Maqedonia ShqiptareMaqedonia Shqiptare - IliridaMaqedonia Shqiptare (Moderator: ibraim)Universiteti i Tetovës nga frika tek shpresa!!!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Universiteti i Tetovës nga frika tek shpresa!!!  (E lexuar 2598 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
MR.DETI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 17-02-2007, 19:55:39 »

Univerziteti i Tetovës nga frika tek shpresa!!!
Hamdi Nuhiju

   Popujt e civilizuar njihen përmes kulturës së lashtë të tyre , bibliotekave , spitaleve e universiteteve. Vet ky titull “i civilizuar” orientohet nga edukimi , vullneti dhe mirëqenia e çdo njeriu konform sistemit arsimor. E rruga deri këtu është mundim , dhimbje , frikë , sakrificë , tradhti...
   Me shekuj ishim të shkelur nga ana e atyre që na shikonin nga lartë , e ne gjithmonë të përulur para njerëzisë , të nëncmuar e punëtor krahu... Çdo dhunë e lindur mbi njeriun lind dhunë , përsiatje , persekutim e gjithëçka tjetër. Koha ecën nëpër venët e tona si verdikt fetar para dyndjeve shekullore. Ne flinim për një copë bukë e zemër brenda plagjiaturave e rrokulliseshim përballë çdo sistemi nervor që konsolidohej në egon tonë. Ne jemi ata që dikur ëndërronim Drinin , Shkumbinin e Vardarin...Kalonim nëpër to saherë që nevojiteshim për ujitje shpirti e zemre... Por , kishim kontroll mbi jetën dhe veprën tonë , edhe për më elementaren ishim të privuar...Dikur nuk ishte kështu , edhe pse kaluan shekuj prej kur ne nuk endeshim si çdo qenie në botë.
    Ky ishte shqiptari i Maqedonisë një rrokaqiell i lodhur ku në motivet e piktorit do të paraqitej nëpër fusha e ara. Disa trima   u lëkundën nga kjo gjendje dhe nuk u rehatuan derisa sakrifikuan edhe lirinë e tyre për jetë , vetëmse në motivet e piktorit të mos paraqitemi si punëtor krahu e çoban dhensh. Këtë  nuk e them për të nëncmuar cobanët se sikur të mos ishin ato ne nuk do të flisnim shqip, por fizionomia e jonë e paraqitur para botës duhej të ndryshohej. Ato menduan ndryshe nga shumica memece që pritnin ari dhe bakër nga qielli dhe me 17 shkurt të vitit 1994 themeluan Univerzitetin e Tetovës. Ishte ditë plot dhimbje dhe shpresë , një ëndërr e kahmotshme e Xhemë Hasës , Idriz Seferit  , Jakup Asipit ,  Komandant Kumanovës dhe e shumë atdhetarëve tjerë që sakrifikuan jetën për një dritë në sytë e popullit shqiptar. Kjo ëndërr e bartur gjenerat pas gjeneratë lindi shumë trima , atdhetar e dashamir të shkronjave që deri në fund ishin në gjendje të sakrifikonin për të mirën e syve të popullit tonë rinisë... Një poet (Hamdi Nuhiju) për rininë do të shprehej kështu:
                            “Ti je nuri i gjithësisë,
                              Je ëndërr e krenarisë ,
                              Pa ty jeta dot nuk rron,
                              Rini , ta kam borxh jetën për All-llahun tim ....
   Edukata dhe morali janë pjesë përbërëse e çdo njeriu i cilin ndjen veten përgjegjës për veprat dhe sjelljet e veta. Përmes këtij morali ai synon Përjetësinë dhe ushqehet për çdo ditë me dritë mirësie . Morali fetar ishte pjesë e këtij konglomerati të popullit tonë... Në fshatin Poroj në mektebin e xhamisë fillojnë ligjëratat e para të këtij tempulli dijesh. Kjo është e vërteta e popullit tim....
   Kaluan shumë vite nga themelimi i universitetit , sot frymon legalisht dhe nxjerrë më qindra luftëtar dijesh dhe udhëheqës politikash në këtë nënqiell. Me krenari edhe ne frymojmë përballë këtij tempulli që rrënjësisht është i mbjellur në zemrat tona.
Si rezultat i punës së këtij universiteti sot kemi shumë doktora shkencash , magjistra , të diplomuar dhe shumë artist. Kjo është jeta jonë përballë një harmonizimi ideologjik dhe derogimi pragmatik nën majorizimin e reflekseve .Ta duash diturinë është nder njerëzor , respekt shoqëror , urdhër fetar e krenari kombëtare.
    Dikur ishte frikë të flitej për arsim në gjuhën shqipe , sot shpresa e mijëra shqiptarëve është në Univerzitetin e Tetovës....
Në poezin e tij për universitetin poeti (Hamdi Nuhiju)  do të shprehej:
                 “ Në kohën e erërave ,
                   Kur shpërgajtë lëkundin errësirën ,
                   Përballë Joshësit të ndjenjave ,
                   Ti jehonë si trimëresh...
                   Ciltërsi e jetës ,
                   Ti çdo zemër gëzon ,
                   Na rrofsh me shekuj ,
                   O Univerziteti jonë ...”


(autori i këtij teksti është student në Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës).

« Ndryshimi i fundit: 08-03-2007, 00:01:46 nga M A X »
E identifikuar

Nese etja per uje deshmon ne ekzistencen e tij atehere edhe etja per drejtesi deshmon ne ekzistencen e tij...
sorelina
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 23-02-2007, 14:38:55 »

Nje mikja ime ka mbaruar vitin e kaluar ne UT per juridik. Ajo ka shume pershtypje te mira nga ky Universitet.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 23-02-2007, 16:08:02 »

UT ka qene dhe vazhdon te jete krenaria e shqiptareve te Ilirides.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 26-02-2007, 18:13:26 »

UT ka qenë dhe vazhdon te jetë krenaria e shqiptareve te Ilirides.

Sa universitete ka Ilirida?
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 27-02-2007, 00:32:32 »

Me duket se jane kater univerzitete.

Univerziteti i Tetoves, Univerziteti i Evropes Juglindore, Univerziteti "Shen Kirili" i Shkupit dhe Univerziteti Europjan i cili nga dy vite aplikon mesimdhenien ne gjuhen shqipe.

Ndoshta edhe ndonje univerzitet tjeter privat mund te ekzistoje, por nuk e di sakte.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 27-02-2007, 20:55:07 »

Me duket se janë katër univerzitete.

Univerziteti i Tetovës, Univerziteti i Evropes Juglindore, Univerziteti "Shen Kirili" i Shkupit dhe Univerziteti Europjan i cili nga dy vite aplikon mesimdhenien ne gjuhën shqipe.

Ndoshta edhe ndonjë univerzitet tjetër privat mund te ekzistoje, por nuk e di saktë.

Rofsh Bekimo. buzeqeshje
Vertete isha shume kureshtare te dija.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 27-02-2007, 23:56:30 »

Urdhero perseri shoqe. Mund te me pyesesh cfare te duash ne lidhje me Iliriden. luj syun
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 04-03-2007, 12:44:02 »

Urdhero përsëri shoqe. Mund te me pyesesh çfarë të duash në lidhje me Iliriden. luj syun

Po, sigurisht.
« Ndryshimi i fundit: 08-03-2007, 00:02:28 nga M A X »
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Karatisti
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 10-03-2007, 00:40:24 »

Ne fakt eshte edhe Universiteti i Manastirit (Shen Klementi i Ohrit) i cili eshte teresisht ne maqedonisht (nese nuk gabohem).

Universitete shqiptare jane 2: UT dhe UEJL.
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 10-03-2007, 02:34:57 »

Faktikisht, jane tre univerzitete shqiptare.

Vitin e kaluar, Univerziteti Evropian hapi 5 fakulete edhe ne gjuhen shqipe. Dhe ne te dy deget e ketij univerziteti, studjojne me qindra studente shqiptare.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Karatisti
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 12-03-2007, 15:32:29 »

Faktikisht, janë tre univerzitete shqiptare.

Vitin e kaluar, Univerziteti Evropian hapi 5 fakulete edhe ne gjuhën shqipe. Dhe ne te dy deget e këtij univerziteti, studjojne me qindra studente shqiptare.

Cili eshte universiteti evropian? Ka website?
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 13-03-2007, 02:20:23 »

Besoj duhet te jete ky: http://www.see-university.edu.mk/index.asp
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Karatisti
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 13-03-2007, 20:23:35 »

Ai eshte Universiteti i Evropes Jug-Lindore, besoj se Bekimi flet per nje tjeter qe duket te jete hapur koheve te fundit!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 14-03-2007, 03:46:32 »

Po Luli. Univerziteti eshte privat dhe ka filluar me pune para kater vitesh, por vetem vitin e kaluar u hapen disa dege ne gjuhen shqipe, per shkak te interesimit te madh. Univerziteti ndodhet ne Shkup dhe ka edhe nje qender ne Struge.


Adresat jane keto www.eurm.edu.mk (kjo me duket se eshte e vjeter) dhe www.university.edu. mk e cila ende eshte ne perpunim.


Me te mira.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Bar Bari
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 10-09-2008, 01:28:38 »

Të behesh student është kenaqesi, por te mbetesh student, mëkat!
           (Mekatet vijnë nga autoritetet mekatare!...)


Lidhur me pyetjet qe bëhen rreth egzistimit te univerziteteve, pos këtyre qe përmenden, se sa dhe ku gjinden akoma te tjerë, si zyrtar e poashtu edhe privat?
Kjo pune e egzistimit te këtyre institucioneve te larta akademike e shkencore, ishin interesant për ti bërë, atëherë kur nuk i kishim, atëherë kur na mungonjin, atëherë kur na i ndalonjin neve shqiptareve, me qëllimin e ditur armiqsor kundër shqiptareve, ngase ishin te frymezuar kundra nesh si shqiptar, edhe qysh ne kohën e mbreterise se ish Jugosllavise, ku qysh atëherë thuanjin se: "po u dham e lejuam shqiptareve shkollimin dhe arsimimin, dijeni se u kemi dhënë bomben atomike"!
Vertet kjo edhe ndodhi, sa qe dalengadale, hap pas hapi, me shumë mund e shumë djerse, me burgosje e vrasje dhe gjakederdhje për shkollim dhe arsimim, shqiptarët e muaren veten, u rimekemben, u vetedijesuan, dhe masovikisht si popull e ne mënyrë unike i doli zot kësaj kërkese, dhe në fund e fitoj.

Por çka ndodh kohën e fundit. Medalje tjetër e kundërt me gjithë këtë mund qe është bërë e dhënë, është mu ajo si qe edhe shumekushi pyet me lart, se a ka akoma univerzitete tjera dhe ku?

Me sa duket jo se a ka, por janë bërë aq shumë e aq te tepert, sa qe nuk mund te mbajnë dhe finansojne veten ne egzistimin dhe funkcionimin e metejshem te te mbeturit ne këmbë, sa qe ashtu edhe si u hapen me shumicë, shumë ma lehtë janë duke u shuar e mbyllur,me shpejtesi rrepimese, se sa edhe atehere kur u hapen e formuan.

Behet pyetja, ku është shkaku, ku qëndron problemi dhe pse te mbyllen?
Me sa duket, faktoret janë te natyres objektive dhe subjektive, ngase:
- hapen me nevojë e pa nevojë, si kepurdhat ne shi;
- me sa veshtiresi qe u hapen, me shumë lehtesi u mbyllen nga konkurenca jo lojale e njerit kundër tjetrit, duke ofruar kushte dhe programe e projekte te fryra, te hiperbolizuara e te  parealizuara ne jetën reale e praktike;
- ndryshimi i programeve studimore me do fare pikash e kontosh, se gjoja evropjane e te Bolonjes, a De Facto dhe De Jure, sakatllek, te papergaditur, amator dhe diletant, sa qe te humbur e te pa orientuar sa duhet e si duhet, sa profesoret e tyre e po aq ma keq edhe vete studentet;
- kuadri i pakualifikuar i akademikeve, profesoreve dhe shkencetareve qe duhet mbajtur këto kaq shumë univerzitete;
- mungesa e mjeteve finansiare, ngase kur i kanë hapur, kalkulimet matematikore i kanë bërë gabim, me paramendim se do të fitojne aq shumë nga regjistrimet dhe dheneja e provimeve qe janë paguar, por hesapi i shtepise, këtyre llogaritesve ne treg nuk u ka dalur ashtu si e kanë bërë;
- nga këto e shumë anomali tjera, me dashje apo pa to, janë futur edhe ne falsifikime akoma me te thella, si ne dhenjen e mitos, rryshfeteve, promovimeve falso, blerjes se titujve shkencor e doktoratave të ndryshme, sa qe ne krahasimin me atë çka mund te jetë reale e objektive, rezultati u del baras me zero;
Krejt këto janë argumente qe flasin se, sot neve shqiptareve nuk na duhet numri dhe kuantiteti se sa i kemi, por si i kemi dhe si duhet ti kemi? Pra kualitet, cilësi te rangut evropjan e boteror. Ne numer le të jen pak, por le të prodhojne e nxjerrn kualitet shkencor, qe do rrise imazhin, rejtingun e fjalës se madhe UNIVERZITET, dhe fjalës se shenjtë PROFESOR, si dhe deshires dhe vullnetit te rrinise sone shqiptare qe te bëhet STUDENT, qe te kryej studimet me kohe dhe afat te parapare, dhe te lufton me te madhe atë qe MOS TE NGEL E MBETET STUDENT.

Me nderime!
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A KA SHKELJE TE TE DREJTAVE TE PACIJENTEVE NGA MJEKU AME NE KOMUNEN E VRAPCISHTIT
  • Dot PO
  • 3 (75%)
  • -
  • Dot JO
  • 1 (25%)
  • -
  • Numri total i votave: 4
  • Shiko temen