Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: tv kabllor  (E lexuar 749 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ylli Polar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 20-11-2006, 16:28:19 »
Citojeni

Hi te gjithëve

Ne radhe të parë urime moderatoreve për faqen se nuk kam mundësinë ti uroj me pare.
Tani desha te bëj një pyetje shum te vështirë me shpresen se do të me ndihmoj dikush.
Unë punoj ne një kompani televizioni dhe internet kabllor por ka 2 muaj qe kemi një problem ne internet qe nuk po e zgjidhim dot kur je ne internet dhe do të hapesh një faqe interneti me del tabela page can not be dysplay deri sa ti jap disa here refresh dhe te hapet faqia qe dua këtë e bene shum shpesh aq shum sa neve po humbim klientat ndërkohë qe neve shperndajm internetin me te lirë ne te gjithë shqiperine.
Me ndihmoni se do ju jap një kafe te mirë kudo qe jeni se po e rregullova këtë difekt me siguri do ngrihrm nr detyrë.
FLM po pres një përgjigje ose me saktë një zgjidhje.

P.S. Interneti shpërndahet me 256 kbs download dhe 64 upload dhe neve e marrim si linjë nga albtelecomi dhe e shperndajm me anë te një CMTS më pak fjale është pak a shum si një rrjet LAN gjigand.
E identifikuar

The best city Lezha
.:: $tUp1d ::.
$tUp1d sh.p.kâ„¢
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 20-11-2006, 20:41:38 »
Citojeni

edhe unë kam këtë problem shumë shpesh me del page cannot be displayed.
E identifikuar

Calling you stupid will be an insult to stupid people!
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 20-11-2006, 21:27:13 »
Citojeni

Mesazhi "The page cannot be displayed" del ne kompjuterat e klienteve, apo edhe ne kompjuterat e kompanise suaj?

Pastaj, 256 Kbps download / 64 Kbps upload me duket linjë tepër e dobët për te përballuar ngarkesen nga shumë kliente... E mira do të ishte, mendoj unë, t'i kerkoni Albtelecom-it (kuptohet, kundrejt pageses) qe te rrise kapacitetin e linjes suaj -- qoftë edhe për një periudhe kohe te shkurter, sa te percaktoni nëse problemi shkaktohet nga kapaciteti i ulet i linjes, apo nga konfigurimi jo optimal i pajisjeve tuaja.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
.:: $tUp1d ::.
$tUp1d sh.p.kâ„¢
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 21-11-2006, 12:23:47 »
Citojeni

Të Alpha Cable punon ti?
E identifikuar

Calling you stupid will be an insult to stupid people!
Ylli Polar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 22-11-2006, 14:38:47 »
Citojeni

Nuk me kuptove mirë çdo klien ne veçanti ka këto te dhëna 256kb/s me 64
ndërsa neve kemi nuk jam shum i sigurt rreth 20 mb/s me kuptove.
E identifikuar

The best city Lezha
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 22-11-2006, 14:57:16 »
Citojeni

Mesazhi "The page cannot be displayed" del ne kompjuterat e klienteve, apo edhe ne kompjuterat e kompanise suaj?

Bete ndonjë ndryshim/shtese ne konfigurim apo ne pajisje para se të ndodhte problemi?

E keni provuar duke instaluar një kompjuter nga e para (sistemin operativ etj) dhe ta lidhni me kabell si klientet e tjerë?

Të gjithë klientet e kanë problemin, apo ka edhe perjashtime?
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Ylli Polar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 23-11-2006, 21:38:08 »
Citojeni

këtë problem e kanë te gjithë klientat tanë por ne server nuk e kemi bërë provë sepse nuk i kemi ne zyre. Ky problem ka fillur qe ne momentin qe klientet janë shtuar ne numer se me përpara nuk e kemi pas këtë problem.
dhe nuk kemi bërë asnjë ndryshim.
edhe këtë e kam bërë provë. por tek serveri nuk kam prekur asgjë sepse e ka një kompani tjetër serverin tonë
E identifikuar

The best city Lezha
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 23-11-2006, 21:44:00 »
Citojeni

Si është skema e shperndarjes se Internetit (nga serveri deri te klienti)?

Çfarë pajisjesh dhe programesh perdorni për këtë?

E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Ylli Polar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 24-11-2006, 14:05:39 »
Citojeni

Atëherë do mundohem ta shpjegoj edhe një here neve kemi një server dhe nga aty e kalojm sinjalin te CMTS (cabel modem transmition system) dhe e kalojm ne kabull koaksial dhe e dergojm te klienti pastaj te klienti montojm një modem koaksial qe e kthen sinjal te kuptueshem nga kompiuteri pak a shum është sikur të kishim një rrjet lan te gjigand i shperndare me anë te kabullit koaksial. Ndërsa neve kemi edhe një router ndërsa për shperndarjen e njejt të internetit kemi një program qe ai gjith klientave ju jep 256 me 64 d.m.th. nuk ka opsione te tjera qe mund te marrë me shum apo më pak. Harrova te te them qe kur downlodon është shum mirë nuk bën nderprerje dhe shpejtësia nuk levis fare.
Ata tekniket na kanë thënë se ndoshta ndonjë nga klientat tanë është i prekur nga ndonjë virus dhe ai dergon me mira paketa dhe e ngarkon rrjetin aq shum sa fillon dhe bllokohet dhe n.q.s. është ky me te vërtetë faji atëherë a mund te gjej ndonjë software qe mund te kontrollojm kompiuterat e klientave dhe te gjejm ne baz te mac adresave se kush janë ata qe e bëjnë këtë problem.
E identifikuar

The best city Lezha
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 24-11-2006, 14:55:32 »
Citojeni

Ndërsa neve kemi edhe një router ndërsa për shperndarjen e njejt të internetit kemi një program qe ai gjith klientave ju jep 256 me 64 d.m.th. nuk ka opsione te tjera qe mund te marrë me shum apo më pak. Harrova te te them qe kur downlodon është shum mirë nuk bën nderprerje dhe shpejtësia nuk levis fare.
Ata tekniket na kanë thënë se ndoshta ndonjë nga klientat tanë është i prekur nga ndonjë virus dhe ai dergon me mira paketa dhe e ngarkon rrjetin aq shum sa fillon dhe bllokohet dhe n.q.s. është ky me te vërtetë faji atëherë a mund te gjej ndonjë software qe mund te kontrollojm kompiuterat e klientave dhe te gjejm ne baz te mac adresave se kush janë ata qe e bëjnë këtë problem.

Po thua se shkarkimet (downloads) bëhen shumë mirë, ndërsa faqet www mezi hapen? Qe faqet te hapen ne kompjuterin e klientit, me së pari ato duhet te shkarkohen. Ndoshta s'te kam kuptuar mirë.

Kontrolli i paketave mund te bëhet ose ne server (qe, ndonëse është jashtë kontrollit tuaj, mund t'i kerkoni asaj kompanise qe ta kontrolloje) ose ne router. Për shembull, për router-at Cisco mund te përdorësh softe konfigurimi dhe kontrolli mjaft te fuqishme; po kështu, shumica e router-ave mund te përdoren edhe si firewall, duke bërë te mundur filtrimin e paketave te parregullta, te dyshimta etj, pra te tipit qe shkaktohen nga viruset.

Serverat dhe routerat zakonisht mbajnë një apo disa regjistra gabimesh (error logs), ku mbahet evidence për gabimet e ndryshme qe ndodhin gjatë transmetimeve. Kontrolloni logun/loget e programit te shperndarjes dhe atë te routerit.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Ylli Polar
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 30-11-2006, 14:32:33 »
Citojeni

Shiko kjo është ajo qe me cmend dhe nuk po di se cfar ti bëj gjithsesi do ta bëj provë një here [er ato qe me the.
Por do të më vinte mirë po të me dërgoje emrin e ndonjë programi qe mendon ti qe mund te kontrolloje paketat dhe n.q.s. neve e instalojm këtë program do arrije ti kontrolloje paketat qe dërgohen kot.
gjithsesi shum faleminderit për vemendjen tënde.
E identifikuar

The best city Lezha
KingS00l
-Canis Major
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 30-11-2006, 15:05:17 »
Citojeni

Ndërsa neve kemi edhe një router ndërsa për shperndarjen e njejt të internetit kemi një program qe ai gjith klientave ju jep 256 me 64 d.m.th. nuk ka opsione te tjera qe mund te marrë me shum apo më pak.

Ai qe ka vënë router-in ...te hapi manualin, te shikoj se si përdoret.

Vetëm ashtu do rregullohet kjo pune ...Sidoqoftë mua me duket shumë linjë e
dobët. Nuk ja vlen ta shperndash internetin ...Si përfundim asnjëri s'ka linjë te fuqishme.
E identifikuar

...
bota është e interesave
dhe interesat pa baze morale
prishin ekuilibrat jetësore
...
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 01-12-2006, 23:52:12 »
Citojeni

Ndoshta Windows-i apo thjeshtë Browser-i qe perdorni janë tepër te vjetër dhe kjo sjell ato veshtiresi ne hapjen e faqeve.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |