Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeTë NdryshmeUshqimi dhe Kuzhina (Moderatore: Borebardha, Belinaa)Një tortë 100 metra e gjatë në Tiranë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Një tortë 100 metra e gjatë në Tiranë  (E lexuar 275 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 09-05-2009, 10:29:51 »



Konkursi i parë i gastronomisë në Shqipëri. Marrin pjesë 30 shtete që do të vlerësojnë kuzhinierët shqiptarë duke zgjedhur më të mirin.

Një tortë 100 metra e gjatë, ka çuditur kryeqytetasit mbrëmjen e djeshme. E vendosur në kopshtin hotel Rogner, ëmbëlsira e gatuar me përkushtim nga student e shkollës hoteleri turizëm, ka pasur klientët më të shumtë që ka parë ndonjëherë. Konturi me krem të bardhë, ndërsa sipërfaqe kuqonte e gjitha nga luleshtrydhet. Ishte hera e parë që në Tiranë, shfaqej një tortë e përmasave të tilla.


Realizimi i saj është bërë me rastin konkursit të parë të gastronomisë në Shqipëri. Në këtë panair i cili do të zgjas 3 ditë do të marrin pjesë 30 vende të botës, duke përfaqësuar tradita e gatimit të tyre. Ndërsa për Shqipërinë është hera e parë që i mirëpret këto shtete. Mjeshtra të gatimit nga e gjithë bota do të shpalosë talentet e tyre.


Nga ana tjetër ata që do të garojnë duke synuar të rrëmbejnë vendin e parë janë katër restorantet më prestigjioze shqiptare. Janë përzgjedhur kuzhenjerët më të mirë, këta me dëshirën e tyre, kanë përzgjedhur recetën me të cilën do të marrin pjesë në konkurs. Me gjithë përmbajtjen strikte në to, do të vlerësohet shumë dhe fantazia e personit që do gatuaj.


Mbrëmja e 8 Majit ishte vetëm një prezantim i asaj që do të ndodhë dy ditë e ardhshme. Ambientet e hotelit do të flakërojnë dhe gumëzhijnë nga zhurmat e gatimit. Fjalën hyrëse të këtij konkursi e Mbajti Ministri i bujqësisë dhe ushqimit Emin Gjana i cili e përshëndeti këtë aktivitet të rrallë për vendin tonë.


Më pas ministri ju afrua tortës gjigande por ngurojë të ta provonte atë. Askush se mori vesh se përse nuk u ëmbëlsua pak ministri.... I mjaftojë të përdorte thikën për ti bërë një prerje gjatësorë, si për të dhënë sinjalin që të gjithë kishin të drejtë të merrnin ndonjë racion.


Më pas pjesa më e madhe e pjesëmarrëseve, u qerasën nga kuzhinierët e caktuar për shpërndarjen e tortës. Por si në çdo rast tjetër këtu në vendin ton, rregullin aq shumë të dëshiruar, nuk mund ta çojmë dot deri në fund. Trafiku i pjatave që vërshonin drejtë saj nuk kishte të mbaruar.


Ca nga kureshtja dhe ca të tjerë nga uria dhe në fund ngeli një sipërfaqe që të jepte përshtypjen e një rrobë të grisur nga të gjitha anët. Mjafton që të gjithë të jenë ngopur, pasi ky ishte edhe misioni i saj. Njëqindmetërshi i ëmbëlsirë të linte vend për të shkuar me një cep dhe të rrëmbejë sa të mundje.


Kishte nga ata që kishin marre qese bosh me vetë dhe kur ikën i mbushën plot. Më tej ministri Gjana vizitojë të gjitha firmat që po paraqesinin produktet e tyre në këtë panair.


Ajo që të binte në sy ishte akullorja e cila dekorohej me shumë elegancë nga mjeshtri italian. më pas kotelet e ndryshme me fruta të prera me shumë mjeshtëri. Në frutën e shalqirit ishte realizuar shqiponja dy krenare.


Modrrnëja dhe tradicionalja këtë herë ishin mëshiruar në ushqime e pije. Ata që kishin ekskluzivitetin ti provonin të parët ishin ministri dhe biznesmenët, ndërsa të tjerët... prisni radhën.

Gazeta Shekulli Online
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
dreamm
Stafi


Karma: 122
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7284



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 09-05-2009, 13:44:18 »

po ndonje foto..ka?? buzeqeshje
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 10-05-2009, 00:37:02 »

po ndonje foto..ka?? buzeqeshje


Ketu ka nje http://www.shekulli.com.al/2009/05/09/nje-torte-100-metra-e-gjate-ne-tirane.html
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Partneres per Shen Valentin?
  • Dot Lule
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot Bizhuteri
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Udhetim
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot Shtepi
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nje nate romantike
  • 6 (37%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor