Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 18044 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #75 më: 27-02-2007, 22:00:15 »
Citojeni

kjo recet është me vezë te veqanta ndoshta e kuptoni se çfarë ...??? qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #76 më: 02-03-2007, 23:18:28 »
Citojeni

Mirë ke bërë qe e ke shkruar moj agnese, ndoshta ka ndonjë qe nuk di ti gatuaj.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #77 më: 03-03-2007, 06:21:41 »
Citojeni

jo agnesa unë nuk e kuptova se c'fare ???? Shpjegoja pak budallase zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #78 më: 06-03-2007, 13:21:41 »
Citojeni

Paçe me midhje
 
Kaurdiset mielli me lyrë, sa të marrë një ngjyrë. Shtohet lëng midhjesh dhe pak ujë. Më pas shtohen midhjet, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë rreth 10-15 minuta. Kur shërbehet në pjatë, sipas dëshirës, hidhen hudhra të shtypura dhe uthull. Paçja del e bardhë dhe nuk përdoret salcë.

Për 1 person duhen:

15 copë midhje

1 lugë kafeje miell

1 qepshe me lëng midhjesh

5-2 thelpinj hudhra

1 luge gjelle uthull

kripë, piper.
 
Biftek me sallam
 
Merret mishi tul dhe pritet kundër fijeve. Rrihet që të shkriftohet, i hidhet kripë, piper i bluar dhe skuqet lehtë më pak lyrë, pa krijuar cipë. Mbi biftekun e përgatitur vihet një fetë kaçkavall dhe sipër një fetë sallami (të dyja sa madhësia e biftekut) dhe skuqen. Kur shërbehen në tryezë, ua heqim kruajtësen e dhëmbëve. Shërbehen me patate të skuqura e feta limoni. Ky gatim përgatitet për raste të veçanta.

Nuk ka nevojë për masë, ngaqë përgatitja bëhet në varësi të personave.
 
Fileta peshku me pure patatesh

Filetat spërkaten me lëng limoni dhe lihen mënjanë. Patatet e qëruara ziejnë sa bëhen pure. U hidhet gjalpë dhe hudhra të shtypura. Pureja duhet të jetë e trashë. Në tavë vendoset pureja, sipër fetat e filetës, hidhen vezë të rrahura me miell, spërkaten me gjalpë e kaçkavall të grirë dhe piqen në furrë. Në këtë mënyrë përgatiten dhe gjuhëzat, të cilat kanë më paraqitje kur përgatiten në tigan (për një racion).

Për 4-5 persona duhen:

4-5 copë fileta

2 kokrra vezë

7-8 kokrra patate (1 kg)

2-3 lugë gjelle gjalpë

3-4 thelpinj hudhrash

2-3 lugë gjelle me djathë kaçkavall të grire

Supë peshku me perime
 
Në buljon të gatshëm hidhet orizi, karota në kubikë të vegjël, të bardhat e qepëve të njoma, ziejnë dhe priten me vezë dhe limon. Në fund hidhet gjalpë ose margarinë, si dhe majdanoz i grirë hollë. Sipas dëshirës, supës mund t’i hidhet oriz, por të trashet më pak miell dhe të pritet me vezë dhe limon. Kur shërbehet në pjatë i hidhet piper i zi i bluar.


Për 4-5 persona duhen:

1 qepshe e gjysmë me buljon

3 lugë gjelle oriz

2 karota mesatare

2-3 qepë të njoma

4-5 fije majdanoz

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle me gjalpë

kripë, piper
 
Qofte me oriz
 
Orizi pastrohet, lahet dhe vendoset të ziejë në ujë të valuar dhe kripë, sa të përgatitet një pilaf I thatë. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe, duke e përzjerë me lugë druri I hidhen vezët një nga një. Shtohen nenexhik, kripë dhe piper. Në një tigan të posacëm (me gropa), hidhet vaj ulliri. Me lugë, hidhet nga masa e përgatitur. Skuqen, nga të dyja anët.

Për 1 gotë oriz duhen:

3-4 kokrra vezë

2 filxhanë kafeje vaj, për skuqje

kripë, piper, nenexhik.
 
Pulë me oriz, tavë
 
Pula e prerë në racione kaurdiset me qepë të grirë hollë. I shtohen domate ose salcë, kripë, piper dhe zjejnë plotësisht. Orizi i pastruar dhe i larë kaurdiset në tavë me lyrë. Bi të vendosen thelat e mishit dhe hidhet lëngu i pulës i kulluar, në raport me orizin 1 me 3. Tava vendoset në furrë. Po në këtë mënyrë përgatiten edhe makaronat (raporti 1 me 4).

Për 4-5 persona:

4-5 thela pule

1 kokërr qepë mesatare

3-4 lugë gjelle me yndyrë

2 kokrra domate mestare ose 1 lugë gjelle me salcë

1 filxhan caji oriz

kripë, piper.
 
Tavë dheu me karkaleca deti dhe pana
 
Gjeja e pare qe bëhet është te ngrohen tavat e dheut ne 220 grade.

Si fillim skuqen karkalecat me gjalpë dhe pas 10 min shohet edhe mielli. Trazohen derisa edhe mielli te skuqet pak dhe me pas shtohet panna. Nëse panna nuk është shumë e lëngshme mund te hollohet me qumësht. Lihen vetëm për pak minuta se bashku dhe me pas shtohet djathi kackavall (guda) i cili duhet te jetë i grire ne mënyrë qe te shkrihet. Lihen ne zjarr për nja 5 min dhe me pas e gjithë masa hidhet ne tavat e dheut te cilat tashmë janë mëse te ngrohta. Hapi i fundit është pjekja ne furre derisa te marri një ngjyrë si të verdhë

Për 4-5 persona duhen:

gjalp 50 gr. karkaleca 200 gr. miell 40 gr, panna 200 gr, djathe 100 gr.

Kabuni  
 
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e lemë ne një vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

Për 4-5 persona duhen: Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan çaji, gjalpë 3-4 lugë gjelle.
 
Oshmare Korçe
 
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokrriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra.

Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.

Për 4-5 persona duhen:

Miell misri 3 filxhanë çaji, qumësht 4-5 filxhanë çaji, djathë 2 filxhanë kafeje, gjalpë 2-3 lugë gjelle, kripë.
 
Gjyvçeç me patate
 
Mishi pritet në thela, kaurdiset me qepë, shtohet pak salcë domatesh ose domate te grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Përgatiten patatet: pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me ose pa yndyrë.

Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe, në fun lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi piqet, gjyvçeci, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanozin të grirë hollë

Për 4 ose 5 persona duhen:

500 g mish, 1.5 kg patate; 4-5 lugë gjelle vaj; 1 kokërr qepë; i lugë gjelle (jo e plotë) me salcë domatesh; krië, piper i zi, spec i kuq, majdanoz
 
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #79 më: 23-03-2007, 11:05:26 »
Citojeni

Për Elegancen këto recetat për petulla se na hengri veshet perqeshje
Kena hall mos deshton zgerdhihet qesh me te madhe
Të befte mirë  Perqafim



Petulla me kos

Ne një tas porcelani ose plastik vendosen vezë, kos, kripe dhe pak sheqer (sipas deshires mund te hidhet dhe yndyre) rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi (një luge gjelle për çdo petull). Largesia nga njera-tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe mund te përdoren kështu siç janë ose me sheqer, mjalte, recel, kos, qumësht, çaj sipas deshires.
Për 4-5 persona duhen:
miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe, sheqer 1 luge kafeje, sode 1/2 luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.


Petulla te mbushura

Mielli i situr përzihet me sode, ne mes te tij hapet një grope ku hedhim vezë, ujë, kripe, pak sheqer, kos dhe vaj. Duke filluar perzierjen nga mesi, zihet një brume pak me i fortë se ai i petullave qe u përmend me sipër, por jo dhe shumë i fortë. Brumi nuk duhet të punohet shumë, qe të mos ulet dhe të mos bëhet elastik. Brumin e ndajme ne dy pjesë, seciles i jepet forma e bastunit dhe pritet ne copa rreth 50g. Çdo cope punohet ne formë topi dhe hapet ne pete te rrumbullkta ne tavolinen e sperkatur me miell. Ne mes te petes vendoset mbushja (1 luge gjelle), e cila mbulohet duke e mbeshtjelle peten pergjysme. Anash shtypet me gisht permbyset me palosjen poshte dhe shtypet pak nga sipër duke i dhënë formën ovale. Këto vihen ne tavoline ku është hedhur mielli.
Ne tigan me yndyren e nxehte vendosen petullat njera pranë tjetres dhe pasi skuqen nga njera anë kthehen nga ana tjetër. Petullat e skuqura vendosen ne tas dhe mbulohen me pecete te palosur me qëllim qe te zbuten pak. Mbushja e këtyre petullave mund te bëhet me marmelate, me molle te grira dhe te perziera me sheqer e pak kanelle, me mish te grire te skuqur bashke me qepe, kripe e piper, ose me qepe e vezë te ziera.
Për kot te fundit qepet e njoma grihen holle dhe skuqen te mbuluara me kapak derisa zbuten, hiqen nga zjarri dhe përzihen me vezë te ziera te grira holle, kripe, piper e koper.


Petulla te mbushura me laker

Brumi pergatitet njelloj si për petullat me qepe, ne mes te petes vendoset mbushja prej lakre, mblidhet ne formë gjysmeheneze, ngjiten mirë anet e petes, i jepet forma e sheshte dhe pastaj skuqen nga te dyja anet ose piqen ne furre.
Për mbushje, lakra e bardhe pastrohet dhe grihet ne fije te holla. Ne tenxhere ose tigan te thelle nxehet yndyra, i hidhet lakra, përzihet dhe mbulohet me kapak. Pas pak hiqet kapaku, përzihet përsëri dhe mbahet mbuluar edhe 10min te tjera derisa te zbutet. Ne lakren e përgatitur e te ftohur hidhet kripe e piper dhe sipas deshires mund te shtohen edhe vezë te ziera te grira.


Petulla me maja

Ne tenxhere hidhet ujë i vaket, kripe, maja, miel dhe pergatitet një brume me i bute se i byrekut. Vendoset ne një vend te ngrohte qe të vijë brumi, përzihet dhe lihet të vijë përsëri. Ne një edhe te thelle, tigan, tave ose tenxhere hidhet vaj deri ne gjysmen e enes, e lemë te nxehet dhe fillojme te skuqim petullat duke i hedhur me dorë te lagur te hapura ose me luge kur brumi është i bute. Serviren me sheqer, rrecel ose mjalte.
Petullat bëhen dhe te mbushura si me sipër, me kima, laker.
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #80 më: 10-07-2007, 18:41:50 »
Citojeni

Kunguj te mbushur
May 14th, 2007
Ja dhe një recete gjelle te lehtë dhe praktike.

Pergatitja për 4 persona:

6 kunguj mesatare tulin e te cileve do ta hiqni

2 qepe mesatare

150 gr kime

një grusht oriz

koper, majdanoz

kripe,piper i zi

1 filxhan kafeje vaj(mund te jetë dhe vaj ulliri apo soje)

Ne një tas perzini mirë qepet e grira holle , orizin e lagurdhe zbutur me pare me ujë te nxehte, mishin e grire, kripen,kopren,majdanozin,vajin dhe piperin dhe perzijini mirë deri sa te krijojne një fare masë homogjene.Me pas mbushni me këtë masë shtreterit e boshatisur te kungujve dhe pasi te keni mbaruar pune , vijeni për tu pjekur ne furre.Ju befte mirë.

Ne gjithashtu këtë e bëjmë dhe vetëm me perime dhe pa mish dhe jo te pjekur por te gatuar ne tigan.Ne vend te mishit te grire i shtojme 3 domate te pjekura fort dhe salce speci te kuq.Pasi i vendosim ne tigan i shtojme pak ujë dhe i lemë te zihen ne zjarr te ulet.Ju befte mirë!


* 434958448_d990c8faa0.jpg (157.06 KB, 375x500 - E shikuar 66 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #81 më: 10-07-2007, 19:05:57 »
Citojeni

Nuk mund te them se i kam qejf karkalecat por ama kjo pjata me makarona me pëlqen shumë.Është shumë e shijshme dhe pergatitet kollaj.

Pergatitja për 5 veta:

1 pako makarona spaghetti

1 kile frutash deti (karkaleca,kallamare etj)

5 domate te pjekura mirë te grira holle

disa gjethe dafine

2 luge vaj ulliri

2-3 thelbinj hudhre

kripe ose vegeta ,piper i zi

Nga njera anë zijini makaronat ”al dente” pra jo shumë te ziera.Ne një tigan skuqni thelbinjte e hudhres me vajin e ullirit dhe me pas hiqini thelbinjte (sipas deshires edhe mund ti lini aty) prej andej.Me pas shtoni domatet e grira holle dhe perzijini ne zjarr te ngadalte duke shtuar dhe dafinen dhe frutat e peshkut , po ashtu dhe vegeten dhe piperin e zi.Pasi ta lini te zihet për një cope kohe , hiqeni nga zjarri dhe servireni sipër makaronave ashtu te nxehte.Ju befte mirë!


* 692734563_d33c1034fd.jpg (152.48 KB, 500x375 - E shikuar 54 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #82 më: 10-07-2007, 19:08:24 »
Citojeni

Pule me bishtaja

Për 2 persona:

2 kofshe ose dy fileto pule ose gjel deti

300 gr bishtaja

2 domate te pjekura

6-7 thelbinj hudhre

gjysëm tufe majdanoz i grire holle

një luge gjelle salce speci te kuq

kripe ose ereza te kriposura

piper i zi

1 luge gjelle vaj ulliri

Ndajini bishtajat ne 2-3 pjesë , dhe pasi ti shpelani mirë vejini te skuqen pakëz se bashku me hudhrat e shtypura.Me pas shtoni dhe pulen dhe lereni dhe atë te skuqet pakëz.Ne një tas vendosni domatet e grira holle dhe majdanozin e grire dhe shtojeni dhe atë ne tigan.Pasi ta lini një hop ashtu , shtojini gjelles ujë me sy se bashku me kripen dhe erezat.Lijeni te zihet me ngadalë ne zjarr te ulet.Kujdesuni qe pula te zihet mirë.Servireni te ngrohte, duke e shoqëruar dhe me kos sepse shijon me shumë.Ju befte mirë!


* 567755722_a5eb41f5b8.jpg (136.92 KB, 500x375 - E shikuar 59 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #83 më: 10-07-2007, 19:31:27 »
Citojeni

Speca te kuq me djathe.. (2 persona)

3-4 speca te kuq mishtore

3-4 thelbinj hudhre te fresket

200 gr djathe normal ose me yndyre

1 luge vaj

3-4 luge uthull

piper i zi

Prejini specat ne copa jo shumë te vogla dhe vijini te skuqen ne tigan se bashku me hudhrat e grira holle.Pasi te kenë marrë një fare skuqjeje , shuajini me uthull dhe ndërkohë uleni pak zjarrin për ti lënë te zien me ngadalë.Ndërkohë shtoni dhe djathin dhe lereni te zihen kështu deri sa djathi te shkrihet.Ne fund shtojini dhe piperin (sipas deshires).Servireni te nxehte.Ju befte mirë!


* 482533066_c70a8279a4.jpg (166.36 KB, 500x375 - E shikuar 71 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #84 më: 10-07-2007, 19:32:41 »
Citojeni

Spageti me drithera dhe qepe te njoma/ për 4 persona

1 pako me spageti me drithera (nga ato qe janë me te erreta)

6-7 qepe te njoma

1 luge vaj ulliri

leng mishi/pule me sy

pak kripe nëse nuk ka lengu i mishit/pules

Thyejini spagetit ne 2-3 pjesë dhe vendosini se bashku me qepet e njoma te prera dhe ato holle ne tigan se bashku me një luge vaj ulliri dhe skuqini pak.Me pas hidhini sipër lengun e mishit/pules dhe lereni ashtu deri sa te zihen dhe ta kenë marrë tërë lengun.Servirini te nxehta.


* 481346843_ee8ce7ff73.jpg (150.19 KB, 500x375 - E shikuar 65 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #85 më: 10-07-2007, 19:44:44 »
Citojeni

Toptha patatesh me ereza

Pergatitja:

Për 4 persona :

6 patate

300 gr djathe kaçkavall i grire jo shumë holle

pak gjalpe (sipas deshires)

kripe

nga erezat unë perdora:

1-hashash (se mos ju shkoje menja për keq juve e kam fjalën për hashashin qe përdoret ne gjellera:)

2-një lloj ereze si susam i zi qe këtu ne Turqi e përdorin sipër byreqeve .(me falni po nuk ja di emrin as ne anlisht:(

3-shqeme,valanidh (emri anglisht sumac.kjo lloj ereze ka një shije te athet dhe është fantastike sidomos ne sallatra kur përdoret afër me uthullen.ngjan me piperin e kuq).

pasi ti zieni patatet ,shtypini mirë sikur por pergatisni pure dhe pastaj shtojini pak gjalpe(1 luge ëmbëlsirë,sipas deshires kuptohet , mund dhe të mos përdoret gjalpe) , pastaj shtohet djathi i grire kaçkavall ,kripa dhe përzihet mirë.Me pas me ndihmën e një luge ëmbëlsirë krijoni toptha te vegjel nga harxhi i pregatitur dhe sperkatini me erezat qe doni.Unë i sperkata ca si shumë ndaj ju këshilloj juve te  jeni te kujdesshem se nëse kanë shumë ereza te bukosin qe ne fillim:)

Shënim: Serviren te nxehta.Erezat mund ti perdorni sipas deshires tuaj.Ju befte mirë:)


* 395491797_29d46e74fa.jpg (174.16 KB, 500x375 - E shikuar 58 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #86 më: 10-07-2007, 20:22:16 »
Citojeni

Patlixhana te skuqur (te marinuar)

Po afron vera dhe, bashke me te, një seri gatimesh verore. Këtu numri një, patlixhana te skuqur. E përshtatshme për njerëz me shije te holle, për ata qe nuk kanë kohe dhe për ata qe kanë vape. Ju duhen një minimum gjërash: patlixhane, vaj ulliri, kripe, tigan dhe zjarr. Për njerëz me tangerllik mund te shtohen edhe hudhra, qepa, majdanozi dhe uthulla.




Patlixhanat lahen dhe priten ne rrathe. Ne se patlixhanat janë shumë te medhenj ndajini ne dysh ose tresh ose katersh, sipas gustos. Ne tigan hidhni vajin e ullirit. Kini parasysh qe patlixanat vdesin për vaj, prandaj e duan me shumicë.



Kur patlixhanat, pasi te keni kthyer disa here nga të gjitha krahet e sperkatur me kripe, te kenë marrë një ngjyrë te arte ne te kuqerremte, hiqini nga zjarri, lereni te kullojne pak vajin dhe verini ne një pjate. Ata qe kanë fobi për vajin mund t'i vendosin patlixhanat mbi një leter, nga ato qe përdoren ne kuzhine, për t'ua thithur vajin. Të padurueshmit dhe shumë te uriturit mund te fillojnë procesin e ngrenies, atë qe kanë me shumë durim dhe më pak uri, mund te kalojne një kat me poshte.



Shtypni hudher, grini një kokerr qepe (holle) dhe shtojani patlixhanave.


Shtoni majdanozin (te prerë holle, shikoni figuren tjetër).



Dhe në fund shtoni edhe pak uthull. Të paduruarit mund te fillojnë te vetesherbehen. Të duruarit, mund ta lënë për disa ore kështu derisa ingrediente te ngjizen me njëri-tjetrin dhe te krijojne një sinfoni.
Ju befte mirë!


* IMG_6479.jpg (16.59 KB, 320x240 - E shikuar 58 Herë.)

* IMG_6480.jpg (14.47 KB, 320x240 - E shikuar 65 Herë.)

* IMG_6481.jpg (16.21 KB, 320x240 - E shikuar 65 Herë.)

* IMG_6482.jpg (17.4 KB, 320x240 - E shikuar 61 Herë.)

* IMG_6483.jpg (17.77 KB, 320x240 - E shikuar 66 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #87 më: 03-12-2007, 22:09:15 »
Citojeni

Mish i bardhë i pulës i mbushur me perime dhe palpeta me miell misri



Së pari 1 qepë e grimcon imët dhe e fërgon. Specat prehen dhe fërgohen bashkë me qepët, i shtohet magdanos, i cili duhet të dominojë. Mishin e pulës (300 gr), e hapim në mes, dhe e rahim pak. Mishin e mbushim me masën e përdatitur, e mbyllë me rëmojca dhe i fërgon në mjaft yndyrë, derisa të skuqen. Pastaj i shton edhe pak ujë, derisa të vlojë. Në fund i shtojmë edhe ajkë, të cilës i vihet edhe pak hudër. Këto servohen edhe me repë dhe karota të grimcuara.

Palpeta me miell misri: 250 gr miell misri, 2 lugë miell të ngryt, pak kripë, 3 ve, 1 gotë qumësht, dhe ¾ gotë ujë. Këtë masë të brumit, e përzien mirë , dhe fillon të fërgosh palpetat në kallëpin e caktuar. Nga kjo masë mund të nxjerrim 5-6 palpeta, të cilat radhiten një mbi një, dhe të cilave në mes iu shtohet një shtresë e ajkës së ëmbël.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #88 më: 03-12-2007, 22:09:55 »
Citojeni

Tavë me perime  dhe një kek



Së pari zihet mishi i prerë në copëza të vogla, në temperaturë të ulët, i shton vegetë, pak biber të zi, dhe rozmarin. Në një tigan fërgohen 2 qepë, të cilat prehen imët. I shtohen edhe 4 speca të grimcuara, karrotat e grimcuara, shtojmë patëllxhanat e zi, bamjet, 1 patate, dhe 2 domate të grimcuara. Të gjitha këto fërgohen pakëz, u shtohet edhe mishi i zier, dhe në fund shtohen mëlmesa. Të gjitha këto futen në furrë.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #89 më: 03-12-2007, 22:10:33 »
Citojeni

Troftë në furrë

Së pari pastrohen peshqit, kriposen, i shtohet pak limon të shtrydhur, vegetë, vaj ulliri, dhe hudhër e grimcuar. Këto fillimisht piqen në folie, dhe rreth 10 minuta para se të piqen i hiqet folia...


Patatet prihen, kriposen, u shtohet vegetë dhe biber të kuq, dhe fërgohen rreth 20 minuta.
Mbi peshk vihet salca e hudrës... (hudër e grimcuar, pak vegetë, vaj ulliri, dhe domate).
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |