Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 18098 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
milanisti
« Përgjigjja #30 më: 06-12-2004, 22:38:29 »
Citojeni

Tave peshku me hurdha

Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes të mos kuqet shumë (sa te marri ngjyrë). Hiqet dhe vihet ne një pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Të gjitha këto përzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak ujë, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen sipër copat e peshkut te skuqura lehtë si me sipër dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes .
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #31 më: 13-01-2005, 18:01:56 »
Citojeni

Peshk fallso i pjekur në furrë

Zieni patatet në tenxhere me presion për 15 minuta. Piqni ndërkohë në furrën me mikrovalë troftën (7 minuta me fuqinë maksimale). Qërojini patatet dhe shtypini. Përzieni në një tas, një kokërr hudhër dhe majdanoz, një vezë, kripë e piper dhe peshkun e thërmuar duke i trazuar me një pirun. Mbështesni në pllakën e furrës një letër zjarr duruese dhe mbi të modeloni përzierjen duke i dhënë formën e peshkut. Vendoseni poshtëë zgarrës së nxehtë, dhe gradojeni sobën për të pjekur sipërfaqen. Zbukurojeni pjatën sipas kënaqësisë (me gjethe dhe domate) dhe shërbejeni menjëherë.
Trofta mund të gatuhet edhe me avull, apo në ujin që është duke zjerë. Letra zjarrduruese shërben për të transferuar peshkun nga pllaka e furrës në pjatë.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #32 më: 13-01-2005, 18:04:33 »
Citojeni

Qofte te skuqura

Mishi i grire vihet ne një edhe ku e lemë te shkrije n.q.s. ka qenë ne frigorifer. Pasi është shkrire e gjithë masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra vezë, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme të gjitha bashke me duar. I bëjmë ne formë ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin një ngjyrë te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i fortë. Mirë është te skuqen avash-avash. Këto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte shumë e vështirë apo jo?
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #33 më: 13-01-2005, 18:05:04 »
Citojeni

Fergese tironse

Kjo mund te bëhet me melci por edhe me speca jeshile.
N.q.s. nuk keni gjize shumë mirë përdoret edhe djathi i bardhe.
Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak ujë dhe lereni sa te bëhet masë e trashe mos harroni ta provoni për kripe sepse ndodh ndonjë here qe djathi është i kripur dhe s'ka nevojë për kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mirë dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri sipër dhe shijoheni inshalla.(mund t'i shtoni edhe rigon).
Fergesa me speca: Pasi te jenë hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shumë (sepse nuk bëjnë mirë për melcine te skuqurat shumë.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak ujë dhe pak me vonë djathi dhe pastaj vezë dhe përsëri spese djegse dhe vaj ulliri.

E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #34 më: 13-01-2005, 18:05:22 »
Citojeni

Lulelaker e skuqur me vezë

Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me ujë te ftohte vihet te zihet ne ujë me kripe për 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te bardhe, kalohet ne miell, vezë te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja anet sa te marrin  një cipe te kuqe.
Për 1kg lulelaker duhet një luge e gjysëm gjelle me miell, 3 vezë, djath sa tua shohi syri, vaji për skuqje, kripe dhe piper.

E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #35 më: 13-01-2005, 18:05:57 »
Citojeni

Byreke me djath

Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i bëni vet. Petat ndahen ne katër copa për se gjati ne mënyrë qe te mblidhen harxhet. Merrni katër kokrra vezë hidhni djath, pak piper, pak qumësht dhe perzieji bashke ne një edhe. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jetë i ftohur) dhe me një luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne formë trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhë byreket e pregatitura ne këtë mënyrë.
Këta byreke mund te bëhen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate n.q.s. dëshironi. Procedura është e njëjtë. Ju befte mirë inshaAllah!
Mund te shoqerohen me supe e sallate. Janë shumë te shijshme
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #36 më: 13-01-2005, 18:06:46 »
Citojeni

Kebab i Maleve

Ne një edhe te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira, i fergojme duke i përzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithë kjo zihet me 1.5-2 gota ujë derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Këto i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1 gote uji bizele. E provojme për kripe dhe e rregullojme sipas shijes. E lemë te zieje edhe një kohe shumë te shkurter.
E identifikuar
Kacurelsja
E embel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 06-03-2005, 12:13:02 »
Citojeni

BUKE MISRI

Valohet uji, meret mjelli edhe uji i valuar i shohet mjellit, pak nga pak, ngjisheni brumin, normalisht nuk i hidhet kripe por nëse dëshironi ahere hidhi kripe ujit.
Pastaj shtrihet brumi, mos e leni shumë te trashe sepse ahere nuk do të piqet brenda.

P.s. Lisa shpresoj qe te te ndihmoje, mami tha qe është shumë e lehtë për tu përgatitur, më thuaj nëse kur ta provosh te doli gjë.
E identifikuar

*~*~Never fall for some one who won't be there to catch you~*~*
Gjumashi
« Përgjigjja #38 më: 12-03-2005, 19:11:32 »
Citojeni

Musaka me patate

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri një shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell më pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhanë kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote çaji, vezë 1 kokërr, kaçkavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.





Ju befte mirë!


E identifikuar
dida
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 06-11-2005, 10:06:49 »
Citojeni

Ju lumte, Ju lumte. Këto receta qe përmendet duhet ti di çdo femër shqiptare.
E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 07-11-2005, 14:03:27 »
Citojeni

BUKE MISRI

Valohet uji, meret mjelli edhe uji i valuar i shohet mjellit, pak nga pak, ngjisheni brumin, normalisht nuk i hidhet kripe por nëse dëshironi ahere hidhi kripe ujit.
Pastaj shtrihet brumi, mos e leni shumë te trashe sepse ahere nuk do të piqet brenda.

P.s. Lisa shpresoj qe te te ndihmoje, mami tha qe është shumë e lehtë për tu përgatitur, më thuaj nëse kur ta provosh te doli gjë.

Uaaaaa FLm e dashur qenka dhe e lehtë për ta pregatitur (kështu dua unë dy perberes gatim zgerdhihet) do ta provoj dhe te them si me doli ...boo qe nesër ...thuaj mamakes FLM nga një vajzë tepër e babzitur për ushqim shqiptare zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 26-11-2005, 21:09:23 »
Citojeni

Krelan Misri

- 1 peciv
- 3 ve
- 3 gota kos
- 2 gota vaj
- 6 filgjana miell te ngryt
- 6 filgjana miell misri
- krip sipas nevojë

Këtë brum e ngjesheni mirë, e qet ne tepsi dhe e pjek ne furr.
E identifikuar

<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
Shriekin'Desperado
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 12-01-2006, 15:22:18 »
Citojeni

hey,desha tju pyes diçka.jetoj ne belgjik edhe kam një detyr për shkoll edhe më duhet te bëj djath edhe un kam zgjedhur djath shqiperie
so n.q.s. di kush këtu receten, mund ta postoj këtu.kam vërtetë nevoj për ndihm merzitje.sa me shpejt te jet e mundur
 buzeqeshje
E identifikuar

Capkenja
« Përgjigjja #43 më: 19-01-2006, 09:38:46 »
Citojeni

Musaka me patate

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri një shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell më pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhanë kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote çaji, vezë 1 kokërr, kaçkavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.





Ju befte mirë!

Unë e di dhe ne një mënyrë tjetër pergatitjen e Musakase. Këtu  salca e bardhe pergatitet vetëm me kos dhe vezë.  Nejse ka lloj lloj metodash. E rëndësishme është  ta gatuash e te te pëlqej  gatimi ,,



E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 17-02-2006, 23:35:38 »
Citojeni

djath nuk di po gjize po :??? ose bëj salc kosi akoma me kollaj meri dhe ca kothere buk te thekur dhe kenaqi ne klase ...po do të te gjej belaja se do ta kërkojnë gjithmon zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |