Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Të Ndryshme
Të Ndryshme
Ushqimi dhe Kuzhina
(Moderatore:
Borebardha
,
Belinaa
)Embelsirat
Faqe:
1
2
3
4
5
[
6
]
7
8
9
10
11
...
14
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Embelsirat (E lexuar 130684 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #75 më:
26-11-2005, 20:57:23 »
TORTË E SHPEJTË PËR DITË TË NXEHTA.
- 1 litër qumësht
- 6 pudinga nga vanilla
- 1 gotë uji sheqer
- 200 gr kokos
- 300 gr arra të bluara
- 200 gr keks të bluar
- 200 gr sheqer pluhur
- 2 margarina
- 3 shllaga vanille
Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet.
Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser duke e ndar në tri pjesë.
Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos
Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra
Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar
Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do forme që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë) kurse pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye.
Në fund dekorohet me shllag nga vanileja apo ndonjë tjetër.
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #76 më:
26-11-2005, 20:58:36 »
Torte me banane
Petet e brumit:
- 6 veze
- 6 luge sheqer
- 200 gram sheqer pluhur
- 6 luge miell
- 250 gram margarine
- 1 kanelle
- 1 filxhan vaj
- 2 luge kakao
Kremi per lyerje
- 1/2 liter qumesht
- 2 puding vanile
- 6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
- 1 cokollate per zierje
Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #77 më:
26-11-2005, 20:59:50 »
Tullumba
(Për 25 copë)
Për brumin:
- Miell 1 gotë
- vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle
- vezë 3-4 kokrra
- pak krypë e sheqer
- ujë treçerek gote
Për shurupin:
- Sheqer 2 gota
- ujë 2 gota
- vaj për skuqje
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar.
Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #78 më:
26-11-2005, 21:01:27 »
Torta ELIZABETA
Brumi:
- 9 ve
- 9 lugë sheqer
- 8 lugë miell
- 3 lugë kakao
- 1-2 luge vaj ( pas pjekjes e ndan pergjysme )
Filli:
- 300 ose 500 gr keksa te bluar
- 4 gota qumesht ose leng molle
- 250 gr margarine
- 1 sheqer pluhur
- 300 gr arra të bluara ose (rrush terur)
- 1 cokolade
- 2 shllaga dhe zbukurime torteje
4 gotat qumesh ose leng molle i kthen ne keksat e bluar, i perzien kurse
margarinen dhe sheqerin pluhur i ben bashke ne nje ene tjeter dhe i ben bashk me keksa,,,gjithashtu edhe arrat ose rushin e terur e kthen ne keksa te gjith d.m.th behem bashke, pas perzierjes te tyre kete e ndan ne dy pjese te barabarta dhe njeres pjese te keksave ja qet qokoladen e shkrier dhe me pas ajo ndrron ngjyren.
Njeren pete te toretes do të thote gjysmen,, e lyen me njeren ngjyre te keksave, e mbulon do te thot me te gjithe njeren pjese te keksave dhe permi e vene pjesen e petes tjeter edhe ate e mbulon me krejt keksat tjere p,sh me ngjyren tjeter.
Ne te gjitha anet e petes, torta duhet te merr forme bukes dhe me pas me 2 shllagat e lyen ne te gjitha anet dhe zbukurimet permbi tepsia duhet te ket te gjitha anet madhesi te njejte dhe duhet te jete katrore!!!!
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #79 më:
26-11-2005, 21:03:14 »
ËMBËLSIRË RRUSHI
- 500 gr. miell
- pak tharm buke
- 200 ml. qumësht i vakët
- 100 gr. sheqer
- 1 lugë çaji krypë
- 1 kg. rrush i zi (më së miri pa fara)
- 6 lugë ushqimi vaj dhe miell për përpunim
Mielli hidhet në një enë të thellë, në mes shtypim një gropë. Tharmin e tretim në qumësht dhe bashkë me gjysmën e sheqerit dhe me krypën i hedhim në miell. Brumin të mbuluar e lëmë 15 minuta në një vend të ngrohtë të vijë. Me tela brumi (të mikserit dore) e përpunojmë në një brum ngjitës, edhe 20 minuta e lëmë të vijë. Pastaj e ngjeshim edhe pak dhe e lëmë edhe 20-25 minuta të vijë. Furrën e ngrohim në 180 gradë.
Tepsinë e mbulojmë me letër pjekjeje. Brumin e ngjeshim njëherë dhe e shtrijmë në tepsi ashtu që rrethi i tij në çdo anë të tepsisë të kalojë nga 20 cm. 3/4 e rrushit i vendosim mbi brum dhe gjysmën e sheqerit të mbetur ia shpërndajmë përmbi. Gjysmës e vajit ia spërkatim përsipër.
Rrathët e brumit i palojmë nga brenda, rrushin e mbetur ia shpërndajmë përsipër. Sheqerin dhe vajin e mbetur ia hedhim përsipër. Në furrë e pjekim rreth 20 minuta në 180 gradë pastaj e zbresim temperaturën në 150 gradë për 15-20 minuta. Pastaj leni te ftohet pak dhe ngreni...
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #80 më:
26-11-2005, 21:10:27 »
Hallva
- 3 luge gjelle miell
- 1 kubik gjalp
- 1 1/2 uje sheqer
- arra me shumice
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra.Gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme edhe i shtohen arrat duke perziher pak fare, i cilli duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek.
Pastaj duhet te ndahet ne pijate edhe lihet te ftohet . Per ndarjen ne pijate forma perdoret sipas deshires.
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
iman
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #81 më:
27-11-2005, 09:33:25 »
kush mund ti shqiperoje arsotimentet?
nuk i mora vesh fare.mos u fyej,por cfare te bej,kur nuk kuptoj?
E identifikuar
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #82 më:
01-12-2005, 20:23:59 »
Cituar nga: iman në 27-11-2005, 09:33:25
kush mund ti shqiperoje arsotimentet?
nuk i mora vesh fare.mos u fyej,por çfare te bej,kur nuk kuptoj?
Shqip kam shkrua si duket, si skupton??
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
Borebardha
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #83 më:
03-12-2005, 06:40:11 »
Shqiptare ne kete rubrike eshte e hapur edhe nje teme me receta embelsirash me titullin OMELSINAT ku gjenden edhe keto reqetat qe i ke shkruar ketu
me respekt
Borebardha
E identifikuar
shqiptare
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #84 më:
03-12-2005, 12:05:13 »
Borebardha: nuk e kam par at me heret, jam fillestare nketë forum,..
E identifikuar
<b>Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le!</b>
Borebardha
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #85 më:
04-12-2005, 06:46:57 »
Ska gje kalo mire
E identifikuar
iman
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #86 më:
04-12-2005, 13:45:31 »
mund ti mi shpjegosh:
plazma keksa;
peciv
grize
keks
shllaga
E identifikuar
Borebardha
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #87 më:
04-12-2005, 17:35:57 »
biskote "plazma " eshte fabrika qe i ka bere e ke parasysh
bakin
eshte si lloje mielli grizi
biskote
eshte ajo shkuma e embel dhe e trashe qe i vuret tortes nga siper eshte nga dredheza , kakao, cokollade , vanile etj .
E identifikuar
Lisa
Gjinia:
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #88 më:
04-12-2005, 18:49:58 »
sa desha dhe une te beja te njejten pyetje ...thnx Bora bardh
Me jepni nej recete tullumbash......por nuk e di se une i kam provuar me disa receta dhe nuk jane njesoj......sec me kane thene qe receta origjinale eshte me fij :???
E identifikuar
A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
SmiLey
: Reçeta te Embelsirave.
«
Përgjigju #89 më:
05-12-2005, 20:47:00 »
O Lisa, po siper e kishe moj... lodhu icik te lexosh
Cituar nga: shqiptare në 26-11-2005, 20:59:50
Tullumba
(Për 25 copë)
Për brumin:
- Miell 1 gotë
- vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle
- vezë 3-4 kokrra
- pak krypë e sheqer
- ujë treçerek gote
Për shurupin:
- Sheqer 2 gota
- ujë 2 gota
- vaj për skuqje
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar.
Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
E identifikuar
"To love is to
admire
with the heart;
to admire is
to love with the mind
."
~ Theophile Gantier
Faqe:
1
2
3
4
5
[
6
]
7
8
9
10
11
...
14
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
Sa humanitar jemi ne shqiptaret ?
Shumë
20
(33%)
Mesatarisht
23
(38%)
Pak
14
(23%)
Aspak
2
(3%)
Numri total i votave: 57
Shiko temen