Multivision TV nis
transmetimin drejtpërdrejt në iPhone
Familjes
së stacioneve televizive me renome botërore
që transmetojnë
drejtpërdrejt në iPhone sot i bashkëngjitet
edhe Multivision TV nga
Prishtina.
Tani e tutje, Multivision TV do
të mund të ndiqet kudo në botë aty
ku ka rrjet interneti pa tela (wireles
network) apo edhe
nëpërmes GPRS-it.
Procedura për shikimin e programit është
shumë e thjeshtë. Në
shfletuesin Safari të pajisjes tuaj iPhone shkruani
mtv-live.com,
shfletuesi i faqes përmes aplikacionit detekton se vizituesi
është nga
aparati mobil dhe automatikisht ju ridrejton te pjesa në
të cilën ju
mund ta shihni transmetimin e drejtpërdrejt.

E tëra që juve ju mbetet të bëni
është të shtypni butonin PLAY.