Vuzix iWear - kinema e xhepit
Kompania Vuzix ka paraqitur një komplet interesant të shtojcave për kompletin iWear (nën emërtimin AV230) i cili shërben për shikimin e video përmbajtjeve personale.
Në të njëjtën kohë, është bërë e njohur se iWear në të ardhmen do të jetë kompatibil me disa nga telefonat më të shitur dhe më të popullarizuar, siç janë: HTC Touch Pro, LG Viewty, Nokia 6500, N95 e N96, Samsung Innov8 e Omnia, si dhe Apple iPhone e iPod Touch.
Shtojcat për iWear përfshijnë syzet speciale të cilat krijojnë ekranin virtual, së bashku me zmadhuesit dhe dëgjueset e integruara. Fotografia krijohet praktikisht para syve të përdoruesit, derisa ka madhësi prej 62 inçësh.

Kjo paraqet kinemanë e xhepit të llojit të vet, ku fotografinë e shihni nga largësia prej tri metrash. Krejt është e plotësuar me dëgjuese, prandaj ofron kënaqësi të plotë në video dhe audio përmbajtjet.
Shitja e Vuzix iWear fillon gjatë këtij muaji, derisa çmimi i kompletit do të jetë rreth 200 dollarë amerikanë.
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=869