Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Universitet Turk ne Tirane “Epoka University”
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Universitet Turk ne Tirane “Epoka University”  (E lexuar 17913 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 08-03-2007, 13:01:28 »

Kolegjet turke, universitet në Tiranë
Degët kryesore janë Inxhinieritë e Ndërtimit, Kompjuterike dhe Arkitekturë.


Kolegjet turke finalizohen me një universitet në shtator. Lajmi bëhet i ditur nga Përgjegjësi për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Kolegjit, Kazim Uzun. Universiteti është menduar të quhet “Epoka University” dhe për nisjen e mësimit në shtator pothuajse ka mbaruar çdo gjë, pritet vetëm Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe marrja e licencës nga Ministria e Arsimit. Ky fakultet do të ketë shtatë degë, ndër të cilat do të jenë Inxhinieritë e Ndërtimit dhe Kompjuterike, Arkitekturë, Shkenca Sociale dhe Ekonomik. Godina e Universitetit është menduar të jetë ajo, që aktualisht funksionon si kolegji “Turgut Ozal”, pranë ish-shkollës së Partisë. “Kapaciteti që ne kemi menduar se do të pranojmë është 50 studentë për çdo degë dhe çmimet për fakultetet variojnë nga 3000-4000 euro”, thotë për “GT”-në, Ozun. Në këtë fakultet do të japin mësim pedagogë amerikanë, anglezë, turq dhe shqiptarë dhe gjuha që do të aplikohet është ajo angleze. Kjo nismë është ndërmarrë nga drejtuesit e kolegjeve në Shqipëri duke marrë parasysh rezultat e larta të maturantëve të saj në provimet e Maturës Shtetërore. Edhe pse pas përfundimit të këtyre provimeve shkollat jopublike u renditën të fundit për nga rezultat, që dhanë, kolegjet turke bën përjashtim. Maturantët e saj u renditën ndër të parët, duke arritur mesataren 8,2 në matematikë dhe 8,7 në letërsi. Këto rezultate kanë ardhur si pasojë e zgjedhjes së një strategjie të re pune në mësimdhënie. “Fakti që mësimi këtu bëhet në gjuhën turke krijon distanca me mësimdhënien e shkollave të mesme publike, ndaj edhe rezultatet e Maturës Shtetërore nuk ishin të larta”, thotë ai. Këtë vit kolegjet kanë marrë pedagogë shqiptarë për të dhënë matematikën dhe letërsinë, në mënyrë që nxënësit të mos krijojnë boshllëqe vetëm për shkak të gjuhës. Këta pedagogë alternohen me ata ekzistues gjatë javës për të pasur një rezultat të dukshëm. “Matura Shtetërore e këtij viti mendohet të jetë më e thjeshtë për t’u perceptuar nga të gjithë nxënësit e kolegjeve turke dhe më frytdhënëse”, thotë Ozun. Gjithsesi ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për maturantët pasi pjesa më e madhe e tyre kanë aplikuar dhe kanë mundur të fitojnë një bursë studimi në universitetet më të mira evropiane si dhe në SHBA. 302 prej këtyre nxënësve sot janë studentë në universitet e 17 shteteve të botës. Fatiola Kurteshi
E identifikuar

erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 17-03-2007, 11:15:24 »

U shtofshin Universitetet  buzeqeshje
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
PetritKola
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 20-03-2007, 22:00:35 »

Ka marre leje turku nga greku te ndertoje universitet ne Shqiperi?

I shkreti Sal Berisha c'dru do haje nga grekerit... hmmmmm
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 21-03-2007, 03:06:53 »

Cja fut kot ti petrit,po Kolegjet Turke qe jane ne Tirane,Kavaje,Cerrik,Shkoder e ndonje vend tjeter ne shqiperi,paska marre leje pastaj jane ndertuar ?
E identifikuar

PetritKola
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 21-03-2007, 13:18:50 »

Pse si thua ti Berni,
Demokracine qe na solli atikomunisti dhe heroi i shqiptareve Sali Berisha e kemi pa rregulla dhe ligje dhe kushdo munde te beje c'fare te doje ne Shqiperi?
Me sa di une te lire te bejne c'te duan ne Shqiperi dhe me Shqiperine jane serbet dhe greket.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
En3A
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 23-06-2007, 16:57:38 »


 o petrit se me ca meresh ti dhe se cmoshe ke une nuk e di por  keto qe thua jane budalliqe. te thuash se "lirë te bëjnë c'të duan ne Shqipëri dhe me Shqipërinë janë serbet dhe greket" dhe  "Ka marrë leje turku nga greku te ndertoje universitet ne Shqipëri" do te thote se tani ti sdo ishe me ketu dhe siper shpise tate do te valvitej flamur grek. te ishte per shqiperine ty te kishte hu ne shpi greku por eshte turku ai qe i ben preson dhe se kru greku me shqiprine se per nje ore e ka athinen shkrumb pastaj sa per ate a ka mare leje turku grekut inofrmou pak me mire. se greku si hedh dot syte turkut e jo mu te behet superior dhe ti kerkoj turku leje:). ej mos je gje nga ndropulli ti apo nga ato "shqiptare" qe behen grek per nje pension 200 euorosh
E identifikuar
marvis
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 25-07-2007, 23:42:01 »

Sa kot fare ja paske fut ti petrit.Dukesh qe qenke pak si i leshte nga mendimet pa dashur te te thyej...sa ka turku ushtrin greqia ka gjith popullsin.....75mil jon banor turq zaptojn europen jo mo grekun...ky eshte dhe shkaku qe si fusin ne BE ata....te tjerrat jan pralla
E identifikuar
Sirio00
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 17-09-2007, 18:37:36 »

pashe me vemendje faqen zyrtare te MASH dhe nuk me rexzulton te kene marre license per universitet, prandaj kujdes.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Dalber
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 19-09-2007, 15:33:32 »

kam degjuar qe kane patur probleme ne pranimin e dokumentacionit edhe pse te plote, ndaj ka patur edhe vonesa.

un aktualisht studioj ne nje simoter te epokes, ketu ne stamboll ``FATIH`` university (fatih.edu.tr) dhe jam i kenaqur.

Megjithate i jap disi te drejte Petritit, pasi kemi njelloj sfide midis turkut dhe grekut, ne tirane, pasi greket kaluan ne avantazh kur hapen NYU of tirana apo American HS os tirana.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 20-09-2007, 09:35:58 »

Universitet Turk? Hej bela, pak te prapambetur jemi ne shqiptaret edhe universitetet e shkollat turke e arabe kemi mangut?!! Po sa jane shtuar mor vlla!!!
Ne kemi nevoje vetem per universitete e shkolla europiane.
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 21-09-2007, 13:27:50 »

Po te pakten UNY ne Tirane jep nje diplome amerikane, poketo cfare japin?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Lefter
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 25-09-2007, 17:47:21 »

Une per vete them, se cfaredo Universiteti te haper eshte nje ,,mundesi,, me teper per studentet shqipetare. luj syun..Plus me sa i kam une informatat keto Universitet Turke  jane nje nder me me perspektive dhe me te zhvilluarat ne Evrope. luj syun

Ju pershendes. pafshim
« Ndryshimi i fundit: 28-02-2009, 13:31:28 nga Syrgjyn »
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 26-09-2007, 00:34:51 »

Po e shoh se paskan marr hov ofendimet ndershqiptare ne kete teme, si zakonisht, gjera qe ndodhin cdohere, grindje, ofendime, fjalosje ndermjet shqiptareve, e per cka pa?! Per disa universitete, per disa dogma, per disa gjera fetare, per disa gjera qe nuk kane te bejne aspak me interesin vetjak apo popullor! Ju shkon mendja ndonjehere juve, se a do te grinden ata greke, turq apo evropian per ceshjtet thjeshte shqiptare!?
Mendojeni njehere kete dhe mos e humbni kohen kot duke e share njeri tjetrin per gjerat te cilat ata per te cilet ju grindeni as nuk e cajne koken fare!
Sa per hapjen e universiteteve neper Shqiperi, Kosove e gjetke neper vendet e Ballkanit te shkrete, mendoj se eshte vetem nje politike e trazuar qysh nga fillimi i botes, qe te sjellin percarje dhe dallime te medha ne boten dhe popullin shqiptare, sepse e kane shume te lehte ta bejne kete, pasi qe jemi gjaknxehte dhe ngaqe jemi gdhe fare ne lidhje me edukimin dhe frymen e pastert te civilizimit boteror, ata mund te arrijne shume mire dhe shpejt qellimet paresore (por te fshehura pas fasadave te diplomave dhe frymes se edukimit cilesor).
Nese jane aq famemedha ato universitete turke dhe kane aq shume pervoje ne edukimin e brezave te rinj, pse ore vijne dhe hapin universitete neper vendet tona, kur munden shume me mire te shkollojne rinine e tyre qe ende kane dallime ne lidhje me te drejtat e shkollimit te femres, edhe pse jemi ne shekullin 21!
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 26-09-2007, 09:16:04 »

Po e shoh se paskan marr hov ofendimet ndershqiptare ne këtë teme, si zakonisht, gjëra qe ndodhin çdoherë, grindje, ofendime, fjalosje ndermjet shqiptareve, e për çka pa?! Për disa universitete, për disa dogma, për disa gjëra fetare, për disa gjëra qe nuk kanë te bëjnë aspak me interesin vetjak apo popullor! Ju shkon mendja ndonjëherë juve, se a do të grinden ata greke, turq apo evropian për ceshjtet thjeshtë shqiptare!?
Mendojeni njëherë këtë dhe mos e humbni kohën kot duke e share njëri-tjetrin për gjërat te cilat ata për te cilët ju grindeni as nuk e cajne koken fare!
Sa për hapjen e universiteteve nëpër Shqipëri, Kosovë e gjetke nëpër vendet e Ballkanit te shkrete, mendoj se është vetëm një politike e trazuar qysh nga fillimi i botës, qe te sjellin përçarje dhe dallime te mëdha ne botën dhe popullin shqiptare, sepse e kanë shumë te lehtë ta bëjnë këtë, pasi qe jemi gjaknxehte dhe ngaqë jemi gdhe fare në lidhje me edukimin dhe frymën e pastert te civilizimit boteror, ata mund te arrijnë shumë mirë dhe shpejt qëllimet paresore (por te fshehura pas fasadave te diplomave dhe frymes se edukimit cilesor).
Nëse janë aq famemedha ato universitete turke dhe kanë aq shumë pervoje ne edukimin e brezave te rinj, pse ore vijnë dhe hapin universitete nëpër vendet tona, kur munden shumë me mirë te shkollojne rinine e tyre qe ende kanë dallime në lidhje me të drejtat e shkollimit te femres, edhe pse jemi ne shekullin 21!
Bravo për shkrimin. Të mbeshtes totalisht ne çdo pike.
« Ndryshimi i fundit: 28-02-2009, 13:31:55 nga Syrgjyn »
E identifikuar

Emira
« Përgjigju #14 më: 26-09-2007, 10:42:57 »

Per mua, feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe s´kam asnje lloj problemi me fete e ndryshme. Edhe ketu ne Perendim lejohen e tolerohen shume fé dhe shoh se kjo gje s´i ka lene prapa keta njerez...Ata kane mesuar te jetojne me kete larmi.

Sa e zgjuar eshte kjo Bleta Angleze mor amani! Te lumte dora, je shprehur shume qarte e arsyeshem!

Per mua le te hapen Universitete Turke, Gjermane, Greke, Sllave, Angleze, Amerikane etj!Secili prej nesh duhet thjesht te mesoje te filtroje dijen qe merr kudo qe te jete, prej cilitdo qe te jete!
Asnje lloj radikalizmi nuk eshte i dobishem, qofte ai politik apo fetar!

Vetem nje gje me habit:

Pse nuk po hapen Universitete Shqiptare neper bote??????? A ka universitet shqiptar ne Turqi apo gjetke? Se kemi edhe ne goxha studimtare qe mund te kontribojne ne shume fusha te jetes mendore, sociale e ekonomike...
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Pse,gjate gjithe jetes veprojme mire dhe nuk mbahemi mend,kur bejme nje te keqe njerezit per ate kujtojne?
  • Dot Mentaliteti?
  • 22 (75%)
  • -
  • Dot Apo e shkruar eshte?
  • 7 (24%)
  • -
  • Numri total i votave: 29
  • Shiko temen