Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikTelevizione Satelitore & Kabllore (Moderator: Ωμέγα)Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes  (E lexuar 104 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 19-04-2008, 15:33:48 »
Citojeni

"Top Media" është ilustrimi dhe shembulli më real i asaj që u diskutua dhe u trajtua dje në një konferencë të organizuar nga KKRT-ja në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së me temë "Shqipëria dixhitale - sfida e së ardhmes". Sigurisht kjo nuk u tha, por u nënkuptua, sepse siç dihet, termat e parë të fjalorit të teknologjisë dixhitale në Shqipëri erdhën së bashku me afirmim praktik, nga revolucioni teknologjik i sjellë nga "Top Media", ku në krye qëndrojnë "Top Albania Radio", "Top Channel", "DigitAlb". Hapat që ka bërë kjo kompani që për nga targeti i vlerës maten me parametra botërore të fjalës së fundit janë trajtuar dje në një linjë tjetër. Konkretisht, konferenca pati si qëllim hedhjen e hapave të parë për të realizuar në vend kalimin nga sistemi analog i transmetimeve audiovizive në sistemin dixhital (numerik) brenda vitit 2012. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Robert Bosch, tha në fjalën e tij se vendimi për të ndjekur politikën e BE-së dhe për të finalizuar procesin e dixhitalizimit deri në vitin 2012 paraqitet si mundësi, dhe si sfidë për komunitetin e medias elektronike dhe KKRT-në. "Procesi i dixhitalizimit, tha ai, duhet kuptuar si një çështje me interes të përbashkët për publikun, operatorët televizivë, komunitetin e medias elektronike dhe aktorët e ndryshëm politikë". Sakaq, duke folur me gjuhë teknike, kryetarja e KKRT-së, znj. Doda, tha se nisur nga zhvillimi i këtij procesi në vendet e tjera, përpara nesh mund të paraqiteshin disa skenarë të mundshëm. Sipas saj, kalimi apo përqasja "e butë", në të cilën periudha e tranzicionit do të jetë relativisht e gjatë; operatorët ekzistues analogë që do të kalonin në këto platforma numerike do të jenë të detyruar të ruajnë transmetimet në rrjetin ekzistues analog për aq kohë sa pjesa më e madhe e popullsisë të pajiset me dekoderë. Së dyti, kalimi apo përqasja "e fortë", në të cilën parashikohet kalimi në transmetime tërësisht numerike të rajoneve të veçanta, duke mbyllur krejtësisht transmetimet analoge në to. Ky skenar, që njihet me emrin skenari i "ishujve numerikë", redukton në minimum kohën e tranzicionit, rrjedhimisht edhe kohën e transmetimeve simulcast për rajone të caktuara. Përcaktimi i saktë i prioriteteve të kalimit në transmetimet numerike dhe subvencionimi i dekoderëve, sidomos për kategori të caktuara teleshikuesish, mund të garantonte suksesin e aplikimit të këtij skenari. Përcaktimi i rrugës apo alternativës së duhur që duhet ndjekur do të përbënte një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi", nënvizoi znj. Doda.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |