♥BaBy♥
Gjinia:
|
 |
« më: 22-06-2009, 00:21:48 » |
|
Ushqimi eshte faktori kryesor qe ndikon per te pasur nje jete te gjate dhe te shendetshme. Ne qofte se doni te gezoni "rinine e perjetshme", dhe te shtoni numrin e viteve te jetes suaj atehere duhet te dini se cilat jane ushqimet e nje jete me te gjate dhe ne harmoni me natyren. Pjesa me e madhe e shqiptareve, sidomos pas viteve 90 kane vuajtur perhere nga mbipesha dhe obeziteti, te cilat nuk jane vetem nje problem estetik, por dhe nje faktor rreziku per shume semundje.
Ja 7 ushqimet qe te mbajne te ri ne moshe!
1-Vaji i ullirit Kater dekada me perpara, kerkimi nga studimi i kryer ne shtate shtete tregoi se vaji i ullirit eshte pergjegjesi per rastet e paketa, per semundjet e zemres dhe te kancerit, ne ishullin e Kretes. Tani ne e dime vaji i ullirit permban polifenol, nje antioksidant te forte qe parandalon semundjet e ndryshme ne moshe te madhe.
2-Vera Te pishe alkol, do te thote tu hapesh deren semundjeve te zemres. Te githa pijet alkolike sjellin probleme, pervec veres se kuqe, e cila eshte vene ne qender te studimeve. Vera e kuqe permban resveratol, nje substance e cila pas studimeve te bera tek kafshet, tregoi se mund te aktivizoje gjene qe ngadaleson plakjen e qelizave.
3-Boronicat Nenje studim te gjere, te bere ne vitin 1999 nga universiteti i Taftit, nxoren ne drite faktin se minjte e ushqyer me boronica per nje periudhe kohe jetuan me gjate se te tjeret, per nje kohe te barabarte me 10 vite njerezore. Perberesit e boronices ulin oksidimin e demshem dhe permiresojne deficitet ne memorie.
4-Peshku 30 vjet me pare filluan studimet rreth numrit te vogel te rasteve me semundje te zemres tek banoret e Alaskes. Arsyeja ishte e thjeshte: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi te bollshme acidi yndyor Omega 3, qe ndihmon ne uljen e demeve qe sjell kolisteroli ne arterie dhe mbron zemren nga ritmet abnormale.
5-Kosi Ne vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjise mburrej me faktin se kishte me shume 100-vjecare per fryme te popullates se ne te githe vendet e botes. Koha nxori ne drite sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi eshte i pasur me kalcium dhe me "baktere te mira", qe ulin rrezikun e ostoperozes dhe te semundjeve ne moshen se trete.
6-Bajamet Studimet e bera nga "Ithtaret e Dites se Shtate", nje sekt fetar qe predikon edhe jeten e shendetshme dhe dietat vigjetariane, tregojne se ata qe konsumojne rregullisht bajame, lajthi apo arra, perfitojne 2.5 vjet jete me shume se ata qe do jetonin nese nuk do te ushqeheshim me to. Sekreti? Numri i larte i vitaminave dhe mineraleve ne to.
7-Cokollata Popullata e fisit Guna, ne ishujt e San Blase, ne brigjet e Panamase ka nje numer 9 here me te ulet te rasteve te semundjeve te zemres sa ne krejt pjesen tjeter te brigjeve panamajane. Arsyeja? Ata konsumojne shume lengje me baze cokollate, cka permireson ndjeshem qarkullimin e gjakut, ul rrezikun per tensionin e larte dhe te diabetit te tipit 2.
Bluetooth
|