Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 14973 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #90 më: 03-12-2007, 22:12:18 »
Citojeni

Biftek i pjekur për 2 persona

Përzihen të gjitha mëlesat; kripë, curry, arrë mëskati, biber kokër, 1 gjethe dafine, kopërz dhe vegetë.
Biftekun e fusim në një qese najlloni, mëlemesat e përziera i hedhim ne qeskën ku është bifteku. Në qeskë hedhim edhe vajin, dhe e përziejmë mirë. Njësoj i përgatisim edhe bërxollat e biftekut, të cilave u hedhim kripë, biber, arrë mëskati, vegetë. I fusim në një qeskë dhe i hedhim vaj. Bifteku në këtë mënyrë merr shumë pak vaj gjatë fërgimit, pra fërgohet me vajin që ia hedhim përbrenda. Biftekun e skuqim nga të gjitha anët, pa vaj shtesë, në një fërtere të nxehtë, ku i shtojmë edhe 2 thelba hudër, një degë rozmarini, dhe e fusim në furrë të nxehtë, në 250 gradë që të piqet, për 20-25 minuta, varësisht sa dëshirojmë të jetë i pjekur në brendi.

Në ndërkohë bëhet përgatitja e perimeve të cilat prihen shumë hollë, dhe skuqen në pak vaj, karota, speca, kungulleshka, purinj, kërpudha. Të gjitha këto mund ti fërgojmë në pak vaj. (Së pari fërgohen qepët, purist, specat, pastaj perimet qe i kemi përzier, i shtojmë kripë, vegetë. Zjarri duhet të jetë shumë i fuqishëm.) Këtu i shtojmë 2 lugë salcë domatesh, në fund i hidhet kopërz.
Biftekun e prerë në copa e përgatisim në të njejtën mënyrë sikur bifteku; skuqet, në tigan, me dy thelba hudër (skuqja bëhet për përafërsisht 5 deri në 6 minuta).
Vërrejtje: Bifteku i pjekur në furrë duhet të prihet pas 5 minutash, dhe ti shtohet majdanoz i grimcuar dhe pak parmezan..
Servimi: Nga të dyja skajet vihet mishi kurse në mes vihen perimet…
E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #91 më: 03-12-2007, 22:13:17 »
Citojeni

Rolatë me spinaq

Rolatë me spinaq: 2 gotaqumësht vlohen me një filxhan kafeje vaj. Kësaj masë i shtohet 1 gotë e gjysmë miell. Kjo duhet të përzihet derisa të shkëputet masa nga ena dhe luga. Brumi lihet të ftohet dhe i shtohen 2 vezë, pastaj shtojmë edhe ½ kilogram spinaq të prerë imët dhe të kriposur. Këtë masë e përziejmë pak me dorë, pastaj edhe me mikser. E vemë në një tepsi, në shtresë jo të trashë, dhe e fusim në furrë të piqet. Pasi të piqet e vemë në një pecetë të lagur. Kjo kore lyhet me ajko e djath, dhe mbështillet me pecetën e lagur dhe lihet e mbështjellur derisa të ftohet. Pasi të jetë ftohur mund ta presim në copë dhe ta servojmë.
E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #92 më: 03-12-2007, 22:13:58 »
Citojeni

Troftë në furrë

Së pari pastrohen peshqit, kriposen, i shtohet pak limon të shtrydhur, vegetë, vaj ulliri, dhe hudhër e grimcuar. Këto fillimisht piqen në folie, dhe rreth 10 minuta para se të piqen i hiqet folia...


Patatet prihen, kriposen, u shtohet vegetë dhe biber të kuq, dhe fërgohen rreth 20 minuta.
Mbi peshk vihet salca e hudrës... (hudër e grimcuar, pak vegetë, vaj ulliri, dhe domate).


gjeja ime me e preferuar....yamiii iii... Perqafim
E identifikuar

"Anyone who says sunshine brings happiness has never danced in the rain."
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #93 më: 03-12-2007, 22:15:45 »
Citojeni

hehehehehehe edhe unë e dua shumë,vetëm se kur e pergatit mami hehehehehehehe
E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #94 më: 03-12-2007, 22:16:18 »
Citojeni

Gjellë vegjetariane (Spanish Omlet)

Gjella vegjetariane: 2 kilogramë patate, 1 kilogram puri, ½ kilogram spinaq, 4 domate, brokoli, majdanoz, 2 qepë, 3 vezë, 1 limon, hudër;
E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #95 më: 03-12-2007, 22:17:21 »
Citojeni

Tava me spinaq (tavë ulqinake)


Tava me spinaq: 1 kilogram spinaq të freskët, 1 kilogram mish qingji, domate të vogla, 2 litra kos, vezë, 3 patëllxhana të zi, ajkë, hudër, ullinj.


