Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Të Ndryshme
Të Ndryshme
Ushqimi dhe Kuzhina
(Moderatore:
Borebardha
,
Belinaa
)Receta gatimi
Faqe:
1
[
2
]
3
4
5
6
7
...
11
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Receta gatimi (E lexuar 194639 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia:
: Receta gatimi
«
Përgjigju #15 më:
23-08-2004, 14:18:41 »
Sallate me mishe pule
Perberja: per 6 persona
- gjioks pule 50gr
- arra 50gr
- val ulliri
- sallate 100gr
- kripe dhe piper
- karrota
- kastravec
Përgatitja: Zini gjoksin e pules me uie aromantizuar me zarzavate.
Lani sallaten, stoni karrotat te prere te vogla, kastravez.
Mbasi eshte zier gjoksi i pules e prismi ate ne copa te medha dhe e sistemoni mbi sallaten, nderko grini ne nje mix arrat, shtoni leng limoni, vaj, krip dhe piper. Mbasi e keni grire mire hidheni ate mbi sallaten dhe e sherbeni.
Buke te thekur me domate
Perberja per 4 persona
- vaj ulliri 30 gr
- domate nÃâ° 3-4
- Mardanos 10gr
- Rigon
- Udhra nÃâ°1
- Buke te thekur te holla nÃâ°16
Përgatitja: Pritni feta te holla buke.
Prismi domatet kube te vogla, grini nje thelb udhre, 10g mardanos.
Bashkoni domatet me udhrat dhe mardanosin, shtoni pak rigon, krip dhe piper, perziheni mire dhe liheni ate ne frigorifer per nje ore.
Merrni buket e thekura dhe vini mbi te nje luge me domate qe keni pregatitur.
E identifikuar
Blog:
0lti.com
|
Twitter:
@0ltion
|
MSN:
olti@msn.com
Amela
Gjinia:
: Receta gatimi
«
Përgjigju #16 më:
25-09-2004, 08:48:22 »
HoLa ja nje recete ktu e thjeshte per gatim por shume e shijshme .
Pule me arra
Duhen:
- pule 500-600 g
- gjalpe 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokerr
- uthull 2 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- kripe, piper
Gatimi:
Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet uje i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe, piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te behet gati. Ne nje tenxhere me gjalpe kaverdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e perzier mire qe te mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje per 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe perzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet ne vend te ngrohte, por pa marre vale. Gjate servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e pergatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniture.
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:41:02 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Njeriu qe te jete njeri, duhet te sundoje perandorine e vetvetes.
Amela
Gjinia:
: Receta gatimi
«
Përgjigju #17 më:
26-09-2004, 23:15:32 »
Tani pas pules me e ul poshte
Tarator
Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet ose te renuar. 5 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..
Pergatitja :
Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmone e ftohte
E identifikuar
Njeriu qe te jete njeri, duhet te sundoje perandorine e vetvetes.
Lisa
Gjinia:
: Receta gatimi
«
Përgjigju #18 më:
27-09-2004, 06:13:33 »
Cituar nga: atman në 24-08-2004, 10:05:33
[Lisa ]
Jo mo ju mire e kini keni vene tere keto lloj recetash ketu po kush do te na i gatuaj pa mire....sa na shtini nepsin kot...
Ja nje verejtje e menÃÆ§ur, po ec u a thuaj atyre...
po kujt ja thua moj Lize, Sander mavrise, ai...ai...Ãâ akoma fle me mamane, fle... ?
ciao lisa!Ãâ
o atman i themi kesaj smileyt se kjo di te gatuaj mire....hajt se eshte edhe e mire dreqka kushedi na merr nje nate per darke....
P.S ejjjj se tani u kujtova edhe ti si une me.....u pupu shkojme ke tema picave me mire kollaj nje cope ne dore nje pepsi dhe hajt mbarove pune
E identifikuar
A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
London-Tironc
: Receta gatimi
«
Përgjigju #19 më:
28-09-2004, 19:55:16 »
Lamb Curry (Curry me mish qingji).
Nje kokerr qepe te madhe, pasi e presim ne copa te vogla, e veme te skuqet me pak vaj kikiriku ose palme ne nje tenxhere, ne flake te ulet derisa qepa pasi te jete shkrire, te ket filluar te marre pak ngjyre.
Gjate kesaj kohe, ose me sakte 3-4 min perpara perfundimit te skuqjes se plote te qepes, i shtojme hudhra sipas deshires, si edhe 3-400 g mish qingji te prere ne copa te vogla(per 1 ose 2 persona), e nisim ti kaverdisim.
Disa minuta me pas shtojme 2 luge gjelle me curry powder ose chilli powder si edhe 1 luge gjelle me mixed pickles e vazhdojme te kaverdisim masen ne flake te ulet.
Nderkohe ne nje tigan skuqim me pak vaj 1.5-2 luge gjelle me salce domatesh e pasi salca te kete ndryshuar ngjyre i shtojme pak uj per ta ''shuar''.
Salcen e skuqur ja shtojme mases ku po kaverdiset mishi e vazhdojme kaverdisjen per disa min.Me pas shtojme edhe nje gote vere ose cider e pasi e kaverdisim edhe per rreth 5 min te tjera shtojme pak uje e i veme kapakun tenxheres per ta lene te zieje mishi ne flake shume te ulet per rreth 45-60 min duke e kontrolluar e kaverdisur cdo 10-15 min.
Mund ti shtohet ndonje pike uje here pas here nese e shikoni se ka nevoje per pak te tille por me karar se kjo lloj gjelle nuk mendohet te dale si supe.
Hajt ju boft mire por Warning per ata qe vuajne nga Majasilli sepse kjo gjelle eshte shume Spicy.
«
Ndryshimi i fundit: 29-09-2004, 02:40:41 nga London-Tironc
»
E identifikuar
Nuce the Whales
turi
: Receta gatimi
«
Përgjigju #20 më:
24-10-2004, 21:43:10 »
e dashur shpresoj te te vlejne jo vetem ty keto receta gatimi
qofshi mire bye
rustike me oriz
formo nje kon me 500 g miell, duke i shtuar 5 luge vaj ulliri dhe pak kripe si dhe qumeshrin e duhur sa per tu lidhur, rrihe sa te formohet nje mase homogjene. lere ne frigorifer per 30 minuta te mbeshtjelle me leter. qero dy kungulleshka mesatare dhe prejji ne feta. perzje 300 grame oriz te zier, 5-6 gjethe pazi, 4-5 luge kackavall te grire, gjysem qepe, nje thelp hudher, 1 tufe majdanoz. hapni brumin dhe formoni me te dy disqe me dimensione te ndryshme. me me te madhen mbulofundin e nje tepsie te lyer me yndyre. hidhni siper masen e perfituar dhe mbuloje me pjesen e dyte. me ane te nje piruni zbukuro siperfaqjen dhe piqe ne furre 180 grade per 45 minuta.
speca te mbushur
zieni 4 speca te paster te ndare ne dysh. sperkatni me kripe 2 kungulleshka te prera ne feta dhe lerini te njerrin uje per 20 min. skuqni nje qepe prere ne feta dhe nje thelp hudher ne vaj ulliri, shtojini kungulleshkat. shto 400 grame domate te qeruara, majdanoz te grire, kripe e piper dhe lere te gatuhet deri sa domatja te tretet. lere te ftohet dhe shtoji borlizok dhe 150 grame kackavall te grire. me kete mase mbush specat dhe sperkati me therrime buke te thekur.
(speci stimulon sekrecionin gastrik dheforcon enet e gjakut)
shtypni 400 grame fasule te ziera me nje thelb hudher, 200 grame gjize, 50 grame gjalpe dhe lengun e gjysem limoni deri sa te perftohet nje krem i ngjeshur. shtojini tufen e majdanozit dhe te kopres, te grira. mbuloni fundin e 4 formave pudingu me leter furre dhe hidhni masen. hiqini nga forma dhe kthejeni ne pjata, si dhe zbukurojeni me kokrra fasulesh, rrepash, panxhari te kuq, te gjitha te ziera te rregulluara si dhe copash buke te thekur.
(fasulet jane te ushqyeshme, mund te zevendesojne proteinat e kafsheve, japin energji. hudhrat dhe erezat aromatike lehtesojne tretjen)
antipaste patellxhanash
lerini ne furre 4 patellxhana te plota deri sa te filloje te cahet lekura. qerojini dhe kalojini ne perzieres, pasi ti keni hequr farat. lerini te ftohen pastaj shtojini duke trazuar ngadale kos deri sa te behet nje krem i trashe (do te duhen rreth 700 grame). rregullojini sipas deshires me vaj ulliri, kripe piper dhe leng limoni, gjethe menteje te fresketa si dhe nje qepe te grire imet. lereni te pushoje ne nje vend te fresket per disa ore para se ta konsumoni dhe sherbejeni me kontorno perimesh te fresketa.
(patellzhani eshte rifreskues qetesues dhe stimulon funksionin e veshkave)
fagotini mollesh
rrihni 250 grame miell, 2 luge vaj, gjysem gote uje dhe pak kripe. bejini nje top dhe lereni te pushoje per gjysem ore. ne nje tas perzieni 50 grame rrush te bardhe, te cilin e kemi lene me pare ne uje qe te fryhet, 20 grame fistik, 25 grame arra te grira, 1 kg molle te prera ne feta, nje luge mjalte, pak kanelle, lekuren e grire te nje limoni. lereni deri sa te zbutet, nderkohe hapni brumin dhe priteni ne kuadrata 10x 10cm. ne qender te secilit vini pak nga masa e pergatitur. mbyllni fagotin duke bashkuar 4 cepat dhe piqini ne furre 200 grade per rreth nje ore.
(a aple a day the ill is away)
tresni 100 grame sheqer ne 0.5 dl rum ne nje tenxhere, shtojini 0.5 dl uje, cojeni ne vlim dhe lereni te zjeje shurupi derisa te ngelet gjysma. derdheni ne nje tigan ne te cilin do te vini dhe 8 fiq te medhenj e te pjekur te ndare ne forme kryqi. mbi fiqte shperndani 2 luge bajame te grira. vereni tiganin ne furre te parangrohur ne 20 grade per 10 minuta. nxireni dhe lerini te ftohen fiqte duke i lene te zhytur ne lengun e tyre. sherbejini te vaket apo te ftohur, te lagur me shurup dhe te sperkatur me kanelle pluhur.
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #21 më:
16-11-2004, 21:10:58 »
Trahana
Sitet mielli, hapet nje grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumesht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shume por te perzihet aq sa te mos pije krejt miellin, brume i forte dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite. Pastaj e kapim copa dhe e leme te thahet pak dhe e shkoqim me dore, e kalojme ne site te rralle e thajme perseri. Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa. Ne tenxhere shkrijme gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehte, hedhim ujin e nxehte, e perziejme qe te mos behet kokrra, shtojme djathe te thermuar ose shellire dhe e leme te ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohte..
Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumesht, gjalpe 2 luge gjelle, 1 luge gjelle kripe
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:41:30 nga Gjumashi
»
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #22 më:
16-11-2004, 21:11:33 »
Petulla me kos
Ne nje tas porcelani vendosen veze, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mire dhe shtohet miell i perzier me pak sode. Brumi ne kete rast eshte gjysme i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jete nxehur, hidhet brumi(nje luge gjelle per ÃÆ§do petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jete 3-4 cm sepse gjate skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera ane dhe pastaj kthehen nga ana tjeter.
Pasi te jene skuqur mire vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe perdoren me sheqer ose serviren me mjalte.
Per 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, veze 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:42:56 nga Gjumashi
»
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #23 më:
16-11-2004, 21:11:58 »
Pace Koke
Koka pastrohet, copetohet, vihet ne uje te ftohte qe te lahet e ti ike gjaku, pastaj vendoset ne tenxhere, mbulohet me uje te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te kete marre i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz. Lihen derisa te jene zier mire d.m.th. kur mishi te ndahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne nje tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te avashem edhe per disa minuta duke i hedhur kripe e piper te zi.
Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.
Per 4-5 persona duhen:
Leng koke 1 liter, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, selino, majdanoz
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:44:59 nga Gjumashi
»
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #24 më:
16-11-2004, 21:12:21 »
Oshmare Korce
Ne nje ene me gjalpe, djathi skuqet pak, hidhet qumesht dhe pasi merr vale i hidhet miell misri, perzihet me shpejtesi qe te mos krijohen kokerriza dhe piqet derisa te shkeputet nga anet e enes dhe te dale yndyra.
Vendoset ne pjate luge-luge dhe sherbehet e ngrohte
Per 4-5 persona duhen:
Miell misri 3 filxhane caji, qumesht 4-5 filxhane caji, djathe 2 filxhane kafeje, gjalpe 2-3 luge gjelle, kripe.
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:46:38 nga Gjumashi
»
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #25 më:
16-11-2004, 21:12:53 »
Lakror me miell misri
Mielli i misrit hidhet ne nje tenxhere me uje te vluar me pak kripe dhe perzihet derisa te behet nje llape e trashe. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet ne tave te lyer me yndyre. Mbi kete shtrohet mbushja e pergatitur si per byrek me spinaq, siper hidhet nje shtrese e holle miell misri.
Sperkatet me uje e yndyre dhe piqet.
Per 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, uje 2 gota, pak kripe, spinaq 1 kg, vaj 2-3 luge gjelle
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:48:14 nga Gjumashi
»
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #26 më:
16-11-2004, 21:13:55 »
Perime tepjekura me mazzarella djathe
duhen 2 speca te embel te medhenje
2 karrota te prera per se gjati
nje patellgjan
dhe nje kungull i vogel ndoshta 200 gr
kripe dhe spec
vaj ulliri
mozzarella djathe 100 gr
nje domare te madhe te prere ne menyre unaza
i pergatite te gjitha perime ne kete menyre
i pret karrotatper se gjati , nga nje karrot nxirr 4 0se 5 te gjata
prej kungulline vogel ne te njejten menyre
prej patellgjanin ne menure unazash
prej djathin ne menyre unazash
dhe te gjitha perimet gatuaj ne nje tepsi te lyerme vaj ulliri ,dhe te gjitha perimet lyej ne vaj ulliri dhe hidhenje rozmeri ne to per gatim
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #27 më:
16-11-2004, 21:15:07 »
MISH ROLE
Koha e pergatitjes : 30 minuta
Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe
Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mish*t ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
E identifikuar
milanisti
: Receta gatimi
«
Përgjigju #28 më:
16-11-2004, 21:16:42 »
FLI KOSOVE
Per 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota uje, kripe,
Per masen duhet: 200 gr gjalpe,
2 filxhana caji ajke, 3 luge vaj.
Ne nje ene hidhet miell, kripe, uje i ftohte dhe perzihen ne nje brume te holle si per petulla. Ne nje ene tjeter shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumesht, perzihet masa e krijuar derisa te gjithe permbajtesit te jene skrire ne nje mase te vetme, Lyhet tepsia me yndyre dhe me nje luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri afer mesit dhe krijohen rradhe te cilat mbulojne gjithe tepsine. Mesi i cili eshte bosh mbushet me rradhe paralele .(shih skicen) Gjithe siperfaqja lyhet me masen e pergatitur dhe futet ne furren e ngrohur. Kjo piqet per 3-5 minuta. Nxirret nga furra per te vazhduar me rendin tjeter. Brumi i holle tashme hidhet ne te njejten menyre por midis dy rradheve derisa te jete mbuluar e gjithe tepsia. Perseri lyhet me masen dhe piqet per 3-5 minuta. Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia. Flia lihet te ftohet per 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.
«
Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:50:59 nga Gjumashi
»
E identifikuar
Hersianna
Gjinia:
: Receta gatimi
«
Përgjigju #29 më:
16-11-2004, 22:34:25 »
Peshk me Pure
Duhen:
Peshk (sa te doni, varet nga personat)
Pure, Qumesht, Gjalp, Kripe, Djathe Kackavall (pice)
Pergatitja:
Skuq peshkun, pa miell, me kripe vetem. Pas shkuqjes, e qeron peshkun nga halat dhe e copton ne pjese te vogla.
Ne nje tenxhere pergatit puren, me qumesht, uje, 2 luge gjalp dhe pak kripe.
Pasi jane mbaruar te dyja hapat e mesiperme, merr nje tave qelqi, i perzien copezat e peshkut me puren sebashku (nese do i hedh edhe pak qepe te kuqe te skuqura rreth), i vendos petat e djathit kackavall ne siperfaqe (pa merak se nuk helmoheni), dhe e fut ne furre ne 300 C. E le taven ne furre deri sa shikon qe djathi shkrihet dhe krihohet ne forme cipe.
Para se te serviret, mund ti hedhesh pak piper te zi, te kuq dhe pak rigon.
Ju Befte Mire
Hersia
E identifikuar
``Peshku i madh e ha te voglin...``
Faqe:
1
[
2
]
3
4
5
6
7
...
11
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
Ka apo nuk ka dashuri te vertet?
Po, sigurisht.
37
(60%)
Jo, nuk ka
7
(11%)
Shume rralle
17
(27%)
Numri total i votave: 60
Shiko temen