Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Të Ndryshme
Të Ndryshme
Ushqimi dhe Kuzhina
(Moderatore:
Borebardha
,
Belinaa
)Receta gatimi
Faqe:
1
2
3
4
5
[
6
]
7
8
9
10
11
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Receta gatimi (E lexuar 194844 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
agnesa
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #75 më:
27-02-2007, 22:00:15 »
kjo recet eshte me veze te veqanta ndoshta e kuptoni se qfare ...???
E identifikuar
The More I Get The More I Want......!!!
erlehta
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #76 më:
02-03-2007, 23:18:28 »
Mirë ke bërë qe e ke shkruar moj agnese, ndoshta ka ndonjë qe nuk di ti gatuaj.
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Lisa
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #77 më:
03-03-2007, 06:21:41 »
jo agnesa une nuk e kuptova se c'fare ???? Shpjegoja pak budallase
E identifikuar
A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Berni
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #78 më:
06-03-2007, 13:21:41 »
Paçe me midhje
Kaurdiset mielli me lyrë, sa të marrë një ngjyrë. Shtohet lëng midhjesh dhe pak ujë. Më pas shtohen midhjet, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë rreth 10-15 minuta. Kur shërbehet në pjatë, sipas dëshirës, hidhen hudhra të shtypura dhe uthull. Paçja del e bardhë dhe nuk përdoret salcë.
Për 1 person duhen:
15 copë midhje
1 lugë kafeje miell
1 qepshe me lëng midhjesh
5-2 thelpinj hudhra
1 luge gjelle uthull
kripë, piper.
Biftek me sallam
Merret mishi tul dhe pritet kundër fijeve. Rrihet që të shkriftohet, i hidhet kripë, piper i bluar dhe skuqet lehtë me pak lyrë, pa krijuar cipë. Mbi biftekun e përgatitur vihet një fetë kaçkavall dhe sipër një fetë sallami (të dyja sa madhësia e biftekut) dhe skuqen. Kur shërbehen në tryezë, ua heqim kruajtësen e dhëmbëve. Shërbehen me patate të skuqura e feta limoni. Ky gatim përgatitet për raste të veçanta.
Nuk ka nevojë për masë, ngaqë përgatitja bëhet në varësi të personave.
Fileta peshku me pure patatesh
Filetat spërkaten me lëng limoni dhe lihen mënjanë. Patatet e qëruara ziejnë sa bëhen pure. U hidhet gjalpë dhe hudhra të shtypura. Pureja duhet të jetë e trashë. Në tavë vendoset pureja, sipër fetat e filetës, hidhen vezë të rrahura me miell, spërkaten me gjalpë e kaçkavall të grirë dhe piqen në furrë. Në këtë mënyrë përgatiten dhe gjuhëzat, të cilat kanë më paraqitje kur përgatiten në tigan (për një racion).
Për 4-5 persona duhen:
4-5 copë fileta
2 kokrra vezë
7-8 kokrra patate (1 kg)
2-3 lugë gjelle gjalpë
3-4 thelpinj hudhrash
2-3 lugë gjelle me djathë kaçkavall të grire
Supë peshku me perime
Në buljon të gatshëm hidhet orizi, karota në kubikë të vegjël, të bardhat e qepëve të njoma, ziejnë dhe priten me vezë dhe limon. Në fund hidhet gjalpë ose margarinë, si dhe majdanoz i grirë hollë. Sipas dëshirës, supës mund t’i hidhet oriz, por të trashet me pak miell dhe të pritet me vezë dhe limon. Kur shërbehet në pjatë i hidhet piper i zi i bluar.
Për 4-5 persona duhen:
1 qepshe e gjysmë me buljon
3 lugë gjelle oriz
2 karota mesatare
2-3 qepë të njoma
4-5 fije majdanoz
1 kokërr vezë
1 lugë gjelle me gjalpë
kripë, piper
Qofte me oriz
Orizi pastrohet, lahet dhe vendoset të ziejë në ujë të valuar dhe kripë, sa të përgatitet një pilaf I thatë. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe, duke e përzjerë me lugë druri I hidhen vezët një nga një. Shtohen nenexhik, kripë dhe piper. Në një tigan të posacëm (me gropa), hidhet vaj ulliri. Me lugë, hidhet nga masa e përgatitur. Skuqen, nga të dyja anët.
Për 1 gotë oriz duhen:
3-4 kokrra vezë
2 filxhanë kafeje vaj, për skuqje
kripë, piper, nenexhik.
Pulë me oriz, tavë
Pula e prerë në racione kaurdiset me qepë të grirë hollë. I shtohen domate ose salcë, kripë, piper dhe zjejnë plotësisht. Orizi i pastruar dhe i larë kaurdiset në tavë me lyrë. Bi të vendosen thelat e mishit dhe hidhet lëngu i pulës i kulluar, në raport me orizin 1 me 3. Tava vendoset në furrë. Po në këtë mënyrë përgatiten edhe makaronat (raporti 1 me 4).
Për 4-5 persona:
4-5 thela pule
1 kokërr qepë mesatare
3-4 lugë gjelle me yndyrë
2 kokrra domate mestare ose 1 lugë gjelle me salcë
1 filxhan caji oriz
kripë, piper.
Tavë dheu me karkaleca deti dhe pana
Gjeja e pare qe behet është te ngrohen tavat e dheut ne 220 grade.
Si fillim skuqen karkalecat me gjalpë dhe pas 10 min shohet edhe mielli. Trazohen derisa edhe mielli te skuqet pak dhe me pas shtohet panna. Nëse panna nuk është shume e lëngshme mund te hollohet me qumësht. Lihen vetem per pak minuta se bashku dhe me pas shtohet djathi kackavall (guda) i cili duhet te jete i grire ne menyre qe te shkrihet. Lihen ne zjarr për nja 5 min dhe me pas e gjithë masa hidhet ne tavat e dheut te cilat tashme janë mese te ngrohta. Hapi i fundit është pjekja ne furre derisa te marri një ngjyre si të verdhë
Për 4-5 persona duhen:
gjalp 50 gr. karkaleca 200 gr. miell 40 gr, panna 200 gr, djathe 100 gr.
Kabuni
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne një vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.
Për 4-5 persona duhen: Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan çaji, gjalpë 3-4 lugë gjelle.
Oshmare Korçe
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokrriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra.
Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 3 filxhanë çaji, qumësht 4-5 filxhanë çaji, djathë 2 filxhanë kafeje, gjalpë 2-3 lugë gjelle, kripë.
Gjyvçeç me patate
Mishi pritet në thela, kaurdiset me qepë, shtohet pak salcë domatesh ose domate te grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Përgatiten patatet: pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me ose pa yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe, në fun lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi piqet, gjyvçeci, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanozin të grirë hollë
Për 4 ose 5 persona duhen:
500 g mish, 1.5 kg patate; 4-5 lugë gjelle vaj; 1 kokërr qepë; i lugë gjelle (jo e plotë) me salcë domatesh; krië, piper i zi, spec i kuq, majdanoz
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
SmiLey
Receta gatimi
«
Përgjigju #79 më:
23-03-2007, 11:05:26 »
Per Elegancen keto recetat per petulla se na hengri veshet
Kena hall mos deshton
Te befte mire
Petulla me kos
Ne nje tas porcelani ose plastik vendosen veze, kos, kripe dhe pak sheqer (sipas deshires mund te hidhet dhe yndyre) rrihen mire dhe shtohet miell i perzier me pak sode. Brumi ne kete rast eshte gjysme i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jete nxehur, hidhet brumi (nje luge gjelle per cdo petull). Largesia nga njera-tjetra duhet te jete 3-4 cm sepse gjate skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera ane dhe pastaj kthehen nga ana tjeter. Pasi te jene skuqur mire vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe mund te perdoren keshtu sic jane ose me sheqer, mjalte, recel, kos, qumesht, caj sipas deshires.
Per 4-5 persona duhen:
miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, veze 1 kokerr, kripe, sheqer 1 luge kafeje, sode 1/2 luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.
Petulla te mbushura
Mielli i situr perzihet me sode, ne mes te tij hapet nje grope ku hedhim veze, uje, kripe, pak sheqer, kos dhe vaj. Duke filluar perzierjen nga mesi, zihet nje brume pak me i forte se ai i petullave qe u permend me siper, por jo dhe shume i forte. Brumi nuk duhet te punohet shume, qe te mos ulet dhe te mos behet elastik. Brumin e ndajme ne dy pjese, seciles i jepet forma e bastunit dhe pritet ne copa rreth 50g. Cdo cope punohet ne forme topi dhe hapet ne pete te rrumbullkta ne tavolinen e sperkatur me miell. Ne mes te petes vendoset mbushja (1 luge gjelle), e cila mbulohet duke e mbeshtjelle peten pergjysme. Anash shtypet me gisht permbyset me palosjen poshte dhe shtypet pak nga siper duke i dhene formen ovale. Keto vihen ne tavoline ku eshte hedhur mielli.
Ne tigan me yndyren e nxehte vendosen petullat njera prane tjetres dhe pasi skuqen nga njera ane kthehen nga ana tjeter. Petullat e skuqura vendosen ne tas dhe mbulohen me pecete te palosur me qellim qe te zbuten pak. Mbushja e ketyre petullave mund te behet me marmelate, me molle te grira dhe te perziera me sheqer e pak kanelle, me mish te grire te skuqur bashke me qepe, kripe e piper, ose me qepe e veze te ziera.
Per kot te fundit qepet e njoma grihen holle dhe skuqen te mbuluara me kapak derisa zbuten, hiqen nga zjarri dhe perzihen me veze te ziera te grira holle, kripe, piper e koper.
Petulla te mbushura me laker
Brumi pergatitet njelloj si per petullat me qepe, ne mes te petes vendoset mbushja prej lakre, mblidhet ne forme gjysmeheneze, ngjiten mire anet e petes, i jepet forma e sheshte dhe pastaj skuqen nga te dyja anet ose piqen ne furre.
Per mbushje, lakra e bardhe pastrohet dhe grihet ne fije te holla. Ne tenxhere ose tigan te thelle nxehet yndyra, i hidhet lakra, perzihet dhe mbulohet me kapak. Pas pak hiqet kapaku, perzihet perseri dhe mbahet mbuluar edhe 10min te tjera derisa te zbutet. Ne lakren e pergatitur e te ftohur hidhet kripe e piper dhe sipas deshires mund te shtohen edhe veze te ziera te grira.
Petulla me maja
Ne tenxhere hidhet uje i vaket, kripe, maja, miel dhe pergatitet nje brume me i bute se i byrekut. Vendoset ne nje vend te ngrohte qe te vije brumi, perzihet dhe lihet te vije perseri. Ne nje ene te thelle, tigan, tave ose tenxhere hidhet vaj deri ne gjysmen e enes, e leme te nxehet dhe fillojme te skuqim petullat duke i hedhur me dore te lagur te hapura ose me luge kur brumi eshte i bute. Serviren me sheqer, rrecel ose mjalte.
Petullat behen dhe te mbushura si me siper, me kima, laker.
E identifikuar
"To love is to
admire
with the heart;
to admire is
to love with the mind
."
~ Theophile Gantier
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #80 më:
10-07-2007, 18:41:50 »
Kunguj te mbushur
May 14th, 2007
Ja dhe nje recete gjelle te lehte dhe praktike.
Pergatitja per 4 persona:
6 kunguj mesatare tulin e te cileve do ta hiqni
2 qepe mesatare
150 gr kime
nje grusht oriz
koper, majdanoz
kripe,piper i zi
1 filxhan kafeje vaj(mund te jete dhe vaj ulliri apo soje)
Ne nje tas perzini mire qepet e grira holle , orizin e lagurdhe zbutur me pare me uje te nxehte, mishin e grire, kripen,kopren,majdanozin,vajin dhe piperin dhe perzijini mire deri sa te krijojne nje fare mase homogjene.Me pas mbushni me kete mase shtreterit e boshatisur te kungujve dhe pasi te keni mbaruar pune , vijeni per tu pjekur ne furre.Ju befte mire.
Ne gjithashtu kete e bejme dhe vetem me perime dhe pa mish dhe jo te pjekur por te gatuar ne tigan.Ne vend te mishit te grire i shtojme 3 domate te pjekura fort dhe salce speci te kuq.Pasi i vendosim ne tigan i shtojme pak uje dhe i leme te zihen ne zjarr te ulet.Ju befte mire!
434958448_d990c8faa0.jpg
(157.06 KB, 375x500 - E shikuar 263 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #81 më:
10-07-2007, 19:05:57 »
Nuk mund te them se i kam qejf karkalecat por ama kjo pjata me makarona me pelqen shume.Eshte shume e shijshme dhe pergatitet kollaj.
Pergatitja per 5 veta:
1 pako makarona spaghetti
1 kile frutash deti (karkaleca,kallamare etj)
5 domate te pjekura mire te grira holle
disa gjethe dafine
2 luge vaj ulliri
2-3 thelbinj hudhre
kripe ose vegeta ,piper i zi
Nga njera ane zijini makaronat ”al dente” pra jo shume te ziera.Ne nje tigan skuqni thelbinjte e hudhres me vajin e ullirit dhe me pas hiqini thelbinjte (sipas deshires edhe mund ti lini aty) prej andej.Me pas shtoni domatet e grira holle dhe perzijini ne zjarr te ngadalte duke shtuar dhe dafinen dhe frutat e peshkut , po ashtu dhe vegeten dhe piperin e zi.Pasi ta lini te zihet per nje cope kohe , hiqeni nga zjarri dhe servireni siper makaronave ashtu te nxehte.Ju befte mire!
692734563_d33c1034fd.jpg
(152.48 KB, 500x375 - E shikuar 195 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #82 më:
10-07-2007, 19:08:24 »
Pule me bishtaja
Per 2 persona:
2 kofshe ose dy fileto pule ose gjel deti
300 gr bishtaja
2 domate te pjekura
6-7 thelbinj hudhre
gjysem tufe majdanoz i grire holle
nje luge gjelle salce speci te kuq
kripe ose ereza te kriposura
piper i zi
1 luge gjelle vaj ulliri
Ndajini bishtajat ne 2-3 pjese , dhe pasi ti shpelani mire vejini te skuqen pakez se bashku me hudhrat e shtypura.Me pas shtoni dhe pulen dhe lereni dhe ate te skuqet pakez.Ne nje tas vendosni domatet e grira holle dhe majdanozin e grire dhe shtojeni dhe ate ne tigan.Pasi ta lini nje hop ashtu , shtojini gjelles uje me sy se bashku me kripen dhe erezat.Lijeni te zihet me ngadale ne zjarr te ulet.Kujdesuni qe pula te zihet mire.Servireni te ngrohte, duke e shoqeruar dhe me kos sepse shijon me shume.Ju befte mire!
567755722_a5eb41f5b8.jpg
(136.92 KB, 500x375 - E shikuar 208 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #83 më:
10-07-2007, 19:31:27 »
Speca te kuq me djathe.. (2 persona)
3-4 speca te kuq mishtore
3-4 thelbinj hudhre te fresket
200 gr djathe normal ose me yndyre
1 luge vaj
3-4 luge uthull
piper i zi
Prejini specat ne copa jo shume te vogla dhe vijini te skuqen ne tigan se bashku me hudhrat e grira holle.Pasi te kene marre nje fare skuqjeje , shuajini me uthull dhe nderkohe uleni pak zjarrin per ti lene te zien me ngadale.Nderkohe shtoni dhe djathin dhe lereni te zihen keshtu deri sa djathi te shkrihet.Ne fund shtojini dhe piperin (sipas deshires).Servireni te nxehte.Ju befte mire!
482533066_c70a8279a4.jpg
(166.36 KB, 500x375 - E shikuar 234 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #84 më:
10-07-2007, 19:32:41 »
Spageti me drithera dhe qepe te njoma/ per 4 persona
1 pako me spageti me drithera (nga ato qe jane me te erreta)
6-7 qepe te njoma
1 luge vaj ulliri
leng mishi/pule me sy
pak kripe nese nuk ka lengu i mishit/pules
Thyejini spagetit ne 2-3 pjese dhe vendosini se bashku me qepet e njoma te prera dhe ato holle ne tigan se bashku me nje luge vaj ulliri dhe skuqini pak.Me pas hidhini siper lengun e mishit/pules dhe lereni ashtu deri sa te zihen dhe ta kene marre tere lengun.Servirini te nxehta.
481346843_ee8ce7ff73.jpg
(150.19 KB, 500x375 - E shikuar 199 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #85 më:
10-07-2007, 19:44:44 »
Toptha patatesh me ereza
Pergatitja:
Per 4 persona :
6 patate
300 gr djathe kaçkavall i grire jo shume holle
pak gjalpe (sipas deshires)
kripe
nga erezat une perdora:
1-hashash (se mos ju shkoje menja per keq juve e kam fjalen per hashashin qe perdoret ne gjellera:)
2-nje lloj ereze si susam i zi qe ketu ne Turqi e perdorin siper byreqeve .(me falni po nuk ja di emrin as ne anlisht:(
3-shqeme,valanidh (emri anglisht sumac.kjo lloj ereze ka nje shije te athet dhe eshte fantastike sidomos ne sallatra kur perdoret afer me uthullen.ngjan me piperin e kuq).
pasi ti zieni patatet ,shtypini mire sikur por pergatisni pure dhe pastaj shtojini pak gjalpe(1 luge embelsire,sipas deshires kuptohet , mund dhe te mos perdoret gjalpe) , pastaj shtohet djathi i grire kaçkavall ,kripa dhe perzihet mire.Me pas me ndihmen e nje luge embelsire krijoni toptha te vegjel nga harxhi i pregatitur dhe sperkatini me erezat qe doni.Une i sperkata ca si shume ndaj ju keshilloj juve te jeni te kujdesshem se nese kane shume ereza te bukosin qe ne fillim:)
Shenim: Serviren te nxehta.Erezat mund ti perdorni sipas deshires tuaj.Ju befte mire:)
395491797_29d46e74fa.jpg
(174.16 KB, 500x375 - E shikuar 195 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Re: Receta gatimi
«
Përgjigju #86 më:
10-07-2007, 20:22:16 »
Patlixhana te skuqur (te marinuar)
Po afron vera dhe, bashke me te, nje seri gatimesh verore. Ketu numri nje, patlixhana te skuqur. E pershtatshme per njerez me shije te holle, per ata qe nuk kane kohe dhe per ata qe kane vape. Ju duhen nje minimum gjerash: patlixhane, vaj ulliri, kripe, tigan dhe zjarr. Per njerez me tangerllik mund te shtohen edhe hudhra, qepa, majdanozi dhe uthulla.
Patlixhanat lahen dhe priten ne rrathe. Ne se patlixhanat jane shume te medhenj ndajini ne dysh ose tresh ose katersh, sipas gustos. Ne tigan hidhni vajin e ullirit. Kini parasysh qe patlixanat vdesin per vaj, prandaj e duan me shumice.
Kur patlixhanat, pasi te keni kthyer disa here nga te gjitha krahet e sperkatur me kripe, te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga zjarri, lereni te kullojne pak vajin dhe verini ne nje pjate. Ata qe kane fobi per vajin mund t'i vendosin patlixhanat mbi nje leter, nga ato qe perdoren ne kuzhine, per t'ua thithur vajin. Te padurueshmit dhe shume te uriturit mund te fillojne procesin e ngrenies, ate qe kane me shume durim dhe me pak uri, mund te kalojne nje kat me poshte.
Shtypni hudher, grini nje kokerr qepe (holle) dhe shtojani patlixhanave.
Shtoni majdanozin (te prere holle, shikoni figuren tjeter).
Dhe ne fund shtoni edhe pak uthull. Te paduruarit mund te fillojne te vetesherbehen. Te duruarit, mund ta lene per disa ore keshtu derisa ingrediente te ngjizen me njeri-tjetrin dhe te krijojne nje sinfoni.
Ju befte mire!
IMG_6479.jpg
(16.59 KB, 320x240 - E shikuar 209 Herë.)
IMG_6480.jpg
(14.47 KB, 320x240 - E shikuar 220 Herë.)
IMG_6481.jpg
(16.21 KB, 320x240 - E shikuar 204 Herë.)
IMG_6482.jpg
(17.4 KB, 320x240 - E shikuar 203 Herë.)
IMG_6483.jpg
(17.77 KB, 320x240 - E shikuar 221 Herë.)
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #87 më:
03-12-2007, 22:09:15 »
Mish i bardhë i pulës i mbushur me perime dhe palpeta me miell misri
Së pari 1 qepë e grimcon imët dhe e fërgon. Specat prehen dhe fërgohen bashkë me qepët, i shtohet magdanos, i cili duhet të dominojë. Mishin e pulës (300 gr), e hapim në mes, dhe e rahim pak. Mishin e mbushim me masën e përdatitur, e mbyllë me rëmojca dhe i fërgon në mjaft yndyrë, derisa të skuqen. Pastaj i shton edhe pak ujë, derisa të vlojë. Në fund i shtojmë edhe ajkë, të cilës i vihet edhe pak hudër. Këto servohen edhe me repë dhe karota të grimcuara.
Palpeta me miell misri: 250 gr miell misri, 2 lugë miell të ngryt, pak kripë, 3 ve, 1 gotë qumësht, dhe ¾ gotë ujë. Këtë masë të brumit, e përzien mirë , dhe fillon të fërgosh palpetat në kallëpin e caktuar. Nga kjo masë mund të nxjerrim 5-6 palpeta, të cilat radhiten një mbi një, dhe të cilave në mes iu shtohet një shtresë e ajkës së ëmbël.
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #88 më:
03-12-2007, 22:09:55 »
Tavë me perime dhe një kek
Së pari zihet mishi i prerë në copëza të vogla, në temperaturë të ulët, i shton vegetë, pak biber të zi, dhe rozmarin. Në një tigan fërgohen 2 qepë, të cilat prehen imët. I shtohen edhe 4 speca të grimcuara, karrotat e grimcuara, shtojmë patëllxhanat e zi, bamjet, 1 patate, dhe 2 domate të grimcuara. Të gjitha këto fërgohen pakëz, u shtohet edhe mishi i zier, dhe në fund shtohen mëlmesa. Të gjitha këto futen në furrë.
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Gjinia:
Receta gatimi
«
Përgjigju #89 më:
03-12-2007, 22:10:33 »
Troftë në furrë
Së pari pastrohen peshqit, kriposen, i shtohet pak limon të shtrydhur, vegetë, vaj ulliri, dhe hudhër e grimcuar. Këto fillimisht piqen në folie, dhe rreth 10 minuta para se të piqen i hiqet folia...
Patatet prihen, kriposen, u shtohet vegetë dhe biber të kuq, dhe fërgohen rreth 20 minuta.
Mbi peshk vihet salca e hudrës... (hudër e grimcuar, pak vegetë, vaj ulliri, dhe domate).
E identifikuar
All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe:
1
2
3
4
5
[
6
]
7
8
9
10
11
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
qka mendoni super sexi
po
15
(50%)
jo
15
(50%)
Numri total i votave: 30
Shiko temen