Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 17975 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #45 më: 19-03-2006, 17:53:00 »
Citojeni

Tju mesoj Shorty ju tani si te gatuani  perqeshje

Patëllxhanë të mbushur

Për 4-5 persona duhen: Patëllxhanë 1 kg, qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle, hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz. Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prerë në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan më pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate. Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.

Supe me perime

Perberesit për 4 persona: • 2 patate me madhësi mesatare; • 2 domate te fresketa; • 2 karrota; • 1 tufe majdanoz; • 1 qepe; • vaj ulliri; • 50 gr. djathe i grire; • 150 gr. makarona spaghetti te keputura; • kripe. Pergatitja: Ne një tenxhere ku keni hedhur rreth 1,5 liter ujë, zjeni perberesit te cilët i keni pregatitur ne këtë mënyrë: prisni ne kuba te vegjel patatet, karrotat dhe domaten duke shtuar gjithashtu dhe lengun e tyre, prini holle qepen dhe grini majdanozin. Pasi zjerja te këtë pothuajse mbaruar, shtoni makaronat e keputura dhe kripe. Kur makaronat te kenë zjere, hidheni supen ne një supiere, shtojini vajin e ullirit dhe te gjithë djathin e grire, perzjejeni dhe servireni duke i zbukuruar pjatat me majdanoz te grire.

Lepur me ullinj

Perberesit për 4 persona: • 1 lepur i ndare ne pjesë me peshe rreth 800g ; • 250 gr. domate te qeruara; • 1 qepe; • 20 ullinj jeshil; • 2 gota leng perimesh; • 1 karrote; • 1 luge majdanoz i grire; • 1 degez rozmarine; • kripe dhe piper. Pergatitja: Lani perimet dhe grijini se bashku me rozmarinen. Ne një tenxhere ku keni hedhur disa luge leng perimesh, shtoni perzjerjen e grire, po ashtu shtoni dhe copat e lepurit dhe lereni ne zjarr (duke i trazuar herë pas herë) derisa te marrin ngjyrë te arte. Hidhni kripe dhe piper sipas shijes, shtoni domatet e qeruara, te cilat me pare i keni shtypur me pirun ne një pjate . Shtoni me në fund ullinjte dhe lengun e perimeve. Zjejeni lepurin me kapak te mbyllur për rreth 40 minuta ne zjarr te ulet, duke e perzjere herë pas herë dhe duke shtuar leng tjetër nëse është e nevojshme. Disa minuta para se te perfundoje zjerja, shtojini për arome majdanozin e grire.

E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #46 më: 19-03-2006, 17:54:39 »
Citojeni

Makarona me speca
Perberesit për 4 persona: • 280 gr. spaghetti; • 3 domate; • 1 spec i kuq dhe 1 i verdhe; • 1 luge mustarde; • 2 luge vaj ulliri; • 1 limon; • disa flete borzilok; • kripe. Pregatitja: Lani domatet dhe futini ne ujë te nxehte për disa minuta. Hiqini lekuren dhe tulin ndajeni ne cop atë vogla. Lani specat dhe piqini për disa minuta ne zjarr, eliminoni lekuren e tyre te jashtme, hiqni farat dhe bishtat dhe pritini ne kuba te vegjel. Ne një edhe perzjeni lengun e limonit me kripen, po aty shtoni vajin e ullirit dhe mustarden. Zjeni makaronat, kullojini dhe me pas vendosini ne enen ku do t'i servirni. Aty shtoni domatet dhe specat, si dhe salcen e pregatitur. Me pas zbukurojini me fletet e borzilokut dhe sherbejeni.

Karkaleca me ereza dhe hudher

Perberesit 350g karkaleca te qeruar, 2 luge gjelle, majdanoz i grire, 4 luge çaji, leng limoni, 2 luge gjelle, vaj ulliri, 65g gjalp, 2 thelpinj hudher, (te grire), kripe dhe piper.Perberja 1. Hidhni karkalecat ne një edhe te ceket, jo metalike se bashku me majdanozin, lengun e limonit piperin dhe kripen. Lerini karkalecat te marinohen për te paktën 30 minuta. 2. Vini te ngrohen vajin, gjalpin dhe hudhren ne një tigan te vogël dhe i perzjeni derisa te shkrije gjalpi. 3. Hiqini karkalecat nga ena ku janë marinuar dhe hidhini ne tiganin ku ndodhet hudhra me gjalp. Perzjejini mirë për pak minuta dhe me pas vendosini karkalecat ne shkopa gatimi si ne figure. 4. Vendosini shishqebabet ne zgare me qymyr për 5-10 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, derisa karkalecat te skuqen. Gjatë gatimit sperkatini karkalecat me pjesen e mbetur te hudhres me gjalp. 5. Vendosini shishqebabet me karkaleca nëpër pjata, dhe sherbejini te ngrohta.

 Sallate italiane me patate

Perberesit për 4 persona: 450 g patate të reja, te paqeruara,ose 4 patate te mëdha te ndara me dysh, 4 luge kos, 4 luge majoneze, 8 domate te thara, 2 luge majdanoz i grire, kripe dhe piper.Pergatitja: 1. Pastroni patatet dhe vendosini ne një edhe te madhe me ujë. Ziejini për 8-12 minuta derisa te zbuten. 2. Me një thike te mprehte prisni domatet e thara ne feta te holla. 3. Për te përgatitur garnituren, perzjeni kosin dhe majonezen ne një edhe dhe shtojini kripe dhe piper sipas shijes. Hidhni aty dhe fetat e domateve te thara dhe majdanozin e grire. 4. Hiqni patatet nga zjarri dhe lerini te thehen. Nëse po perdorni patate te mëdha pritini ne copa rreth 5 cm. 5. Hidheni garnituren mbi patate dhe perzjejini. 6. Lereni sallaten me patate ne frigorifer për rreth 20 minuta, me pas servireni si anitpaste ose si pjate shoqeruese.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #47 më: 19-03-2006, 17:56:35 »
Citojeni

Fruta deti te skuqura

Perberesit për katër persona: 200 g kallamare, 200 g karkaleca te qeruar, 150 g sepie, vaj për skuqjen, 50 g miell, 1 luge borzilok i thate, Majoneze për tu servirur.Pergatitja: 1. Pastroni me ujë te ftohte dhe te rrjedhshem kallameret, karkalecet dhe sepien. 2. Priteni sepien ne unaza duke i lënë ta plota tentakulat. 3. Ne një tigan të madh nxehni vajin. 4. Hidhni miell duke i shtuar gjithashtu kripe, piper dhe borzilok. 5. Lyeni frutat e detit me perzjerjen e miellit duke shkundur miellin e tepert. 6. Skuqini frutat e detit ne vajin e nxehte për disa minuta derisa te marrin ngjyrë te arte. Me pas hiqini nga vaji dhe vendisini ne leter thithese. 7. Vendosini frutat e detit ne pjata dhe zbukurojini me majoneze dhe lekure limoni.


jel deti sipas metodes Milaneze

Perberesit: 1 kg gjel deti i prerë ne copa, miell i bashkuar me kripe dhe piper për te lyer mishin, 4 vezë, 1 1/2 filxhan therrime buke te fresket, 1 1/2 filxhan djath kackavall i grire, 1/4 filxhan vaj ulliri, Pergatitja: Hidheni miellin me kripe dhe piper ne një pjate. Ne një edhe te thelle,rrihni lehtë vezet dhe ne një edhe tjetër te ceket bashkoni djathin kackavall te grire dhe therrimet e bukes. Lyejini copat e gjelit te detit me miellin qe ndodhet ne pjate, duke i shkundur me pas tepricat, pastaj lyejini me vezë duke e lënë vezen e tepert te kulloje nga mishi. Mbulojini copat me perzjerjen e therrimeve te bukes dhe futini ne një edhe te veshur me leter kuzhine. Ne një tigan nxehni vajin duke bërë kujdes të mos digjet. Skuqini copat 1-2 minuta ne çdo anë, derisa ne marrin ngjyrë te arte. Hiqeni tiganin nga zjarri. Vendosini copat e gjelit te detit ne leter thithese dhe me pas vendosini ne pjate. Servirini me feta limoni.

Tave me oriz

Perberesit për 6 persona: • 700 gr. patellxhan, • 400 gr. oriz, • 3 vezë, • 50 gr. gjalp, • 100 gr. bizele konserve, • 1 karrote, • 1 qepe, • majdanoz, • 200 gr. salce domate, • 1 l. supe vegjetale, • 30 gr. djath kackavall i grire, • kripe.Pregatitja: Prini patellxhanet ne copa me trashesi rreth gjysëm centimetri me gjithë lekure. Zieni vezet, qerojini dhe prijini ne feta. Ne një tenxhere hidhni gjysmen e gjalpit, karroten, majdanozin dhe qepen e grire dhe orizin. Dhe lereni pak ne zjarr. Me pas shtoni salcen e domates dhe lereni orizin te zjeje pak derisa te jetë al dente, duke e lagur pak nga pak me supen e nxehte. Shtoni gjalpin e mbetur, djathin dhe kripen. Ndizni furren ne 200°. Mbulojeni taven me një leter furre, shtroni fetat e patelxhanit, pastaj një shtrese oriz, me pas vezet e kështu me rradhë. Perfundoni me patellxhanat, mbulojeni me leter furre dhe lereni te piqet për 30 minuta. Me pas lereni te ftohet.

E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #48 më: 19-03-2006, 17:58:29 »
Citojeni

Pule e pjekur me hudhra, rozmarine dhe limon
Perberesit 1.5 kg fileto pule e prerë ne copa te mëdha, 6 thelpinj hudher, te shtypur, 3 luge gjethe te fresketa rozmarine, 3 luge vaj ulliri, 1 limon, lekura dhe lengu, 1 luge kripe dhe piper, 1/2 filxhani vere e bardhe. Ngrohni furren qe me pare. Vendoseni pulen ne një tave. Shtoni hudhren, rozmarinen, vajin e ullirit, lekuren e limonit dhe kripen me piperin. Perzjejeni mirë pulen me gjithë perberesit e tjerë dhe pastaj futeni ne furre. Piqeni për 20 minuta. Aty shtoni veren dhe lengun e limonit. Perzjejini pak, fikeni furren dhe futeni taven përsëri aty. Lereni për 5 minuta. Pastaj hiqeni pulen nga tava vendoseni ne një pjatance dhe servireni duke hedhur pak leng nga ai qe është ne tave mbi copat e pules.

Kallamare te mbushur
Perberesit për 4 persona: • 8 kallamare • tul buke • qumësht • majdanoz • 1 thelpi hudher • 1 vezë • kripe • spec djeges • vaj Pregatitja: Vendosni buken ne një edhe dhe mbulojeni me qumësht; lereni kështu dhe ndërkohë pastroni me kujdes kallamaret. Prisni tentakulat dhe grijini se bashku me majdanozin dhe hudhren, shtoni buken e shtrydhur, kripen, specin djeges dhe vezen. Perzjejini derisa te perftoni një perberje te përshtatshme për te mbushur kallamaret. Vendosini kallamaret ne një tave, lyejini sipër më pak vaj dhe futini ne furre ne temp. 175° për rreth 20 minuta.


 buzeqeshje buzeqeshje buzeqeshje
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #49 më: 19-03-2006, 21:40:06 »
Citojeni

OOOOOOOOOOOOOo

Me vjen jashtezakonisht mirë qe keni bërë një teme te tillë,
se po gdhihemi çdo ditë jasht fast fudeve e nuk kemi "rendiment".


Jepini vajza se gruja duhet te di te gatuaj.



-King
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
Capkenja
« Përgjigjja #50 më: 20-03-2006, 11:38:17 »
Citojeni

OOOOOOOOOOOOOo

Me vjen jashtezakonisht mirë qe keni bërë një teme te tillë,
se po gdhihemi çdo ditë jasht fast fudeve e nuk kemi "rendiment".


Jepini vajza se gruja duhet te di te gatuaj.



-King


Aha na kenaqe me këtë qe the,na ngrite vlerat.Bravo
E identifikuar
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #51 më: 30-03-2006, 09:43:53 »
Citojeni

shumë receta te mira buzeqeshje
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
Legjioni
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #52 më: 26-04-2006, 11:53:59 »
Citojeni

ka ndokush qe me dergon receten
Fergesa e Tiranës buzeqeshje
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #53 më: 06-05-2006, 12:36:17 »
Citojeni

Mish qingji me xhenxhefil

Përbërësit:

Një kofshë qingji
15 gram
60gr shqeme

Disa gjethe mente

1 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper

Lëng limoni

 

Përgatitja:

Në një tigan të ngrohur më parë vendosim shqemet dhe i përziejmë ngadalë. Presim mishin në copa dhe i skuqim më pak vaj ulliri. Shtojmë kripë dhe piper dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë ne tigan pak ujë dhe xhenxhefilin dhe i lëmë të ziejnë derisa të fomohet një lëng homogjen. Pastaj shtojmë copat e mishit, i lëmë edhe pak në zjarr dhe i hedhim edhe pak lëng limoni. E zbukurojmë me gjethe mentesh.

 

 

Thëllëzë me ullinj të zinj e pjekur në shkopa
përbërësit:

400 g mish thëllëze
2 qepë
100g ullinj të zinj
50g gjalp
1 lugë vaj ulliri

 

Përgatitja:  

Në një tigan skuqim qepën më pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë ullinjtë dhe gjalpin. Më pas shtojmë copat e mishit të thëllëzës të vendosura në disa shkopinj të hollë. I lëmë të skuqen për rreth 6 minuta dhe i shërbejmë me patate të gatuara në avull.

 

E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #54 më: 29-05-2006, 08:56:00 »
Citojeni

Peshk i zier me majoneze e sallate

Perberesit për 4 -5 persona:Për 1 peshk 800-900 gr duhen sallate e gatshme 1 kg; majoneze për sallaten dhe peshkun 1 filxhan çaji, ullinj 1 filxhan çaji, limon 1 kokerr, karrota për zbukurim 3-4 cope, gogozhare, jeshilleqe (sallate e majdanoz) vezë 2-3 kokrra. Pergatitja: Peshku, qe nuk ka shumë hala si p.sh. qefulli, levreku, korani, koceja me peshe jo më pak se 500 gr pastrohet nga luspat e te brendshmet, lahet dhe vihet për tu zier. 1 hidhet ujë derisa te mbulohet dhe kur te marrë vale shtohen qepe (te pjekura mbi sobe), karota, rrenje selino, majdanoz, disa kokrra piper dhe kripe. Lihet te zieje rreth 20-25 minuta dhe pasfaj ftohet ne lengun e vet. Peshku i ftohur hiqet me kujdes, ndahet koka dhe bishti kurse pjeses tjetër i hiqet shtylla kumzore dhe lekura, duke patur kujdes qe tuli (filetoja) të mos thermohet. Ne një pjatance vendoset sallate pertmesh e përzier, e rregulluar me majoneze, nga te dyja anet e sallates ose mbi te, vendosen filetat e peshkut. Peshku mbulohet me salce majoneze dhe zbukurohet me .karota, me speca gogozhare, me feta limoni, ullmj, vezë te ziera me gjethe sallate jeshile dhe majdanoz. Menyrat e zbukurimit janë të ndryshme dhe varen nga dëshira e çdo amvise.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #55 më: 29-05-2006, 08:59:48 »
Citojeni

Spaghetti me fileto pule

Perberesit për 4 persona:200 gr fileto pule, 4 thelbi hudher, krem kuzhine, gjalp, krip. Pergatitja: Presim filetot e pules ne kubik dhe i skuqim ne një edhe me gjalp me hudherat.I lemë derisa te skuqen.Ne një edhe tjetër ziejme makaronat. Mbasi te ziejne makaronat i heqim nga zjarri dhe i vendosim ne kulluse.Marrim një tigan dhe e lyejme me gjalp. Ne te hedhim 1/4 e perberjes se pules dhe 1/4 spageti dhe kremin e kuzhines dhe i perziejm bashke për 2 min pastaj e hedhim ne pjate dhe e servirim.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #56 më: 10-06-2006, 06:50:09 »
Citojeni

Lakror me miell misri
Për 5 vete : Gjysem kg miell misri ... Qepe 1.2 Kg te njoma janë me te mira ... Pak kripe dhe Rigon
 

Pergatitja: Lahen mirë qepet ose me emira nëse ke kohe zieji pak qe te zbuten dhe Priti ne copa te vogla 3 4 cm . Perzieji bashke me MIellin e misrit dhe beji si brume . Lyej tepsin me Gjalpe dhe piqe ne furre me temperature 180 Grade Për gati 35 min ... Mund ta besh dhe me mish te grire . Nëse do . Po ajo te ha me shumë kohe ...

Ju befte mirë!
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #57 më: 10-06-2006, 06:51:45 »
Citojeni

Iman Bajalldia        
Nevojitet : Do blesh patellxhane aq cope sa te mbulojne te shtrire taven ku do i pjekesh, le të themi rreth një kg.Do i presësh ne mes dhe do u nxjerresh te brendshmet me një thike me maje qe te hapesh vend për perberjen, kur t'u heqesh bishtat kujdesu t'i presësh pak bukur si ne formë konike dhe gjithashtu patellxhaneve hoiqu dy tri rripa për se gjati prej lekures se tyre hollazi.Merri dhe futi ne një edhe me ujë me kripe dhe leri aty qe t'u dalë idhtesia


Pergatitja: Ndërkohë merr nja 4 qepe te beshme [Big Grin] dhe preji holle si për gjellen, merr 1/2 kg mish te grire dhe ne një tenxhere te ceket tip tigani pasi të kesh hedhur vajin (me mirë ulliri) dhe hidh qepen e grire holle dhe mishin e grire, shto dhe ca kripe, kavurdisi miresi për gjellen normale derisa qepa te jetë shkrire, mishi i grire mund te leshoje ujë gjatë skuqejes ndaj do duhet pakëz kohe me shumë sa te shterroje uji.Ndërkohë duhet të kesh bërë gati domate te fresketa te grira ne rëndë ose me copa te vockla fare, rendja eleminon lekuren e domates qe bezdis, ndaj rekomandohet. Hidhe domaten ne masen e skuqur ne tenxhere apo tigan ku ke qepen dhe mishin dhe perzieje mirë dhe leri te ziejne ne zjarr te ulet për sa domatja shkrihet dhe zihet bashke me to, shto ca piper te zi te grire holle dhe sipas deshires (ne versionin turk ka edhe kështu) mund te shtosh pak majdanoz te grire holle.Ndërkohë qe gjella u be gati merri patellxhanat dhe nxirri nga uji, thaji pakëz me një cohe guzhine dhe skuqi pak ne atë gjene qe skuq patatet ose ne një tigan, skuqi pakëz dhe me pas shtroji një nga një ne taven ku do i pjekesh.Me dy luge merr nga kjo gjella qe ke bërë gati dhe mbushu barkun me te [Big Grin] me delikatese të mos shformohen, kujtohu qe "barku" sheh nga lart [Big Grin] , pastaj s'i ti kesh mbushur te gjithë duhet të kesh qeruar një grusht me hudhra te cilat duhet t'i fusesh ke barku patellxhanit ne mes te gjelles dhe t'i shtysh pak me gisht [Big Grin] qe te mosmbeten jashtë por as te futen teresisht brenda.
Me pas mbushe taven deri ne gjysëm me ujë (të mos jetë shumë e thelle tava, uji deri ke gjysa nivelit te patellxhanave) dhe futi ne furre me 200 grade dhe pizi dalengadale kujdes mos te digjen buzeqeshje

Ju befte mirë!
 
 
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #58 më: 02-10-2006, 15:33:05 »
Citojeni

Biftek me mish të grirë



Mishi duhet të pastrohet nga cipat dhe damarët. Më pas pritet në copa të vogla dhe kalohet ne makinë, bashke me dhjame derri ose lope. I hidhet kripe, piper, pak ujë dhe duke e përzier formohet një masë, nga e cila përgatiten cope atë rrumbullakta e te sheshta me trashesi gati 2 cm, dhe skuqen ne tigan me yndyre te nxehte nga te dyja anet.Shtohen qepet e grira ne formë rrethi dhe here pas here përzihen.Pasi bifteket skuqen, vendosen nëpër pjata se bashku me qepet.Si garniture mund te vendosen patate ose perime te tjera te ziera.

Për 4-5 persona duhen:

- mish i grire

- 50 gr dhjame

- 1 falxhan kafeje me ujë

-4-5 kokrra qepë

-3-4 luge gjelle yndyre

- kripe dhe piper i zi

E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #59 më: 02-10-2006, 18:15:36 »
Citojeni

Kungulleshka me salcë pesto dhe borzilok të freskët

 Nevojiten

Për 4 persona nevojiten:
4 kungulleshka
2 lugë supe borzilok të freskët
4 lugë supe vaj ulliri
1 lugë supe dhjozmë
1 thelpi hudhër të grirë
1 lugë supe salcë pesto të gatshme
kripë e piper

I presim kungulleshkat në feta dhe i kaurdisim në vaj ulliri së bashku me hudhrën. Rregullojmë me kripë e piper dhe i përziejmë me salcën pesto dhe borzilokun e freskët dhe dhjozmën.
Shkojnë mjaft mirë për të shoqëruar peshk të pjekur.

Shënim:
Nëse nuk ju gjendet salcë pesto e gatshme mund ta bëni vetë atë, si më poshtëë:
6 filxhanë gjethe borziloku të freskët
1 filxhan vaj ulliri
4 kokrra hudhër
kripë e piper
100 gram fara të boçes së pishës
1 filxhan djathë parmezana
Grijini në blender të gjitha lëndët e sipërpërmendura dhe salca është gati. Përdorni një lugë për këtë recetë dhe pjesën tjetër mund ta ruani në frigorifer për ta përdorur me makarona.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |