Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Koktejli juaj i preferuar?!  (E lexuar 211 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11600



Shiko profilin
« më: 09-06-2009, 21:29:02 »

Koktejli është një kënaqësi e cila shijohet pa nxitim, ashtu si dhe seksi. Me gllënjka të vogla dhe pushime të gjata.

Cilët janë koktejlet e stinës?
Kur dhe ku është e përshtatshme t'i shijoni ato? Ne kemi seleksionuar 11 koktejlet më të mira për t'u konsumuar secili në vende të ndryshme dhe për një arsye të caktuar. Recetat shpesh
janë të thjeshta dhe jo të lodhshme, por për çdo koktejli kujdesi në përgatitje dhe saktësia e dozave janë thelbësore për të arritur një shije dhe një rezultat të kënaqshëm. Gradacioni
i lartë alkoolik i disa koktejleve nuk duhet të ndihet që në gllënjkën e parë, dehja e lehtë që nxit një koktejl duhet të ndihet në çastin kur ju jeni në fund të gotës. Koktejli është
një kënaqësi e cila shijohet pa nxitim, ashtu si dhe seksi. Me gllënjka të vogla dhe pushime të gjata.
Një koktejl mund të jetë shumë gjëra: një armë efikase joshjeje, një burim frymëzimi, çelësi i një mbrëmjeje, hapja e vallëzimeve, mbyllja e një nate të paharrueshme, detaji që mungonte,
arratisje, një horizont i ri etj.
Gjithashtu, çdo koktejl ka vendin e tij ideal ku duhet të konsumohet.

Amerikani
Arsyeja: Detaji që mungonte
Vendi i konsumimit: Në një tarracë me pamje nga deti
Gota: Stil i vjetër.
Receta: 1/3 bitter Campari, 1/3 vermuth i kuq, 1/3 selz, akull dhe
një fetë portokalli.

Daiquiri
Arsyeja: Çelësi i një mbrëmjeje
Vendi i konsumimit: Në diskotekë
Gota: Kupë koktejli
Receta: 6/10 rum i bardhë, 3/10 lëng limoni, 1/10 shurup i sheqerosur, copa akulli. Duhen tundur së bashku në shaker.

Green Iguana
Arsyeja: Unaza lidhëse
Vendi i konsumimit: Në hotel
Gota: Kupë koktejli
Receta: 15 ml tekila, 30 ml lëng pjepri, 60 ml lëng limoni dhe shurup i sheqerosur (sweet and sour mix), duhet tundur në shaker.

Hurricane
Arsyeja: Hapja e vallëzimeve
Vendi i konsumimit: Në plazh
Gota: Hurricane
Receta: 50 ml rum i bardhë, 50 ml rum i errët, 30 ml. lëng frutash pylli,30 ml. lëng portokalli, 30 ml lëng limoni jeshil, akull i thërrmuar.
Serviret me një qershi dhe një fetë portokalli.

Kartini Sapphire
Arsyeja: Kënaqësia finale
Vendi i konsumimit: Në dhomë të gjumit
Gota: Kupë koktejli
Receta: 25 ml gin Bombay Sapphire, 20 ml Martini Dry, 20 ml Martini Bitter, 10 ml Crème de cassis.
Shërbehet me një fetë shalqiri.

Mai Tai
Arsyeja: Një burim frymëzimi
Vendi i konsumimit: Në pishinë
Gota: Pak e shkurtër
Receta: 30 ml rum i bardhë i vjetruar, 30 ml rum i errët, i vjetruar,
15 ml orange curacao, 30 ml shurup i sheqerosur, shurup shege, 15 ml shurup bajamesh, të cila tunden të gjitha bashkë dhe shoqërohen me
një vishnje, një fetë portokalli dhe një gjethe mente.

Mojito
Arsyeja: Arratisja
Vendi i konsumimit: Poshtë yjeve
Gota: Cilindrike
Receta: Dy lugë 2 sheqer të djegur, feta limoni jeshil së bashku me
lëkurën, 5 ml rum i bardhë, gjethe mente, sodë buke. Shtypini gjethet
e mentes së bashku me sheqerin e djegur duke i ngjeshur në drejtim
të anëve të gotës. Shtojini limonin jeshil dhe mbusheni gotën me akull.
Shtoni rumin dhe sodën duke i përzierë në mënyrë rrethore. Serviren
me gjethe mente.

Tokyo Tea
Arsyeja: Një horizont i ri
Vendi i konsumimit: Në varkë
Gota: Collins
Receta: 20 ml xhin, 20 ml tekila, 20 ml vodka, 20 ml rum i bardhë, 20
ml Cointreau, 20 ml lëng limoni, 30 ml liker Midori, pak sodë.
Duhen tundur në shaker të gjithë përbërësit, me përjashtim të sodës. Serviret me një fetë limoni.

Navy Grog
Arsyeja: Joshje
Vendi i konsumimit: Kudo në një vend të hapur.
Biçhiere: Collins
Receta: 30 ml rum portorikan i bardhë, 30 ml rum i errët xhamajkian,
30 ml rum Demerara, 20 ml lëng limoni jeshil, 20 ml lëng portokall
i kuq, 20 ml mjaltë, 30 ml sodë, akull i thërrmuar. Përzieni mjaltin me lëngjet në grirësen e frutave dhe më pas hidhini në gotë duke shtuar dhe rumin.

Piña Colada
Arsyeja: Pozicioni magjik
Vendi i konsumimit: Në kopsht
Gota: Long drink
Receta: 30 ml rum i bardhë, 50 ml qumësht kokosi, 20 ml lëng ananasi.
I përzieni së bashku në një grirëse dhe dekorojeni me një fetë ananasi.

Zombie
Arsyeja: Mbyllja e një mbrëmjeje të mrekullueshme
Vendi i konsumimit: Në një lokal të hapur
Gota: Collins
Receta: 20 ml rum i bardhë, 20 ml gold rum, 20 ml rum i errët, 15 ml rum. Damerara i vjetruar, 10 ml lëng portokalli i kuq, 50 ml lëng portokalli, 15 ml shurup frutash pylli, akull i thërrmuar, një pikëz angostura. Shoqëroheni me një copë fruti tropikal.


Zgjedhni e merrni..qerasi une. zgerdhihet

Na tregoni edhe ndonje recete tjeter. luj syun

GazetaShqiptare
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 09-06-2009, 21:43:24 »

Cilin po ma ben ti ? zgerdhihet
E identifikuar
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11600



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 09-06-2009, 21:44:42 »

Cilin do..vec jo ndonje qe nuk eshte ne liste
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 09-06-2009, 21:45:42 »

Kete te fundit Zombie zgerdhihet
E identifikuar
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11600



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 09-06-2009, 21:48:36 »

Qee zgerdhihet



* zombiekoktail.jpg (34.94 KB, 285x380 - E shikuar 40 Herë.)
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Charlie
Anetar


Karma: 8
offline offline

Postime: 3665



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 09-06-2009, 21:49:32 »

Thanks Miss puthje

zgerdhihet
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • mendoni se eshte me oportune qe rinia ta kaloje kohen e lire vetem neper kafe , apo do te ishtew me e udhes qe te mereshin me aktivitete politike rinore. ne 5 alternativat e meposhtme do te rreshtojme forumet rinore politike ne shqiperi .
  • Dot Levizja Rinore per integrim (LRI)
  • 7 (46%)
  • -
  • Dot Forumi rinor eurosocialist shqipetar (FRESSH)
  • 4 (26%)
  • -
  • Dot Forumi rinor i partise demokratike (FRPD)
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Forumi rinor i partise demokrate te re (FORERI)
  • 1 (6%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor