Ndërsa neve kemi edhe një router ndërsa për shperndarjen e njejt të internetit kemi një program qe ai gjith klientave ju jep 256 me 64 d.m.th. nuk ka opsione te tjera qe mund te marrë me shum apo më pak. Harrova te te them qe kur downlodon është shum mirë nuk bën nderprerje dhe shpejtësia nuk levis fare.
Ata tekniket na kanë thënë se ndoshta ndonjë nga klientat tanë është i prekur nga ndonjë virus dhe ai dergon me mira paketa dhe e ngarkon rrjetin aq shum sa fillon dhe bllokohet dhe n.q.s. është ky me te vërtetë faji atëherë a mund te gjej ndonjë software qe mund te kontrollojm kompiuterat e klientave dhe te gjejm ne baz te mac adresave se kush janë ata qe e bëjnë këtë problem.
Po thua se shkarkimet (downloads) bëhen shumë mirë, ndërsa faqet www mezi hapen? Qe faqet te hapen ne kompjuterin e klientit, me së pari ato duhet te shkarkohen. Ndoshta s'te kam kuptuar mirë.
Kontrolli i paketave mund te bëhet ose ne server (qe, ndonëse është jashtë kontrollit tuaj, mund t'i kerkoni asaj kompanise qe ta kontrolloje) ose ne router. Për shembull, për router-at Cisco mund te përdorësh softe konfigurimi dhe kontrolli mjaft te fuqishme; po kështu, shumica e router-ave mund te përdoren edhe si firewall, duke bërë te mundur filtrimin e paketave te parregullta, te dyshimta etj, pra te tipit qe shkaktohen nga viruset.
Serverat dhe routerat zakonisht mbajnë një apo disa regjistra gabimesh (error logs), ku mbahet evidence për gabimet e ndryshme qe ndodhin gjatë transmetimeve. Kontrolloni logun/loget e programit te shperndarjes dhe atë te routerit.