E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #96 më: 03-12-2007, 22:18:11 »
Citojeni

Tavë me domate


1 kilogram mish viçi të copëtuar, 2 kilogram domate, 350 gram speca të djegës, 250 gram speca të pa djegës, 4 karrota, 1 hudër, 4 qepë, vegetë, kripë, oriz, biber të zi.

E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
Belinaa
I miss youuuuuuuuuuuuuuu
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #97 më: 03-12-2007, 22:19:13 »
Citojeni

Tavë gjakovare


1 kg mish; 250 gr mish të bluar; qepë të reja; patëllxhan; 3 speca; 2 domate; tranguj; karrota; qepë; 1 ftua; 1 mollë; magdanoz; ajkë dhe mëlmesa.

E identifikuar

So the story goes yeahh you already now so don't be a fool and go spoil the endinggg
mjalta
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #98 më: 07-12-2007, 13:52:55 »
Citojeni

   Qoban Qofte

 Për 3 persona

Perberja: 200 gram mish i bluar, 2 kokrra qepe mesatare, 2 vezë, maj,sode, krip, piper i zi, një filgjan kafeje ujë,5 lug gjelle vaj, dy luge gjelle miell.


mënyra e gatimit:

merr mishin e fut ne një edhe me te thele dhe shton qepet te bëra me par ne rëndë, pastaj shton vezet e tundura,kripen dhe piperin e zi sipas deshirws, vajin dhe ujin dhe soden, pasi te përzihen mirë këto i shtohet dhe maja dhe mielli. E gjithë masa duhet te tundet  mirë dhe te jet e lengshme.  merr një ferges (fertere) dhe i ve një gishte vaj, kur vaji te nxehet mirë e mer masen dhe me lug gjelle e vendos ne vaj si petullat, servohet e nxeht me pire ose me qervish te bardhe.
E identifikuar

Live your life like you want because tomorow can be the last day in this world
sycka

Shiko profilin
« Përgjigjja #99 më: 04-02-2008, 21:29:04 »
Citojeni

 ho ho party gjysmë henxa me proshute
pereberesit për 8 persona
800 gr miell,500gr mozarela,50 gr maja birre,vaj ulliri,300gr proshute,4 vezë te zier,pak sode
pergatitja
pergatisim një brum duke përzier miellin me ujë me majane e birres te tretur dhe pak kripe.e lemë qe brumi të vij për rreth 2 ore.pastaj e marrim brumin duke e ndare ne disa copa dhe duke i hapur ne rrethore te vogela.bëjmë mbushjen,për çdo cope brumit vendosim një proshute,një fetë vezë te zier,një cope djath mozarela.bëjmë mbylljen me krahun tjetër te rrethit.i skuqim ne vaj por sipas deshires edhe mund ti pjekim ne furre por jo me temp shumë te lartë.nëse forma nuk del e realizuar nuk është probl.mjaft qe te jetë e shijshme për te gjithë ju qe do ta provoni këtë recete.
ju befte mirë Perqafim
E identifikuar
torta
« Përgjigjja #100 më: 19-03-2008, 14:14:09 »
Citojeni

Shendetlie


Për 25 cope duhen:


Miell 3 gota uji ,
sheqer 1 gote uji,
mjalte 2-3 luge gjelle,
vezë 2 kokrra,
sode një maje luge kafeje,
arra 1-2 filxhane kafeje,
gjalpe 2 filxhane kafeje,
pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.

Për sherbetin:

Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm

Ne një edhe përzihen mirë vezet sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë qe të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dorë, lyhet siperfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun ne formë rombi dhe hidhet sherbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

E identifikuar
TESPISHTE
« Përgjigjja #101 më: 02-05-2008, 13:28:00 »
Citojeni

                  TESPISHTE


          4 VEZE  
          1\5 VAJ
          1GOT QUMESHT
          1\2 E GOTES TE UJIT SHEQER
           1.PECIV

      
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #102 më: 02-05-2008, 16:05:07 »
Citojeni

Cfar është kjo Tespishtja ?
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |