Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarTë NdryshmeUshqimi dhe Kuzhina (Moderatore: Borebardha, Belinaa)Gatimet e preferuara në restorantet e Tiranës !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gatimet e preferuara në restorantet e Tiranës !  (E lexuar 2132 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 25-04-2007, 03:50:17 »
Citojeni

Menyja të ofron një kombinim të kuzhinës tradicionale me atë të huaj
 
Kuzhina shqiptare është e thjeshtë, por e shijshme dhe e profumuar me gatimet e veta. Kjo, në sajë të përdorimit të produkteve të freskëta dhe erëzave të ndryshme, si rigon, kopër, majdanoz etj. Disa receta janë të ngjashme me ato të Italisë së Jugut, kurse disa të tjera ngjasojnë me ato turke dhe greke. Në restorantet më luksoze të kryeqytetit, kuzhinierët tregojnë se tendencat më të fundit në artin e gatimit shqiptar përafrojnë me kuzhinën italiane dhe meksikane. Ndërsa, përsa u përket pijeve, me të cilat shoqërohen gatimet shqiptare, në restorante më tepër preferohen verërat franceze dhe italiane. Kohët e fundit në restorantet shqiptare kanë hyrë edhe verërat e Kilit dhe të Afrikës së Jugut.

Sipas kuzhinierëve, janë rreth 120 lloje verërash që përdoren në restorantet e Tiranës. Tryeza shqiptare përmban ushqime të pjekura mirë dhe pastër. Përdoren shumë prodhime shtëpiake, kosi, qumështi dhe derivate të tjera të tij. Nëse pjata e parë është antipasta, në pjatën e dytë janë produktet e mishit, kryesisht qengji dhe viçi. Si pije tradicionale gjatë ngrënies konsumohet shpesh rakia dhe vera e bërë në shtëpi. Ëmbëlsira më tipike është bakllavaja me shumë petë, të mbushura me arra dhe që regjet e gjitha në sherbet, ballakumet (veçanërisht në Elbasan për Ditën e Verës), të cilat gatuhen me miell misri dhe gjalpë, revania, e cila gatuhet me niseshte, shoqëruar me bajame gurabijet etj. Ka nga ata njerëz që shprehen se kuzhina shqiptare nuk po merr frymë nga restorantet e lokalet “alla evropiane” (italiane, turke, kineze etj).

Për ta kuzhina e vërtetë shqiptare gatuhet vetëm në shtëpi. Ndërsa kuzhinierët e restoranteve të Tiranës mendojnë se sot në kuzhinën shqiptare po bëhet një lloj alternimi i gatimeve të huaja me ato tradicionale tona, duke pasuruar kështu dhe menynë shqiptare. “Ka mjaft restorante në kryeqytet që gatuajnë, veç të tjerave, edhe specialitetet e tyre. Kjo, duke kombinuar tendencat e reja të gatimit, të marra kryesisht nga Italia dhe Meksika, me fantazinë edhe të vetë kuzhinierit, duke përgatitur kështu gatime të reja dhe shumë të shijshme njëkohësisht,” shprehet kuzhinieri i një restoranti në Tiranë.

Meny për festa dhe bankete

Banketet janë dy llojesh, banket koktej (shërbim në këmbë) dhe banket me tryeza (shërbim ulur). Në shumicën e banketeve, me përjashtim të antipastës, çdo gjë tjetër shërbehet e ngrohtë. Dreka në një banket fillon me antipastë, e cila përgatitet duke vënë sasi të vogla nga shumë lloje ushqimesh në tavolinë. Për gjellët me peshk dhe brumërat shërbehet gjithnjë verë e bardhë brusko, ndërsa për gjellët me mish dhe shpend shërbehet gjithnjë verë e kuqe. Me ëmbëlsirat dhe fruta zakonisht shërbehet shampanjë ose verë e bardhë, apo e kuqe e ëmbël. Në fund të banketit serviret gjithmonë çaj ose kafe me konjak, ose pije të tjera alkoolike të forta.

Pijet

Pijet, gjithashtu janë një element tjetër i rëndësishëm në një tryezë. Kuzhinierët tregojnë se shqiptarët janë larguar nga rakia apo pijet tradicionale shqiptare. Tani, më shumë preferohet vera, sidomos ajo franceze, por edhe vera e vjetër shqiptare; e Lundrës ecën mirë. “Është zbutur klientela ndaj pijeve alkoolike, megjithëse ka dhe nga ata që janë zbutur edhe nga çmimet, duke konsumuar thjesht ujë ndonjëherë,” tregon një kuzhinier. Në restorante, klientët, veç verërave nuk harrojnë të porosisin edhe pije të tjera, si birra apo Pespi, Bravo, Sprite, Fanata, lëngje frutash etj.

Menyja e restoranteve

Në shumicën e restoranteve të kryeqytetit, si pjatë e parë shërben antipasta, e cila është tepër e larmishme. Mund të jetë antipastë, brusketa me salmon, spinaq, djathë me brezaula dhe patëllxhan, me mocarela etj. Lloji i antipastës, që preferohet më shumë nga klientet, është antipasta me fruta deti, sidomos antipasta me oktapod, balsam dhe rubola. Nuk ngelet mënjanë dhe ajo me djathë dhe proshutë, që në shumicën e rasteve është specialitet i disa restoranteve. Çmimet e antipastave variojnë nga 400 deri në 120 mijë lekë të reja. Më pas, si pjatë të dytë një klienti mund t’i shërbehet supa. Më të preferuarat janë supa e ditës (zarzavate, kërpudha etj.) dhe supë peshku (kallamar, sepje, midhje etj). Supa më e thjeshtë kushton 300 lekë, më e shtrenjta 800 lekë të reja. Veç supës, janë dhe rizotot. Ata janë të shumta, por si më speciale mbahen rizotot e gatuara me karkaleca dhe asparagë (një lloj perime e ngjashme me bamjen që vjen nga Italia). Spageti, pica apo

Në restorantet e kryeqytetit shërbehet edhe një pjatë e veçantë me tre lloje rizotosh brenda, sipas kërkesave të klientelës. Më tej, në restorante serviren dhe spageti. Janë rreth 20 deri në 30 lloje spageti. E veçanta këtu qëndron se në disa restorante të Tiranës spageti, jo vetëm që gatuhet, por edhe prodhohet vetë në kuzhinën e restorantit. Prodhimet e mishit, gjithashtu formojnë një meny më vete me format e ndryshme të gatimit. Zakonisht, përdoret mish viçi fileto, mish qengji i mbushur dhe mish gici i mbushur. Mishi gatuhet në formë eskallopi dhe gatimi më special i tij quhet karpaçe me verdure kruale, ndryshe, fileto me perime të gjalla, e cila marinohet (parapërgatitet) me vaj ulliri, kripë dhe limon. Pastaj janë edhe picat e llojeve të ndryshme, Margarita, Kapriçoza, Katër Stinët, pica me fruta deti dhe picat specialitete të vetë restorantit ku gatuhen. Më e veçanta është pica Havana, e cila kushton 900 lekë të reja, dhe përmban asortimente të ndryshme gatimi.

Ëmbëlsirat

Tryezës shqiptare nuk i mungojnë gjithashtu dhe ëmbëlsirat, si ato tradicionale (bakllava, gurabije, ballakume, revani) ashtu dhe llojet e tortave që konsumohet edhe në kuzhinat e huaja. Në pastiçeritë e Tiranës ëmbëlsirat më të parapëlqyera janë torta milefolie (me peta, arra, pana etj.), profiterol (lloj torte me çokollatë, pana e pasta shu), tortë me fruta etj. Çmimet e këtyre tortave shkojnë deri në 1 500 lekë të reja.

Peshku

Por në kryeqytetin tonë nuk mungojnë edhe restorantet e peshkut, ku gatuhen të gjitha llojet e këtij të fundit, duke filluar që nga merluci, ngjala, koce, levrek, gjuza, sepje e deri te kallamari i mbushur. Ky i fundit është një lloj i veçantë gatimi në restorantet e peshkut, i cili gatuhet me oriz, djathë kaçkavall, qepë dhe karkaleca, që shërbejnë për mbushjen e kallamarit (lloji peshku). Për një pjatë të tillë të shijshme duhet të paguash 500 lekë të reja.

Entela Duraj
 
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |