Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 3 4 5 6 7 [8]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 18099 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #105 më: 17-05-2008, 13:47:13 »
Citojeni

Mish i bardhë i pulës më kaçkavall dhe kërpudha

6 copa të mishit të bardhë i vendosë në një tepsi, përmbi i qet 6 lugë vaj dhe mëlmesa: kripër, vegetë dhe e futë në furrë të piqet për 20 minuta në temperaturë prej 250 gradë.
Salca bëhet me kërpudha, mish të terrur të grimcuar, të cilat fërgohen pak dhe u shtohet edhe vajkremi, dhe një lugë të reçelit origano... e tërë kjo fërgohet 10 minuta, dhe i vihet mbi mishin e pjekur, pastaj i shtohet edhe kaçkavalli i grimcuar në rëndë dhe keçap përmbi, të cilat pjeken gjithashtu edhe 2-3 minuta, vetëm sa për t’u shkrirë kaçkavalli.

Sallata ruse: Perimet e blera të gatshme i ve në një enë të thellë, i shton edhe mish të bardhë të pulës, mish të terur, vezë të ziera, dhe tranguj të gjitha të grimcuara imët, në fund shtohet edhe majonezi dhe sipas dëshirës edhe mustardë.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #106 më: 17-05-2008, 13:47:55 »
Citojeni

Bibë e mbushur...

1 bibë kriposet mirë me përzierje prej 1 lugë kripë, 1 lugë vegetë, 1 lugë rozmarin, 1 lugë biber të bardhë.

Mbushja: 1 qepë, fërgohet, i shtohen të brendshmet e bibës (mëlçia), të copëtuara, fërgohen 2-3 minuta; në anën tjetër zihen 200 gram oriz për 10 minuta në ujë të njelmët, e kullon mirë dhe e shton në tigan, me qepët dhe të brendshmet e bibës, i shtojmë biber të kuq, dhe fërgohen edhe 10 minuta. Pasi të fërgohen këto pak, i qesim 100 gram arra të grimcuara dhe 1 tubë majdanoz. Sipas dëshirës i veni edhe rrush të terrur. Me këtë masë e mbushim bibën.
Në një enë të vogël shkrihet 100 gram gjalpë, i hidhet 1 lugë biber të kuq; kjo masë dhe gjysmë limoni të shtrydhur i qitet bibës përmbi pasi ta kemi mbushur dhe mbyllur.   

Furrën e dhelim në 250 gradë, mirëpo sapo t’a fusim bibën në furrë e ulim temperaturën në 180 gradë, piqet ngadalë për 2 orë e gjysmë. Biba mbulohet me folie, e cila lyhet me vaj. Tepsinë e vëmë në pjesën e poshtme të furrës, ku pas një ore e rrotullojmë bibën, për t’u pjekur në të gjitha anët.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #107 më: 17-05-2008, 13:58:04 »
Citojeni

Tavë – Spinaq me perime

½ kilogram spinaq, oriz, kaçkavall, speca, domate, 2 patate, mish i terrur, patëllxhan i zi, 2 karrota, puter, 300 gram mish të bluar, 2 qepë, 5 ve. 

Së pari priten qepët dhe fërgohen bashkë me 2 filxhana të kafës së bardhë oriz, i shtohet biber të kuq, vegetë, biber të zi dhe organo, i shtojmë 2 speca të grimcuar, 1 karrotë, mishin e bluar dhe patëllxhanin e zi të qëruar dhe të prerë në copë. Këto i fërgon 10 minuta. Ndërsa, domatet i pren në rrota dhe në një tepsi së pari i rradhit gjethet e spinaqit, mbi të mishin, pastaj një shtresë të domateve, prapë mishin, shtresën e domateve dhe në fund i vihet edhe një shtresë të spinaqit dhe përmbi e mbulojmë tërë tepsinë më kaçkavall dhe e fusim në furrë. Këtë e lëmë të piqet për 20 minuta dhe me momentin kur e shohim se kaçkavalli ka filluar të thahet shumë ia shtojmë vezët përsipër.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #108 më: 27-09-2008, 20:58:18 »
Citojeni

Kurore me oriz me mish pule

•750 gr gjoks pule
•400 gr shampinjona e fresketa
•250 gr oriz•2 kokë qepe•100 ml shtalpe
•3 luge miell•100 gr gjalpe
•50 gr parmezan•100 ml vere e bardhe
•2 kube supe te gatshme pule
•vaj•kripe dhe piper i zi


Ne tenxhere me ujë dhe kripe ne zjarr e vëmë orizin për zierje.Orizin e sier e shperlajme me ujë te ftohte dhe e lemë te kulloje.
Ne tenxhere tjetër ne zjarr hedhim 1 l ujë te valuar dhe i vëmë kubet e supes se gatshme për zierje.
Ne tenxhere te tretë ne zjarr hedhim gjalpe dhe ne te e skuqim qepen e grire.Pasi zbutet qepa,e shtojme mishin e pules,te prerë ne cope te holla dhe te gjata.Pas një kohe,ne tenxhere i shtojme shampinjonat e prera ne fije te holla.Hedhim kripe dhe piper te zi dhe dy garuzhda nga supa e zier.Pas një kohe,shtojme edhe dy garuzhda me supe.
Ne enen me gjalpin e mbetur hedhim 2 luge miell dhe i perziejme derisa te bashkohen.
Ne enen me shtalpe gradualisht e shtojme veren e bardhe,duke përzier vazhdimisht me telin e kuzhines.
Perziejme me tel derisa te bashkohet shtalpa me veren.KEte masë e shtojme ne tenxheren me mishin e pules.Perziejme dhe e shtojme edhe gjalpin me miell.
Orizin e zier dhe tu kulluar e vëmë ne kallepin kuglof,te cilin e kemi lyer me vaj.Me ndihmën e kallepit,orizin e vëmë ne pjate për zervirje ne forem kurore.Ne mes te kurores e vëmë permbajtjen nga tenxhereja.Siper hedhim parmezan.Ne mes vëmë një dege majdanozi france.Siper kurores hedhim majdanoz.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #109 më: 27-09-2008, 21:09:09 »
Citojeni

Rizoto me vezë

•3 vezë te ziera•200 gr oriz
•200 gr shampinjona te frekseta•100 gr bizele
•4 luge djathe te grire•50 gr gjalpe
•1 rrenje selinoje•1 karote•majdanoz
•1 kube supe e gatshme perimesh
•vaj•kripe dhe piper i zi


Ne tenxhere me rreth 1 liter e ziejme orizin.
Orizin gjysmë te zier e shperlajme me ujë te ftohte.
Ne tenxhere tjetër me rreth 700 ml ujë e ziejme kubin e supes se gatshme.
Rrenjen e selinos,karoten dhe shampinjonat i presin ne cope te imeta.Ne tenxhere me gjalpin e shkrire e vëmë karoten për skuqje.Pasi zbutet karota ne tenxhere e vëmë rrenjen e selinos te prerë ne cope.Pasi zbutet edhe rrenja e selinos,ne tenxhere e shtojme orizin  gjysmë te zier dhe shampinjonat.Heshim kripe dhe piper te zi.Ne tenxhere e shtojme edhe bizelen dhe supen e zier.
Tenxheren e mbulojme me kapak dhe me lemë te zieje,derisa te avulloje lengu.Tenxheren e heqim nga zjarri dhe ne te e shtojme majdanozin e grire,vezet e ziera dhe te copëtuara dhe djathin e grire dhe i perziejme të gjitha.
Enen e thelle,te cilën e do ta shfrytezojme si kallep e lyejme me vaj.Enen e mbushim me rizoton me vezë dhe e kthejme nga prapa ne enen për servirje.Zbukurojme me dege kopri.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: 1 ... 3 4 5 6 7 [8]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |