Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 8   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 16494 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 23-08-2004, 14:18:41 »
Citojeni

Sallate me mishe pule

Perberja: për 6 persona
- gjioks pule 50gr
- arra 50gr
- val ulliri
- sallate 100gr
- kripe dhe piper
- karrota
- kastravec

Përgatitja: Zini gjoksin e pules me uie aromantizuar me zarzavate.
Lani sallaten, stoni karrotat te prerë te vogla, kastravez.
Mbasi është zier gjoksi i pules e prismi atë ne copa te mëdha dhe e sistemoni mbi sallaten, nderko grini ne një mix arrat, shtoni leng limoni, vaj, krip dhe piper. Mbasi e keni grire mirë hidheni atë mbi sallaten dhe e sherbeni.

Buke te thekur me domate

Perberja për 4 persona

- vaj ulliri 30 gr
- domate n° 3-4
- Mardanos 10gr
- Rigon
- Udhra n°1
- Buke te thekur te holla n°16

Përgatitja: Pritni feta te holla buke.
Prismi domatet kube te vogla, grini një thelb udhre, 10g mardanos.
Bashkoni domatet me udhrat dhe mardanosin, shtoni pak rigon, krip dhe piper, perziheni mirë dhe liheni atë ne frigorifer për një ore.
Merrni buket e thekura dhe vini mbi te një luge me domate qe keni pregatitur.
E identifikuar

Amela
~FranChiSe~
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 25-09-2004, 08:48:22 »
Citojeni

HoLa ja një recete këtu e thjeshtë për gatim por shumë e shijshme .buzeqeshje

Pule me arra

Duhen:

- pule 500-600 g
- gjalpe 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokerr
- uthull 2 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- kripe, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe, piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te bëhet gati. Ne një tenxhere me gjalpe kaverdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e përzier mirë qe të mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje për 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend te ngrohte, por pa marrë vale. Gjatë servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniture.
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:41:02 nga Gjumashi » E identifikuar

Njeriu qe te jetë njeri, duhet te sundoje perandorine e vetvetes.
Amela
~FranChiSe~
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 26-09-2004, 23:15:32 »
Citojeni

Tani pas pules me e ul poshte perqeshje

Tarator
Për 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet ose te renuar. 5 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shumë holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :

Për Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne një edhe porcelani më pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jetë homogjen . Ndërkohë kastravecat e pastruar i grijme ne rëndë te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme sërish derisa te jetë masë homogjene gjatë kësaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa për shije . Pasi te jetë përzier mirë e vendosim enen ne frigorifer për rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmonë e ftohte
E identifikuar

Njeriu qe te jetë njeri, duhet te sundoje perandorine e vetvetes.
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 27-09-2004, 06:13:33 »
Citojeni

[Lisa ]
Jo mo ju mirë e kini keni vënë tërë këto lloj recetash këtu po kush do të na i gatuaj pa mirë....sa na shtini nepsin kot...

Ja një vërejtje e mençur, po ec u a thuaj atyre...
po kujt ja thua moj Lize, Sander mavrise, ai...ai...  akoma fle me mamane, fle... ?
ciao lisa!  lule dhe puthje pafshim

o atman i themi kësaj smileyt se kjo di te gatuaj mirë....hajt se është edhe e mirë dreqka kushedi na merr një nate për darke....
P.S ejjjj se tani u kujtova edhe ti si unë me.....u pupu shkojme ke tema picave me mirë kollaj një cope ne dorë një pepsi dhe hajt mbarove pune
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
London-Tironc
1 pamje nga Kina

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 28-09-2004, 19:55:16 »
Citojeni

Lamb Curry (Curry me mish qingji).

Një kokerr qepe te madhe, pasi e presim ne copa te vogla, e vëmë te skuqet më pak vaj kikiriku ose palme ne një tenxhere, ne flakë te ulet derisa qepa pasi te jetë shkrire, te ket filluar te marrë pak ngjyrë.
Gjatë kësaj kohe, ose me saktë 3-4 min përpara perfundimit te skuqjes se plotë te qepes, i shtojme hudhra sipas deshires, si edhe 3-400 g mish qingji te prerë ne copa te vogla(për 1 ose 2 persona), e nisim ti kaverdisim.
Disa minuta me pas shtojme 2 luge gjelle me curry powder ose chilli powder si edhe 1 luge gjelle me mixed pickles e vazhdojme te kaverdisim masen ne flakë te ulet.

Ndërkohë ne një tigan skuqim më pak vaj 1.5-2 luge gjelle me salce domatesh e pasi salca te këtë ndryshuar ngjyrë i shtojme pak uj për ta ''shuar''.
Salcen e skuqur ja shtojme mases ku po kaverdiset mishi e vazhdojme kaverdisjen për disa min.Me pas shtojme edhe një gote vere ose cider e pasi e kaverdisim edhe për rreth 5 min te tjera shtojme pak ujë e i vëmë kapakun tenxheres për ta lënë te zieje mishi ne flakë shumë te ulet për rreth 45-60 min duke e kontrolluar e kaverdisur çdo 10-15 min.
Mund ti shtohet ndonjë pikë ujë here pas here nëse e shikoni se ka nevojë për pak te tillë por me karar se kjo lloj gjelle nuk mendohet te dalë si supe.

Hajt ju boft mirë por Warning për ata qe vuajne nga Majasilli sepse kjo gjelle është shumë Spicy. zgerdhihet
« Ndryshimi i fundit: 29-09-2004, 02:40:41 nga London-Tironc » E identifikuar

Nuce the Whales
turi

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 24-10-2004, 21:43:10 »
Citojeni

e dashur shpresoj te te vlejne jo vetëm ty këto receta gatimi
qofshi mirë bye


rustike me oriz
formo një kon me 500 g miell, duke i shtuar 5 luge vaj ulliri dhe pak kripe si dhe qumeshrin e duhur sa për tu lidhur, rrihe sa te formohet një masë homogjene. lere ne frigorifer për 30 minuta te mbeshtjelle me leter. qero dy kungulleshka mesatare dhe prejji ne feta. perzje 300 grame oriz te zier, 5-6 gjethe pazi, 4-5 luge kackavall te grire, gjysëm qepe, një thelp hudher, 1 tufe majdanoz. hapni brumin dhe formoni me te dy disqe me dimensione të ndryshme. më me te madhen mbulofundin e një tepsie te lyer me yndyre. hidhni sipër masen e përfituar dhe mbuloje me pjesen e dytë. me anë te një piruni zbukuro siperfaqjen dhe piqe ne furre 180 grade për 45 minuta.



speca te mbushur
zieni 4 speca te pastër te ndare ne dysh. sperkatni me kripe 2 kungulleshka te prera ne feta dhe lerini te njerrin ujë për 20 min. skuqni një qepe prerë ne feta dhe një thelp hudher ne vaj ulliri, shtojini kungulleshkat. shto 400 grame domate te qeruara, majdanoz te grire, kripe e piper dhe lere te gatuhet deri sa domatja te tretet. lere te ftohet dhe shtoji borlizok dhe 150 grame kackavall te grire. me këtë masë mbush specat dhe sperkati me therrime buke te thekur.
(speci stimulon sekrecionin gastrik dheforcon enet e gjakut)

shtypni 400 grame fasule te ziera me një thelb hudher, 200 grame gjize, 50 grame gjalpe dhe lengun e gjysëm limoni deri sa te perftohet një krem i ngjeshur. shtojini tufen e majdanozit dhe te kopres, te grira. mbuloni fundin e 4 formave pudingu me leter furre dhe hidhni masen. hiqini nga forma dhe kthejeni ne pjata, si dhe zbukurojeni me kokrra fasulesh, rrepash, panxhari te kuq, të gjitha te ziera te rregulluara si dhe copash buke te thekur.
(fasulet  janë te ushqyeshme, mund te zevendesojne proteinat e kafsheve, japin energji. hudhrat dhe erezat aromatike lehtesojne tretjen)


antipaste patellxhanash
lerini ne furre 4 patellxhana te plota deri sa te filloje te cahet lekura. qerojini dhe kalojini ne perzieres, pasi ti keni hequr farat. lerini te ftohen pastaj shtojini duke trazuar ngadalë kos deri sa te bëhet një krem i trashe (do të duhen rreth 700 grame). rregullojini sipas deshires me vaj ulliri, kripe piper dhe leng limoni, gjethe menteje te fresketa si dhe një qepe te grire imet. lereni te pushoje ne një vend te fresket për disa ore para se ta konsumoni dhe sherbejeni me kontorno perimesh te fresketa.
(patellzhani është rifreskues qetesues dhe stimulon funksionin e veshkave)

fagotini mollesh
rrihni 250 grame  miell, 2 luge vaj, gjysëm gote ujë dhe pak kripe. bejini një top dhe lereni te pushoje për gjysëm ore. ne një tas perzieni 50 grame rrush te bardhe, te cilin e kemi lënë me pare ne ujë qe te fryhet, 20 grame fistik, 25 grame arra te grira, 1 kg molle te prera ne feta, një luge mjalte, pak kanelle, lekuren e grire te një limoni. lereni deri sa te zbutet, ndërkohë hapni brumin dhe priteni ne kuadrata 10x 10cm. ne qendër te secilit vini pak nga masa e përgatitur. mbyllni fagotin duke bashkuar 4 cepat dhe piqini ne furre 200 grade për rreth një ore.
(a aple a day the ill is away)

tresni 100 grame sheqer ne 0.5 dl rum ne një tenxhere, shtojini 0.5 dl ujë, cojeni ne vlim dhe lereni te zjeje shurupi derisa te ngelet gjysma. derdheni ne një tigan ne te cilin do të vini dhe 8 fiq te medhenj e te pjekur te ndare ne formë kryqi. mbi fiqte shperndani 2 luge bajame te grira. vereni tiganin ne furre te parangrohur ne 20 grade për 10 minuta. nxireni dhe lerini te ftohen fiqte duke i lënë te zhytur ne lengun e tyre. sherbejini te vaket apo te ftohur, te lagur me shurup dhe te sperkatur me kanelle pluhur.
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #21 më: 16-11-2004, 21:10:58 »
Citojeni

Trahana

Sitet mielli, hapet një grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumësht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shumë por te përzihet aq sa të mos pije krejt miellin, brume i fortë dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë te thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë ne site te rrallë e thajme përsëri. Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa. Ne tenxhere shkrijme gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehte, e perziejme qe të mos bëhet kokrra, shtojme djathe te thermuar ose shellire dhe e lemë te ziej për 10 minuta. Serviret e ngrohte..

Për 1 kg miell duhen:


2 gota qumësht, gjalpe 2 luge gjelle, 1 luge gjelle kripe
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:41:30 nga Gjumashi » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #22 më: 16-11-2004, 21:11:33 »
Citojeni

Petulla me kos

Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për çdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.


Për 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:42:56 nga Gjumashi » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #23 më: 16-11-2004, 21:11:58 »
Citojeni

Pace Koke

Koka pastrohet, copetohet, vihet ne ujë te ftohte qe te lahet e ti ike gjaku, pastaj vendoset ne tenxhere, mbulohet me ujë te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te këtë marrë i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz. Lihen derisa te jenë zier mirë d.m.th. kur mishi te ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne një tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marrë nga zierja e kokës. Kur lengu te këtë marrë vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te avashem edhe për disa minuta duke i hedhur kripe e piper te zi.
Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.

Për 4-5 persona duhen:


Leng kokë 1 liter, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, selino, majdanoz
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:44:59 nga Gjumashi » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #24 më: 16-11-2004, 21:12:21 »
Citojeni

Oshmare Korce

Ne një edhe me gjalpe, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr vale i hidhet miell misri, përzihet me shpejtesi qe të mos krijohen kokerriza dhe piqet derisa te shkeputet nga anet e enes dhe te dalë yndyra.
Vendoset ne pjate luge-luge dhe sherbehet e ngrohte

Për 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhane caji, qumësht 4-5 filxhane caji, djathe 2 filxhane kafeje, gjalpe 2-3 luge gjelle, kripe.
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:46:38 nga Gjumashi » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #25 më: 16-11-2004, 21:12:53 »
Citojeni

Lakror me miell misri

Mielli i misrit hidhet ne një tenxhere me ujë te vluar më pak kripe dhe përzihet derisa te bëhet një llape e trashe. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet ne tave te lyer me yndyre. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet një shtrese e holle miell misri.
Sperkatet me ujë e yndyre dhe piqet.
Për 4-5 persona duhen:


Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripe, spinaq 1 kg, vaj 2-3 luge gjelle
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:48:14 nga Gjumashi » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #26 më: 16-11-2004, 21:13:55 »
Citojeni

Perime tepjekura me mazzarella djathe

duhen  2 speca te ëmbël te mëdhenjë

2 karrota te prera për se gjati

një patellgjan

dhe një kungull i vogël ndoshta 200 gr

kripe dhe spec

vaj ulliri

mozzarella djathe 100 gr

një domare te madhe te prerë ne mënyrë unaza

 

i pergatite të gjitha perime ne këtë mënyrë

i pret karrotatper se gjati  , nga një karrot nxirr 4 0se 5 te gjata

prej kungulline vogël ne te njëjtën mënyrë

prej patellgjanin ne menure unazash

prej djathin ne mënyrë unazash

 dhe të gjitha perimet gatuaj ne një tepsi te lyerme vaj ulliri ,dhe të gjitha perimet lyej ne vaj ulliri  dhe hidhenje rozmeri ne to për gatim

E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #27 më: 16-11-2004, 21:15:07 »
Citojeni

MISH ROLE

Koha e pergatitjes : 30 minuta

Ingredientet : Për katër persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogël me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja:

Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis çdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe një fetë proshute.

Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga një shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine për mish, por mos e shtrengoni shumë.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne një tigan. Sapo te bëhet yndyra me ngjyrë kafe, vini copat e rrotulluara te mish*t ne tigan. Skuqini derisa të gjitha anet te marrin ngjyrë flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadalë për 10 minuta. Hidhini përsipër lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #28 më: 16-11-2004, 21:16:42 »
Citojeni

FLI KOSOVE



Për 4-5 persona nevojiten:
Për brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripe,
Për masen duhet: 200 gr gjalpe,
2 filxhana caji ajke, 3 luge vaj.

Ne një edhe hidhet miell, kripe, ujë i ftohte dhe përzihen ne një brume te holle si për petulla. Ne një edhe tjetër shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa te gjithë permbajtesit te jenë skrire ne një masë te vetme, Lyhet tepsia me yndyre dhe me një luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri afër mesit dhe krijohen rradhë te cilat mbulojne gjithë tepsine. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicen) Gjithë siperfaqja lyhet me masen e përgatitur dhe futet ne furren e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për te vazhduar me rendin tjetër. Brumi i holle tashmë hidhet ne te njëjtën mënyrë por midis dy rradheve derisa te jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masen dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia. Flia lihet te ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.

« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:50:59 nga Gjumashi » E identifikuar
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 16-11-2004, 22:34:25 »
Citojeni

Peshk me Pure

Duhen:

Peshk (sa te doni, varet nga personat)
Pure, Qumesht, Gjalp, Kripe, Djathe Kackavall (pice)

Pergatitja:

Skuq peshkun, pa miell, me kripe vetëm. Pas shkuqjes, e qeron peshkun nga halat dhe e copton ne pjesë te vogla.
Ne një tenxhere pergatit puren, me qumësht, ujë, 2 luge gjalp dhe pak kripe.

Pasi janë mbaruar te dyja hapat e mesiperme, merr një tave qelqi, i perzien copezat e peshkut me puren sebashku (nëse do i hedh edhe pak qepe te kuqe te skuqura rreth), i vendos petat e djathit kackavall ne siperfaqe (pa merak se nuk helmoheni), dhe e fut ne furre ne 300 C. E le taven ne furre deri sa shikon qe djathi shkrihet dhe krihohet ne formë cipe.

Para se te serviret, mund ti hedhësh pak piper te zi, te kuq dhe pak rigon.

Ju Befte Mirë

Hersia
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 8   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |