Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Universitetet, kush mund të aplikojë për 10 degët më të kërkuara
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Universitetet, kush mund të aplikojë për 10 degët më të kërkuara  (E lexuar 1565 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 22-07-2011, 19:21:46 »

Shanset për të vijuar studimet në 10 degët më të kërkuara të universiteteve do t’i kenë vetëm 1940 maturantë, nga rreth 40 mijë që kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta në shtet. Bëhet fjalë për degët: Stomatologji, Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Ndërtimi, Informatikë Ekonomike, Drejtësi, Financë, Shkenca politike, Inxhinieri elektronike dhe Psikologji. Këtë vit, për programet më të preferuara nga të rinjtë, tetë prej të cilëve i përkasin Universitetit të Tiranës dhe dy atij përkrah tij, Politeknik, qeveria ka miratuar 1940 kuota pranimi, pjesa më e madhe e të cilave i takon dy fakulteteve tepër të kërkuara në kryeqytet, që janë ai i Drejtësisë dhe Ekonomiku. Kështu, gjatë vitit të ri akademik, Fakulteti i Drejtësisë, megjithëse ka vetëm një program studimi, dega Juridik, do të mirëpresë 500 studentë të rinj, kurse te Ekonomiku vetëm te dega Financë do të pranohen 400 studentë. Këto janë edhe dy degët e kërkuara që kanë më shumë kuota pranimi, pasi për programet e tjera vendet janë të reduktuara, çka e bëjnë edhe më të vështirë garën për të fituar. Gjithsesi, përtej këtyre të dhënave, për të fituar një të drejtë studimi në 10 degët të cilësuara si më të “mirat” për shkollën e lartë, duhet të plotësohen pikësëpari pikët e nevojshme, që varen nga rezultatet e maturantëve. Ndërkohë që rregulli i pandryshuar për t’u shpallur fitues në këto degë është se ato nuk mund të arrihen nga maturantë që e kanë notën mesatare të shkollës së mesme nën 8. Duke qenë se kërkesat e të rinjve për të vijuar studimet në këto degë çdo vit kanë qenë tepër të larta, ndërsa kuotat e pranimit të kufizuara, aty kanë mundur të ulen në auditorë studentë të përgatitur. Ndaj vendosja e raporteve të drejta ndërmjet rezultateve të arritura në të katër provimet, si dhe përzgjedhja e degëve në varësi edhe të notës mesatare të arritur nga ky kandidat në shkollën e mesme, çon në përzgjedhjen e degëve fituese. Sipas specialistëve të arsimit, kujdesi i veçantë duhet treguar në ato degë të cilat jo vetëm rezultojnë më të kërkuarat, por kanë edhe pranime të kufizuara. Në këtë mënyrë renditja e preferencave duhet të bëhet duke marrë për bazë jo vetëm rezultatet e arritura në të katër provimet e Maturës, por edhe mesataren e shkollës së mesme. Kështu, për degët më të kërkuara, duhet të aplikojnë maturantët që kanë jo vetëm mesatare të lartë të shkollës së mesme, por edhe rezultatet të larta në provime. Në dhjetë programet më të kërkuara, si fitues të fundit janë pranuar vetëm maturantët me mesataren mbi notën 8. Nëse një kandidat ka mbaruar shkollën e mesme me mesataren 7, si dhe te provimet nuk ka rezultate më të larta se sa kjo notë, ai nuk duhet kurrsesi të rendisë si preferenca të para degët e përmendura më lart. Kjo pasi praktikat e viteve të shkuara kanë treguar se aty janë pranuar maturantë me notën mesatare mbi 8, ndërkohë që po kaq të larta kanë qenë edhe rezultatet e të katër provimeve të Maturës.

Shanset për të vijuar studimet në 10 degët më të kërkuara të universiteteve do t’i kenë vetëm 1940 maturantë, nga rreth 40 mijë që kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta në shtet.

Të dhënat për 10 degët më të kërkuara

NR   EMËRTIMI - DEGA   Kuotat e miratuara 2011 Mesatarja e pranuar në vitet e shkuara

Pikët minimale të pranuara gjatë 2010-ës

1   Stomatologji   120 8.95   6202.10

2   Farmaci   120   8.91   6159.50

3   Mjekësi e përgjithshme   220   8.76   6230.7

4   Inxhinieri ndërtimi   150   8.69   5871.40

5   Informatikë ekonomike   160   8.55   6047.10

6   Drejtësi   500   8.48   5353.50

7   Financë   410   8.36   5941.60

8   Shkenca politike   100   8.35   5653.40

9   Inxhinieri elektronike   60   8.27   5816.40

10   Psikologji   100   8.18   5465.40

MAPO
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Si do e vleresonit pamjen tuaj fizike?
  • Dot 1
  • 4 (4%)
  • -
  • Dot 2
  • 2 (2%)
  • -
  • Dot 3
  • 3 (3%)
  • -
  • Dot 4
  • 2 (2%)
  • -
  • Dot 5
  • 4 (4%)
  • -
  • Dot 6
  • 4 (4%)
  • -
  • Dot 7
  • 12 (13%)
  • -
  • Dot 8
  • 19 (21%)
  • -
  • Dot 9
  • 10 (11%)
  • -
  • Dot 10
  • 29 (32%)
  • -
  • Numri total i votave: 88
  • Shiko temen