Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarTë NdryshmeUshqimi dhe Kuzhina (Moderatore: Borebardha, Belinaa)Një shqiptar bën picen me te shtrenjte ne botë !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një shqiptar bën picen me te shtrenjte ne botë !  (E lexuar 853 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 16-03-2007, 09:18:13 »
Citojeni

Një shqiptar ne Nju Jork ka mahnitur SHBA-ne me picen e tij e cila konsiderohet me e shtrenjta ne botë pasi kushton 1000 dollare.



Një restorant ne Nju Jork ka prezantuar atë qe mund te konsiderohet si pica me e shtrenjte ne botë. Ajo kushton plot 1000 dollare, por me interesant është fakti se pronari i restorantit është një emigrat shqiptar i cili mberriti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes 14 vjet me pare.


Selimaj shprehet se i është dashur një vit kerkime për te zbuluar perberesit e duhur ne mënyrë qe te krijoje picen e mrekullueshme. Perberesit kryesore te pices se shqiptarit i cili ka mahnitur tërë botën, janë katër lloje haviari, dhe gaforre deti. Pica ndahet ne katert feta dhe secila ka lloje të ndryshme haviari perandorak.   

Pica lukzose siç është quajtur dhe krijimi i djalit te talentuar nga Shqipëria do të duhet te porositet 24 ore përpara pasi ajo është krijuar vetëm për te pasurit duke qenë se çmimi është tepër i lartë. Selimaj shprehet se pica lukzose mund te porositet vetëm për raste te veçanta.   

Klientja e pare qe pati mundësinë ta provoje atë u shpreh se pica kishte një shije te mirë dhe se duhej shoqëruar patjetër me shampanje. 

Selimaj është pronar edhe i gjashtë restoranteve te tjera  ne Nju Jork me kuzhine italiane. Pica lukzose do mund te porositet ne restorantin Nino’s Bellisima.

E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-03-2007, 14:10:09 »
Citojeni

Emri i Pices  është "Pizza Royale 007".
Unë e lexova ne një gazete por më vjen inat qe aty nuk shkruhej qe është shqiptar..por italiani Nino Selimaj  merzitje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 16-03-2007, 14:49:10 »
Citojeni

Ketij lajmi i ka dhënë jehone dhe shtypi gjerman. Shqiptari qe ka bërë picen quhet Nino Selimaj. Mgjth shkrimi ne fjale nuk thotë gjë qe ai është shqiptar, por nga mbiemri mund te kuptohet qartë se është i tillë. Me poshte po vendos shkrimin origjinal.

Citojeni
Erfunden hat das teure Stück Nino Selimaj, der die 1.000-Dollar-Pizza jetzt in New York zum Kauf anbietet. Ob er mit seiner Komposition aus Kaviar, frischem Hummer, Wasabi und Crème fraiche auf einem schnöden Pizza-Boden jedoch einen Käufer finden wird, darf angesichts dieser Preisklasse angezweifelt werden.

Die bislang teuerste Pizza der Welt wurde übrigens von einem schottischen Koch entworfen. Seine "Pizza Royale 007" trumpfte mit champagnergetränktem Kaviar, in Cognac mariniertem Hummer, schottischem Lachs, Wildmedaillons und mit Balsamico-Essig beträufeltem Schinken auf.

Das Mindestgebot der zusätzlich noch mit Blattgold verzierten Pizza auf eBay: umgerechnet über 2.900 Euro.

Symbolbild
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 16-03-2007, 15:22:08 »
Citojeni

na perkthen ndonjëri ta marrim vesh dhe ne te tyjeret ne ka mundësi
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 16-03-2007, 15:38:45 »
Citojeni

Shikoni këtë linkun e Yahoos nuk di anglisht po thot diçka për shqiperine.

http://news.yahoo.com/s/nm/20070315/us_nm/life_pizza_dc

"I know this won't be for everyone but there are people in New York who can afford it and once tried, they'll be back for more. It is delicious," Said Selimaj, who moved to New York from Albania about 29 years ago.
 
E identifikuar

Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 16-03-2007, 16:10:18 »
Citojeni

Ishte tek lajmet këtu tek ne mbrëmë.....pica ishte shumë e vockel por kushtonte 1000$   kishte sipër edhe kaviar (si i thonë ne shqip ?)
Por nuk thanë gjë se ishte shqiptare madje unë e pashë atë qe e kishte bërë




E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 16-03-2007, 16:17:27 »
Citojeni

Ky Selimaj është nga Veriu dhe ka mberritur ne Amerikë nja 3 dekada me pare, atëherë kur erdhen plot emigrante nga Veriu, ne USA. Ky është Restauranter dhe ka vite ne këtë biznes. Duke qenë se unë kam qenë (njëherë) tek 1 nga restorantet e tij ne Upper Manhattan, kam provuar kuzhinen dhe s'habitem jo se ishte restorant shumë i mirë me kuzhine te mirë. Unë këtë pice s'e kam provuar dhe me thënë te drejtën s'e di sesi mund te shijoje kaviari ne pice, por kaviar kam provuar. Del nga vezet e shpendeve me te veçantë e me te rrallë ne det, prandaj edhe ngaqë është shumë i vështirë te nxirret, është shumë i shtrenjte. Për një gjë kanë te drejtë njerëzitë ama, kaviari shkon shumë me shampanjen, por edhe me tuna (ahi tuna seared rare) si edhe me kerpudha, sidomos kerrpudha te gatuara me krem. buzeqeshje

BRAVO I QOFTE NINOS!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
CrYsTaL TeaRs
水晶撕
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 16-03-2007, 18:34:54 »
Citojeni

$1,000? I bafte mirë  zgerdhihet
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 16-03-2007, 19:54:18 »
Citojeni

Ishte tek lajmet këtu tek ne mbrëmë.....pica ishte shumë e vockel por kushtonte 1000$   kishte sipër edhe kaviar (si i thonë ne shqip ?)
Por nuk thanë gjë se ishte shqiptare madje unë e pashë atë qe e kishte bërë






Kaviar me duket se janë vezë peshku,,, nuk jam e sigurt zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 17-03-2007, 01:22:51 »
Citojeni

ore po se'sht ndonjë arritje edhe aq e madhe kjo. në fund te fudnit ai prap se prap pizza man mbetet.  zgerdhihet zgerdhihet
megjithatë është diçka për tu folur sa për momentin...

p.sh shqiptarët nëpër botë qe ia vlen te flitet për ta janë, Ervin Bogdani (Futboll, Siena), Bexhet Pacolli (biznesmen europe), Fadil Berisha (Fotograf USA), etj etj...

prap mirë puna mbasi artikulli nuk u keq shkrua e të thonte diçka si "Shqiptari e bëri me te madhin ne botë"  zgerdhihet zgerdhihet, e muhabeti tani do ishte krejt ndryshe...... zgerdhihet zgerdhihet

E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 17-03-2007, 06:23:35 »
Citojeni

ore po se'sht ndonjë arritje edhe aq e madhe kjo. në fund te fudnit ai prap se prap pizza man mbetet.  zgerdhihet zgerdhihet
megjithatë është diçka për tu folur sa për momentin...

p.sh shqiptarët nëpër botë qe ia vlen te flitet për ta janë, Ervin Bogdani (Futboll, Siena), Bexhet Pacolli (biznesmen europe), Fadil Berisha (Fotograf USA), etj etj...

prap mirë puna mbasi artikulli nuk u keq shkrua e të thonte diçka si "Shqiptari e bëri me te madhin ne botë"  zgerdhihet zgerdhihet, e muhabeti tani do ishte krejt ndryshe...... zgerdhihet zgerdhihet




Nejse, sidoqoftë goxha me buje është si lajm (sidomos për ne Shqiptarët meqë e kemi nga vendi ynë.) Por është me buje shumë si lajm me tepër për faktin sesa kushton kjo pice për ingredientet qe ka, jo edhe aq për "shpikjen" se këta ingridiente mund t'i binin ne mend shumë te tjerëve për t'i bërë pice, por asnjerit "s'ja mbajti" ama dhe si përfundim ky Ninoja e bëri i pari dhe fitoi. luj syun


P.S. Sa për ne USA, ka shumë shuuuuuume Shqiptare qe kanë bërë shumë buje. Për shembull, po aq te njohur sa Fadilin ne kemi Toni Dolovanin qe është një artist vallezimi fantastik dhe tej masë i talentuar dhe i mirë (gjithashtu me një shpirt dhe personalitet po aq te mirë luj syun) dhe mund ta shikosh Tonin si pjesmarres te pandashem tek "Dancing with the Stars". Sezoni i ri i "Dancing with the Stars" fillon pasneser te Henen me 19 Mars. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-03-2007, 07:04:46 »
Citojeni

Kaviar me duket se janë vezë peshku,,, nuk jam e sigurt zgerdhihet



Po Caviar është vezë peshku qe i heqen dhjamrat dhe membranen dhe i ruajtur me kripe  (më pak fjale) por kjo nuk do të thotë qe  vezet e c'do lloj peshku te jen Caviar.....
Caviaret merren 90% nga ujrat e Caspian (ne mes te europes dhe azise)  Aty rritet një lloj peshku Sturgeon (dhe janë 20 lloje Sturgeon)
Caviarin mund ta gjej dhe tek salmon por qe ky lloj Caviari është ai qe blejm ne tek supermarketi ne qoshen e rrugës zgerdhihet

Nejse për me shumë kthehem nesër se po më vjen qorri

P.S U hap tema për pivca e ku e bitisem ....ca populli paskemi qen mer jahu zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 22-03-2007, 09:28:00 »
Citojeni

E kush  e ble këtë pice..unë për vete jo vallahi zgerdhihet
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |