos me fruta 155 kalori
Nëse ha mëngjes në një bar mos u josh nga një kifle e bërë me çokollatë ose me krem (280 kalori) por zgjidh një më të thjeshtë 180 kalori
Drekë dhe darkë
Një kuti me ton në vaj (85 g 210 kalori)? Zëvendësoje me ton natyror (105 kalori)
Një pjatë me patate të skuqura (280 kalori), zëvendësoji me dy patate të pjekura me (180 kalori)
Po, bukës së thekur nëse përdor dy feta tepër të holla (40 g 80 kalori ) në vend të atyre normale (120 kalori)
Ha një pizë me perime pa vaj (500 kalori) dhe hiq dorë nga margarita klasike (600 kalori)
Ha një pjatë me byreçka të mbushura me spinaq,(630 kalori) më të lehtë se me mish (730
kalori)
Sapo ta kesh gatuar, hiqi lëkurën mishit të pulës kështu do të fitosh (108 kalori kundrejt 210 për një racion 120 g)
Vakt i ndërmjetëm
Akullorja me krem (120 g, 265 kalori) është më kalorike se një akullore me fruta (100g, 165 kalori)
Në vend të një gote me kola apo aranxhatë (140 kalori) pi një gotë lëng grepfrut(dru dhe frut) (38 kalori).
Më mirë një akullore kaush me fruta (110 kalori) në vend një kaush akullore me krem (220 kalori)
Një copë të vogël kulaç (80g, 320 kalori) zëvendësoheni me një panine të vogël me katër feta proshutë të gatuar të hollë (220 kalori)
Në momentin e aperitivit shmang koktejlet( një gotë e vogël 180 kalori) dhe porosit pije spumante (80 kalori)
Kujto se 6 feta me proshutë të gjallë kanë 185 kalori që ama zbresin në 105 nëse kujdesesh t'i heqësh pjesën e dhjamit.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |